Halil Kajtazi

Prishtinë | Date: 21 maj, 2016 | Duration: 94 minuta

Eh, e kujtoj nji rast. Kur kom fillu t’i shënoj tregimet në odën time, ka ardhë nji hoxhë prej Padalishte, i kanë thanë Mulla Qamili i Gjakovës, po ka qenë hoxhë i ramazanit. E kanë pytë këta, ‘Mulla Qamil, a osht’ gjynah me ia dhanë ktij djalit po i lypë do përralla, do kongë, e do…’ ‘Jo, jo…’ Tha. Qishtu folke ai si për hune, ‘Jo, jo. Nuk osht’ gjynah. Jepjauni ktyne t’shkollave këto, se ju vynë’. Kta u lirunë pak, a din kur tha hoxha.


Abit Hoxha (Intervistuesi), Anna Di Lellio (Intervistuesja), Noar Sahiti (Kamerë)

Halil Kajtazi (1935-2018) u lind në fshatin Vitak të Skenderajt. Në rini të hershme u bë mësues i fshatrave të Drenicës. Kajtazi është ndër mbledhësit më të pasionuar të folklorit të Drenicës dhe më gjerë. Vepra e tij monumentale “Proza Popullore e Drenicës” e shkruar në gjuhën e folur të regjionit të Drenicës është një ndër veprat më të mira të këtij lloji. Kajtazi ishte novelist, eseist dhe prozator. Ka lënë pas vetës qindra vepra të botuara dhe shumë manuskripte.

Halil Kajtazi

Pjesa e Parë

Halil Kajtazi: Ju mirëse keni ardhë.

Abit Hoxha: Faleminderit shumë axha Halil. A mundesh…

Halil Kajtazi: Keni ardhur në kohën ma t’pikërishme, kur ne para tri-katër dite e kemi festuar 45 vjetorin e botimit të këtij {tregon librin}, “Proza popullore e Drenicës”. Po, pos botimit të librit na ka lindë kjo vajzë. Edhe jonë pajtuar edhe gruja, edhe djemtë, edhe nana që ta pagëzojmë me emrin e librit, Proza. Do të thotë në shtëpinë tonë para 45 vjetësh kanë lindë dy proza. Nji, “Proza popullore e Drenicës”, edhe Proza ime {tregon me gisht nga vajza) vajzë. Vajzë osht’, t’kuptohëm. Edhe na e kemi festu përvjetorin e saj, n’emër t’qetij libri, para katër-pesë dite, me 14 të këtij muji. Ju falenderoj shumë.

Abit Hoxha: Faleminderit shumë. Është një fillim shumë i mirë…

Halil Kajtazi: Unë kom lindur në nji fshat Vitak, aty të Drenicës. Nji katun që s’ka pasë më tepër se 50-60 shtëpi. Fëmijërinë e kam kaluar aty. Kam lindur me 21 qershor, 1935. Nëna më thoshte se ka qenë kohë e prashimeve kur kam lindur. Aty jam rritur. Jam rritur me katër moshatarët e mij, që ka qenë djali i vllaut, Haxhiu, edhe dy djemtë e mixhës Ramë, Musliu edhe Islami, e Muhameti. Po me qita jom rritë. Shkollën fillore e kemi kry në odën tonë nga mixha Ramë, i cili ka mësuar serbo-kroatisht në ushtri në Vrajë. E kur ka ardhë prej Vraje, na ka ardhë një libër ilegaisht në shtëpinë tonë, një Abetare prej Rakenice. Ata e kishin marrë në Shushicë. Ai na ka mësuar shkronjat e para shqipe duke i krahasuar ato me t’serbishtës.

Edhe ne e kemi pasë odën e madhe, e kemi pasë derën sikur se ajo me blozë {tregon me dorë nga dera}, me gurë t’mellës, ku do që kemi shkuar i kemi shënuar ato shkronja qysh na i ka mësuar mixha Ramë (buzëqeshë). Edhe plus kemi bo përpjekje me i shkru edhe nëpër livore t’plepave t’lisave. Qaq me dashuri që i morrëm mësimin e atyne shkronjave.

Edhe gjatë asaj periudhe na mësuam shkrim, lexim. Do të thotë ke koha kur te ne erdhi okupimi i Gjermanisë ta them, i Italisë, po për ne ato ditë kanë qenë ditë shlirimtare. Sepse erdhi Abetarja e parë shqipe që s’e kemi parë kurrë me sy edhe ka qenë e ndaluar që të përdoret. Edhe jeta jonë shkoi kështu. Ma vonë, pas luftës me 1946, në fshatin tonë u hap shkolla fillore zyrtare, them, në mejtepin ku kanë mësuar përpara për hoxhë.

Mësuesi i parë i cili erdhi në vitin 1946 ka qenë Haki Rraci i Gjakovës. Ai erdhi në odën tonë dhe e luti babain dhe anëtarët e tjerë të familjës t’i japin krahë, dhe të pajtohen katunisht që të lejojnë mejtepin të shëndrrojnë në shkollë. E banë ni bisedë fshatarët në mes veti edhe e shfrytëzuan autoritetin e babës, e shftrytëzuan edhe autoritetin e vllaut, i cili atëhere në Skenderaj ishte i besuar i arsimit. Edhe ia falëm mejtepin mësuesit që ta hapë shkollën fillore.

Në atë mejtep ia nisën mësimit zyrtarë nxanësit e fshatrave Kotorr, Qubrrel, Rakenicë dhe Glladernicë. Kur u bo dy muaj mësuesi ynë, ne na qiti n’klasën e dytë, t’shtëpisë tonë, që ishim katër vetë. Une, Haxhiu, Islami, Musliu. Na u gëzumë, tha, “Jo, ju dilni…” Se e formoi klasën aty me dy klasë ishte puna. Do që dishin e do që nuk dishin. Na patëm fatin dhe dolëm n’klasë t’dytë edhe e krymë klasën e dytë.

Kështu vazhdoi jeta ime n’shkollën fillore e në fëmijëni. Ishim shumë të lumtur. Edhe pse kushtet ishin të vështira, ai mejtepi ka qenë nji sallë e madhe, ku nuk kishim ku t’ulemi. Pra duhej secili me marrë nji shkëmb n’krah, edhe me pru n’shkollë e m’u ulë. Edhe ishte e pa shtruar, dysheme s’kishte, po ishte n’baltë. Na secili që vinim aty, vinim me shkëmb n’krah, edhe e qitnim e ulshim rend. Mësuesi atje shpjegonte. Dikur vonë na prunë nji drrasë t’zezë për me shënu diçka. Por nuk kishim me çka me shënu, e na këshillontë mësuesi që t’marrim mellë, ju e dini çka o mella? Edhe t’a bojmë atë mellën pak sikur laps, ta gdhendim, se osht’ e butë ajo, edhe me atë mellë na shkrujshim n’atë tabelë.

Edhe kështu ja nisëm jetës aty. Në vitin 1949, unë e kreva shkollën fillore. Edhe vazhdova në gjimnazin e Skenderajit me 1949. Kështu me pak fjalë ishte shkollimi fillor. Tani iu tregoj për shkollimin tjetër.

Abit Hoxha: A na tregon çka t’kujtohet prej periudhës t’luftës, prej asaj ardhjes të gjermanëve që e the ti, edhe italianëve? Qajo periudhë, çka i karakterizon italianët, gjermanët, ajo çka t’kujtohet?

Halil Kajtazi: Mua më kujtohet shumë mirë ajo kohë. Atëhere diku i paskam pasë afër tetë-nantë vjet. M’kujtohet kur xhadës së vjetër, e cila lidhë Mitrovicën me Pejë, kanë ardhë me motorra. Atëherë thanë që kanë ardhë gjermanët. Më kujtohet kur kanë ardhë në oborre aty afër xhadës, edhe kanë hy në oborr, ka dalë nji plak, nji plakë, edhe iu ka thonë, “Ikni bre loke prej ktuhit, mos ejani n’oborr se vallahi kur t’çohen djemtë, idhnohen me na kapërcy oborrin”.

M’kujtohet edhe kur kanë ardhë n’lagjën tonë pastaj, thanë, “Erdhën gjermanët!” Edhe na u pajtumë, pse ishim fëmijë, nuk dijshim, e tjera. M’kujtohen shumë ngjarje me ta, edhe më kujtohet kur osht’ ba bombardimi i Mitrovicës. Thojshin se po vijnë, na i pajshëm aeroplanat amerikan e po e bombardojnë Mitrovicën. Kështu atëherë thojshin. Edhe i pajshim na aeroplanat kah fluturojnë qiellit, edhe kah drejtohen e ka bombardojnë në Mitrovicë.

Abit Hoxha: E partizanët, a t’kujtohen?

Halil Kajtazi: Po. Partizanët ma vonë.

Abit Hoxha: Po.

Halil Kajtazi: Partizanët dikun…

Abit Hoxha: Po, po…

Halil Kajtazi: Partizanët kanë ardhë…. Brigadat shqiptare ma s’pari kanë ardhë, në odën tonë i maj n’mend brigadat shqiptare. Ka qenë interesant për ne të i dëgjojmë se si flisnin ata n’gjuhën shqipe. Se shumica prej tyre kanë qenë nga Shqipëria e jugut anej. Por kom ndigjue prej njerëzve të tjerë që toskët jonë t’lindur për luftë, e kanë t’leme luftën e jo t’bleme. Bile kom digjue edhe raste të tjera kur ai futet ne front thotë, “Une i pari, ti mas meje”. Jo me e qitë shokun t’parin, e ky mas meje, thotë, “Une i pari, ti mas meje”. Edhe kishin qenë kështu luftëtarë, por kryesore luftëtarë të atij rezhimit që ata e kishin pasë pranuar atëhere në Shqipëri. Do të thotë komunizmin. A, urdho? [I drejtohet intervistuesit]

Abit Hoxha: Aeroplani a t’kujtohet, kur u patë rrzu nji aeroplan, që flasin?

Halil Kajtazi: M’kujtohen aeroplanat, edhe kur gjujshin u duke nji lloj timi, sikur shllungë leshi, a din, qashtu u duke n’ajër ajo. E kqyrshim na prej ktuhit kah po shkojnë për Mitrovicë, e tjera. Ka raste ndonjihere që i ka shpërthy naj bombë edhe nëpër katune.

Abit Hoxha: Kur është rrëzuar aeroplani…

Halil Kajtazi: Po, m’kujtohet. Për shembull, nji aeroplan kur u rrëzu, në Polac, e din ti Polacin. Aty sa here kom shku te dajtë, unë si fëmijë e kom lutë dajën me ndalë qerren me qe, edhe t’shkoj t’hypi n’atë aeroplan. Ai i ka pasë krahët qishtu {hapë duart} edhe unë, “Oh po rrëzohesh, o Lilo!” Ma bonte daja, “O po rrëzohesh!” Edhe unë i gëzueshëm kapërceja nëpër krahët e atij aeroplani, nëpër trup të atij aeroplani, edhe kisha shumë qef me pa atë aeroplan. E kujtoj gjithmonë atë. Mirë që po m’i kujton ti këto sende. Eh kështu.

Abit Hoxha: Përveç partizanëve a t’kujtohen çeta tjera të Drenicës, ose rezistenca e shqiptarëve që osht’ bo në Drenicë në atë kohë?

Halil Kajtazi: Më kujtohet. Se une e kom përjetu luftën e Shaban Polluzhës aty. Une kom marrë edhe shënime të tjera historike. Megjithëse, nëpër fshatra kom dalë gjoja se po marr tregime popullore, por plotë fletoret i kom me shënime historike, që i kom trajtu nëpër romanet e mija. Për shembull, m’kujtohet kur osht’ thy ushtria e Shaban Polluzhës. E ata kanë ikë nëpër katunin tonë, nëpër Kllodornicë, nëpër fshatin tonë kanë dalë Koton, Krenikadër, pastaj jonë shpërnda. M’kujtohet shumë mirë ajo kohë.

M’kujtohet kur ata n’mramje jonë ardhë n’shpi tonë, brigada e Shabanit, edhe mrena nji ore, dy ore jonë largue, menjëhere kanë ardhë çetnikët, partizanët kishe. Ata çetnikë kanë qenë, na i’u kemi thonë partizanë, po kanë qenë çetnikë. Edhe jonë hy n’odë tonë, atëherë ka krisë topi, e di une që e kanë qitë nji top për me e liru mahallën, topallajve anej, ka xhadja anej. Mo jonë shpërnda ata të Shabanit, kah kanë shkue, qysh kanë shkue nji Zot e di. Veç m’kujtohet që dy, dy djem, dajë aty, të atyne djemve t’mixhës tim, i kanë vra n’prrue t’keq, edhe aty jonë sot e kësaj dite varrezat e tyne n’prrue t’keq. Ka kthehen me shku te shpia në Plluzhinë. E din ti Plluzhinën?

Abit Hoxha: Po, qysh jo.

Halil Kajtazi: Ata jonë Ilaz dhe Isuf Hajdari… Ilaz edhe Shaban Hajdaraj jonë qujt ata, ata dy djemtë.

Abit Hoxha: A t’kujtohen këto çetat, këta luftëtarët e Shaban Polluzhës, a kanë qenë t’veshun, a qysh…

Halil Kajtazi: Kanë qenë shumica, kanë qenë n’veshë kombëtare, veshë kombëtare. Edhe Shabani thonë që e ka mbajtë plisin me yll. Se njihere ai ish konë me partizanët, po kur e pa çka po bahet në Skenderaj, ai faktikisht hoq dorë se nuk don me u pajtu me partizanin, a po m’kuptoni? Kështu pak thjeshtë po e them, a din.

Abit Hoxha: Këto ngjarjet në Skenderaj, a t’kujtohen ty si i ri, çka osht’ përfolë për këto ngjarjet në Skenderaj?

Halil Kajtazi: Mu m’kujtohet, mu m’kujtohen, Veli veç s’priton me ma pru “Shtalbakët e Vitakut” [ i drejtohet djalit], e kom n’liber aty. Ma kujton pak, mirë që po ma kujton. Para luftës në odën tonë kanë ardhur tre partizan ilegalisht, që i kemi strehuar edhe ju kemi dhanë bukë. Ne si fëmijë, gjithmonë kemi qenë të detyrueshëm që t’dalim nëpër oborr, e kah sokaku t’përgjojmë se kush po vjen n’odë për me tregu, që ata me i kalu përmes tavanit e n’dhomë atje ku flejshin burrat me gra. E duhej me tregu na, për me i qitë ata me shkallë atje përpjet e n’tavan, se e kem pasë shpinë dy kat.

Ndër këta partizanë ka qenë nji personazh që unë e kom shkru n’këtë roman, Qamil Hoxha i Gjakovës, Dervish Kopriva i Koprivës edhe Brahim Tërrnovci i Tërrnovcit. Por, më vonë krejt atë çka kanë biseduar me prindët, lirisht, na e kemi ndëgjue si fëmijë, se s’na kanë qitë prej ode, ti e din. Edhe gjithnji baba i ka thonë, “Ma bre Qamil, se je i ri, se nuk dalin qato punë qishtu. E ruju se je i ri”. Mirëpo ai e ka pasë entuziazmin e vet, orientimin e vet edhe i ka grah qashtu në të vetën. Deri sa ma n’fund, kur ka qenë lufta e Shabanit, kur lumi osht’ mbushë plotë me njerëz t’vdekun e me gjak, Klina, e kanë pa njerëzit, e e ka pa Shabani. E i kanë thirrë njerëzit e tjerë se çka po bajnë brigada Çetniko-partizane shqiptare, edhe shqiptare.

Atëhere Shabani nuk osht’ pajtuar me ta, e ka thirrë Fadil Hoxhën edhe Milladin Popoviqin gjoja se me ndalë atë terror. Mirëpo, ai terror nuk u ndalë. Pastaj Shaban Polluzha e ka formue batalionin e vet, brigadën e vet edhe u bo kundërshtar i tyre. Kështu, me pak fjalë. E tash për këtë {mbanë në dorë librin “Shtalbakët e Vitakut”}, ky ka thanë, “Rrnoftë Drenica kreshnike”, në atë kohë, te Sherifi i kom marrë këto shenime që the ti. Sherifi m’i ka tregu. Edhe nuk ka deshtë me heqë dorë prej t’mirave, e prej bukës që e ka hongër në Drenicë.

Siç e patë fillimi i ktij libri osht’ kjo fletore {mbanë në dorë një fletore} edhe fletoret e tjera, kallzime popullore. Këtu, n’këtë libër ka, për shembull fjalë t’urta, tregime, anekdoda, e tjera. Qe nji fjalë që e pashë me Velinë e, e shënum, “Lisi njapi, nuk shitet pa u dhen”. Atëherë e kom shënu unë, në ‘52-tën. Ose, “Fjalët e mira, bukë tërrshane”. Ose libri, “Shtro nji kashtë, e i gjonë gjashtë”. Shtro nji kashtë, e i gjonë gjashtë, e tjera.

Tani vijnë tregimet me rradhë, vijnë fjalët e urta ku i kom pa për shembull i kom shënue, edhe të ndryshme. Pastaj ato i kom përmbledhë nëpër libra tjerë edhe i kom sistemue. Për këtë libër {mbanë librin “Proza popllore e Drenicës” në dorë} kom pritur plot 25 vjet që të botohet. Por nuk osht’ botuar. Ka qenë si dorëshkrim në Institutin Albanologjik, që unë e kam dërguar në vitin 1954 si dorëshkrim, me dorë, se atëhere s’kemi pasë makinë shkrimi. E masi u hapë Instituti Albanologjik i kom lutë aty në Institut me ma dhanë atë fletore, se po du me botu nji libër, me ofru nji libër.

E kom marrë atë fletore edhe i kom shënue, i kom përshkrue krejt n’këtë libër {shfleton librin}. Mirëpo kur erdh puna e botimit, nuk ma botuan. Prit anej, prit knej, u bo nji periudhë e gjatë, erdha bash, bash ku jemi këtu n’këtë sallon, pak si hidhërushem, e më pyti nana, “Ç’ke biri im?” Thashë, “Ej moj nanë, qishtu, qishtu… Atë librin që e kom shkru në Vitak, në odën tonë, e kom mbledhë prej Et Paliqit, prej Arif Tahirit, prej Sefer Shabanit, e prej ktij, e tij… ” thom, “Nuk po ma botojnë, e për qita pak jom…”  “A bon me t’vetë biri im?” Tha, “Po nanë. Si jo?” Tha, “A munesh me qitë me pare tua?” Thashë, “Po moj nanë, vallahi unë muj me qitë me i pasë paret, menjëhere e botoj”. “Eh”, tha, “Djali im, për libër shite kulmin e shpisë, e botoje, qite librin”.

Ato fjalët e nanën m’kanë dhanë kurajo, m’kanë dhanë vullnet, edhe vërtetë ton’ natën kom bisedue se si me i gjetë paret edhe ta botoj këtë libër {tregon librin}. Kom shku te shokët n’punë. Kom biseduar me shokë si ju që bisedoni n’rrethin e juj. M’u kanë paraqitur disa që më ndihmojnë, por asnji metelik, asnji pare s’ja u kom marrë. E kom kriju mundësinë, e kom marrë nji kredi për t’a meremetuar shtëpinë, dy milion atëhere ishin pare, dy milion. Gjysën i kom shti n’shtëpi, gjysën i kom pasë pare t’mija, gjysën për këtë libër. Ky libër n’atë kohë m’ka kushtu dy milion dollar të Serbisë, i bonëm llogari me Velinë, dy milion atëhere osht’ nji ndërtim i shtëpisë sonë, i kësaj shtëpia siç e kemi. Qaq shtrejtë që kushtonte shtypi te ne.

Edhe kur e botova në maj, e pruna qetu, i pruna dy paketa. Ka qenë interesant udhëtimi im me libra e me paketa prej Mitrovice. Kur erdha te Radio Prishtina me autobus, e gjeta nji djalë, ai fliste serbisht. “O djalosh”, i thom, “A po i ndihmon axhës me çu qet paketë deri qaty”, se atëhere shihej, këtu s’ka pasë shtëpia, te Radio shihej shtëpia ime. “Te qajo shtëpia qaty”. Thotë, “Po”. Ai nji paketë, unë nji paketë, e jemi ardhë i kemi shti, i kemi shkarku qitu. I panë këta paketat, atij djalit po i  thom, “Nal t’pagun axha se ma ke bo nji nderë t’madh”. {Futë dorën në xhep, gjoja për të nxjerrë paratë} Tha, “Jo, axhë. Unë nuk kom ardhë më fitu pare”. “Jo”, thashë, “Axha don me t’i dhanë qito pare. Po du me ta dhanë edhe nji libër. A don me ta dhanë nji libër?” Tha, “Çfarë libri osht’?” Thashë, “Libri osht’ me tregime popullore. Shqip osht’”. Tha, “Po unë nuk di me lexu, me lexu shqip”. Edhe thashë, “Po nal ta pagujë qit, qit punë që…” “Jo”. Tha. “Po a po m’tregon ti mu ku t’punojnë ty prindërit?” Thashë. “Babën”, tha, “E kom drejtor të bankës”. “Eh, faleminerës shumë që ma bone këtë t’mirë. Kurrë nuk do ta harroj këtë t’mirë”. A po kupton, edhe u ndamë t’kënaqur, edhe ai, edhe unë.

Pastaj e shpalosëm librin, edhe gjithë familja këtu u tubumë rreth librave. Sikur se sot që po i shikojmë të botouara (buzëqeshë). E kështu ka qenë nji kohë e atëhershme. Pastaj na lindi kjo {shikon nga vajza e tij} gjoka, Proza (qeshë). Edhe vazhdoI jeta n’familje kështu. Mas 13 muajve, me t’metat që ka pasë, me paret që i kom marrë nga honorari i dy librave që jonë botu masanej, “Proza popllore”, vëllimi i dytë, edhe “Lirika popullore e Drenicës” qaty osht’ {tregon me gisht drejtë librit}. Ato pare i kom shfrytëzu për këtë, e kom çu në Lublanë në shërim, në spital. Por nuk pati fat. Me gruan e kom çu.

Fati i saj osht’, se na iu qasemi nji jete me ushqim, se pesë vjet nuk eci, pesë vjet nuk eci. Vazhdimisht t’u i dhanë karrotë, karrotë t’blume, karrotë. Kur u ba pesë vjet ia nisi me ecë. Ia pat nisë me ecë, po u tutë dikun, u rrëzu, s’guxojke me ecë, ia nisi me ecë. Edhe prej atëhere kjo i murrë komët e veta, mo se kemi çu kurrë te mjeku. Nga paret që i kom marrë nga honorari i kësaj libre edhe i librit me tregime popullore, këtë e kom çu n’shërim në Lublanë, mirëpo fati i saj ishte kështu.

Historia e këtij libri osht’ {mbanë librin në dorë} edhe historia e, edhe nji pjesë e historisë të Drenicës. Kur kom filluar t’i shënoj tregimet dhe këngët, në odën time kom pasë vështirësi, sepse aty n’kompjuter e kom librin që ia kom kushtu këti libri, edhe Prozës. “Rrita e Prozës” e ka titullin. N’kompjuter e kom t’shkrum atje, veç kom me e çu me botu. Gjatë këtyne tre muajve e kom shkru. Kta e kom botu nga qajo, kjo osht’ një rritë për mu. Kjo osht’ një kohë që unë jom shumë i lumtur që e kom mrri.

Edhe kom ardhë n’përfundim, edhe e kom shkruar një poezi, se lindja ime ka qenë lindje me fat. Edhe lindja e Prozës ka qenë lindje me fat. Edhe lindja e të gjithë anëtarëve të familjës, e kom shiku unë se ka qenë lindje me fat, edhe e kemi jetu jetën mirë si jetohet këtu. Edhe i jemi përshtatë këtij veni, i jemi përshtatë shkollimit e tjera, e tjera. Edhe shumica janë t’arsimumë. Se për çështje t’arsimit kom ardhë, se unë kam punuar në Likovc, kom qenë mësues. T’kom tregu atëhere [i drejtohet intervistuesit].

Abit Hoxha: A mundesh me na tregu ma n’detaje kur ke fillu me punu, me i mledhë këto tregime, ose prozën kur ke fillu me mbledhë? Qysh t’ka ardhë motivi, pse ke fillu? Qysh ke fillu?

Halil Kajtazi: Motivi m’ka ardhë, e kom t’shënuar kta, se profesori im, Sali Kolgeci, n’klasën e katërt n’gjimnaz, këtu në Prishtinë, gjithnjë më thoshte, “Ti Halil folklorin e Drenicës”. Kështu me gishta ma bënte {tregon me gisht}. Folklorin e Drenicës gjithnjë, folklorin e Drenicës. Ajo m’u ngulë n’tru te une. Edhe kur ja nisa une në ‘52-tën, dimër ka qenë, pushimet dimërore ishin. Aty shënova qato fjalë t’urta që ja u tregova une, nja dhjetë-pesëmbëdhjetë fjalë t’urta, e i qita pastër e ia dhashë profesorit. I thashë, “Profesor, a bon të i lexosh qeto fjalë të urta që i kam shkruar, e shënuar në Drenicë?” “Po”. “Po shiko o profesor, a i kam shënuar mirë, a me gabime?” “Jo, jo. Mirë i ke shkru. Po mere çoje në redaksinë ‘Pioneri’, edhe ata t’i botojnë”.

Unë i çova në redaksinë “Pioneri” edhe kur u bo dy javë ditë, tri javë ditë dulë “Pioneri” edhe më thërret profesori, “Halil, Halil! Paja, paja kho. Mere revistën ‘Pioneri’ se t’i kishin botuar ato fjalët e urta”. Ou kur e pashë emnin tim aty, Halil Kajtazi n’revistën “Pioneri”, u gëzova. Ata nxënësit po pysin se çka u bo, “Kurgjo, kurgjo, kurgjo. Do fjalë t’urta qitu…” Anej knej, edhe prej atëherit unë i’a kom fillu n’mënyrë sistematike me shënimin e folklorit, mbledhjen, edhe botimin e tij që s’e kom nalë kurrë. Eh kështu.

Abit Hoxha: Kallxona ma tëpër, qysh ke udhëtu nëpër Drenicë, nuk osht’ lehtë…

Halil Kajtazi: Nëpër Drenicë gjithnjë kom udhëtu n’kamë. S’kom pasë kurrfarë mjeti hiç, vetëm n’kamë. Kom shku në Obri, n’kamë. Kom shku në Qerez, n’kamë. Kom shku anej, n’kamë. Vetëm ka e ka kapë treni, për shembull deri në, këtu, Qyshemurrë, e kom dalë në Obri për shembull, atë pjesë kom kalu. Ose kom shku për shembull knej ka, Gradicë, e Likoshan, jom nalë në Dokoshefc, kom shku me tren, qikaq e di që ka kalu. A prej katunit në katun, atëhere kom shku n’kamë. Edhe Anton Çetta ka shku shumë kohë n’kamë, po masanej ia gjetën atij njëfar xhipi aty, komiteti. E kujton ti ndoshta atë kohë,  t’kanë tregu njerëzit…

Abit Hoxha: M’kanë tregu…

Halil Kajtazi: Edhe e banin me atë xhipin, shkonte nëpër katune edhe ka mledhë tregime popullore edhe i ka botuar.

Abit Hoxha: Si ke nejtë nëpër shpija t’njerëzve, nëpër oda? Se ti nuk ke mujtë me shku ta zamë prej Vitakut në Obri edhe me u kthy t’njejtën ditë.

Halil Kajtazi: Kom bujtë aty, kom fjet.

Abit Hoxha: Po këto po m’interesojnë më tepër, si ka shku puna nëpër oda? A kanë ardhë njerëzit, i ke thirrë, i ke ditë? Qysh i ke identifiku?

Halil Kajtazi: Kom vetë n’katun gjithë, “Te kush muj me shku?” Për shembull kur jom ardhë në Likovc, kom qenë me dy djem, me Xhavitin dhe me Besimin. Kur mrrijna aty në Likovc, ku kam qenë mësues, thom, “A e keni një pikë ujë bre?” Se ishim lodhë na n’kamë ishim ardhë nëpër Bezhaniq e knej. Menxi e gjetën do ujë, menxi e gjetën do ujë me na dhanë, e pushum na aty. Po nuk e gjet atë shitësin, Jonuzi ka qenë aty, po shitësin tjetër. Se unë prej Prishtine shkojsha tash, isha dalë unë prej Drenice. Krejt këto i kom bo masi jom ardhë në Prishtinë ma, shumicën e punëve.

Kur shkoj aty po e shikoj n’derë t’asaj kooperativës një fotografi t’madhe, Xhon Travolta në bicikletë. I thom njenit, thom, “Po kush osht’ ai more n’atë fotografi aty, se s’pi njoh?” “Eiii”, ma boni njoni, “A s’pe njeh a? Xhon Travolta bre, Xhon Travolta”. “Oh vallahin ja kom ni zanin po nuk p’e njofsha. A Xhon Travolta ka mrri në Drenicë a?” (qeshë) Edhe po bojnë ata, po përpërisin, “Kush osht’ ky?” I thom, “Faleminderës që na nderutë, na dhatë ujë”.

Po shkojmë na, u zhdorgjëm të poshtë, e din ti atë te poshtëzën kah shkolla. Na u kish flugë njoni mrapa, “Ku po shkoni? Ku po shkoni?” Ai ishte i Nurakëve. Thashë, “O burrë, shko vetë në Prishtinë, n’shpi, ata e dijnë ku po shkoj, e ku jom, ju kom kallzu. E ndash me ardhë me ne, hajde e shkojmë n’qatë vend”. U nal ai qeshtu. Apet, “Ku po shkoni? Ku po shkoni, te kush po shkoni?” A unë isha  orientu me shku te Arif Tahiri. Kur e pa ai që hiç, thom, “Burrë, largomu. Unë t’kallzova, n’shpi shko vet”. Tha, “N’shpi larg po kallzom…” “Nuk t’kallzoj, po hajde me mu e t’çoj aty”. M’u largu.

E kom pasë parim mos me ia kallzu udhën n’udhë dikuj se gjithmonë m’ka thonë baba se n’pritë munet me t’dalë dikush edhe nuk munesh me kry detyrën që ia ka caktu vetit. Edhe kom shku aty, kom nejt tri-katër netë, kom shënu tregime, anej, knej. Po pastaj e kom marrë Arifin nji javë ditë qitu e kemi majtë. Për nji javë ditë me Arif Tahirin e kom shkru ni libër, aty e kom pasë makinën e shkrimin {tregon me dorë} Velia e din, tavolinën. Dhoma qitu plotë. Për nji javë ditë e kemi shkru nji libër tregime. Veç i kom lexu ato tregime, sot i kom atje n’dorëshkrim. Qashtu qysh i kom shkru n’makinë, qashtu i kom botu në libër.

Po m’ka thonë Arifi pastaj, tre mujë ditë u konë smutë, tre mujë ditë u konë smutë se u lodh shumë. Pastaj kom shku herë pas here e kom vizitu, e kom pa, ja kom çu librat e tjera, e tjera. Tani kom dalë n’mahallë tjera por tu m’përcjellë Arifi, tu kriju besim n’mu, “Mundesh me shku te qiky, mundesh te qiky”. Se s’mujsha pa njerëz. Për shembull, kom shku në Ticë, e kom shku në Plluzhinë, e kom shku… Gjithë me, si me ardhë te baba yt për shembull, me m’çu dikun, osht’ dashtë qashtu me njerëz, se s’kom pasë… vallahin osht’ i Vitakut.

Eh, e kujtoj nji rast. Kur kom fillu t’i shënoj tregimet në odën time, ka ardhë nji hoxhë prej Padalishte, i kanë thanë Mulla Qamili i Gjakovës, po ka qenë hoxhë i ramazanit. E kanë pytë këta, “Mulla Qamil, a osht’ gjynah me ia dhanë këtij djalit po i lypë do përralla, do kongë, e do…” “Jo, jo…” Tha. Qishtu folke ai si për hune, “Jo, jo, nuk osht’ gjynah. Jepjauni ktyne t’shkollave këto, se ju vynë”. Këta u lirunë pak, a din kur tha hoxha.

Mirëpo, t’kuptoni, gjithmonë n’odën tonë kemi qenë t’përcjellur, se ky Këshilli i Katunit e ka ditë prej atonshit, nji mahallë tjetër, i thojke dikush, “Kqyr se n’odë të Velisë u kon drita gjithë natën, dikush u kanë aty”. Ai vike sokakut me nji pushkë bugare, t’gjatë n’krah edhe pytke, “Kush u kanë n’odë të Velisë?” “U kanë filani, filani”. Edhe u dojke me shku me lajmëru në stacion të Runikut, që në odë të Velisë u konë ky, ky, ky. Vazhdimisht kështu kemi qenë t’përcjellur për Zotën. Ata prindët e merrshin vesh, unë nuk e merrsha fort vesh, po ma vonë e morra vesh që nëpër disa katrahura e rreziqe e kemi kaluar jetën.

Po qaj Këshill i Katunit, e mbaj mend si fëmijë na ka marrë edhe bukën n’maxhe, edhe millin n’maxhe, edhe dritën, edhe kemi nejtë tre mujë, thridhjetë antëtarë t’familjes pa bukë, pa kurgjo. T’u dalë baba më nji ranac të ushtrisë serbe, tu u mundu me ble ilegalisht, msheftë, për me na pru ka nji ranac bukë. E di unë kur e bike atë çantë, e vjerrke n’derë të shpisë, thojke, “Merrni qita, e boni çka t’doni”. Grave, ata bukë s’mujshin me bo, po e lajshin miell, për me qitë n’pasul, me trashë pak pasulin, ose me bo naj petë laknori për me qite naj laknor. Ndryshe tre mujë ditë na nuk kemi ditë n’shpi tonë çka osht’ buka. Tek kur ka dalë elbi i ri, që e kemi korrë edhe e kemi terë nër saq, e pastaj e kemi çu e kemi blu, qatëhere e kemi hongër atë bukë, verdh si shapi. Qishtu verdh, qe {tregon me dorë nga diçka e verdhë}. Po nuk shkonte gruri, po nuk kishim çka me hangër, kështu ishte jeta.

Abit Hoxha: N’cilin vit ka qenë, a t’kujtohet?

Halil Kajtazi: N’vitin, n’vitin… N’vitin ‘47…

Abit Hoxha: ‘47?

Halil Kajtazi: ‘47, ‘48, po.

Abit Hoxha: Cili pushtet ja u murrë bukën ashtu? A partizani, a gjermani a…

Halil Kajtazi: Ja, ja. Komunizmi, kur erdhën komunistat. Bukën e merrnin, ushqimin e merrnin. Edhe nëpër konferenca thoshin se bukën po ua marrim, e po ia u çojmë qatyre në Shqipëri se po donë të vdesin nga uria. Le t’ndigjon kjo zoja mirë.

Abit Hoxha: Po, po.

Halil Kajtazi: Po ajo nuk ishte e vërtetë. E merrshin bukën për me na dorëzu neve si njerëz. Mos me u çu ma n’luftë, mos me u çu ma n’protestë e tjera, e tjera. Për me na urtu në atë kuptimin, e me na grah ka t’don. Por e fitumë shkollën, ajo ka qenë fitore e madhe. E në të vërtetë këta bukën i’a kishin pasë çu rusit, o kush e di tjetër, se kanë pasë borxhe gjatë luftës, a ne na kanë lanë me gishta n’gojë. Po kështu tepricat i kanë marrë edhe n’qytete, edhe n’katune, edhe gjithkun, edhe shqiptarët nji kohë t’gjatë kanë vujtur nga uria. Kjo ka qenë nji kohë e vështirë, nji kohë kur vetëm ne e dijmë se si kemi shpëtuar.

Edhe na thojshin kulak. Po qysh kulak kur ne kurrë nuk kemi mund ta sigurojmë bukën, si thoshte babai im, mixha edhe vllau i madh që për gjashtë mujë kemi mujtë prej tokës tonë me siguru bukën, e për gjashtë mujë kemi mujtë me, me hy borxh. Ose do molla që i kanë pasë aty i kanë shitë në Mitrovicë edhe prej tyne kanë ble bukë, me to kanë ble bukë. Kështu ishte atëhere.

Abit Hoxha: Cili, kush ju thojke kullak?

Halil Kajtazi: Kulak na thojshin koha e komunizmit, koha e partizanit. Masi erdhën këta, mas lirie. Se përpara s’kemi ditë as fjalën çka o kullak. Tash unë i kom ato t’shkrume, “Rrita e Prozës”, krejt i kom këto ngjarje. Po e zo, erdhi koha e ferexhes aty. N’odën tonë maheshin konferencat, ti a ke pasë kullë a odë? [i drejtohet intervistuesit]

Abit Hoxha: Na kemi pasë odë.

Halil Kajtazi: Odë. Edhe na odë kemi pasë. Folën për zhdukjen e ferexhës, edhe u pajtunë shumica që me hekë ferxhen. Kjo nuk e kupton ferexhen, po i’a spjegon ti ma vonë.

Abit Hoxha: E kupton, e kupton.

Halil Kajtazi: U çu nji Hasan Carani, nji fukare, e po thotë, “Ho ho, kur t’ja heki une grusë teme ferexhën, i’a boj fiu, fiu, fiu”. Ai sekretari i komitetit veti, “Çka o kjo ‘Fiju, fiju, fiju’?” Tha, “Kush o ky?” “Le, le shok Veli se vallahin ky s’ka pasë ferexhe kurrë, as gruja e tij, as ky”. Edhe dulë ky, iku prej ode. Iku prej ode (qeshë), veç qeto fjalë tha, “Kur t’ja heku grusë teme ferexhen, i thom fiju, fiju”. Iku prej ode, dulë.

U hoq ferexhja, por ishte e vështirë me i qitë gratë pa ferexhe. Kur e kom qite une grunë time pa ferexhe, në ‘54-tën kur jom martuar, kjo ka qenë një histori e lagjës, kur krejt gratë e mahallës nëpër avli t’u kqyrë, “Dilni, i biri i Velisë qysh e ka qitë grunë pa ferexhe”. Ato thojshin, m’falni, ndryshe po… Edhe i kom fotografitë aty, librin, fjalët e urta, fotografinë e parë. Kqyre Veli, ta shikojmë [i drejtohet djalit]. Kur jom dalë unë me tesha alla franga. Eh atëhere si mësues i pata thonë grusë, “Une msues, e me dalë me tesha të Drenicës, jo”. I kom pasë kallzu qysh herët.

Që nuk e ka lanë kurrë me pa ditë t’bardhë. Që nuk e ka lanë të shkollohet, as s’ka menduar femra shqiptare t’shkollohet një kohë t’gjatë. Po osht’ e liga që ne as nuk kemi pasë shkolla t’hapuna, sidomos në Kosovë, e në këto viset e tjera jashtë Shqipnisë, prej 1912 e knej. Na këmi qenë në errësirë. Na kemi qenë një burg t’vërtetë. Kurrë s’ka mund me depërtu këtu as libri, as abetarja, as kurgjo. N’krejt Shqpërinë, as nji libër nuk osht’ botuar n’atë kohë në Shqipëri, shumica e librave jonë butu nga jashtë e jonë sjellë në Shqipëri. E indirekt edhe te ne, kur tek-tuk osht’ sjellë ndonjë libër, shqip që ka ditë dikush me lexu. Sepse këtu ka qenë 500 e sa vjet Turqia, na kemi qenë t’robëruar, na s’kemi pasë n’gjuhën shqipe kurgjo.

Pastaj, kur erdhi koha që Shqipëria u shpall si shtet i pavarur, 1912, filloi arsimi. Po filloi arsimi në Shqipëri, e jo në degët tjera kryesore që ia këputën Shqipërisë nënë. Arritëm aq sa arritëm, edhe ndoshta atëhere mos të formohej edhe qajo, qaj kënd, ni shtet, ndoshta nuk do të ekzistonim. Ose kush e di çka do t’bahej, ose ma mirë, ose ma keq, për ne. Me pak fjalë e thashë këtë.

Abit Hoxha: A t’kujtohen italianët kur kanë ardhë? Se veç për italianët ende s’folëm për atë periudhën e luftës…

Halil Kajtazi: Eh, mu m’kujtohen italianët kur kam qenë në Likoshan, e kanë pasë stacionin e policisë mu aty ku jonë sot varrezat që jonë vra 14 e sa vetë, ndër ta jonë edhe dhjetë antarë të familjës së dajës tim. Si fëmijë na kemi shku deri te stacioni i italianëve se ka qenë aty, kta, Qirezi, edhe ka qenë Hani i Qirezit, e te Hani i Qirezit e kanë pasë stacionin e policisë italianët. Na shkojshim aty edhe u paraqitshim, i pajshim italianët. Po m’kujtohet që me ato konzervat e tyne, që hongshin, t’mishit, lujshim na si me top.  Asaj kodrine, a ke qenë naj here n’atë kodrinë? [i drejtohet intervistuesit]

Abit Hoxha: Po, po.

Halil Kajtazi: M’kujtohen shumë mirë. Edhe m’kujtohet ajo gjuha e tyne. Më dukej ajo gjuhë shumë e shpejtë, flitnin shpejtë, nji gjuhë melodike kështu, a din, si fëmijë e maj n’mend. E ne e flisnim krejt nji gjuhë tjetër, e kemi theksin pak ma t’ranë na. E sidomos ky theksi popullor, ky osht’ shumë i ranë. Po tash kemi filluar ta zbutim ne gjuhën, e flasim pak ma ndryshe, pak ma qetë, pak ma me disa tinguj krejt tjerë. E kjo m’kujtohet.

Abit Hoxha: E kam edhe nji pytje ma t’veçantë ndoshta… E ke shkru prozën edhe tregimet n’gjuhën ashtu si jonë thanë, ashtu si ti kanë tregu ty, e jo n’gjuhë ma standarde ma thanë, e di që s’ka pasë standarde në vitet e ‘50-ta… po?

Halil Kajtazi: Kjo shkenca folkloristike e t’gjithë popujve preferon që me e rujtë gjuhën popullore ashtu sikur se flitet dhe shqiptohet. T’gjithë popujt e kanë shënuar ashtu, edhe Vukaraxhiqi, edhe folkloristët tjerë italian, grek, e të tjerë. Do të thotë theksi me qenë ashtu sikur se populli e thekson. Por nuk kemi shenja t’përshtatshme që mujmë me i shënu t’gjithë theksat. Madje tash n’kohën e fundit bile i kanë heqë krejt theksat. Nuk e shënon kërkush fjalën me theks. Ka qenë “Ish kanë…” për shembull, lë t’themi, “Ishin konë…” ose “Hi hi hi” me atë theksin e shpejtë. Jonë kanë tre theksa n’gjuhën shqipe.

Ende theksat i përdorin këta franqezët. Se e kom msu frangjishtën, e di që ata theksat i theksonte profesori jonë sikur se na n’gjuhën shqipe përpara. Tash jonë zhdukë. Nuk i përdorë kërkush. Fjalën e zbutë, për shembull, “Ishin kanë”, e shënon me një “ë” t’pa zoshme që kuptohen që po thekson, theksi osht’ te a-ja. Se e kemi pak gjuhën e ranë, theksi osht’ bukur i randë. Prandej jonë hequr prej letërsisë popullore. A krejt i kom me theksa përpara t’botum. Edhe n’këto i kom t’botum me theksa. Eh, masi pyete për këtë.

N’gjuhën letrate kemi fillu t’i përkthejmë. Me Veliun kemi punuar një libër me fabula, i  kemi përkthyer në gjuhën, për fmijë i kemi gjetë, i kemi përkthyer të gjtiha ne gjuhën e sotme letrare. Osht’ një libër “Miza dhe luani”. Ai do të jetë një libër shumë i mirë që i kom zgjedhë t’gjitha fabulat më t’mira që i kom lexu gjatë jetës time, edhe i kom përfshi në nji libër. Qekjo osht’, {merr librin në dorë dhe e tregon për kamerën} qekjo osht’.

Pjesa e Dytë

Abit Hoxha: Që ke dalë n’klasën e dytë. Aty me ata katër kusherinjët, ose t’afërmit, familjarët tu. Qysh ka vazhdu shkolla ma tutje? Prej klasës t’dytë? Qysh ka vazhdu shkolla masnej?

Halil Kajtazi: Po. Ne u regjistrumë në pro gjimnazin e parë që u hapë në Skederaj. Aty u hap pro gjimnazi në një shtëpi të, ambulancë i kanë thonë, të shëndetit ka qenë, në periferi të Skenderajit. Ndoshta e ke pa ty ato naj here. Po nuk kishim vend, se u bom shumë nxënës nga shumë vende, nga Rozalla, nga Vitaku, nga shumë vende aty. S’kishim ku, qysh, anej, knej. Por ishte në ndërtim e sipër gjimnazi i ri.

E kur kemi shkuar na n’gjimnazin e ri, ka qenë duke u ndëruar, kemi hy n’katin e parë. Qashtu, vetëm sa ishte ly. Edhe e di që kemi qenë tri klasë plotë nxanës. Edhe tri klasë, plotë nxanës serb e malazez. Atëhere ka pasë aty serb e malazez shumë, për gjysë kemi qenë gati. Për gjysë shqiptar, për gjysë serb e malazez. Ju këto gjana nuk i dini. Drejtor e kemi pasë Rexhep Gecin. Ai ka qenë një herë mësues në Likovc, e prej Likovci u ardhë e kanë themelu gjimnazin aty. Ka qenë i Pejës, po ka qenë nji njeri shumë punëtor, dhe shumë i përpikët dhe shumë i aftë. Pastaj jonë ardhë profesorat tjerë, na profesora iu kemi thonë, e kanë pasë shkollën e mesme po profesora ju kemi thonë.

E kujtoj që ka qenë ajo shkalla me druj e ndërtume, me hypë mjeshtrit n’katin e dytë me bo meremet shkollën. A na hypshim n’atë shkallën, me vishkuj ka qenë, me vizeq, vizeq, e kupton ti. Na hypshim n’atë shkollën e u luhatshim, ajo u luhatke. Ne na qortonte drejtori, “Mos kaloni nëpër atë shkallë, se munet me u rrzu edhe mu rrzu edhe ju n’shkallë”. Po na si fëmijë, kemi hypë n’atë shkallë. E unë kom qenë hypun n’atë shkallë, e u rrzu shkalla, kemi ra edhe na. Njeni atje nër shkallë bërtet, “O kuku, o kuku!” Ai ka qenë Shaqir Behrani, nxanës i yni, i gjeneratës tonë. Nashta ia ke ni zanin ti?

Abit Hoxha: Po.

Halil Kajtazi: “Oj kuku, m’shkoj shkolla!” Ka ni drejtori, thotë, “Shpejtë me çu n’spital”. Ka nga korriri, ka qenë nji Ferizi i Llahushës, e na nxënësit e kemi kapë n’qebe, katër-pesë vetë, tu shku Skenderajit nëpër ato udhë. Ai tu bërtitë, “Oj kuku m’shkoj shkolla! Oj kuku m’shkoj shkolla!” Ai shpëtoi, e fitoi shkollën, e kreu shkollën, e kreu fakulltetin, edhe e ka themelu aty deri edhe gjimnazin. Nji kohë i ka hapë edhe paralelet e shkollës normale, deri sa ma n’fund ka ardhë bashkëpuntor në Institutin Albanologjik, ka jetu në Prishtinë, edhe jeta e tij përfundoi kështu. Kjo ka qenë nji, nji kohë e atëhershmë kështu.

Abit Hoxha: A t’kujtohet ty Skenderaji kur e ka ndërru emrin, që e kanë bo Serbicë tani.

Halil Kajtazi: E di se Skenderaj i kanë thanë. Por kur e ka ndërru emrin ne nuk na kanë pytë, as kërkon nuk e kanë pytë se ia kanë ngjitë të Serbisë, për arsye të sërbëve që jonë ardhë, jonë shpërngulë. Me qenë emri serb i theksuar. A në të vërtetë ajo tokë ka qenë e Polacit edhe Klinës. Polaci e kish pasë atë pjesën, qarri ka qenë i, ai lisi i madh aty, e kishin pasë nji mexhe aty, a po kupton? Kanë lujtë aty fëmija, shqiptarët poshtë e përpjetë, kur jonë ardhë ata ja kanë ngjitë emrin Serbicë. Po mas lufte, para lufte jo. Se aty u konë nji prefekt i, Lubiani, Kukësit që i’a kish pasë ngjitë emrin Skenderaj. Se kështu m’kanë tregu edhe në Kukës që kemi qenë.

Abit Hoxha: Mas shkollës në Skenderaj keni shku në Prizren në shkollë, gjimnaz.

Halil Kajtazi: Eh tash, në ‘49-tën… Masi e krymë klasën e parë në pro gjimnaz, atëherë i zgjodhën nxanësit ma t’mirë t’shkëlqyeshëm me i çu në Prizren për tre mujë ditë me kry klasën e dytë. Edhe pastaj me vazhdu të tretën. Ne, disa vetëve aty, nja 30-40 vetë, na zgjodhën nxanës të shkëlqyeshëm edhe na çunë në Prizren. Për tre mujë e krymë na klasën e dytë gjimnaz atëhere i thojshin. Në ‘51-shin, në ‘52-shin na prunë prapë në Skenderaj, e krymë klasën e tretë pro gjimnaz. Atëhere prej klasës të tretë pro gjimnaz, une kom ardhë në vitin ‘51, ‘52, jom regjistru n’klasën e katërt këtu në Prishtinë, gjimnazin e Prishtinës. Edhe e kom vazhdu gjimnazin. Por prej anës tonë ka pasë shumë pak njerëz, krejt prej Drenice tre vetë kemi qenë, n’atë kohë.

Abit Hoxha: A t’kujtohen emrat?

Halil Kajtazi: Po, m’kujtohen. M’kujtohet ka qenë Hasan Hoti edhe Fazjeqeli i thojshin, Fazeqelaj, Fazli Haxhiu i thojshin, i Poklekut. Hasan Hoti i Polacit, e Fazli Haxhiu i thojshin, ai Qelaj, qashtu, i Poklekut ka qenë, m’kutjohen.

Prej gjimnazit, e kom kry klasën e katërt, jom regjistru n’klasën e pestë. Na u ka mbyllë internati, mo nuk kom pasë kushte me vazhdu edhe u dashtë t’kthehem n’katun. Kur jom kthy n’katun n’atë kohë, baba kish qenë n’burg të Nishit, e kishin pasë burgosë babën. Jonë thellë këto punët e babës me hi anej e knej. Une meta…

Abit Hoxha: Tregona edhe ma shumë ato punët e babës, nëse mundesh.

Halil Kajtazi: Une meta aty punëtor, me punu tokën. Për nerë, kom qajtë n’vetmi shpesh herë, kur nuk m’ka pa kërkush, që e lëshova gjimnazin. I kom marrë librat e, s’ka hije në Vitak që s’kom kalu me libër n’dorë tu lexu, edhe tu kajtë për shkollimin tim. Si vjen puna, qysh vjen puna, vjen ni ditë aty në Skenderaj edhe bisedoj me vëllaun e madh, Rushitin. Ishim lodhë, babën e kishim n’burg të Nishit, dojmë me i çu paketa… Ai e merrte nji rrogë, vllau aty, magaziner ka qenë. Mirëpo nuk i mjaftonte ajo. T’u bisedu, t’u bisedu, thotë, “Halil bre, a bon une me folë me Shaqir Beqirin edhe me t’marrë ty si msues me hi n’detyrë?” “Po bre vlla, bon, po qysh nuk bon”.

Jemi dalë, e di që m’ka taku me të, se nuk e kom njoftë kurrë, ai e kish njoftë. E m’ka përqaf qishtu, sikur une Prozën qishtu {përqafon Prozën}. M’ka thanë, “Po don m’u ba msues?” Thashë, “Po vallahi, edhe vëllau m’ka thanë mu bo msues”. “A po don me t’çu në Llaushë?” Thashë, “Po ku t’doni ju”. E tha, “Në Llaushë ki me shku me punu”. Tha, “Shko te shpia, veshu pak e hidisu pak, rregullohu pak…” Se na kqyrshin ata edhe prej trupi pak, a jemi pak t’pashëm, e tjera. Se me kanë t’vogël e knej, nuk t’pranojshin atëhere, e kanë pasë detyrë.

I vesha unë qato tesha çka i kisha, erdha. Kur erdha ma dha shkresën {bënë me dorë sikur shkruan}, “Shko aty”. Udhën prej Skenderajit, trup që shkon te xhamia aty, e jo knej ka hagët, e kom la me lotë deri te xhamia. Qysh u bo me lëshu une shkollën, e gjimnazin e me dalë mësues. Jom shku e kom dorëzu shkresën, ia kom dorëzu drejtorit edhe m’ka thanë, “Po. Ki me punu me klasën e dytë, edhe t’katërt”. Edhe kom vazhdu aty punën.

Nuk… Qe fat, edhe në gjysëm vjetorin e dytë, dy muaj e gjysë m’ra me punu aty. M’çunë prej atyhit në Rakenicë. Por në Rakenicë nuk më pëlqeu e s’mujsha me kundërshtu, po u bo i morrën, i morrëm dy rroga. A u gëzu vllau i madh, u gëzu shumë që materialisht u forcuam pak. Edhe m’dërgunë mu në Rakenicë. Aty në Rakenicë na ishim miq me Dajak, edhe me Durmish. Unë e kisha t’fejuarën të Dajakët. E tash u keqësua aty puna e katunarisë, e primitivizmit, aty qysh ishin ato parollat. Çohet vjen njo i mahallës të Dajakëve aty me sakicë n’dorë. Na e kishim nji klasë, edhe nji zyre t’vogël. Kur po e shoh une ata me sakicë n’dorë, nji Bali Dajaku. Thom, “Hej, o mixhok, a e din ku je ardhë bre? A din që shkollë o ktu, nuk bon me ardhë me sakice. Qe ku i kom nxënësit aty. A vihet këtu me sakicë? Pshtete atë sakicë aty, çka po don?”

E ka pshtetë atë sakicë, ka hi nji zyre u konë sa prej qituhit, {tregon me dorë} qitu. Thom, “Çka je? A je n’men, a jo?” Thotë, “Kush t’ka thanë ty me ardhë këtu?” Thashë, “Pse?” Tha, “Kush t’ka thonë ty me ardhë këtu?” E ai e kish pasë çikën e vet t’fejume për njo aty t’lagjës tonë, n’shkollë ish kanë, aty n’klasë. E kur kom hy n’klasë, ajo kish pasë hy nër banka që mos me pa une, qe tybe s’e kom njoftë që ka hy nër banka, po masanej m’kanë tregu. Thom, “Kqyre ti mixhok, unë nuk jom ardhë krye n’veti. Baba nuk m’ka çu këtu, as vllau. Po mu m’ka çu rrethi këtu me ardhë. Merre këtë sakicë, e mo me sakicë n’shkollë mos shko. Sakica osht’ për mal, sakica nuk osht’ me hi n’shkollë se i frigon nxanësit, i frigon nxanësit edhe…” Dulë ai prej shkolle.

Ka qenë nji kohë shumë e vështirë, po e mirë doli, a din, me pak fjalë. Prej atyhit tani unë kam shku n’rreth edhe kam biseduar me t’besumin e arsimit, ka qenë Besim Hajzeri i Ticës. Tha, “Hë Halil, çka je ardhë?” Thashë, “O Beqir, a po t’lutna diçka, me m’heqë prej Rakenicës gjithsesi”. “Pse bre Halil?” “Vallahin, qishtu, qishtu…” Po i’a kallzoj këtë rrëfimin, thom, “Ka ardhë nji plak, e na jemi miq, unë e kom grune e fajume aty, edhe e ka njo n’mahallë t’fejume aty e s’po du me pasë fjalë me to”. Thotë, “Aii, po e ke pasë ngat shpije”. “Po çka kom me ba bre, Beqir?” Thotë, “A po shkon në Likovc?” Thom, “Po, mejhere”. Tak dekretin, {bënë gjoja se shkruan me dorë} tak në Likovc.

S’e disha more ku o Likovci. Jom ardhë në Tushilë, te dajtë e vllazënve, “Hë Halil, çka je ardhë?” Thom, “Jom ardhë më m’çu deri në Likovc se m’kanë çu msues aty”. “A e din Likovcin ku o?” I thashë, “Jo, tybe. S’e di”. Edhe me të vërtetë s’e kom ditë, i kisha unë 18 vjet, s’kisha dalë. E di që ma kanë dhanë Ilazin edhe m’ka çu deri aty ku osht’ udha e Ticës përpjetë mu ngjitë, edhe ka thanë, “Kalo qitu, edhe del në Ticë”.

Po unë harrova, edhe hyna lugut tjetër edhe dola në Rozallë. Kur e pashë shkollën në Rozallë, u gëzova. Kishte qenë shkolla e mirë. Tash a thu ajo shkolla ku shkoj unë a osht’ e mirë qishtu, a jo. Edhe i pyti une ata, “Ku osht’ Likovci?” Thotë, “Qishtu qisaj udhë drejtë shko, menjihere te udha e ki”. Shkova e pashë shkollën në Likovc, edhe m’pëlqeu. E qita dekretin edhe vazhdova aty msues, deri në ‘53-tën kom qenë aty. Në ‘53-tën pastaj më dërguan në Rudnik, afër shpisë aty. Katër vjet i kalova në Rudnik. Shkurt po i bie. Urdhno?

Abit Hoxha: Kallzona ma tepër qysh ke kalu për këto tri-katër vjet në Likovc. Ku ke, kah ke, sa herë kë udhëtu n’javët? A ke flejt në Likovc? Qito ma tepër. Qysh ke kalu atje me atë rreth?

Halil Kajtazi: Në Likovc e kishim na nji dhomë ku flejshim gjashtë mësues {pin çaj}. Kreveti m’kish metë në Llaushë, si mësues ku fleja. Mas nji mujë dite i çoj fjalë atij Ilazit, thom, “O Ilaz, shko e bima krevetin, shtratin me jorgon, e me çarçaf, se s’po kom ku me fjetë”. Se  flejsha ni krevet me ta, dy vetë, mos vet. Ma bjen ai krevetin. Kur ma bjen krevetin, na kishim me sllamaricë i thojshim asaj, me kashtore, me kashtë atë. Shtroja çarçafin përmi, jorganin, jastakun me kashtë, flej qaty edhe pikë. Ma pruni krevetin po pa çarçaf, çarçafin e kish marrë dikush, po masi m’erdh jorgani nuk e bana llogari hiç (buzëqeshë). Ka fjetë aty dikush e ka marrë, e ka marrë.

Edhe aty kom fjetë n’atë dhomë. Nuk kishim kush me na gatu bukë, ku me hongër. Çka me bo? M’thotë ai vllau i madh, “Shko te Murseli”. Njo i mahallës tonë, “Ai osht’ mulli n’mal të Sylës”. Nashta e din ti mullinin, poshtë atje n’rekë. Thotë, “Edhe thuj Murselit, paguja grunin e ai ta blunë millin, merre millin e ço te…” Do miq i kem pasë na atje, Isuf Hajdari ka qenë. E man n’mend nashta ti. Thotë, “E ta gatujnë”.

Kur shkoj une te ai Murseli thom, “O mixha Mursel, a e di ti qe jom bo unë msues?” “Kur more u bone mësues?” {vë dorën e ti në ballë} Thashë, “Vallahin msues m’kanë pru qaty në Likovc, po jom ardhë te ti diçka”. “Çka je ardhë?” Thashë, “Qeshtu, qeshtu… Une paret t’i jepi, me ma blu grunin e me ma qitë te Isuf Hajdari se reja e tij ma gatunë bukën mu edhe Ibrahim Çitakut, dy vetëve. Se s’po kem bukë me hongër”. Tha, “Po. Po ik prej ktuhit, ma mos me t’pa këtu se ka spiuna. Ti m’i qet paret te Isufi, te ai Qerimi, te Qerim Hajdari, edhe Qerimi i bjen këtu, Qerimi ta bjen bukën, ta gatunë bukën. Mo këtu mos hajde”.

E dinte qe unë ruhna, se ky kish qenë Murseli me Ballin Kombëtar, po kish qenë edhe në luftën nacional-çlirimtare deri në Vërshac, po u tutke qe p’e kositin (buzëqeshë). Ma nuk jom shku n’atë mulli, veç kur jom shku mas 30 e sa vjete e kom pa atë mulli (qeshë). Qe kështu ka qenë jeta. Edhe ma binte bukën ai n’mëngjes t’gatume, bukën taze.

E kom pasë atë Ibrahimin, ka pasë qef me hangër, e qitke bukën {prek barkun me duar} thojke, “Vallahin qikjo nuk m’del as mu”. Na keshim me to. Po kështu ishte jeta në arsim, plotë vuajtje, po edhe plotë gëzime edhe dashuri për punë. Dashuri për punë, me entuziazëm, me dashuri shumë t’madhe punonim. Gjatë tërë natës lexonim, lexonim edhe e pysnim njoni-tjetrin si me e paraqitë këtë mësim, si me e paraqitë këtë, konsultoheshim për mos me gabu para nxanësve. Se ishim edhe ne të ri. E kështu.

Abit Hoxha: Na the ma herët për bukën e parë që, t’grytë… Ma përpara e keni hangër bukën e kallamoqt.

Halil Kajtazi: Na nuk kemi dalë nëpër terren aty. Kemi qenë t’ndalumë me fjetë nëpër katune. E di m’kanë çu në Obri mu, n’konferencë. Edhe kur u kry konferenca unë jom bo gati me shku për shkollë. Po ish dimër, ish vështirë, që thiu plaste. I thom une atij zotit t’shpisë, kush ka qenë nuk e di, thom, “Une u nisa”. “Ku?” Thom, “Për shkollë”. Thotë, “Ja, pasha Zotin, thiu pëlset, nuk t’lëshoj…” “O vallahin e kem t’ndalume”. “Hiç! Veç këtu ki m’u nalë me bujtë, e nesër dita e re, nafaka e re thonë”.

E shkreha unë u nala aty. Thotë, “Kqyre djali i mirë çka po t’them. Mos gabo me folë gjo keq kundër partisë edhe partizanit se djalin tem e kom partiash edhe t’çon n’burg, mu edhe ty”. Unë u nala, e po menoj, vetëmveti, po them, “A tek o partia e keqe a? A tek o partizani i keq a?” Mirëpo nuk fola, po meta qashtu n’heshtje. Tha, “Kur t’shkon djali me fjetë me gru, folim unë e ti lirisht”. Shkoi djali, metëm unë edhe ai. Hongrëm darkë e krejt, anej, knej, nejtëm deri në 2 të natës. Çdo gja që ai e ka folë, une e kom shkru n’fletore, po ajo fletore m’ka humbë. Por fjalët e tij nuk m’kanë humbë.

Tha, “Ngo çka po t’thom ti djalë i mirë”. Edhe i ra qergën qishtu me dorë {goditë këmbën e tij} tri here. “Sa të osht’ toka me gjin e shtremta t’drejtës i ka pri, edhe ka me i pri. Edhe ki me pa me dy sy tu, e ki me thonë, ‘Ja mashallah, ja mashallah, ja mashallah…’ Tri here, ‘Sa mirë po i prinë e shtremta t’drejtës’. Ku rrëzohet e shtremta prej t’drejtës nuk dihet. Kur e rrëzon e shtremta t’drejtën, e drejta t’shtremtën nuk dihet”. Këtë fjalë e kom materializu edhe e kom ni poezi qysh i ka pri, i ka pri nji kohë t’gjatë e shtremta t’drejtës. Se çdo luftë osht’ fitu për t’drejtën edhe fitohet për t’drejtën, po tash po thojnë, “E drejta as n’bunar” a përpara thojshin, “E drejta n’bunar” (qeshë). Nashta ju lodha me këtë.

Abit Hoxha: Ja, ja. Osht’ knaqësi me i ndëgju këto fjalë.

Halil Kajtazi:  Eh pastaj kur kom shku në Rozallë, në katund tonë, me kon kom qenë nuk e di, na kanë dhanë, na i thojmë sillë. E di se e kanë pru një krelanë me mazë edhe bukë të grytë. Bukë të grytë, me djath, me long, po kur e kom pa bukën e grytë ashtu se kom kqyrë krelanën. Bukë e fryme, ta merrte menja se ka bi prej qiellit ashtu, e nuk e ka bo dora e femnës. E e kanë kthy atë bukë thashë, “Jo une veç qit bukë du me hangër, un s’du kurgjo tjetër. Edhe thatë me hangër, falemnerës qe paska bukë e djath e anej knej, unë edhe thatë e kisha hangër”. Kurrë nuk e harroj atë bukë që e kom hangër në Rozallë në jetën time. Bukën tjetër e kom hangër te shpia e Rexhep Halilit kanë thanë, në Kostërc. Edhe në qita dy vena kom hangër bukë shqiptari (qeshë).

Edhe lujshim ne me kerre aty i lshojshim teposhtë ato kerret tona, lojnat tona, po edhe hypshim kanihere në Kërstinë edhe u lshojshim teposhtë se osht’ aty pjerrtësi. Edhe vjen ajo çika e e di që nana ia lëmojke flokët asaj çike, e i ka thanë asaj, nanës të saj “Qit çikë, ruma për djalë”. “Jo oj Dinore, nuk t’vyn çika jeme për djalë”.  “Unë po të thom Zylfie qit çikë ruma për djalë”. Edhe qatu e kom ni une nanën, kur erdha une kho në gjimnaz, frika e nanës e e babës që po martohem me serbe gjithsesi me e feju djalin me i nxanë nuse thojshin te na, me i nxanë nuse djalit se mos po na martohet djali me tjetër femën e qat djalë e kemë, se unë isha me nanën e dytë. Edhe shkon baba në Skenderaj aty i thotë atij të zotit të shpisë Nezir Dajaku thotë, “Nesër proma pritni se më ki aty në konak edhe kom me të ra mrena me ta lyp çikën e Sadrisë”.  Thotë “Veli pashë Zotin…” “S’ka,” thotë, “Zoti ma ka dhanë edhe ju keni me ma dhanë, veç aty pritëm se aty jom”.

E ka marrë një killë sheqer, atëherë ka qenë zakon me marrë një killë sheqer, një killë sheqer edhe ka shku aty. Kur ka shku kanë bo ata fjalë, dum e rrum e dum e rrum e {onomatope}, u kthy ai i zoti i shpisë u kanë ai Ibrahim Dajaku, ka thanë, “A po ja jepni qitij, a po ja jepni qitij, a po ja jepni qitij?” Dikush anej, dikush knej. “Une po thom me ja dhanë për djalë Veli Vitakut çikën edhe ja paftë hajrin, tjetër kun hiç kërkun”. Edhe ke fat edhe më kishin pasë feju. Kur u ardh baba ktu ka kallzu, unë isha në gjimnaz s’kom ditë kurgjo, nuk fola une kurgjo, thashë, “Hajt babë mos u mërzit se vallahin per qef ton, magjupe të koftë kom me e marrë dhe me e majtë”.

Edhe u martova me to i linda tetë fëmije. Kjo osht’ fëmia i shtatë, Veli, Proza a? [ i drejtohet djalit] Edhe njo e kom, tetë fëmijë i kom, pesë djem e tri vajza. Ato janë të martuara, Proza ka metë qitu me ne, hamë e pimë bashkë. I ka vllaznit, i ka motrat, i ka krejt këto. Edhe qe kështu. Më ka mbetë qikjo çikë inventar po s’kom çka me bo.

Abit Hoxha: Osht’ e mirë, osht’ knaqësi…

Halil Kajtazi: {Duke lexuar nga një libër} “Kreninë s’ia çon kerri, teshat i’a çon kerri”. “Hasmi kur bjen në gujë, falja gjakun”. “Mos ja unxh fitilin llamës në sobë, se lyp fukarallak”. “Shumëkuj i knon firmja për dugojë, po gjo me shitë në to s’ka”. “Hajlazllaku, hajlazllaku në të rinjë ka hije e në pleqni s’vynë hiç”.

E po ja u lexoj një tregim të shkurtë. “Qysh e ka emrin kali i Lekë Dukagjinit?” Janë kanë tuj knue 40 nxansë në ni ven, e njani prej tyne po ju thotë atyne, “Unë e di historinë ma mirë se ju krejt”. Kur e nijti njani se çka foli, i tha, “Nal se unë po të veti diçka.” Ky që i tha se e din historinë po menon se çka po dojke me vetë. “Qysh e ka emrin kali i Lekë Dukagjinit?” E veti ky nxanësin. Ky nisi e po përfolitet e tha, “S’e di”. U kthye ky e i tha, “Na e dimë se ti s’munesh me e ditë ma tepër se na që jemi 40 vetë”.

Tregimi tjetër osht’ “Shkrimtarët e Lekë Dukagjini”, shkurt. Shkojnë një hinglez dhe një francez, jo një franquz, më falni, shkojnë një hingilez dhe një franquz… Se populli thotë kështu, se gati gabova në gjuhën letrare, edhe lirisht qitne këtë. Të dytë ishin shkrimtarë mi pa Lekë Dukagjinin edhe mi dvet diçka. Kur shkojnë ngat shpisë Leka, kur shkojnë ngat shpisë tina panë se e kish shpinë shumë të keqe. Menojshin se kur të del Leka kanë me u prekë edhe ma shumë e nërmjet veti thojshin “Ky s’tek o kërkushi”. Kur e thirrën dulë Leka meniherë dhe ju tha, “Mirëse ju ka pru e djathta e Perenisë e hoşgeldiniz [mirësevini].”

Leka i priti mirë e ma mirë, ata i thanë, “Lekë, jemi ardhë me të pa e dojmë me të vetë diçka”. “Para se me m’vetë ju mue unë po ju thom, ‘Mos ma kqyrni bukurinë se e marroni Pereninë, e tesha të mira e të këqia, kështu m’i ka pre terzia’”. Tona, “Të na falni,” i thanë këta shkrimarët, “Na po shkojmë, se ma s’kemi çka me të vetë.” Edhe merr fund tregimi. Do të thotë s’kemë çka me t’vetë se ja dha mendimin Leka mirë. Ni fragment ndashi me ja u lexu qe ku e kem Sherif, këtë për Qamil Hoxhën kur rrëfen.

Abit Hoxha: Deshta me folë pak për punën tane tani kur je ardhë në Prishtinë, që me përfundu intervistën se folëm ma shumë që me vazhdu se ke ardh deri këtu. A munesh me na tregu kur ke ardhë në Prishtinë, me çfarë pune ke fillu?

Halil Kajtazi: Posi. Në Prishtinë nga shkolla tetë vjeçare e Rakoshit kom ardhë në shtator të vitit 1963. Jom pranuar si gazetar i Radio Prishtinës. Por aty nuk kam mundur të punoj më shumë se nji vjet e dy-tre muaj, kam kërkuar dorëheqje edhe jam pranuar ne Kombinatin Kosova të Obiqilit atëherë. Kur kom shkuar aty, njëherë më kanë pranuar si përkthyes prej gjuhës serbo-kroate në gjuhën shqipe po pastaj kishte dalë nja dy-tre numra të gazetës në gjuhën shqipe e serbishte edhe më ofruan aty vendin e punës gazetar me shkue. Unë kom punuar aty gazetar thrembëdhjetë vjet e gjysmë në Obiliq.

E kemi nxjerrë gazetën e puntorëve një herë në muajt, dikur dy herë në muajt e tjera. Mas trembëdhjetë vjetëve e gjysmë prej atyhit jom largu edhe kom ardhë në BVI të udhëve të Kosovës. Aty e kom kry punën edhe dy vjet para se me i bo 40 vjetë më kanë pensionue, pension të dhunshëm kështu, por megjithatë ma lidhën pensionin edhe u kry misioni im. Këtu e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 1965 e kom fillue, 1964 e kom fillue, më falni se gabova.

Me 1965 i kom pru të gjithë familjen prej katunit edhe i kam fut në këtë shtëpi edhe ja kemi fillu punës e shkollimit këtu në Prishtinë. Të gjithë djemtë edhe për shkollim erdha këtu, jonë shkollu. Kanë kry shkolla edhe na ka shku jeta mbarë prej qe kemi ardhë këtu.  Prandaj, mbane në mend qita, se unë kom lexuar një libër prej Paul Lafargue atëherë, thotë kështu, françez osht’ ky, kritik françez thotë, “Edhe pemës si pemë duhet të ja ndrrosh trollin me mbjellë dikund tjetër se bon ma shumë ose i pelqen ma mirë. Edhe njeriut si njeriu po duhej me ja ndrru trollin e me qitë dikund tjetër se përparon ma shumë se në atë trollin që ka qenë përpara”.

Pastaj e kom ndëgju edhe një rrëfim shumë interesant thotë, për shembull ishte puna te martesa, kta ma ka thanë një grue e Prekazit, tha, “Çka e fikë burrin deri në ka të zi?” Thashë, “A bre trimneshë, unë merrem me këto punë e me këto fjalë po që nuk po e disha, a po më tregon?” Tha, “Po, të kallzoj, ngo plakën, mu më ka thanë një plakë aty në Prekaz, që burrin e fikë deri në ka të zi gruja e keqe edhe toka e ligë”.

Do të thotë gruja e keqe nuk osht’ puna e keqe me pa me sy po qe s’ka kreacion mendor, që nuk menon me mend, se gruja e meçme thotë, “Njeri unë per ty jom ardhë, e jotja jom, ku të shkojsh ti edhe unë, veç mu po ma merr mendja që në qit vend qitu nuk kemi jetë po marrim udhë dikah tjetër”. E budallica pajtohet me qat ambient të burrit edhe gjithnjë jeton në varfëri. E qaty tha që o puna gruja e keqe që nuk ka mend edhe ma la fjalë kta. Edhe e kom shënu tha “Gruja e keqe të fikë deri në ka të zi e, e mira të qet ne dritë.” Edhe e vërtetë osht’ ajo. Prej që kam ardhë këtu të gjitha punët më kanë shku mbarë edhe jom zhduk, jom largu prej bujqësisë, prej tokës. Nashta e tregova kshtu, por realiteti tregon kshtu.

Abit Hoxha: Po puna juaj me Institutin Albanologjik…

Halil Kajtazi: Unë kom qenë bashkpuntor i Institutit prej 1953. E kom letrën aty në kompjuter kur jom pranuar bashkpuntor i Institutit. E kom edhe letrën qe ja u kom dërgue ktu në kompjuter, mujmë me lexu po do ta lexoni në libër krejt. Kom bashkpunuar me ta. Por ata nuk kanë pasë mundësi me i botu veprat e mia. Nuk kanë qenë të gatshëm me i botu veprat e mia edhe jam tërheq i kam botu në vende të tjera.

Abit Hoxha: A ka pasë najfarë shpjegimi?

Halil Kajtazi: Shpjegimi ka qenë se ka qenë kohë e vështirë atëherë me dal une me libër para njerzve. Edhe me këtë libër kur jom dalë “Proza popullore të Drenicës” më kanë kallzu studentat që e kanë shpërnda librin, shoku im i klasës kur e ka pa e ka gju thotë, “Kush o Halil Kajtazi?” Se na jemi të tillë, shumë subjektiv jemi ndaj rrethit tonë edhe nuk e lamë rrethin tonë me përparu, i anës tonë ka qenë. Mirëpo libri ka mbetë dokument i shkruar, fletorja osht’ e shkrume aty edhe nuk ka kush që e mohon shkencën qysh përdoret nuk ka kush që munet me mohu. A osht’ qishtu a jo? Nëse i mohon ai tona qito librat atëherë s’po vyjka me shkru libra kërkush. Po na do të shkrujmë libra se për nji popull që nuk shkrunë libra, ai popull nuk jeton, nuk ekziston, nuk ka perspektivë, nuk ka jetë.

Prandaj me arsye shumë të plotë, më ka thanë nana ime, ndjesë pastë, që për libër shite kulmin e shpisë. Ky osht’ një parim, prandaj duhet të botojmë libra. Sa ma shumë të botojmë libra, sa ma shumë të botojmë libra, sa ma shumë të botojmë libra edhe t’i servojmë këtij populli, se ky popull osht’ i etshëm për liri edhe për lirinë e librit. Liria e librit ka ardhë, por liria e librit po shkelet. Përpara nuk ka pasë liri libri. Librin që e kom botuar une iu osht’ nënshtru procedurës së Sekratariatit të Punës së Brendshme kjo “Proza e Drenicës”. Ma vonë unë kom ni për atë. Ata osht’ dashtë me dhanë mendimin për libër që s’kanë ditë çka osht’ libri, e pastaj m’u botu libri.

Edhe kur u botu libri, më falni, më ka çu fjalë drejtori i shtypshkronjës, Burhan Gashi, po flas pak me emocion, më ka thanë, “Eja për dy orë, tri orë, librin me ma hekë prej shtypshkronjës se diçka me dhanë kush naj lajm krejt librin duhet me gju në Ibër”. Edhe i ke pagu paret tungatjeta. Thom, “Pritëm aty!” Taksin vërr, tak librat, i kom pru në shpi teme edhe pikë. Qe kshtu ka qenë koha. Me pak fjalë.

Pastaj librat e tjerë prapë i kam botue vetë deri vonë. Ma vonë fillunë me botu njo e, njo e, njo e… I botova afër 30 e sa vepra i kom të botuara. Mos harroni të ja u jepi dhuratë “Romanin në shtëpinë e…” Ty ta pata dhanë atëhere [i drejtohet intervistuesit] s’kom harru. Zonjës t’ia jepi edhe këtij [i drejtohet kameramanit]. Edhe gjithsesi me bo përpjekje me çu në biblotekë ose në qoftë se mundeni Jimmy Carterit me ja çu se ai personazh, të kom kallzu ty e ke lexu [ i drejtohet intervistuesit]. Edhe jom përpjekë me përkthy, po s’kom mundësi.

Në ambasada përkthehen librat, por na s’kemi traditë për atë punë. Se mundet ambasada shqiptare me gjetë njerëz që e përkthejnë, nuk osht’ çështja materiale, po çështja me komunikue se në atë libër kom parashikue se fati jonë, i shqiptarëve, do të futet në shtëpinë e bardhë. E edhe nësë del prej shtëpisë së bardhë fati jonë i zi, ma na jetë nuk kemi në këto troje. Qaty osht’ pikë synimi i veprës time të cilën e kom botuar mbas 45 vjetëve. Prandaj nuk pendohem për atë që e kam thanë edhe për atë që e kom shkruar. Ne kohën e regjimit të mëparshëm ai libër nuk ka guxuar të botohet se do të merrja përgjegjësi.

Abit Hoxha: A është dërgu për me u botu dikun ai libër apo…

Halil Kajtazi: E kom dërgu po kojshi e kom, “Halil marr përgjegjsi unë edhe ti…” Edhe jom tërheq, kurgjo, kurgjo. Masanej ma ka botu mas lufte. Qe e kom të botum qitu mas lufte, ka thanë po ta botoj, qashtu qysh e ke shkru bjere, qashtu kom me ta botu. A në të vërtetë përpara e kom botu në Shqipni, në ‘67-tën.

Abit Hoxha: Prej ‘99-tës, ‘98-tës, ‘99-tës, me familjën e juj, e ju personalisht kah keni qenë?

Halil Kajtazi: Po. Ne lufta na zuni këtu në Prishtinë. Edhe nuk ikëm asnjë prej ktuhit. Nuk u largumë. Arsyet pse nuk u largum janë kto, familja e dajve të mi kanë qenë të vendosur në Matiqan. Tridhjetë e sa antarë familje. Shumica prej tyre femna e fëmije të vogjël. Kur i kanë përzanë prej Matiqanit qitu osht’ afër një katun, nuk kanë pasë ku me ja mësy e kanë ardhë drejtë në shtëpi time. Kur jom ardhë unë mrena krejt e kom gjetë këtu plot, sikur zojt, si bubrrecat, “O mirë se keni ardhë dajtë e mi, o mirë se keni ardhë dajtë e mi”. U çu ajo plaka ka thanë, “O Lilë”, se Lilë më kanë thanë, tha, “Nuk patëm ku me shti kryet veç te ti qitu”. Thashë, “Hajt nusja e dajës mos keni gajle, masi jeni ardhë te unë mos keni gajle se Zoti ka me ju shpëtu edhe juve edhe mue”.

Jonë ardhë, jonë vendosë këtu, katërdhjetë e sa antarë familje i kom pasë unë të dajve e mik, e mikatesha. Na kemi qenë krejt prej ktyne dhomave, edhe naltë tri dhoma, në podrum jemi shkue ata kanë qenë qitu. Plot kjo dhomë ka qenë dyshekë, sungjera, jorgana, qebe, anej knej, ktu kemi jetu. Edhe gjatë bombardimeve, edhe krejt. Kur u bo puna, po thonë kta, “Du me shku me kqyrë në Matiqan a mujm m’u kthy a jo”. Tash unë po frigohna, nuk po muj me ju thanë shkoni se po ju, se nip, se nji nip ton’ jetën me kanë pasë mu. Edhe po frigohna une me ju thanë me shku në Matiqan. Jo po, jo jo, jo anej, jo knej, edhe vijnë disa i murrën edhe thotë, ”Vallahin ishin kthy tanë po kthehem edhe na”. Thom, “Ani, përhajr qoftë, po shkojmë”.

Nuk kemi shku xhadës knej, po kemi shku trup, katunit, nëpër paramilitarë, me të thanë të drejtën. Edhe të gjithë na vrenin, unë perpara, ata mas meje, gra e fmi e krejt mas meje. I kemi vendosë në ato shpia. Plaka met ktu, ajo Dinorja. Ma vonë, u mërzit, “Hajde me më çu atje, me më çu te fmia”. Nuk kisha qysh me çu. S’kish kush veturë, që guxon me lujt e me çu deri në Matiqan. Lumja, flinte me to qitu, thotë, “Babë, po don me u çmend, po don me u tranu. Ta çojmë gjithsesi”. Thom, “ Lume, s’kom qysh vetëm te qitsha në karrocë me ty edhe me e çu ndryshe nuk kom me çka me çu”. Edhe vendosa me karrocë.

Nusja e dajës, sonte flej lirisht, qasaj qe ju zhdukën dhjetë antarë të familjës në oborr. Thomë, “Në koftë kysmet e qe jemë gjallë, unë kom me të çu në Matiqan te thmia, te robt, te krejt”. Tha, “Me çka  don me më çu?” Thashë, “Ti mos u mërzit, me çka, me çka…” thashë, “unë kom me të çu me kolicë, me karrocë, me karrocë kom me të çu, vet m’i grah karrocës”. “Qysh?” Thashë, “Me të qitë aty edhe kom me ta qit jorganin e dej, me të çu dej aty”. E kom marrë Lumën e ni nip e jom hy ktu ka mahalla e Muhaxherëve e jom dalë në rrugë, a po na vrasin qitu paramilitarët, a qitu. Me mjekrra herë u nalshin anej herë knej, na veç punës tonë, rrugës tonë, kur e kom çu aty, në Matiqan, ndash besoni, ndash ma, ne dy anë të udhës i kom pa qishtu shkijet t’u na kqyrë ne, tu e çu atë plakë që i kish 80 e sa vjet në atë kohë.

Jonë dalë në dritare ata, po cokatin rrak, rrak, rrak {onomatope}. I pashë që jonë aty, thom, “Hajdeni kallzomni kah me hi në oborr per me çu plakën”. Më kallzuen kah me hi. Plakën e çova. Kur e çova plakën aty thashë, “Kqyre çka po ju kallzoj…” E kanë ata ni çikë, e kanë pasë në Zvicërr, thashë, “Unë plakën e pruna, ven kom pasë boll, se kur ju kom majtë juve 30 e sa, a 40 kom pasë ven edhe për kta, po deshti m’u tranue për juve, me ardhë ktu”. Ju thom afronu ktu, grave të dajve, “Unë i kom 4000 marka qitu në xhep që i ka çu çika jotë Sadija”. Se u ndanë ata, katër shpia u banë, atëherë kanë qenë bashkë. Thom, “Veç m’ka thanë kshtu, ‘Mos gaboni nëse ikni e ma leni nanën. A që ikni e delni në Shkup une dal e ju marr’”. Thom, “Me qit kusht paret po ja u jepi”. I kom nxjerrë paret, “Kujt me ja dhanë qito nji mijë marka?” “Jepja qisaj gruje”. “Kujt me ja dhanë qito nji mijë?” “Jepja ksaj, jepja ksaj…” Ren ja u kom dhanë 4000. “A e kreva punën?” “Po”.  “A ja u dhash paret? Mos thuni që s’na i ka dhanë Halili paret”. U kry puna.

Edhe jom ardhë une me çikë edhe me djalë trup kah jemi ardhë prej Matiqanit e kemi pa gja të cofme, pa hangër, pa pi, a e din kështu. Jom ardhë në shpi edhe kom vazhdu jetën. Por çka osht’ ma interesant, se harrova me ju tregu, kur kemi shku në Matiqan me dy vajza të dajve, më ka taku mu një shoqe e punës ktu në Kodër te Diellit edhe më ka thanë, “Ku po shkon?” Thashë, “Në Matiqan”. “O Halil të plaqin sytë, ku po shkon po qitu e kanë vra dje njerin e ti po don me marrë udhë për Matiqan”. Thashë, “O mu nuk më vrasin oj Igballe se mu më ka pasë nana njo, mu më runë aj i madhi Zot”. “Qyqy”, ajo.  Unë shkova tash, jom shku edhe e di që e kom marrë do kryp edhe do sheqer e kishin pasë ata aty edhe e kemi pru, pshtum pa rrezik.

Po tani, kur u bo racia, racia e kishte kuptimin, kjo e kupton, edhe ju e kuptoni… përndjekje policore e njerëzve të dyshimt, e kish kuptimin racia. Dola unë me ble bukë për familje, ishim shumë ktu. Kur dal, shoh se mahalla e Muhaxherëve osht’ rrethu prej policëve. Shpejtë e shpejtë vi, qitu ku jeni ardhë ju, policia thom, “Kqyrni djem, edhe nji minut, dy minuta, do të rrethohemi edhe ne, ndashi me ikë me dal në qytet mirë, s’desht, pasha Zotin policia po i merr djemt e ri të mahallës së Muhaxherëve”. I pasha në vetura t’u i marrë. S’mujtën me ikë, s’mujtën me dal, e erdhën hinë ktu.

Kur hinë ktu i çelën këto dhoma, e çelën dhomën ku e kom biblotekën aty e librat, kompjuterin e mshefa e gjuva në tavan. Velinë edhe Besimin i morrën, i qitën si peshqit në një kombi bus, kajtëm pak, s’kanë bo faj, kanë bo faj, anej, knej. I çunë, i rrahën në stacion të policisë, Besimin ma lshunë, Velinë nuk ma lshunë, ma çunë në burg të Lipjanit. Prej burgut të Lipjanit e çunë ne burgun e Sremit. Mas ni vjet e gjysë, bomë përpjepkje edhe me pare u liru nga burgu. Ka qenë nji tmerr.

Po mas rreziku e kemi pasë ditën kur osht’ nënshkru marrëveshja në Kumanovë. Atë natë, qaq shumë kanë shti, kanë shtënë me armë serbët sa menojshim që po na vijnë në shpia e po na korrin me armë. Edhe s’kemi guxu me lujt veni po te gjithë kemi qenë të shtrumë afër mureve, jo me lujtë nëpër dhoma me shetitë, po të gjithë të shtrimë kështu për mos me na kapë plumat. Kur u çumë në mëngjës kishin pushuar armët. Ja nisën me dalë në udhë në qef serbët dhe malazezët. Ja nisën me dalë prapë në qef serbët dhe malazezët. Mas nja nji javë ditë, kryet teposhtë, kryet teposhtë, s’dishim na hiç, kryet teposhtë. “Dobro jutro”. “Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi”. Jo, si na përshendetshin përpara.

Erdhën kta të KFOR-it, hinë të KFOR-it, secilën shpi jonë ardhë e e kanë rrethu me armë tu i ni mos po lëviz kush me kqyr me armatim me gjetë, ku kanë armatim, ku jonë, ku s’jonë, anej, knej, edhe gjetën armatim te ky kojshia jonë e mushën një kamionetë armë. Gjetën aty, gjetën ktu, në disa vena. Kur u bo tri-katër javë, ja nisën po ikun po tërheqen. E takoj une kojshinë e parë me veturë, tuj dashtë me ecë, u nal, thotë, “Halil, qe çelësat e shpisë time”. I ka nxjerrë, “Merre shpinë time, ndaq ruma, ndaq digjma, ndaq çka dushë bon, e jotja osht’, une ika”. “Jo bre burrë, nuk më duhet shpia jote, as çelësat, unë e kom shpinë time, faleminerës”. Tha, “Merri çelësat”. “Nuk më duhet, nuk më duhet, unë e kom shpinë tem, shpi të hujë nuk du. Unë s’po muj e ruj shpinë time e po e ruj shpinë tane, të lutem mos më ngarko”. Tha, “A s’e kom ditë që je kësi soji”. Thashë, “Nuk du, senin e huj s’e du”.  Edhe e ka dhezë veturën krrap {onomatope}, ma s’e kom pa me sy. Jonë shku, kanë ikë të gjithë edhe na e kemi vazhdu jetën tonë.

A e di nji rast, me ju tregu, që e kom pasë qitu nji kojshi, kur e ka pa kojshinë shqiptar t’u çelë temel me ndërtu shpi, e ka thirrë, “Mujo hajde te une, çka po maron?” Thotë, “Vëllau don me maru shpi”. I thotë, “Hajde te une pijmë kafe”. Shkon aty, e pin kafen thotë, “Mujo, mos u bo budallë me maru shpi qitu, pasha dillë, pasha hanë, pasha nanë, pasha kon kom gjallë, në qoftë se fitojmë ne serbtë, qitu asnjo i biri i shqiptarve nuk keni ven qitu, nuk keni jetë qitu, ka me qenë pastrim”. Serbisht, čistka [pastrim], tri herë, qishtu me dorë {fërkon duart} . Edhe jemi nda prej tij, tre mujë ditë para bombardimit, ai e ka lëshu shtëpinë, ka ikë. Kështu që u ndamë me serb në këtë mënyrë, e malazez. A na i kemi nderu, na i kemi respektu deri në momentin e fundit. Por ata nuk na dolën sikur kojshi të vërtetë qysh na kemi mendu. A po më falni? Faleminderit shumë qe me ndëgjuet, edhe çka të keni urdhoni se kom me i tregu nuk i leçoj me ma qitë kanop qitu, nuk i leçoj ngjarjet.

Abit Hoxha: Falemnderës.

Halil Kajtazi: Plus met edhe ajo e tij, edhe në kohë të Milloshit, shkojke si poroti i gjygjit teposhtë me nji, na thomë nji jakne të lëkurës, thojke, “Po shkoj me ja u kajt nanën shqiptarve në gjygj”. Poroti i gjygjit ka qenë qaj, Milan Rajqeviçi, i Llapit ka qenë. E kshtu u bo ndarja me ta, qoftë jetë e kaluar, e qoftë jetë e bardhë të gjithë ata njerëz që kanë luftuar e na kanë ndihmuar që na të mesim në këto troje tona stërgjyshore.

Abit Hoxha: Zotri Halil, falemnerës shumë, na ke nderu shumë, na ke dhanë kohë shumë të çmushme, na ke dhanë material shumë të çmueshëm…

Download PDF