Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991 në EVA International

Kemi kënaqësinë të ua bëjmë të ditur që ekspozita me bazë në hulumtim “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991”, hulumtuar dhe kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore do të jetë pjesë e programit të të ftuarve në EVA International, Bienali i Limerick-ut, edicioni i 39—të, e kuruar nga Merve Elveren nga 4 shtator—15 nëntor, 2020.

EVA është themeluar nga artistë të arteve vizuale në vitin 1977 dhe vazhdon të mbetet një ndër organizatat më stabile të arteve në Irlandë, me një histori bashkëpunimesh me kuratorët më me influencë në botë. Për më shumë informacione vizitoni linkun.