Elion Kollçaku

Prishtinë | Date: 4 shtator, 2025 | Duration:

Familja ime u dëbua me vagonë për kafshë drejt Shqipërisë dhe nuk e dinin se çfarë fati i priste. Mendonin se do t’i vrisnin dhe se do të përfundonin në një varr masiv. Nëna ime është mjeke dhe ajo tha: ‘Mora vetëm diplomën time, letërnjoftimet tona, certifikatën tënde të lindjes dhe disa rroba për ty.’ Por ajo i fshehu diplomën, dokumentet dhe disa fotografi, sepse kishte parë filma për Aushvicin, për Luftën e Dytë Botërore dhe për luftën në Bosnje. Ajo tha: ‘E dija që mund të përpiqeshin të thoshin se ne nuk ekzistojmë, se nuk kemi identitet. Prandaj duhej ta vërtetoja që ekzistonim.’ Ajo mori rrezikun t’i mbante dokumentet me vete, edhe pse njerëzit po digjnin letërnjoftime dhe letra pranë kufirit me Shqipërinë.


Lennart & Gresa (Intervistuesit)

Elion Kollçaku ka lindur në Pejë në vitin 1997. Ai ka përfunduar studimet master në Studime Evropiane në Kolegjin e Evropës në Natolin, Poloni. Ai është anëtar i Young European Federalists (JEF).