Pjesa e Parë
Anita Susuri: A mund të prezantoheni?
Franjo Gollome: Unë jam Franjo Gollome, nga Janjeva, kroat. Dhe çka ju intereson tjetër?
Anita Susuri: Diçka për familjen tuaj.
Franjo Gollome: Për familjen tonë? Nuk e di çfarë do t’ju thoja për familjen tonë. Ne jemi janjevas, shumica jemi të mësuar të kemi shumë fëmijë. Gjyshja ime i ka pasur njëmbëdhjetë, nëna njëmbëdhjetë, gruaja ime tetë fëmijë. Do të thotë, unë jam prind i tetë fëmijëve, i kam katër djem dhe katër vajza. Dhe kështu mbijetojmë, blegtori dhe për shembull fëmijët më punojnë gjatë sezonës në Kroaci. Ky është fat që kam arritur t’i rregulloj letrat t’i kem edhe ato kroate. Do të thotë, i kam tri dokumente, e kam letërnjoftimin serb që e kam ruajtur, të Kosovës kur është nxjerrë e UNMIK-ut e Kosovës pastaj e kam nxjerrë edhe të Kroacisë. Sa ka qenë ambasada në Beograd, por po them e kam nxjerrë edhe pasaportën në Prishtinë. Tani në Prishtinë nxjerrim gjithçka në ambasadën tonë dhe kështu.
Ky është një plus i madh, përndryshe nuk do të mund të mbijetonim, vetëm këtu të punojmë dhe vetëm me blegtori nuk mund të mbijetohet. E paraardhësit tanë kanë bërë njejtë kështu, kanë bredhur gjithandej nëpër këto fshatra fqinje dhe shtete fqinje. Kanë shkuar në Bullgari, Rumani me kuaj, do të thotë ashtu është jetuar, pastaj vreshta kanë pasur paraardhësit e mi. Gjyshi më ka vdekur në Amerikë, stërgjyshi. Ka shkuar të fitoj para dhe i ka dërguar para gjyshit tim. Dhe gjithnjë i ka folur, “Bleje këtë arën, bleje atë arën, bleje këtë tokën” dhe kështu do të thotë. “Bleje atë vreshtën, cila është më e mira, atë bleje”. Ai dërgonte dollarë nga Amerika. Dhe atje ka vdekur dhe kështu ne i kemi trashëguar vreshtat.
E xhaxhai si fëmijë shkonte nëpër fshatra, me kuaj shiste verë, rrush, pjeshka në Prishtinë afër parkut. Më tregonte ai si i ka shitur. Unë ashtu shkoja në shkollë, fillore, tjetër gjë nuk na interesonte. Menjëherë dy pako, Prishtinë, pazari, kemi punuar kështu deri ‘90-tën. Pas të ‘90-tave edhe puna fillon të zbehet, pastaj unë jam martuar ‘92-tën. Punë nuk ka pasur, inflacion, vuajtje dhe pastaj vendosa dhe kam filluar prapë me blegtori. Edhe sot, ja me këtë merrem, blegtori, tokën nga pak e kultivoj. E gjithë kjo me mundim, me makina të vjetra do të thotë. Ka organizata, janë disa që ofrojnë, që do të jepin të reja, por prej asaj s’ka asgjë. Dikush po merr, e kush po merr, unë… unë nuk kam arritur të fitoj asgjë, as prej shtetit as prej organizatës, as prej askujt. Por mirë është, në fund të fundit, të mbijetojmë.
Anita Susuri: Unë kam dëgjuar prej shumë janjevasve që gjithnjë, do të thotë kanë shkuar në Amerikë për të punuar edhe stërgjyshi juaj apo gjyshi?
Franjo Gollome: Stërgjyshi, Ivan. Ai ka vdekur në Amerikë.
Anita Susuri: Çfarë kanë punuar ata atje, si kanë shkuar deri atje, a ka qenë ndonjë…
Franjo Gollome: Po ka, vëllau ka zbuluar diçka, të dhëna. Kanë shkuar me anije. Nga 30 ditë e 30 netë kanë udhëtuar. Fatkeqësisht nuk ka janjevas të vjetër, sikur të ishte gjyshja ime gjallë, ajo ka vdekur ‘99-tën gjatë bombardimeve. Ajo e dinte këngën, sikur të ishte dikush ta këndonte atë këngë dhe ta përmbledh siç ishte. Si ka qenë, “Udhëtuan 30 ditë, 30 netë, ‘mendja më lujti fare’. Por kjo është këngë e gjatë, pesë minuta ndoshta më shumë. Ka qenë bukur, mua më kujtohet por nuk më kujtohet si ka qenë ajo. Kështu kanë udhëtuar, me anije shkonin. Gjatë…
Anita Susuri: Ju kujtohet babai juaj, si ka qenë ai? Me çka është marr?
Franjo Gollome: Po vetëm pak, babai më kujtohet normalisht më kujtohet, gjallë e kam babain, ai është në Kroaci. Të gjithë i kam në Kroaci, vetëm unë jam këtu dhe djalin e xhaxhait njërin e kam këtu. Përndryshe të gjithë të familjes tonë janë në Kroaci. Edhe vëllezërit, edhe motrat, xhaxhallarët, hallat, të gjithë janë në Kroaci. Unë kam mbetur, nuk mundem asgjë. Por edhe për neve është fundi siç po duket, nga Kroacia njerëzit po shpërngulen do të thotë të ardhme nuk ka…
Anita Susuri: Çfarë ju kujtohet tjetër prej fëmijërisë?
Franjo Gollome: Çfarë nuk më kujtohet, çfarë nuk më kujtohet. Në shkollë, pastaj pas shkollës hajde puno, do të thotë kjo është…
Anita Susuri: Në cilën shkollë keni shkuar, Vlladimir Nazor?
Franjo Gollome: Shkolla Vlladimir Nazor.
Anita Susuri: Si ka qenë atëherë?
Franjo Gollome: E atëherë ka qenë ndryshe, e kundërta prej tash. Për shembull unë kur shkoja në shkollë, kanë qenë katër paralele me nga 40-38 nxënës. E shqiptarë kanë qenë pesëmbëdhjetë. Mua më kujtohet edhe shokët e shkollës, aty janë, disa jetojnë. E tani ka ardhur e kundërta, shqiptarët janë në katër paralele, e kroatët janë në një paralele dhe numërojnë katër-pesë nxënës, tre nxënës (qesh) dhe dy nxënës. Kështu.
Anita Susuri: A jeni shoqëruar?
Franjo Gollome: Gjithmonë jemi shoqëruar, gjithmonë jemi shoqëruar me shqiptarët, me turqit, me serbët, me të gjithë jemi shoqëruar. Dhe tani, edhe sot, ja unë sot kaloj, kam qenë në Lipjan, nga Lipjani kthehem në Gushtericë, kam marrë pleh, farëra, të gjitha. Miku më, ai më ka pritur që prej vjeshtës e deri tani. Tani kam shitur kurbana dhe pastaj ja dërgova. E takoj, “Shkojmë për kafe”. Shkojmë, unë nuk kam, e shpaguaj, do të thotë shoqërohemi por prapë pak janjevas jemi. Tash ata kanë dhënë e me shqiptarët jemi gjithnjë, ditë e natë gjithmonë bashkë. Do të thotë unë nuk kam komshi tjetër apo fqi, do të thotë është shqiptar pas meje, shqiptarë poshtë meje, shqiptarë mbi mua por, gjithmonë jemi shoqëruar. Gjithmonë, gjithmonë.
Anita Susuri: Kur ju keni qenë i vogël, dhe juve sigurisht ju kujtohet ajo jeta familjare, por çka ju ka mbetur më së shumti në mendje?
Franjo Gollome: Po e dini si? Ajo që neve katolikëve na mbetet më së shumti në kujtesë, do të thotë është Nata e Krishtlindjeve, Pashkët, Pashkët përpara, dhjetë ditë përpara thenim, i cakronim vezët. Nëse është e imja më e fortë ia marr vezën dhe kështu. E mbush qesen përplot me vezë. Do të thotë më shumë që na kujtohet, na kujtohen festat tona, Krishtlindjet, Pashkët, do të thotë kemi ne brenda kohëve të shkurtëra festë, festë, festë. Do të thotë më së shumti në kujtim e kemi kishën, fenë, por normalisht aty ka përjetime të ndryshme. Normalisht, kur kemi qenë fëmijë kemi luajtur futboll pastaj ashtu me 15-16 vjet, pastaj kam punuar në Prishtinë e çdo të djelë futboll kemi luajtur. Ekipi me ekipin, do të thotë është një përjetim.
Anita Susuri: A mundeni pak më detajisht, të na i përshkruani pak më detajisht ato, ato festat tuaja? Si i keni…
Franjo Gollome: Po ju them, nuk mund ta dij dikush tjetër sikur ju në mbrëmjen e Bajramit, përgaditja e darkës, do të thotë janë përjetime që njeriu i ndjen, vetëm kush i di. Do të thotë për neve ato janë ditë shumë të mëdha. Për Pashkët shkojmë në mesnatë, do të thotë gjithë natën në kishë për meshë. Pas meshës në konakun e kishës, në shtëpinë e kishës poshtë hare, vallëzim, këndim, pihet. Dhe ashtu njejtë Krishtlindjet, njejtë për të gjitha festat, Shën Kolli dhe kështu. Por vetëm t’ju them, kjo ende festohet në Janjevë, ata të vjetrit, festat e vjetra. Ja njejtë janë edhe janjevasit nëpër Kroaci, ata krejt ndryshe. Pak më ndryshe është, megjithatë është qytet, aty përreth, ku e di unë çka ka aty. Janjeva është Janjevë. Janjeva është vend i veçantë prej të gjitha vendeve në botë.
Janjeva edhe para 30 viteve ka qenë, shqiptarët flisnin që, ky është Cyrihu i vogël, Janjeva. E aty jemi mbledhur le të themi ne janjevasit kemi punuar gjithkund nëpër ish Jugosllavi, edhe jashtë por në ish Jugosllavi. Do të thotë Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja, nuk ka vend ku nuk ka pasur janjevas. Do të thotë paratë janë fituar andej e këtu i kanë hargjuar. Do të thotë këtu kafenetë kanë punuar 24 orë, kurrë nuk janë mbyllur. Edhe verës ka pasur mysafirë e gjatë dimrit le të themi muaji i nëntë, i dhjetë kur vijnë prej detit aty… Kafenetë kanë punuar do të thotë, hargjon populli, punon, punon dhe kur vjen këtu pushon, kënaqet, i hargjon paratë këtu. Do të thotë paraja është rrotulluar këtu në Janjevë. Do të thotë kjo, kjo ka qenë ato vite atëherë, kur filloi lufta çdo gjë filloi të shkatërrohet.
Anita Susuri: A ju kujtohet edhe nëna juaj dhe si kanë jetuar gratë këtu në Janjevë?
Franjo Gollome: E dini çka…
Anita Susuri: Si janë ndarë?
Franjo Gollome: Mua çka më kujtohet dhe çfarë kam dëgjuar, gratë kanë jetuar me mundim, me punë. Gratë kanë punuar shumë atëherë, këto gratë sot nuk punojnë si nënat tona. Ja si sot, ujë nuk kemi qe dhjetë ditë, ne kemi shkuar nëpër burime, i bartnim me duar, me duar dy kova, me duar barteshin, me duar lahej. Do të thotë gratë tepër kanë punuar në krahasim me gratë e sodit. Gratë e sodit i kanë të gjitha kushtet dhe çdo gjë ju mungon. Njejtë edhe neve njerëzve, kemi, kurrë më shumë s’kemi pasur por gjithmonë na mungon ndonjë gjë.
Anita Susuri: Si ka qenë të jetosh me aq shumë vëllezër e motra?
Franjo Gollome: E bukur ka qenë jeta, dashur ka qenë, bukur ka qenë. Do të thotë ne kemi fjetur në një dhomë aty janë lindur, dy dhoma i kemi pasur por dhoma e madhe e cila është, katër me katër [metra] dhoma e madhe thuhet, aty nuk guxon. Do të thotë në një dhomë ke fjetur, jetuar, shumica, shumica. Do të thotë e tillë ka qenë jeta atëherë. Edhe tani kur vijnë nga Kroacia, tani kanë qenë para disa ditësh, thotë, tridhjetë vjet nuk kanë qenë, thotë, “Po rrugët janë të ngushta”. Unë ju them, “Ne nuk i kemi ndryshuar”. Ai muri është, i Lakes, para njëqind vjet i ndërtuar dhe shtëpia, ajo para 40. “E ajo rrugë është por juve ju duket e ngushtë, ju jeni mësuar tani në gjërësi”. Tani po i bëjnë dhomat dhjetë metra, sallone, e këtu kanë qenë tri metra, katër metra ka qenë dhoma, dhoma e madhe, atje nuk guxon, dhe kështu.
Anita Susuri: A ju kujtohet ajo shtëpia e parë ku keni jetuar ju?
Franjo Gollome: Po me kujtohet mua, ajo është edhe tani aty, unë nganjëherë e vizitoj.
Anita Susuri: Ajo është shtëpi prej çerpiqi, dy dhoma, katër me katër dhe aty janë lindur dhe janë rritur dhjetë fëmijë. Por unë jam pak më i veçantë prej njerëzve të tjerë. Do të thotë kur është martuar babai im, unë jam, e para ka qenë motra, pastaj unë, edhe një motër [drejtohet] vëllau, dhe motra. Dhe kur është ndarë babai, mua gjyshi nuk më ka lënë me babain, unë kam mbetur me gjyshin, xhaxhain dhe gjyshen. Unë aty jam rritur por është afër çdo ditë kam shkuar andej-këndej. Por aty jam rritur, pak më ndryshe prej fëmijëve të tjerë.
Anita Susuri: Si, prindërit tuaj janë ndarë apo?
Franjo Gollome: Jo, jo, jo, janë ndarë prej prindërve të tyre.
Anita Susuri: Aha.
Franjo Gollome: E gjyshi mua nuk më ka lëshuar, më ka mbajtur kështu që unë jam rritur me xhaxhain dhe gjyshen. Pastaj kur ka vdekur gjyshi ‘76-tën kur jam, vetëm një vit përpara, kur është ndarë babai, unë kam mbetur me gjyshin, gjyshen dhe xhaxhain. Xhaxhai nuk është martuar dhe kështu para tetë viteve ka vdekur. Unë mbeta me të dhe mbeta edhe sot e kësaj dite. Ai ka vdekur, unë kam mbetur.
Anita Susuri: A kanë qenë prindërit tuaj afër?
Franjo Gollome: Po, po, 150 metra prej këtu.
Anita Susuri: Si ka qenë, si e keni përjetuar ju?
Franjo Gollome: Po unë ndoshta kam qenë pak fëmijë i llastuar, të gjithë ne fëmijët jemi ngacmuar me shoqërinë aty. Këtu fjalosem me shoqërinë, drejtë, iki lart tek prindërit. Shkoj lart gjysmë ore, një orë, atje fjalosem me fëmijët e fqinjëve, ajo vajza i ka pasur flokët dredha unë ja shkulja pak flokët ajo shkon i tregon nënës time, unë drejtë, iki këndej poshtë dhe kështu.
Anita Susuri: Ju më keni thënë që shumë herët keni filluar të punoni.
Franjo Gollome: Po, klasën e tetë e kam përfunduar, pesëmbëdhjetë vjet, puna. Shumica e janjevasve kanë punuar ashtu.
Anita Susuri: A mund të na flisni pak për këtë?
Franjo Gollome: S’ka, menjëherë kam filluar të punoj në Prishtinë, para Tre sheshirave tek miku Roka, ai është tani në Kroaci. Dhe afër tij, vjen inspekcioni, ai është rrahur me inspekcionin, i’a kanë marr atij diçka mall, unë ja shpëtova mallin, mua ma kanë marr atë klasin, të gjithë mallin ma kanë marr. Mbeta me borxh, pastaj aty te Tre sheshirat, ka qenë ai Dulle, “Hajde” thotë, “Franjo” thotë, “puno këtu”, thotë, “në qebaptore”. Fillova në qebaptore, aty ka qenë nxehtë. Ja, disa ditë, nuk po shkon, rrogën e kam pasur le të themi dy herë më të vogël se sa që do ta fitoja këndej. Pastaj prapë e mora me borxh mallin tjetër, fillova prapë dhe kështu, kështu ka shkuar deri ‘89-tën.
‘89-tën kam shkuar në ushtri, në UPJ, ‘90-tën në fillim kam ardhur, kam filluar prapë, kam vazhduar punën, puna zhdukej, janjevasit pastaj filloi lufta. Kroacia, Serbia, së pari sllovenët pastaj Kroacia, ka filluar lufta prapë punoja, ashtu puna ra dhe policia nuk lejonte të punohej. Do të thotë unë punoja në të zezë, nëpër rrugë, patrulla, “Ma jep letërnjoftimin”, kur e shikonin, “Franjo”. “A” thotë, “Tugjman” thotë, “ju ashtu, ju kështu”. Maltretime nga ana e policisë, do të thotë emri më shumë nuk më lejonte të punoja. Do të thotë sapo ta merr letërnjoftimin, “A ju i vrisni tonët”, thotë, “ti dëshiron të punosh këtu”, thotë, “mos të shoh”. Më kanë maltretuar, dhe pastaj ‘92-tën, ‘93-tën jam tërhequr dhe kam filluar zanatin e vjetër që xhaxhai është marr me blegtori dhe deri sot merrem me blegtori.
Por megjithatë këto vitet e fundit, do të thotë çka do që prodhohet, e tëra shitet. E bëjmë djathin, djathi shitet. I kemi kualitative delet dhe dhitë, dhitë e egra, dhitë e kuqe, këto i kërkon Prishtina. Sa miq, sado që ka, do të shitej e unë nuk e shes nga një në mëngjes, por sa ka aq ju shes fqinjëve janjevas. Ata gjithashtu e bëjnë djathin e shtëpisë, djathin tonë janjevas. E sa i përket sallamit janjevas, suxhukut, nuk mund ta bëj askush. Djathin janjevas nuk mund ta bëj askush. Edhe ata pyesin çka është në pyetje, unë ju kam shpjeguar atyre, duart janë në pyetje.
Ajo dora që e bën sugjukun, që e di kur e gatuan, sa e gatuan dhe sugjuku i Janjevës, djathin gjithashtu edhe gruaja ime e ka pranuar atë nga gjyshja që duhet ta di ngrohtësinë e saktë të qumshtit kur ja shton tharmin e sa tharm duhet të ketë nëse vetëm pesë minuta e tejkalon ajo do të thotë ai thotë e ka ngrënë hirra, do të thotë. Me të vërtetë kjo është ajo, me këtë merremi. Këto vitet e fundit tani edhe kurbana po mbajmë, kualiteti është në pyetje, njerëzit e dijnë…
Anita Susuri: Janjeva mjaft ka qenë para viteve të ‘90-ta, mjaft ka pasur…
Franjo Gollome: Plot, përplot. Ka pasur kafene, kanë qenë kafenetë do të thotë ne nga kisha menjëherë në kafenenë e Vrevit, prej Vrevit është hapur edhe Joca, Nace e ka hapur por aty ka qenë e vogël {gromëson} poshtë është Shkorlini, e Savinit, e Tinçes, e Tome Toçes, do të thotë kanë qenë pesë-gjashtë kafene. Përplot, nuk mund, nuk mund të vish deri te pija, ta pijsh një pije do të thotë kjo ka qenë atëherë le të themi tetë, nëntë, ‘90-ta. Një, dy, [‘91, ‘92] tashmë kishte filluar shpërngulja, kroatët janë shpërngulur janë frikësuar njerëzit dhe kështu në shpejtësi edhe janë shpërngulur. Do të thotë deri të ‘95-tën Janjeva 90 për qind ka shkuar.
Anita Susuri: A mundeni pak me detaje të ma përshkruani kur keni qenë ju i vogël, si e kujtoni Janjevën, atë çarshinë dhe ato rrugët e ngushta, pak të na i përshkruani ju ato.
Franjo Gollome: Po unë mund ta kujtoj Janjevën si fëmijë, kur shkoja gjyshit t’i blej ‘75-tën cigare që çarshia ka qenë e mbushur me njerëz, aty ka pasur njerëz qesharak që kanë ditur të bëjnë rrengje dhe të bëjnë shaka dhe të flasin. Dhe sot unë frikësohem, këto dy vite mua më ka hyrë në kokë që fëmijët tonë, do të harrojnë të flasin, ata janë në telefon. Unë mendoj 24 orë po t’i lejoje në telefon do të thotë do të harrojnë edhe të flasin. Njerëzit kanë ditur të flasin, të bëjnë shaka, të ndërtojnë tregime dhe si fëmijë më kujtohet cigare blej. Por edhe kur jam rritur pak më i madh, dal pastaj atje ‘86-tën, ‘87-tën kur janë hapur kafenetë, unë djalosh pastaj ‘88-‘89 pastaj… Kjo ka qenë, ku ta di unë, nuk mund ta përshkruaj askush. Bukur ka qenë, shoqëri ka pasur, edhe me shqiptarët jemi shoqëruar dhe futboll kemi luajtur edhe sot shoqërohemi.
Anita Susuri: A kanë dalur nëpër kafene vetëm meshkujt apo si ka qenë me vajza?
Franjo Gollome: Jo, jo, jo, kanë filluar edhe vajzat të dalin. Do të thotë ‘88-‘89-tën kanë filluar edhe vajzat të dalin, do të thotë aty jemi njohur, aty jemi martuar, në kafene.
Anita Susuri: A mund të na përshkruani pak atë stilin e janjevasve? Do të thotë unë kam dëgjuar që shumë mirë janë veshur, do të thotë kush ka pasur pak më shumë, ka… Do të thotë kanë qenë disi karakteristik janjevasit.
Franjo Gollome: Po ashtu, me të vërtetë kemi pasur para nëpër duar. Dhe nuk është vetëm e rëndësishme të pasur dhe të varfër, të cilët nuk kanë pasur aq para, fëmija për gjëra ka pasur. Do të thotë megjithatë ka fituar për vete të vishet, që të, për dalje dhe kështu. E ka për shembull individë që kanë pasur pare të madhe. Por dora jonë jo, mendoj si gjithmonë, kemi pasur sot për nesër, kemi pasur para nëpër duar, kurrë nuk ka ndodhur që të mos kemi por ka individë që kanë pasur shumë para po edhe sot ka që kanë shumë para, të cilët kanë edhe për jetë para dhe kështu. E për gjëra të bukura gjithnjë kemi qenë, të gjitha më të shtrenjta do të thotë ky punon në Prishtinë, ai nga Turqia mi sjell farmerkat, ma sjell orën, dyqind marka. Çka ka qenë, ajo është por unë ato para i fitoj aty afër tij. Punojmë bashkë, mi sjell farmerkat, këto farmerka, ato, visheshim vërtetë ekstra. Ashtu do të thotë, këtu nuk keni gabuar. Kemi qenë të veçantë.
Anita Susuri: Gjithashtu ka qenë, ka qenë edhe Shtëpia e Kulturës dhe?
Franjo Gollome: Po, ajo është, pak më kujtohet, pak më kujtohet. Kur ka qenë Shtëpia e Kulturës dhe pastaj në ballo aty kanë shkuar edhe meshkujt edhe femrat. Do të thotë kanë filluar, janjevaset kanë filluar të dalin, kanë filluar atëherë, ne e kemi thirrur kino salla, Shtëpia e Kulturës pastaj njejtë për 1 maj atëherë kur kam qenë i vogël, 1 maj në mes të çarshisë në skenë muzika, vallëzim, aty vinin edhe gratë për shembull për 1 maj. E ka qenë e gjithë kjo e bukur por nuk ka më asgjë prej asaj.
Anita Susuri: A ju kujtohet për shembull, një ditë e tillë si ka qenë, në atë ballon për 1 maj? Si ka qenë, për shembull na përshkruani.
Franjo Gollome: Po besom, unë i kam ikur atyre turmave. Gjithnjë kur aty mblidhen unë drejtë, iki në ndonjë kafene, në ndonjë lakore ose me shoqërinë ose me ndonjë vajzë t’i iki turmës dhe kjo është. Ja, nuk më kujtohet ajo dita por më kujtohet mbrëmja e maturës. Do të thotë e përfundoj klasën e tetë, jemi mbledhur aty te kino salla, ja kjo më kujtohet, kino salla do të thotë mbrëmja e maturës, kjo mund të mbahet në mend. Kanë qenë dy motra, bashkë kemi qenë në klasë, vajza e tezës dhe unë, shoqe dhe kështu.
Anita Susuri: Desha t’ju pyes edhe pak për ato daljet dhe muzikën. Pasi që mjaft kanë kënduar në Janjevë, edhe këtë e kam dëgjuar.
Franjo Gollome: Po.
Anita Susuri: Juve ju kujtohet kjo, si ka qenë?
Franjo Gollome: Po kanë qenë ato, kanë qenë ku ta di unë, boshnjake, ato këngët maqedonase, këngë popullore, këngë popullore, muzikë e bukur ka qenë. Sot është gjithçka ndryshe. Por ne njejtë i mbajmë edhe në Kroaci, tani kam ja tani këto dy vite kam filluar, i kemi letrat, i kemi të gjitha, tani mundet e shkoj në dasma edhe në Kroaci. Unë mendoj dasmat, kjo është ajo, muzikën prapë ne, për shembull në shpirt e kemi “Ajde Jano, ‘ajde shpirt” a po më kupton, ajo kënga, do të thotë ne atje e vazhdojmë atë traditë. Diçka më moderne por tradita është traditë. Do të thotë nuk heqim dorë nga tradita.
Anita Susuri: Janjevasit janë mjaft besimtar të devotshëm, do të thotë kështu kam dëgjuar. E ju, a keni qenë edhe ju pjesë e atij stilit të jetës? Do të thotë gjithmonë ka qenë në qendër kisha dhe gjithmonë të gjithë shkonin në kishë.
Franjo Gollome: Po unë mendoj se secili janjevas është besimtar, por mund të them vetëm për vete. Unë gjithmonë kam qenë besimtar dhe deri në varr do të jem besimtar. Do të thotë unë të djelën nuk e humbas, unë shkoj në kishë. Më herët nuk kam mundur, kur fëmijët ishin të vegjël, nuk mund t’i mbyll unë delet, 200 copa, të shkoj në kishë. Por sapo janë rritur fëmijët, atëherë kishën nuk e humbas. Edhe sot e kësaj dite për shembull edhe për Shën Antonin në Prishtinë patjetër shkoj. Engjujt Mbrojtës në Ferizaj është kisha, festë, unë e ndez kombin dhe shkoj.
Stublla, Shën Josipi, Nëna e Perëndisë tri ditë kam shkuar, sipas traditës. Gjyshi ka shkuar, babai ka shkuar, tani po e vazhdoj edhe unë. Të paktën tri ditoren te Nëna e Perëndisë në Letnicë, Shën Jozefin në Stublle, këtë vit nuk kam mundur, në Dunav njejtë e kemi Shën Anën do të thotë ne tradicionalisht i mbajmë këto festa… E jo të gjithë, ka disa nuk shkojnë nga një vit në kishë, për mua është kjo qesharake, unë kur bisedoj me ta, unë pikërisht lidhur me këtë flas. Si është e mundur që…
Anita Susuri: E keni përmendur edhe Nënën e Perëndisë, dhe Letnicën. Dhe e di që janjevasit shkonin nga një muaj atje në Letnicë… Si ka qenë kjo?
Franjo Gollome: Po, pikërisht ashtu. Kjo ka qenë njejtë diku viteve të ‘80-ta, ndoshta edhe më herët, shkohej nga një muaj në Letnicë. Po them, shumica burrave kanë qenë në lëvizje por gratë, familja me fëmijët shkonin atje, edhe burrat që donin, le të themi tani edhe unë jam burrë dhe ne nuk e lëmë atë. Do të thotë tradicionalisht është shkuar edhe më herët, edhe para 50 vjetësh, unë e di se gjyshja na tregonte që gjyshi mbetej pa para, që merrte para, i huazonte, i huazonte, merrte edhe me kamatë, që thuhet në gjuhën tonë me fajde.
Gjyshja më tregonte, “Nuk kemi para për Letnicë, Kola e dërgon një fëmijë, merr fajde merr para, shkonim, nuk e lënim”. Dhe ne gjithmonë shkojmë. Vetëm ‘99-tën nuk kemi qenë dhe gjyshja na ka vdekur dhe pastaj menjëherë ‘99-tën xhaxhai ka shkuar me gruan time dhe fëmijët e mi. Unë kam mbetur në shtëpi me delet dhe do të thotë tradicionalisht gjithmonë shkojmë. Ajo është traditë e jona, i kemi ne atje disa strehë, mëkat që s’keni ardhur t’i shihni ato.
Anita Susuri: Kam qenë, kam qenë.
Franjo Gollome: A ke qenë? A e ke parë?
Anita Susuri: Po.
Franjo Gollome: Mëkat që s’të kam parë, unë kam qenë atje.
Anita Susuri: (qesh) Ka pasur shumë njerëz.
Franjo Gollome: Por do të jetë tani prapë, më 8 shtator. Do të thotë megjithatë njerëzit janë në sezonë, këta nëpër Kroaci, nëpër Kroaci. E tani më 8 janë më të lirë, sezona është kah fundi e ka mjaft [njerëz] nga Kroacia vijnë.