Erëmirë Krasniqi do të mbajë ligjeratë në Institutin për Art bashkëkohor në Cetinje

Të enjten, 16 nëntor, në 19h, në Galerinë e Arteve “Miodrag Dado Đurić” në Cetinje, musafire e projektit “Preokupime/ Konverzacione në muze” do të jetë Erëmirë Krasniqi, e cila do të mbajë ligjeratë me temën, Historia Gojore, Arkivat Alternative dhe Muzetë e Hapura: Drejt praktikave të reja të ekspozitë-bërjes.