Danijella Simonoviq

Batushë | Date: 13 nëntor, 2019 | Duration: 105 minuta

Gjyshi ka qenë domethënë zot shtëpie i fortë, njeri i mirë, prind i respektuar dhe gjysh, i cili e ka pasur një pozitë në fshatin e tij. Prej respektit të madh ndaj tij, atëherë në atë kohë, mua më kujtohet si fëmijë, që asnjë vajzë nga fshati nuk është martuar dhe asnjë djalë nuk është martuar nga fshati, jo vetëm nga familja, pa e pyetur atë a është ajo vajza e denjë për atë shtëpi (buzëqesh), a e meriton ai djalë atë vajzë, Domethënë… kjo është fuqia e familjes dhe besimi, domethënë i vendasve, fqinjëve, familjes, kumbarëve, kushërinjve, domethënë ajo fuqia. 

Gjyshi ka qenë ashtu i moshuar, njeri i madh i cili në dorë e ka mbajtur shkopin, kështu, ka luftuar njeriu, ka punuar deri në ditën e fundit. E ka mbajtur mullirin ku e ka bluar miellin për… për bagëtinë, për… kësi, kështu domethënë njerëzit gjithmonë janë mbledhur te ai, të bisedojnë, pastaj fillojnë e këndojnë, pastaj… nuk e di, diçka që… keq që nuk e ka shënuar diku që të shihet ajo, ta sheh kjo rinia jonë si është jetuar dikur, të ringjallen kujtimet, të ringjallen emocionet, të zgjohen të gjithë, që fëmijët të jenë përplot me dashuri.


Anita Susuri (Intervistuesja), Besarta Breznica (Kamera)

Danijella Simonoviq u lind në Bresje të Fushë Kosovës, në vitin 1971. Znj. Simonovic përfundoi shkollën e Mesme të Bujqësisë në Prishtinë, në vitin 1990. Më pas u punësua në kompaninë shtetërore “Žitopromet”, ku punoi deri në vitin 1999. Më vonë në po të njëjtin vit, ajo punësohet në ambulantën e fshatit Batushë, ku punon edhe sot. Zonja Simonoviq gjithashtu është antare e organizatës joqeveritare “Ruka – Ruci” [Dora – dorës] dhe aktivisht jep kontributin e saj në organizata të ndryshme. Sot, ajo jeton në Batusë me familjen dhe dy djemtë e saj.

Danijella Simonoviq

Pjesa e Parë

Anita Susuri: A mund të prezantoheni dhe të na tregoni diçka për veten, për familjen tuaj…

Danijella Simonoviq: Kështu. Unë jam Danijella Simonoviq, jetoj këtu në Batusë. Përndryshe, jam e lindur në fshatin Bresje. Prejardhjen e kam nga familja Mitiq, domethënë, familje e cila… shumë, shumë vite jeton në fshatin Bresje dhe nga një familje e cila ka emër shumë të mirë dhe të njohur, e fuqishme, familje e fortë dhe e bashkuar. Këtu në Batusë jetoj prej vitit ‘94, kur edhe jam martuar, e kam krijuar familjen, e kam krijuar jetën amvisërore timen. I kam dy fëmijë, dy djem. Bashkëshortin fatkeqësisht e kam humbur dhe po luftoj [për mbijetesë] e vetme me familjen time.

Anita Susuri: E keni përmendur që familja juaj ka qenë shumë me ndikim. Përse?

Danijella Simonoviq: Për shkak se, kësi, si t’ju them… ajo familje… po mendoj, sa e di unë, qe tre shekuj jeton në Bresje, që ajo familje, nga ajo familje ka aq [shumë] shkenctarë, aq mjekë, aq shumë domethënë, njerëz të arsimuar me fakultet. Ajo është familje që është marr vetëm me bujqësi, me punën e vet i ka shkolluar, ka nxjerrë në botë njerëz të fuqishëm. Domethënë, familja jonë, familja Mitiq… me fuqinë e saj, domethënë, ka qenë shembull në rrethinë, shembull për vajza, shembull për djem, për martesë të vajzës, për martesë të djalit. Domethënë, shembull vetëm për amvisërinë, shembull për festa, shembull për dasma, shembull t’ju, t’ju gostisin, t’ju pranojnë, t’ju përcjellin, t’ju akomodojnë, domethënë në gjithçka, në çdo këndvështrim. Ju mund të interesoheni edhe pak më mirë, mendoj që të gjithë banorët tonë të vjetër, vendasit, të cilët jetojnë këtu, në këto hapësira, e dijnë. Por edhe familja Simonoviq është gjithashtu familje e fuqishme dhe e suksesshme. Nuk është shumë-antarëshe, por është e ndershme dhe lufton me punën e vet dhe falë punës ata edhe kanë përparuar.

Kësi… ky fshati këtu është fshat i vogël. Vështirë jetohet tani. Tani, tani janë kohët e vështira, jetohet rëndë, tani si t’ju them, tani sikur vetëm po mbijetojmë, sikur po zgjohemi prej ndonjë gjumi të thellë dhe po luftojmë, a e din, për të mbijetuar, që të kësi, që të bashkohen urat tona, dhe të bëhemi ashtu siç kemi qenë dikur. Më kujtohet fëmijëria, ka qenë kështu, ka qenë ashtu, ka qenë… Kur jam rritur në Bresje, ka qenë familja Bogojevci, ku jemi përzier nëpër dasma, në varrime, në pritje të ndryshme, urime të ndryshme, të ndryshme, domethënë gëzoheshim. E kam pasur shoqen Nora, e cila me të vërtetë nuk e di se ku është tani, e do të doja ta shoh dhe të takohem me të. Kemi jetuar… po mendoj, tani janë edhe emocionet që më kanë turbulluar, domethënë më vjen mirë që po flas për këtë por më vjen shumë keq, kjo është vetëm e kaluara e jonë, kujtimi ynë i bukur i cili vështirë se do të kthehet më. Kësi…

Anita Susuri: Si ka qenë ai fshati ku ju…

Danijella Simonoviq: Ku unë jam rritur?

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Po, ai fshati ka qenë… nuk e di saktë sa banorë i ka pasur. Por njerëzit kanë qenë të mbushur me dashuri, shumë, shumë dashuri në mes vete, i kanë dashur të gjithë, gëzoheshin kur të takonin, ata gëzoheshin, lumturoheshin. Kanë ditur të të urojnë, kanë ditur të të blejnë dhuratë, të t’gëzojnë… Fshati ka qenë i përzier, fshati ka qenë multietnik, domethënë, kurrfarë dallime ndërmjet fqinjëve nuk ka pasur, më besoni. Përndryshe, ajo shoqëria, ajo miqësia, ajo vetëm, tani është vetëm një imazh i zbehtë në kujtimet tona në të cilat… shumë do të doja të kthehesha, a e din, sikur të mund ta ktheja tani atë kohë, që ajo, ajo bukuri, ajo, ajo, ajo familja të mblidhet njëherë sepse tani as që njihemi. Janë gjithka nëpër botë. Po dëgjojmë dikush ka shkuar për Amerikë, dikush ka shkuar në Gjermani, dikush ka shkuar në Slloveni, kemi familjarë në Slloveni, nëpër Serbi gjithka… Edhe sikur të mos ishin këto rrjetet sociale që të, Fejsi [Facebook] që të njoftohemi në atë mënyrë, përndryshe e tmerrshme.

Anita Susuri: Si ishin prindërit tuaj?

Danijella Simonoviq: (psherëtimë) Prindërit e mi kanë qenë shumë njerëz të mirë dhe shumë njerëz punëtorë. Babain e kam gjallë, nënën nuk e kam gjallë, ka vdekur shumë e re. Babai vjen, domethënë, nga ajo familja e fuqishme, punëtore, domethënë edhe sot e kësaj dite ata merren me bujqësi. Domethënë, prej punës dhe djersës vet e kanë atë që e kanë. Kësi, nëna ka qenë nga fshati afër, nga Uglara, gjithashtu e ka prejardhjen prej një familje shumë të mirë, familja Deniq, Vitkoviq, e cila tani, përndryshe ata, familja e saj jetojnë në Kralevë. Domethënë, gjatë luftës shpërnguljet lart-poshtë, familja e nënës time jeton në Kralevë. Përndryshe, nëna më ka vdekur 42 vjeçare, ajo ka vdekur para luftës, kështu që më kanë mbetur tre vëllezër, unë dhe babai. Babai ka vazhduar të jetoj me vëllezërit, jeton në bashkësi të mirë, falë Zotit të gjithë janë gjallë e shëndosh, por ja kjo është jeta. Ai është martuar, e ka një grua tjetër tani, edhe njerka është grua e mirë me të vërtetë. Ata edhe sot jetojnë në fshatin Bresje, punojnë, mundohen, domethënë, një familje normale, ja, kështu mund të them. Kësi…

Anita Susuri: A janë marrur edhe ata me bujqësi apo…?

Danijella Simonoviq: Po, po, po… atëherë në atë kohë, domethënë kur ka qenë fëmijëria ime e lumtur, kur gëzohesha, kur mund të ecja nëpër rrugë dhe të këndoja, kur kam mundur të udhëtoj me tren, me autobus, domethënë në disa ballo në fshatrat përreth, nëpër ditëlindje në Prishtinë me shoqe, nuk e di… tani janë kujtime të turbullta, tani janë edhe… me të vërtetë vështirë e kam të flas për këtë, por ja, po më vjen mirë që u prek kjo tema rreth jetës sonë.

Anita Susuri: A keni pasur ekonomi të madhe familjare?

Danijella Simonoviq: Po, po. Mjaft e madhe ka qenë ekonomia familjare, si t’ju them, aq e madhe edhe e fuqishme, nuk e di respekt për të gjitha familjet në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe në Serbi e përreth dhe të gjitha këto, por fuqia e asaj familjes [Mitiq] mendoj që më të fuqishme nuk ka pasur. Ja më besoni. Ata edhe sot kudo qofshin a din, por lidhja është e fortë, ato rrënjët e forta, të bashkuar, ata paraardhësit e fuqishëm të cilët… falë atyre kemi atë që e kemi, zotërojmë atë që e zotërojmë. Domethënë dikush shkollohet që të bëhet më i mençur, unë mendoj që ata (qesh) gjenetikisht, lindin, kësi, njerëz të ditur dhe punëtorë.

Anita Susuri: A ju kujtohen ndoshta edhe gjyshi dhe gjyshja juaj…

Danijella Simonoviq: Po, po, po, po…

Anita Susuri: Ndonjë tregim i tyre, diçka?

Danijella Simonoviq: Po, po, po, po, po, po, po. Gjyshi ka qenë domethënë zot shtëpie i fortë, njeri i mirë, prind i respektuar dhe gjysh, i cili e ka pasur një pozitë në fshatin e tij. Prej respektit të madh ndaj tij, atëherë në atë kohë, mua më kujtohet si fëmijë, që asnjë vajzë nga fshati nuk është martuar dhe asnjë djalë nuk është martuar nga fshati, jo vetëm nga familja, pa e pyetur atë a është ajo vajza e denjë për atë shtëpi (buzëqesh), a e meriton ai djalë atë vajzë. Domethënë… kjo është fuqia e familjes dhe besimi, domethënë i vendasve, fqinjëve, familjes, kumbarëve, kushërinjve, domethënë ajo fuqia.

Gjyshi ka qenë ashtu i moshuar, njeri i madh i cili në dorë e ka mbajtur krroqën, kështu ka luftuar njeriu, ka punuar deri në ditën e fundit. E ka mbajtur mullirin ku e ka bluar miellin për… për bagëtinë, për… kësi, kështu domethënë njerëzit gjithmonë janë mbledhur te ai, të bisedojnë, pastaj fillojnë e këndojnë, pastaj… nuk e di, diçka që… keq që nuk e ka regjistruar diku që të shihet ajo, ta sheh kjo rinia jonë si është jetuar dikur, të ringjallen kujtimet, të ringjallen emocionet, të zgjohen të gjithë, që fëmijët të jenë përplot me dashuri.

Anita Susuri: Unë njëherë kam dëgjuar për ata që e kanë mullirin që aty nuk është sigurt të flihet…

Danijella Simonoviq: Ah jo… (buzëqesh)

Anita Susuri: Gjatë natës… (qesh)

Danijella Simonoviq: Jo, nuk është e vërtetë, janë vetëm tregime, diçka, a e din nga e kaluara me siguri mullinjtë kanë punuar ditë e natë e ato mullinjtë kush do t’i ruante aty, pastaj kanë shpikur tregime të ndryshme që, që njerëzit të frikësohen apo diçka e tillë. Ndoshta edhe vidhej mielli, kush e di, dhe kështu ruhej, me siguri, nuk e di. Përndryshe, jo, nuk është e vërtetë. E kam pasur edhe një xhaxha i cili në fillim të fshatit Bresje e ka pasur mullirin, domethënë para luftës, tani nuk e ka më, fatkeqësisht ka vdekur, familja i është shpërngulur, edhe ai ka bluar, domethënë, shërbim për qytetarët, por jo jo, janë vetëm tregime që (qesh) me siguri i kanë ruajtur mullinjtë dhe fenë edhe traditën, nuk e di vërtetë.

Anita Susuri: Si legjendë.

Danijella Simonoviq: Si njëfarë legjende, diku atje në disa…

Anita Susuri: Sa veta keni qenë në atë familje? A keni pasur motra, vëllezër?

Danijella Simonoviq: Po, po, po. Kemi qenë shtatë. Kësi, gjyshi, gjyshja, nëna dhe babai, dhe, në fakt tetë, e kam pasur edhe një vëlla më të vogël i cili është 17 vite më i vogël se unë, pastaj edhe ai ka ardhur në jetë kështu që, një familje modeste, jo shumë e madhe a din, e cila ka qenë… E, pastaj vëllezërit më janë, unë jam martuar, domethënë vëllezërit janë martuar, vinin nuset, u lindnin fëmijët, dhe kështu që tani…

Anita Susuri: Cilën festë1 e keni festuar në atë familje?

Danijella Simonoviq: Në atë shtëpi ne e kemi festuar festën Shën Arangjelit2. Shën Arangjelin e kemi festuar edhe verës edhe dimrit. Dimrit, i verës është më 26 korrik, e i dimrit është më 21 nëntor. Kjo është tani afër pas disa ditëve. Kështu domethënë, atje në gjini, domethënë ku jam lindur Shën Arangjelin e kemi festuar. Përndryshe është festuar edhe Krishtlindja, Pashkët, Shëngjergji e ka pasur festën e vet, sepse ruhej bagëtia pastaj a din gjithmonë për Shëngjergj kemi therur diçka, si sakrificë që të përparoj shtëpia dhe të gjitha ato. Në fakt, e nderon familjen tënde e cila punon, a din, dhe e ndan kohën që ajo të jetë një drekë familjare, e mbledh familjen më të afërt domethënë. Mirë, aty janë edhe miqtë, kumbarët, domethënë të gjithë që ndihmojnë gjatë vitit dhe pastaj i mbledh për një drekë.

E sa i përket festës, është festë, domethënë traditë e jona që ruhet dhe kultivohet me vite, ashtu si trashëgon pronën prej prindit, ashtu trashëgohet edhe festa. Njëjtë, domethënë e trashëgon festën dhe kumbarinë. Nëse ke, domethënë kumbari edhe atë njejtë e trashëgon. Edhe nëse ke një djalë, dy, tre, tani domethënë varet sa fëmijë i ke, si e ndan pronën, ashtu e ndan edhe kumbarinë. Domethënë, edhe kjo është një traditë që ruhet, e cila domethënë kultiovhet, e cila mbahet me vite. Familjarët e mi e kanë, e di sigurt që kumbaria është e vjetër tre shekuj. Domethënë, familja Mitiq me familjen Grujiq nga Bresja, kumbaria është me siguri tre shekuj, e tani është me siguri edhe më e fortë. Nuk jam e sigurtë, përndryshe do të mund ta plotësoja këtë informatë rreth familjes dhe domethënë trungu i fortë, trungu i fortë i familjes Mitiq. Kësi…

Anita Susuri: Kam dashur t’ju, t’ju pyes më shumë për festën. Pse pikërisht ai shënjtor dhe si shkon ajo rreth festës, pse festohet, për shembull si përgaditet, do të thotë më shumë lidhur me…

Danijella Simonoviq: Me fe…

Anita Susuri: Lidhur me festën…

Danijella Simonoviq: Aha (psherëtinë). Çdo familje e ka festën e vet. Domethënë, ashtu edhe familjet janë përzier, tani frekuentohen me njëra-tjetrën pa ndalur, e më parë ka qenë festë kur familjet janë përzier, gostitur… atëherë kanë zgjatur festat nga tri-katër ditë, a din, familja shkonte në këmbë, vinin për të kaluar natën, domethënë fëmijët njoftoheshin dhe rriteshin bashkë dhe të gjitha këto. Tradita e festës, tradita në vetëvete e karakterizon edhe të zotin e shtëpisë, domethënë mënyra si feston shpërfaq çfarë zot shtëpie je. Kësi, i kemi ne, do të thotë edhe festat [ku përgatitet ushqimi me] yndyrë dhe pa yndyrë, domethënë nuk është vetëm që përgaditet festa [me ushqime] të yndyrshme, domethënë të përgadisësh çkado që të kujtohet, jo, ka edhe heqje dorë nga ushqimi. Domethënë e respekton atë shënjtorin, tani janë ditët tona, e mërkurë, e premte, e kemi agjërimin e madh, aty janë edhe për Krishtlindje, për Pashkët, për ditën e Zonjës, domethënë agjërimi shumëvjeçar i cili, për më shumë javë vazhdon dhe kështu. Tani nëse festa na bjen gjatë agjërimit, domethënë ne e përgadisim tryezën vetëm me ushqime pa yndyrë. Madje, kur janë ato ditët e rrepta që janë… kur agjërohet me ujë, atëherë agjërohet rreptësisht, domethënë ushqimi përgaditet vetëm në ujë, pa vaj. Domethënë ajo që mundet patatja, lakra, domethënë ajo që mundet, agjërim i rreptë, pemë, perime, por pa zej, pa vaj dhe kështu.

Po nuk e di, domethënë çdo fe i ruan traditat e veta, kështu që edhe ne i ruajmë këto, e ajo festa është aq e rëndësishme për familjen, ajo është emri dhe mbiemri i familjes. Emri është domethënë mbiemri im Mitiq, kurse festa mbiemër këto e përbëjnë një familje të fuqishme. Domethënë nuk je askushi nëse nuk e ke traditën tënde dhe festën tënde, si dhe çka do t’ju tregosh fëmijëve, kush je. Si do të kesh, si, ja tani unë kam nipër, jam nënë, tani nipërit e mi shkojnë nëpër Serbi lartë-poshtë, ata do të vijnë tek gjyshja e tyre për festë, dy herë në vit ku do ta vizitojnë gjyshen e tyre, të vijnë të shohin si është gjyshja dhe të gjitha këto. Domethënë, kjo është ajo tradita që ruhet. Shko gjithkund nëpër botë, por kur është festa atë ditë familja bashkohet. Domethënë, vatra e vjetër ruhet ashtu, domethënë për festë përgatiten specialitete të ndryshme, domethënë çkado që të kujtohet në këtë botë, gjithçka që është e bukur, diçka të re, shkon diku e merr, e mëson, e përgatit, gostit, të varfërin ta gostitësh, domethënë dikë që është i uritur, që të të sheh Zoti. Domethënë, falë Zotit, familjen e nderon dhe të gjitha këto, por prapë diçka që mbetet nga festa pastaj e përgatit, të kujtohet dikush që është i pafuqishëm, i’a dërgon bukur, e gëzon, kinse a di…

Anita Susuri: Si dhuratë?

Danijella Simonoviq: Si dhuratë, po, po. Zoti na ka dhuruar ushqim, ka mjaft edhe për mua edhe për ty, kinse ka edhe për ty.

Anita Susuri: Çka ka qenë specialitet, për shembull, e keni pasur atë, ato, si quhet, pogaçja?

Danijella Simonoviq: Pogaçja, pogaçja jonë kosovare është specialitet, domethënë. Festë nuk është nëse nuk e gatuan pogaçen. Domethënë, dasma nuk është nëse, nuk ke pogaçe. Kumbarën nuk mund ta thërrasësh domethënë në dasmë nëse nuk e dërgon pogaçën. Kunatin, domethënë është specialitet i jonë serb dhe shënues serb, një traditë kosovare e cila pa pogaçë nuk është asgjë. Domethënë, ajo pogaça jonë kosovare e cila… është thjesht një bukë por qëndron aq lart në kësi…

Anita Susuri: E a mund të ma përshkruani atë ditë të festës? Si shkon?

Danijella Simonoviq: Kështu…

Anita Susuri: Çka bëhet atë ditë?

Danijella Simonoviq: Atë ditë, domethënë, mundemi, ne festojmë edhe në prag të festës, domethënë në prag të festës është po aq e rëndësishme sa vet festa. Domethënë, përgaditesh… në prag të festës është diku, nëse është kohë dimri, mund të fillojë edhe më herët, sa të errësohet, domethënë pragu i festës konsiderohet menjëherë sa të errësohet. Koha e verës aty pak, dita zgjatet. Atë ditë aq shumë përgaditje ka, domethënë përgaditet ushqimi, përgaditen specialitetet, e renovon kinse pak shtëpinë, aq sa ke mundësi. Bukur, domethënë familja rregullohet bukur, vishet, përgaditen tavolinat, domethënë shërbimi, ushqim, zihet gruri që është më e rëndësishmja. E tash, antari i familjes, i zoti shtëpisë apo fëmijët, e dërgojnë atë ëmbëlsirën e festës në kishë.

Domethënë, zihet gruri patjetër, vera dhe ëmbëlsira e festës. Ato i dërgojmë në kishë, e kemi kishën në fshat, domethënë e dërgojnë atje, e tani, ajo thehet, prehet atje, ka lutje, ka domethënë për antarët e familjes, që është domethënë për çdo festë njejtë. Kjo është traditë, kjo bëhet patjetër. Pastaj, sapo e sjellë i zoti i shtëpisë, kësi, ëmbëlsirën e festës në shtëpi ajo vendoset në tavolinë, pastaj e marrim temjanin dhe bekohet familja, a din, me temjan. Zakonisht mundohemi t’i blejmë ato nëpër manastire atje, madje unë e kam gjetur, shkoj te manastiri atje në Deviç e kam gjetur te ata që e sjellin nga Jerusalemi temjanin, i cili ka aromë shumë të mirë.

Kësi, pastaj familja bekohet pastaj fillojmë të servojmë dhe t’i presim mysafirtë. Shërbimi, domethënë, mysafiri i parë që vjen ai, “Mirëmbrëma, i zoti i shtëpisë, gëzuar festa!” “Mirë se erdhe, urdhëroni!”. Kësi… e gostit të zotin e shtëpisë fillimisht, kësi, mysafirin, së pari mysafirin, domethënë të gjithë në… më vonë kush vjen me grurë, ai gruri që ka qenë në kishë, vera e kuqe, domethënë me këto gostiten mysafirtë në ditën e festës. Dhe në prag të festës. Mund të plotësohet edhe me xhem, mundet edhe me mjaltë, domethënë të gjitha këto, çkado që ka, domethënë, por gruri është më i rëndësishmi.

Mysafirët gostiten, pastaj i pyet për pije kush çka dëshiron të pijë. Zakonisht ne zonjat e shtëpisë mundohemi t’i përgadisim disa likera diçka a di gjithmonë pët t’i befasuar mysafirët, jo me arra, jo me vishnje, domethënë aty ka gjithçka. E tash, nëse i zoti i shtëpisë është më gazmor, fillon edhe të këndoj. Domethënë janë këngët që unë tani më të vërtetë nuk i di, por i kam fëmijët nuk janë tani këtu, të cilët dinë shumë bukur të këndojnë, domethënë ato janë, këngët për festën. “Plepi u shkund, lulet…” domethënë, “i zoti i shtëpisë”, si shkonte kënga, dua të them janë këngë shumë të bukura. Domethënë ajo është… Pastaj edhe fëmijët këndojnë, pastaj dollitë, dollitë serbe, domethënë e merr gotën me pije {tregon me dorë si e mban gotën} dhe ngreh dolli me zotin e shtëpisë, i’a uron festën. Pastaj kryqëzohen, domethënë, me, me duar kryqëzohen ajo është kinse… po e bekon festën e zotit të shtëpisë, e uron dhe unë si mysafir për të sjellë fat, a din, dhe ajo kinse i kryqëzojnë duart, pihet, ngrehen dollitë, po për Zotin, dijnë edhe të dehen mysafirtë dhe pastaj dikush mbetet për të flejtur (qesh), dikush shkon në shtëpi dhe kështu. Domethënë kjo zgjat, zgjat disa orë, pastaj, vendoset gjithmonë nëse është pragu i festës, darka, e atëherë nxirret ajo pogaçja jonë e festës.

E tash, nëse në tavolinë është daja, patjetër me dajën e then pogaçen sepse daja e ka rëndësinë e vet në familje. Nëse bash nuk ke dajë, xhaxhai, domethënë, dikush që është më i moshuar, fqinji i parë është aty. Domethënë, me të, gjithkush vjen shkon, por fqinji i parë është ai që gjithnjë të ndihmon për mirë dhe për të keq. Pastaj pogaçja thehet me fqinjin dhe aty këndohet ndonjë këngë, “Lavdi për ty Krisht o Zot, lavdi ty…” a din, ashtu bash, bukur kush di të këndoj. Kësi, thehet pogaçja, i urohet festa zotit të shtëpisë, bekohet, qiriu i festës ndizet në prag të festës dhe në ditën e festës gjithë ditën. Janë ato {tregon me dorë madhësinë}…

Anita Susuri: Gjithë ditën?

Danijella Simonoviq: Gjithë ditën dhe natën e festës. Është edhe kandili, tani varet nga familja, kandili i cili është i ndezur mbi ikonën, ndizet poashtu në prag të festës dhe qëndron i ndezur edhe nesër. Unë e praktikoj këtë {tregon kah vetja} në shtëpinë time.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Domethënë, patjetër atë sikur e ndriçon, që ja, njëfarë bekimi, përparim, kinse të të sheh Zoti, familjen tënde. Mundohesh a din, që të… edhe i zoti shtëpisë qëndron, domethënë gjatë gjithë kohës sa i ka fqinjtë aty, ai {tregon me gisht para vetes} por, nuk qëndron për shkak të mysafirëve, ai qëndron për festën e tij {tregon me gisht lart}. Domethënë, nuk ulet fare…

Anita Susuri: Nuk ulet?

Danijella Simonoviq: Jo, jo. Ai shërben, pinë, këndon, domethënë, mban gjithçka nën kontroll, që gjithçka të jetë ashtu super. Kësi, dhe kështu domethënë, ndahet ajo pogaçja, po kthehem prapë te pogaçja, ndahet me të gjithë. Gjithmonë pjesa e parë e pogaçes, gjithmonë i lihet të zotit të shtëpisë, a din ai që e ka ndarë më së pari e ndan për vete, pastaj të gjithëve ja ndan {tregon me duar si ndahet} atë bukën, dhe kështu. Darka vendoset, pastaj shkon edhe ëmbëlsira, kush përgadit ëmbëlsirë, kush domethënë, shërben maksimalisht, domethënë hahet, pihet, dhe kështu… Kjo zgjat dy ditë dhe dita e tretë është si përcjellje. Tani domethënë ne, familja jonë këtu në Batusë, e cila është për çdo lavdatë, ditën e tretë, pasi që të gjithë vëllezërit e festojnë të njejtën festë, domethënë këtu në Batusë e festojmë Shën Gjon Pagëzorin. Ditën e tretë të festës, tani familja e cila e ka festuar atë festë, tani ne ndërmjet vete mblidhemi, vëllezërit e lindur. {i bashkon duart}

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Kjo është diçka më e rëndësishmja për familjen. Domethënë, tash unë e kam festuar dy ditë Shën Jovanin dhe nuk kam qenë t’ia uroj kunatit festën apo kunati ka ardhur te unë…

Anita Susuri: I cili e ka të njejtën festë.

Danijella Simonoviq: Ashtu është. E tani, pasi që ne, tani po flas për këtë familjen Simonoviq këtu, pasi që ne jemi më të mëdhenjtë, bashkëshorti im ka qenë më i madhi, i ka dy vëllezër më të vegjël edhe motra e tij në Dobrotin e feston të njejtën festë. E tani, domethënë, familja ditën e tretë përzihet, familja më e afërt, ata, pasi që ne jemi më të mëdhenjtë, prej respektit ndaj familjes tonë, ata të gjithë vijnë këtu. Domethënë edhe njëri vëlla edhe tjetri edhe motra, komplet familja [vijnë] të na urojnë neve festën. Prapë shërbimi. Prapë për shkak të respektit të familjes domethënë është ajo pogaçja, e cila domethënë i mban të gjitha, derisa nuk e ndaj pogaçen, {i kthen duart kah vetja} nuk mund të shkoj. A din, nuk je i uritur por është respekt. Pastaj vëllezërit ndërmjet vete e ndajnë pogaçen, ia urojnë njëri-tjetrit festën, rrijmë këtu dy orë, pastaj shkojmë te ai {tregon me gisht kahjen} te kunati tjetër pastaj te më i vogli, pastaj te kunata në Dobrotin. Kjo mund të zgjas gjithë ditën, ditën e tretë {e mban gishtin tregues para vetes}. Kështu e përcjellim festën.

Tani është pak e rrallë këtu në këto teritore sepse duhet ta kesh familjen për ta nderuar një traditë të tillë kaq të mirë. Fatkeqësisht, unë po them po më vjen keq domethënë, sepse para luftës ka qenë ndryshe, dhe rrallë kush e ka mbajtur këtë zakon, vetëm festën. Por mirë, shohim bëjmë, falë Zotit fëmijët, çka është më e rëndësishme fëmijët e shohin çka duhet të bëhet dhe ata vazhdojnë kështu. Domethënë, djali im i madh, nëse është i gjeneratës ‘92, i ka tre fëmijë, ai e ka marr festën e tij {ngreh duart lart} dhe tani domethënë, ai vjen tek nëna, tek vëllau, vëllau i vogël, t’ia uroj festën, por ai i ka mysafirët e vet, ëmbëlsirën e vet të festës, pogaçen e vet, zonjën e shtëpisë që i’a përgadit të gjitha ato. Dhe kjo është diçka shumë e bukur kur e përjeton si prind…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Dhe shkon te djali t’ia urosh festën. Domethënë ajo… po mundohemi ta imitojmë jetën para luftës. Ta kthejmë atë që ka qenë dhe të vazhdojmë më tutje të jetojmë. Pak është më vështirë, rrethanat janë më të vështira, gjithçka është më e vështirë, por ja, siç duket vullneti po i mund të gjitha.

Anita Susuri: Ju keni përmendur që familja duhet të bekohet, a është ashtu?

Danijella Simonoviq: Patjetër.

Anita Susuri: E çfarë do të thotë kjo sepse unë nuk po e kuptoj?

Danijella Simonoviq: Po ja, sipas zakonit tonë thonë që Zoti të mbizotëroj mbi ty e jo djalli.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: (qesh) Dhe kinse domethënë ai temjani, sikur i përzen djajtë nga shtëpia.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Kjo domethënë, temjani është i domosdoshëm edhe në kishë edhe tek ne në familje. Bekohemi edhe për Krishtlindje, bekohemi edhe për Pashkë, bekohemi edhe për festë, domethënë, për çdo ditë të mirë në prag të festës, ne bekohemi. Dhe mund t’ju them që ajo aromë ndoshta, a din, e gjithë ajo, diçka zgjon, diçka. Si t’ju them, aq mirë ndjehesh kur bekohesh, vetë familja, sikur qetësohen fëmijët, sikur, diçka shumë e bukur. Domethënë, kjo është ajo, që Zoti të komandoj në shtëpi, jo djalli domethënë. Prandaj ai temjani që është temjan i shenjtë, i cili… patjetër domethënë, pa atë është…

Anita Susuri: A thuhet edhe ndonjë fjalë…

Danijella Simonoviq: Po, po, po, po.

Anita Susuri: Kur lëviz ashtu temjani?

Danijella Simonoviq: Po, “Jezu Krisht, bir i Zotit, më mëshiro mua mëkatarin”, domethënë, domethënë nëse ke bërë ndonjë mëkat. “Ma fal o Zot, familjen time”, domethënë, “Më fal o Zot nuk e kam ditur çfarë kam thënë. Zot na jep shëndet, përparim, lumturi, gëzim…” dhe, dhe kështu domethënë, të gjitha, domethënë nëse është festë ti bekohesh dhe thua, “Zot jep shëndet edhe antarëve të familjes sime, birit tim, nuses sime, nipit tim, Zot jep paqe, jep shëndet, jep lumturi, gëzim. Gjallë dhe shëndetshëm u lindshin të gjithë”, a din, vet kinse ta ndjellësh lumturinë. Njejtë dhe për Krishtlindje kur bekohesh, “Zot, jep o Zot shëndet. Na e ruaj bagëtinë”, a din, “Na e ruaj bereqetin” {shikon me pikëpyetje duke u munduar t’i kujtoj fjalët} fushën.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Domethënë, pa… punon, merresh me bujqësi, dhe kinse atë duhet Zoti ta ruaj. Aty janë edhe disa ditë deri te Pashkët, prej Krishtlindjeve deri te Pashkët, janë nëntë të enjte që ruhen (qesh) që breshëri të mos e kap fushën. Ja të moçmit ashtu janë ruajtur. Tani kur një familje punon shumë, që e punon shumë tokën, e cila mbjell grurë, ata ruajnë, kinse a din…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Dikush agjëron, e dikush domethënë, heq dorë nga ushqimi, e dikush nuk do të punoj, gratë zakonisht, amviset ruhen. Kinse, a din, nuk do të shpërlaj sot, nuk do të qëndis, kinse ruhen… Dhe, nuk shtrohen çarqafët e bardhë, kinse ruhet prej breshërit të mos e ndjellësh…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Të bie breshëri, ta shkatërron grurin edhe misrin dhe të gjitha ato. Ja edhe kjo është një prej zakoneve. Kësi, prej Krishtlindjeve deri te Pashkët ato nëntë të enjte. Domethënë njerëzit nuk kanë pasur stacione meteorologjike përpara. Nuk kanë pasur raketa për ta shkatërruar breshërin, por ashtu janë ruajtur, thonë, edhe fushat edhe gruri edhe bagëtia dhe të gjitha. Po.

Anita Susuri: Deshta edhe diçka me ju pyet rreth festës. Më keni treguar se si meshkujt, çka, cili është, kësi, si të them, çfarë duhet të bëjnë ata, si të sillen dhe të gjitha këto…

Danijella Simonoviq: Po.

Anita Susuri: Por, për shembull, amviset, gratë, çfarë kanë bërë ato? A e kanë përgaditur vetëm atë ushqimin edhe atë, atë festën, apo kanë pasur edhe diçka?

Danijella Simonoviq: {e lëshon gotën në tavolinë} Amviset, ato e kanë rolin kryesor.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: E gjithë ajo varet prej zonjës së shtëpisë, domethënë e gjithë, e gjithë atmosfera në shtëpi, nëse janë të hareshëm zoti dhe zonja e shtëpisë, festa është ekstra3 (qesh). Domethënë, zonja e shtëpisë e ka rolin më të vështirë në shtëpi. Domethënë e saja është të përgatit. I zoti shtëpisë sjell, por ajo është ajo e cila e përgatit, i gostis, dekoron, t’i kujtohet çdo gjë, domethënë që… Zonja shtëpisë është shtylla e familjes.

I zoti i shtëpisë domethënë është… por pa zonjën vështirë dhe a e din, ajo është aty më e rëndësishmja, të paktën unë mendoj ashtu, edhe t’i përcjellë [mysafirtë], edhe t’i pret, edhe të shtroj, të servoj, madje për Zotin edhe pogaçja varet prej amvises. Nëse ajo është grua punëtore dhe e aftë, ajo a din, gjithkush e ka dhuntinë e vet. Domethënë ajo ka rol të madh, domethënë çdo gjë varet prej saj. Dhe me ditë zgjat përgatitja për festë, nuk është ajo, nuk mund ta përgadisësh për një ditë. Domethënë shumë ushqim, shumë specialitete, shumë ëmbëlsira, shumë përgatitje. Aty nuk është vetëm përgatitja e tryezës, edhe shtëpitë solemnisht përgaditen…

[Intervista ndërprehet]

Anita Susuri: Mirë, mundeni tani.

Danijella Simonoviq: Dhe kështu domethënë, për zonjën e shtëpisë, amivsja është çelësi i festave. Sa i përket domethënë festës. Thash, domethënë, për një ditë nuk mund të përgatitet, kjo zgjat disa ditë, disa javë së pari duhet shtëpinë ta rregullosh, dikush e gëlqëros, dikush domethënë (qesh), solemnisht a din, përgatitesh, shumë dashuri, shkon te kushërinjtë apo te kunata pastaj e pyet çka ka përgatitur ajo, e çka planifikon ajo të përgatis, e unë do ta përgatis këtë, aty do ta plotësojë, e nuk kam për këtë mjaft para, këndej do të kursej, këtu a din diçka do të, do të shtoj të… të gjithë ne dëshirojmë që ajo të jetë diçka e veçantë për atë ditë. Dhe kështu që zonjat e shtëpisë maksimalisht mundohen dhe lodhen mund të them deri sa kalon festa, po, edhe bash lodhen. Edhe duhet të duken bukur dhe të rregulluara mirë, domethënë nuk është vetëm t’i presësh mysafirët kështu, domethënë gjithçka duhet të jetë…

Anita Susuri: Tip-top.

Danijella Simonoviq: Tip-top (qesh).

Anita Susuri: (Qesh) Desha të kthehemi edhe pak te fëmijëria juaj tani. Në cilën shkollë fillore keni shkuar dhe çfarë kujtime keni?

Danijella Simonoviq: Kështu, unë kam shkuar në shkollën fillore “Aca Maroviq”, në Bresje e kemi pasur shkollën fillore. Kam pasur mësues, i ndjeri Luba Jovanoviq, ai ka qenë nga, nga fshati fqinj. 42 nxënës kemi qenë në klasë. Kemi pasur edhe mjaft romë. Klasa ka qenë me serbë dhe romë, domethënë e përzier. Kësi, ka qenë shkollë e vjetër, pastaj u ndërtua shkolla e re në Fushë Kosovë, por ajo ka qenë, o Zot, parajsë, [e mbushur] përplot shkolla. Më kujtohet kur i binte, a din, kësi, asaj zilës së dorës {lëviz dorën majtas-djathtas} për pushim të gjatë, e kur i jepnim vrapit, e vrapo, kinse të gjithë dëshirojnë diçka të blejnë, të gjithë diçka të thonë, të gjithë diçka të… Asi fëmijërie nuk ka më fatkeqësisht sepse ne kemi shikuar që çdo moment të pushimit të madh të luajmë me litar, ai litari {lëviz dorën në rreth}, basket, apo çka, domethënë ne shoqet atë maksimalisht, domethënë të gjithë diçka atje, e ne atë kohë të lirë kemi shikuar ta shfrytëzojmë për aktivitetet tona fëmijërore.

Nuk kam qenë nxënëse e dobët, kam qenë nxënëse e mirë. Në shtëpi kam pasur shumë punë për shkak të cilave a din, nuk ke mundur as shumë të mësosh sepse kam… por kryesisht jam munduar të jem në gjirin familjar. Madje kam shkuar në gara për histori në klasë të pestë në Maqedoni. Profesori Tomiq atëherë më ka dërguar. Fëmijëria, fatkeqësisht, fatkeqësisht, që kalon aq shpejtë. Ditët më të mira, a din, pse… të gjithë ngutemi ta përfundojmë shkollën, por në fakt të gjithë kthehemi, gjithë jetën kthehem në ditët e mia shkollore. Mësuesi im, mësuesja ime, o Zot, nuk e di…


1 Ceremonia vjetore e familjes dhe nderimi i shenjtorit të tyre, një ngjarje shoqërore në të cilën familja bashkohet në shtëpinë e patriarkut.

2 Arangjeli është engulli i cili i shpëtoi shumë engjuj të tjerë të cilët e tradhëtuan Zotin dhe i’u bashkuan Luciferit.

3 Fjalë nga gjuha angleze që përdoret për të treguar që diçka është jashtëzakonisht mirë.

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: Kur keni shkuar në gara në Maqedoni, a ka qenë kjo hera parë që…

Danijella Simonoviq: Hera e parë që jam nisur diku më larg. Ka qenë, kam qenë në gara lokale këtu, komunale në Fushë Kosovë dhe atëherë, mendoj që e kam zënë vendin e dytë për histori. Por atë histori unë e kam ditur falë gjyshit tim.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Gjyshit tim, po. Ja tani po e përmendi, le ta fal Zoti. Po kthehem tani si e kam ditur historinë. Nuk kam qenë unë aq e mençur që për shembull t’i di të gjitha në klasën e pestë, por gjyshi im, kjo është ajo që ju tregova, ai në mbrëmje i mblidhte fëmijët dhe nuk ka treguar përralla boshe, por e ka rrëfyer historinë, “Ka qenë kjo, ka qenë kështu…”, domethënë atij i kujtohet historia e vet dhe historia e lashtë që ai e ka mësuar si fëmijë dhe tani, domethënë, ne çfarë të bënim tjetër, domethënë nuk ka pasur rrymë dhe pastaj uleshim për të biseduar dhe pastaj ai fliste për histori. Unë kam qenë më e madhja dhe unë të gjitha ato i kam mbajtur në mend, pastaj përmes shkollës shumë mirë i kam, atë diturinë e gjyshit unë e kam treguar. Domethënë, unë pastaj nuk kam mësuar shumë histori në shkollë, por e kam ditur historinë e vjetër. Dhe për Zotin pastaj atje në gara republikane, atëherë ka qenë ish-Jugosllavia, Maqedonia…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Më ka ardhur mirë kur më kanë ftuar të shkoj në gara atje. Atje mendoj se kam qenë në vendin e pestë, më ka pranuar një familje, nuk më kujtohen as emrat, as mbiemrin, por e di që kam kaluar shumë bukur, aq shumë ato kujtimet po zgjohen për atë familje… e çka, fëmijë kam qenë, atëherë kam qenë pesë ditë mysafir. E di që na kanë pritur, na ka pranuar një shkollë, pikërisht në Shkup, kësi, pastaj nxënësit na kanë pranuar si mysafir.

Kinse u organizua diçka në nivel të ish-Jugosllavisë, unë e di që ka pasur fëmijë nga Sllovenia, që ka pasur nxënës domethënë prej të gjitha republikave, kemi qenë atje, kemi qenë mysafir, i kemi vizituar manastiret, me siguri për shkak se të gjithë kemi qenë historianë, kemi pasur edhe çka të shohim, me siguri atje, më kujtohen disa manastire Shën Naumi, njëfarë Shën Jovani, i vizitonim, në Ohër na kanë, kinse liqenin e Ohrit [ta shohim], dhe ata neve na kanë dhënë vëmendje sepse të gjithë fëmijët e kemi ditur atë historinë e lashtë. Kjo shumë më, shumë, shumë mirë më kujtohet, a din, po më vjen keq që i kam harruar ata emra dhe të gjitha ato mbiemrat, por ka qenë moti.

Anita Susuri: Si keni shkuar atje, me tren?

Danijella Simonoviq: Me tren. Me tren, me tren (buzëqesh). E di, kemi qenë, sa? Me profesorin edhe ne pesë veta nga Komuna e Fushë Kosovës kemi shkuar. Kësi, {mbyll sytë} na kanë pritur me disa trëndafila, me disa lule, me disa bombonjera, çokollata…

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Disi a di, shumë bukur na kanë pritur atje. Është përjetim të udhëtosh me tren! Udhëtimi me autobus, vet ato eksurzionet, ato përjetimet, bukur ka qenë… {buzëqesh dhe e lëviz kokën majtas-djathtas}

Anita Susuri: Sa vite i keni përfunduar në atë shkollë? Tetë apo?

Danijella Simonoviq: Tetë, tetë. Pastaj kam qenë gjenerata e fundit, ashtu viti i parë dhe i dytë i përgjithshëm pastaj e kam vazhduar Shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Të gjitha aty, domethënë në Bresje kam shkuar deri në klasën e tetë, viti i parë dhe i dytë shkollim i përgjithshëm ka qenë atëherë. Domethënë, nuk është si tani që shkon direkt, por e para dhe e dyta ka qenë e përgjithshme, e pastaj, e treta dhe e katërta kam shkuar në Shkollën e Bujqësisë në Prishtinë {tregon me gisht kahjen}.

Anita Susuri: Keni udhëtuar çdo ditë apo?

Danijella Simonoviq: Po, po, po kam udhëtuar, normalisht, me autobus pa kurrfarë tollovie, pa kurrfarë problemi, pa kurrfarë, domethënë kemi shkuar një javë ndrrimi i parë, një javë ndrrimi i dytë, kështu që kurrfarë problemi nuk… kjo ka qenë domethënë moti kur kanë qenë kohërat e lumtura. Domethënë, udhëtohej pa përcjelljen e prindit, pa kurrfarë përcjellje. Më kujtohet, errësirë, unë edhe nuk ngutesha, a din. Normalisht, qetësisht, kthehesh në shtëpi me shoqe, flet, mbetesh në rrugë, ndalesh, a din, sa për të biseduar edhe pak, lidhur me shkollën apo për vet jetën tonë.

Anita Susuri: A keni pasur shoqëri nga Bresja…

Danijella Simonoviq: Po, po, po, po…

Anita Susuri: Shkonit bashkë?

Danijella Simonoviq: Kam pasur, po, disa shoqe që kemi shkuar në shkollën e mesme në Prishtinë. Shkonim, në të njejtën klasë kemi qenë edhe jemi shoqëruar, a din, edhe për vet shoqërimin edhe për vet udhëtimin. Përndryshe, shoqe kemi pasur edhe nga Fushë Kosova, nga Prishtina. Unë madje në Shkollën e Bujqësisë e kam pasur shoqen nga Prokuplja e cila ka banuar në Prishtinë. Atëherë edhe prej atje vinin, shkolloheshin, aty kanë jetuar, aty kanë banuar, po mendoj, kësi, kanë qenë kohëra të lumtura që kurrfarë problemi për asnjigjë nuk e kemi pasur dhe…

Anita Susuri: E ju në atë kohë ndoshta keni dalur ndonjëherë në Prishtinë, të shëtiteni nëpër korzo…

Danijella Simonoviq: Po, po, po… në korzo kemi…

Anita Susuri: Si ka qenë atëherë për juve?

Danijella Simonoviq: Në korzo shkonim, tollovi, masa të njerëzve shëtiten, “Përshëndetje, përshëndetje”, a din, kë e njeh, lëviz kokën. Ka qenë një restaurant “Beograd”, aty kthenim për pije. Ka qenë diku në qendër. Për drekë shkonim, ndër Kurriz ka qenë kësi, disa boshnjakë e mbanin, “Bosna” quhej, bënin byrek, e di që e kanë pasur byrekun e shkëlqyer edhe sot e kësaj dite më kujtohet kjo. Patjetër shkonim atje, a din, pas shkollës, patjetër shkonim kur shëtiteshim, a din edhe, ose kur duhej të dilnim a din. Në korzo shkonim, shkonim. Edhe si fëmijë kam shkuar në kinema, përndryshe nuk do të dija çka është kinemaja.

Anita Susuri: Në Prishtinë?

Danijella Simonoviq: Po. Si fëmijë, kësi, hera e parë në kinema në Maqedoni, në atë garën kur kemi qenë atje kam qenë, e pastaj prej kureshtjes si fëmijë, përndryshe nuk do të dija çka është teatri, më besoni. Pas kësaj kështu dhe… Ja, fëmijët tonë edhe nuk e dijnë.

Anita Susuri: A ju ka çuar dikush apo me shoqëri?

Danijella Simonoviq: Po mendoj që me shkollën kemi shkuar në kinema…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Ka qenë diçka lidhur me shkollën, disa emisione kanë qenë, nuk kam ide, diçka e di që shkolla e ka organizuar atë kinema. Përndryshe ne, e kemi prejardhjen prej atyre familjeve ku është punuar me bujqësi dhe nuk ke pasur ti kohë, por mund ta shfrytëzoje atë shëtitje kur ktheheshe nga shkolla, apo kur, a din, nëse e humb ndonjë orë pastaj e shfrytëzon, përndryshe kështu që ti ta ndash kohën, të shkosh të shëtitesh, jo, jo, jo, nuk ka shanse për atë. Pastaj ka qenë e shtune kur dilnim në Fushë Kosovë, kanë qenë disa balo. Pastaj tubimet, tubimet e fshatit, kësi, të fshatrave përreth…

Anita Susuri: A mund të na flisni pak më shumë për këtë…

Danijella Simonoviq: Po, po, po…

Anita Susuri: Për ato ballot…

Danijella Simonoviq: Kjo është sikur shtëpia kur e ka festën, kështu secili fshat e ka, ku ka kishë, kisha e ka festën e vet. Ato janë tubimet tona.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Ja, tek ne këtu në Batusë, është më 20 korrik, kisha quhet “Sveta Nedelja” [E Diela e Shenjtë], dhe kësi, atë ditë, domethënë më 20 korrik, shënohet dita e kishës, tek ne në fshat. Ne këtë e quajmë tubim. E tani, në këtë rrethin tonë, kjo kisha jonë ka qenë atëherë në atë kohë pak më e madhe dhe e ka fituar emrin “Hram”, “Hram” i Batusës.

Derisa kishat tjera, kjo kisha e tubimit në Bresje, me siguri për shkak se i ka dy tubime. Domethënë, edhe çdo kishë sikurse familja, si shtëpia, ashtu edhe vet fshati. E atëherë, domethënë që para luftës, çdo fshat domethënë, sikur këtu në Batusë më 20 korrik, ne e kemi tubimin. Atëherë vijnë të rinjtë domethënë nga i gjithë rrethi, të gjithë mblidhen në atë fshat, që i vizitojnë familjet… E aty kanë qenë ballot, aty të shumtë, kësi, qifte bashkëshortore, shumë dashuri janë lindur në ato tubime dhe (qesh), dhe bashkoheshin, domethënë, “Kur do të martohesh?” “Në tubim”, “Kur do të martohesh?” “Në tubim”. Domethënë familjet janë bërë gati dhe atë ditë domethënë vjen familja dhe atëherë shumica e djemve dhe vajzave janë martuar.

Në Bresje ku jam unë e lindur, mbledhja është në muajin maj, i njëzeti, ndonjëherë 27, ndonjëherë 23, ndryshon ajo, nganjëherë shkon para, kësi… agjërimi, agjërimi për Pashkët, zgjat një javë ditë ajo mbledhja. Domethënë, Priluzhja, Plemetini, domethënë ato, por ato kanë qenë, ke jetuar për atë ditë! Shkon tubimi, domethënë {i prek rrobat} shkon, i gjen rrobat të jesh ashtu a din, si më e mira a din kinse, vajza shëtitet, cila është më e mira, aty shikohej. Tani për fat të keq ky televizori dhe, dhe interneti dhe të gjitha, fëmijëve i’a ka marr atë fëmijërinë dhe vajzave ju është ndërprerë ajo vëmendja. Aty ke më shumë vëmnedje se në këto, kësi. Ashtu jam njoftuar edhe unë me bashkëshortin tim të ndjerë, njejtë në tubim (qesh).

Anita Susuri: Do të flasim edhe për këtë, por deshta t’ju pyes diçka lidhur me ballot. A ka pasur muzikë dhe çfarë muzikë ka pasur?

Danijella Simonoviq: Si jo! Muzikë e gjallë, e gjallë, domethënë, derisa, tani domethënë kush di më mirë të vallzoj hyn në valle, në valle që thonë, kapet në valle, e kur fillon e para, kënga e parë, deri te e fundit, domethënë, kush më mirë e udhëheq vallen…

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Domethënë, vallzuesi më i mirë, vajza më e mirë, e cila vallzon më së miri. Aty edhe në Fushë Kosovë ka qenë “Venac”, shoqëri kulturore-artistike që tani është në Graçanicë. Ajo gjenerata, e di, ata kanë qenë atëherë fillestar, aq është e vjetër, tamam kur kam filluar unë. Pastaj në ballo vallzojnë. Ka qenë në fillim muzika popullore për vallzim, pastaj kishte edhe muzikë argëtuese, domethënë Zdravko Çoliq, aty janë domethënë të gjithë! Hitet që kanë qenë atëherë, Shemsa, Sinan Sakiq edhe sot e kësaj dite. E domethënë, të gjitha këto që janë të vjetra, të gjitha {rrotullon dorën} po sillen edhe sot e kësaj dite.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Kësi, dhe po them, domethënë një herë në javë. Në Fushë Kosovë më duket se ka qenë të shtunën, Priluzhje më duket që ka qenë të djelën apo të premten, nuk më kujtohet, domethënë, Lipjani {tregon kahjen me gisht} edhe Lipjanin e kemi pasur afër poashtu. Pastaj prej Fushë Kosovës me tren për Lipjan shkohej, a din. Autobusin nuk mund ta presësh, Fushë Kosovë e hajde për Lipjan me tren në ballo. Madje Lipjani i ka tri tubime, i pari dhe i fundit domethënë pranvera e hershme. Tri tubime, domethënë, tani në atë oborrin a janë tri kisha apo si, nuk e di saktë, me të vërtetë nuk e di saktë, nuk mund të flas saktë për diçka që nuk di…

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Por e di që kemi shkuar në tri tubime. Pastaj karoceli, muzika, pastaj parku i lojrave, e gjithçka! Domethënë për të gjithë edhe për të moshuarit kafeneja, për fëmijët, domethënë, aty kanë qenë lojërat. I sjellnin ato për fëmijë, për parkun e fëmijëve ato veturat, aty domethënë për të gjitha gjeneratat, për të gjithë ka pasur argëtim. Domethënë i ruan paratë, kursen gjithë vitin, shkon në tubim, dhe pastaj të gjitha i harxhon atje.

Anita Susuri: Kur e keni parë për herë të parë bashkëshortin tuaj?

Danijella Simonoviq: Au, ‘80… (qesh), ‘89-tën jam martuar, domethënë ‘80, ‘89-tën e kam takuar.

Anita Susuri: Si jeni takuar, ku?

Danijella Simonoviq: E, tani do t’ju them si jemi takuar. Kësi, vëllezërit Bajiq, muzikë në Fushë Kosovë tek stacioni i hekurudhës, Usnija Rexhepova, domethënë si muzikë kanë ardhur në Fushë Kosovë, tani të gjithë ne vendasit po shkojmë, ne fëmijë, a din, vajza, e re jam martuar unë…

Anita Susuri: Usnija ka qenë aty? Rexhepova?

Danijella Simonoviq: Po, Usnija Rexhepova, po, po! Në Fushë Kosovë, vëllezërit Bajiq domethënë {tregon me gisht pas vetes}. Nuk e di kush ende ka qenë prej këtyre këngëtarëve. Por, muzika ka qenë në të hapur, stacioni i vjetër i hekurudhës ku është në Fushë Kosovë tani…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Domethënë aty. Dhe më kujtohet, a din, tash të gjithë… dikush me traktor, dikush në këmbë, domethënë po shkon populli, po shkon të shikoj, a e din si? Sikur po shkon në ndonjë arenë! E ne vajzat nga Bresja jemi mbledhur dhe po shkojmë. E, bashkëshorti im i ndjerë, ata për shkak se janë nga Batusa, kjo është më larg, e ke parë relacionin {tregon kahjen me gisht}. Ata kanë shkuar me traktor. Sepse ka qenë vikend edhe nuk kanë pasur mjet transporti. Domethënë autobusi atëherë ka qenë ditëve të punës, zakonisht gjatë vikendit nuk ka pasur autobus, dhe ata me traktor. E ne kinse a din, po qeshim pse ata po voziten me traktor.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: E ne jemi afër e vetëm kemi vrapuar deri aty (qesh).

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Dhe kështu domethënë, jemi njoftuar aty, pak jemi argëtuar diku rreth tre muaj dhe ja, jemi martuar dhe kështu. Unë kësi… Por, ja takimi im ka qenë, domethënë ajo mbledhja, Mbledhja domethënë, muzika ka qenë, ja, shkon në atë tubim, njoftohesh, jo vetëm unë, domethënë, 90 për qind të dashurive janë lindur në tubime.

Anita Susuri: A keni dalur pastaj dhe si jeni parë në atë kohë?

Danijella Simonoviq: Po, po, po në atë kohë domethënë i kemi apsur ballot, kemi dalur normalisht, jemi parë, po nuk ka qenë çdo ditë, sepse unë kam shkuar në shkollë, viti i katërt kam qenë, por kanë qenë ditët domethënë normalisht, kësi, nuk kemi pasur telefona, që të, por është dashur kur të biesh dakord, nëse nuk del atë ditë, të iku treni, përfundoi.

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: (qesh) Por domethënë, shkon, i lë të gjitha dhe shkon, kinse a di, e gjen arsyen, del, por zakonisht në ballo dhe në korzo. Prishtina, aty jemi takuar, aty patjetër, domethënë shëtitja normale, normalisht, domethënë…

Anita Susuri: E a mund të na flisni tani për atë traditën kur familjet njoftohen, për shembull…

Danijella Simonoviq: Kur martohen të rinjtë?

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: E, kështu. Ne…

Anita Susuri: Si është tradita e familjes tuaj?

Danijella Simonoviq: E familjes tonë, ja, unë jam, unë jam martuar, domethënë, mund ta tregoj shembullin tim, ja domethënë, tash të…

Anita Susuri: Ashtu, ashtu.

Danijella Simonoviq: Secila familje e ka zakonin e vet, dhe si e bëjnë ata këtë, por ja unë jam martuar, unë nuk kam ditur, e kjo është ajo familja jonë që të tregova. Unë jam e vetmja vajzë e cila ka ikur nga ajo familje, pa e ditur prindërit e mi, gjyshi dhe gjyshja, unë jam martuar, pa bekimin e tyre, e që janë hidhëruar shumë, e që na është nevojitur kohë që edhe familjet të pajtohen.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Kupton? Sepse unë kinse e kam përdhosur familjen time sepse ata, vajzat e tyre kanë qenë amvise të njohura dhe punëtore, dhe vajza prej familjes së mirë nuk ka mundur ta merr çfarëdo djali. Por ja, unë e re, jam dashuruar dhe kam menduar që do ta zgjidh problemin, jam martuar pa menduar që do ta ofendoj familjen time. Edhe bash i kam ofenduar, a e di si, ajo është dashur, ka zgjatur për Zotin diku dy muaj deri te një pajtim i mirë. A di, ka kaluar një muaj, unë kam qenë e re, jam mërzitur mjaft. Ata madje më kanë propozuar që të kthehem pasi që jam e re, vetëm sa e kam përfunduar, nuk e kam përfunduar as shkollën, në vitin e katërt jam martuar…

Anita Susuri: Pra sa, tetëm…?

Danijella Simonoviq: Po, pa i mbushur 18 vjet, herët kam filluar në shkollë. Madje më kanë ofruar të kthehem, jo, unë nuk kam dashur të kthehem, kam vazhduar të jetoj në këtë familje, një familje e mrekullueshme, familje modeste, kësi… E, pastaj pajtimi i familjeve, u organizua festa. Kësi, ai pajtimi ka qenë te prindërit e mi, a më kupton, ata atje e kanë mbledhur familjen më të afërt, pastaj ne prej këtu, unë, bashkëshorti im i ndjerë, vjehrri, unë vjehrren se kam pasur, edhe ajo gruaja ka vdekur e re, kunata, kunetët, xhaxhallarët, hallat, domethënë ata diku njëzet, që jemi mbledhur nga kjo familja, shkuam te familja ime atje ku është, ku, ku jam unë. E, tani, zakon i familjes tonë është a di, të gjithë kur të hyjnë… arritëm atje, tani familja ime doli për të na pritur. Ka qenë fillimisht gjyshi im i ndjerë, shkon sipas vjetërsisë {e qon gishtin tregues} domethënë jo babai, nëna, por gjyshi, gjyshja, xhaxhai, dikush më i vjetër… Vetëm takohesh, asgjë më shumë. E me mua askush nuk është takuar, të gjithë kanë qenë të hidhëruar. Domethënë, ky është ai pajtimi që organizohet, ky është ai zakon i pajtimit të familjes…

Anita Susuri: Po…

Danijella Simonoviq: Vet martesa. Pastaj, unë jam ulur diku prapa derës, si mysafirtë e padëshiruar, a din. E, tani familjet u ulën, domethënë, të gjithë ulen {tregon me dorë uljen reshtazi} asgjë nuk ka në tavolinë, nuk ka shërbim nuk ka asgjë deri sa nuk zgjidhet.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: E, tani pasi që gjyshi im ka qenë atëherë i gjallë, kur unë jam martuar, gjyshi im domethënë, “Mirëdita”, a di, pyeten të gjitha ato. E, tani, derisa gjyshi nuk më pyet mua {tregon me dorë kah vetja}, nuk ka gjë. “Eja këtu”. Shkoj. “Pse ti e ke lënë familjen tonë? Çka të është nevojitur”, a din, “që ti të na marrësh fytyrën ashtu, të na përdhosësh? Pse ke ikur? Pse jo me dasëm?”…

Anita Susuri: Çfarë të ka shtyrë të…

Danijella Simonoviq: “Çfarë të ka shtyrë të martohesh?”

Anita Susuri: Po (qesh).

Danijella Simonoviq: Unë kam qenë e re, ashtu, as që kam menduar çfarë kam bërë, kësi. E asgjë, unë ashtu kinse, “U dashurova”, i ngushtoj supet, a din, kinse. Gjyshja ime e ndjerë, “Lëre, lëre, gjithmonë ka pasur kësi raste, ajt’ për Zotin”, a din, “tani ta maltretojmë ne fëmijën. Le të hajë bukë e kripë por le të jetë e lumtur”, a din?

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: “Kjo është më e rëndësishmja për vajzën”. Por gjyshi ka qenë i ashpër ashtu. Pastaj ashtu ai më pyet, “A e ke marr ti me dëshirë apo me dhunë?”, kinse mos më kanë marr me dhunë a din (qesh). “Jo”, unë ashtu, “me dëshirë”. E, mirë, pastaj e pyet bashkëshortin tim të ndjerë, a din, “Mos po e maltreton ti këtë fëmijë, a e ke marr me dashuri, a e ke marr, domethënë, për dikë, për inat?”, kjo është më e rëndësishmja domethënë {ngreh gishtin tregues} “Pse ti e ke marr fëmiun tim? A do ta respektosh ti, a do t’i ndihmosh ti në jetë? A do…”, domethënë, “a do ta vendosësh në vendin afër teje apo të të bëhet…”. Dhe kështu ai, “Jo, jo, unë e kam…” kinse a di, “Jam frikësuar, që mos, mos po e humb, prandaj e kam marr”, a di, kinse “e kam grabitur”.

E, kështu kjo. E pastaj, ai, gjyshi, na uron neve, na jep bekimin, pastaj prindërit e mi na urojnë, pastaj prindërit e tij, pastaj familja ndërmjet vete, njëri-tjetrin e urojnë, madje vjehrri im e ka marr me vete edhe një shishe raki. Edhe rakia e ka domethënjen e saj në familjen tonë, jo vetëm në familjen tonë, në traditën tonë.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Pija rakia, e cila është e dekoruar. Vetë akti do të thotë si, domethënë gëzimi ka…

Anita Susuri: Gëzim.

Danijella Simonoviq: E. Dhe pastaj, është dollia e cila pihet edhe kryqëzohen dhe të gjitha. E, pas kësaj domethënë, shkon shërbimi, ëmbëlsira, uji. Xhem dhe ujë, kinse të… Edhe ai xhemi e ka domethënjen, kinse familjet të duhen. Nuk ka asgjë të gjelbtë që servohet, por diçka e ëmbël, që familjet të duhen, të respektohen, domethënë shoqërimi, e. Dhe pastaj kjo, pasi shërbehet xhemi, kafja, pija, kush çka pinë, e pastaj shkon ushqimi, njejtë. Pastaj fillon kënga, tani gjithçka varet nga familja, sipas mundësisë. Ka pasur edhe muzikë pastaj, domethënë, në atë pajtimin tim, e ka ndjekur edhe muzika. E pastaj, kur kalon një kohë, njejtë nxiret pogaçja, pogaçja të cilën e thejnë miqtë, domethënë, babai im edhe babai i tij.

Ata e thejnë atë si në shenjë miqësie, në shenjë respekti, shenjë dashurie, shenjë miqësie, domethënë, shenjë e miqësisë së përbashkët deri në fund të jetës. Kinse ashtu çka bashkon Zoti, askush të mos e ndaj, që të jetë ashtu e ashtu. E, pastaj marrin bukë e kripë për të ngrënë, kinse ne të përshtatemi si buka me kripën, dhe ashtu si nuk mundet kripa pa, mielli pa kripë, buka pa, domethënë, ashtu të jetë. Kështu domethënë, vetë tradita. Njejtë tortet, ëmbëlsirat, të gjitha ato. E tani domethënë ka dhurata. Domethënë përgditet dhurata. Nënën e kam pasur gjallë, atëherë e ka përgaditur dhuratën brenda në boshqe, boshqe…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Edhe ju keni me siguri, ato janë shamia që janë të qëndisura dhe ku dhurata për dhëndrrin përgaditet aty, për bijën, domethënë, e cila lidhet e mbahet kështu {ngirt duart sikur po mban diçka}, domethënë dhurohet kinse t’i kesh duart plot. Dhurohen të gjithë domethënë. Dhe kjo është çështje e familjes dhe sipas mundësisë së familjes. Familja ime i ka pasur mundësitë, atëherë i kanë dhuruar komplet, kësi, miqtë që kanë qenë atë ditë. Domethënë nuk je i detyruar, por i bën dhuratë vajzës, dhëndrrit dhe mikut kryesor, domethënë ata të shtëpisë, këta nga kjo anë, por pasi që kanë pasur mundësi ju kanë bërë dhurata të gjithëve. Dhe kështu, të përcjellin me këngë dhe kështu.

Anita Susuri: E si jeni ndjerë ju atëherë? Familja nuk dëshiron të bisedoj me juve…

Danijella Simonoviq: {bashkon supet} (qesh) Shumë vështirë…

Anita Susuri: Si ka qenë për juve?

Danijella Simonoviq: Shumë vështirë, shumë vështirë… Qesh, e të vjen të qash, a din. Do të doje të shkoje te koka, sikur te nëna, e ti je këndej. A din? Do të doje edhe njërën edhe tjetrën, e nuk dëshiron ta humbasësh as njërën, as tjetrën dhe pastaj aty është ai rreziku fëmija femër që e bart me vete. Kanë qenë kohëra të vështira, dhe me të vërtetë sa i përket fëmijës femër atëherë, domethënë, shumë është ruajtur, shumë është mbrojtur, nuk ke pasur liri të mjaftueshme as prej familjes, as prej shoqërisë, të shkosh ti diku lirshëm. Ja unë ashtu kam ikur, mua më ka ndodhur. Përndryshe, domethënë shkon dasma, shkojnë zakonet, shkon ai fëmiu femër, shkoje në një shtëpi tjetër, me dijeni, me, siç thuhet me marifet, me…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Merr me vete gjithë atë që është më e mira. Dhe kështu, kësi… E pastaj kur kalon pajtimi, e tani familja ime vjen të njihen me shtëpinë ku unë jam martuar. Kjo është një javë pas pajtimit dhe quhet java e parë. Domethënë, vetë akti i zakonit të qiftit të ri, java e parë. E tani, në atë javën e parë vijnë të gjithë të rinjtë. Të rinjtë, domethënë nëse ke në familje vëlla, motër, vajzë të halles, vajzë të dajës, domethënë të gjithë të rinjtë shkojnë. E, tani, nëna ti përgadit këto: ta dërgon përparësen, ta dërgon çantën, ta dërgon gjilpërën, perin, domethënë, fillo diçka të qepësh, ta ndjell që të bëhesh zonjë shtëpie, që… Kësi, papuçe për shtëpi, domethënë diçka që është dashur si vajzë të sjellësh në atë shtëpi, domethënë ajo ti dërgon ato në javën e parë disa imtësira simbolike që ja e kanë një domethënje, mjaft domethënje kanë.

Ta dërgon një torte, të dërgon kësi, e zakonisht a din, pixhama, papuçe, diçka më bazike, domethënë, e, e perin dhe gjilpërën patjetër. Domethënë në javën e parë të gjithë i dërgojnë këto, edhe përparësen, kinse të bëhesh zonjë shtëpie. Po ashtu domethënë vjen familja, i pret, prapë gostia, shoqërimi. Tashmë nuk ka një traditë të tillë, a din që të pajtohen, tani vijnë për herë të parë. Tani kanë filluar edhe prindërit të shkojnë atë ditë, domethënë, e lëshojnë rininë, pastaj prindërit vijnë më vonë dhe kështu. Por kur është situata normale domethënë prindërit vijnë menjëherë nesër kur amrtohesh, të shohin ku po jeton, që miqtë të njoftohen, që, çka është më e rëndësishmja familjen ta njoftosh, domethënë, që të mos e takosh ti vjehrren në rrugë dhe të kaloj ashtu, a di?

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Mikesha, mikeshën të, të mos e njeh.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Domethënë, shikojnë që të kryhen sa më shpejtë ato zakone, akti i njohjes, akti i familjes. E, përndryshe ti si nuse, kur martohesh, tabakun në dorë kushdo që vjen, të shërbesh, të qëndrosh në këmbë, t’i respektosh dhe kështu me radhë (buzëqesh).

Anita Susuri: E si ju ka pranuar ajo familja e bashkëshortit?

Danijella Simonoviq: Ajo familja e bashkëshortit tim, domethënë, unë kam qenë njëra prej vajzave më të pasura, jam martuar për djalin më të varfër.

Anita Susuri: Simonoviq?

Danijella Simonoviq: Po. Nuk kanë qenë ata aq të varfër deri në atë masë, por në atë kohë ku kam jetuar dhe ku kam ardhur, ka qenë dallim i madh. Si toka me qiellin. Por,, ja, jam martuar me dashuri, e kam dashur dhe e kam marr. Nuk kam dashur të na shkatërrohet martesa për shkak të familjes. E familja Simonoviq më ka pranuar aq mirë, si fëmijën e tyre. Ndoshta edhe më shumë se aq. E unë e kam pasur respektin tim që e kam marr nga ajo familja, e ajo, një fjalë e mirë i hap dyert e arta. Domethënë, vjehrren nuk e kam pasur, e kam pasur vjehrrin, dy kunetë dhe kunatën. Kunata ka qenë më e madhe, kunetët kanë qenë më të rinj dhe nuk kanë qenë të martuar, as kunata nuk ka qenë e martuar.

Anita Susuri: Keni jetuar në të njejtën shtëpi?

Danijella Simonoviq: Në të njejtën shtëpi, po, po. Dy dhoma të vogla, kuhina, korridori, banjo, dhe kështu. Në një shtëpi shumë të vogël dhe modeste me shumë dashuri dhe ngrohtësi. Domethënë, kurrë pasuria nuk është matur, kurrë nuk është matur, domethënë, unë të gjithëve ju them kështu edhe sot e kësaj dite domethënë, që ajo nuk shikohet, domethënë, gjithmonë ta marrësh dikë me të cilin mund ta ndash jetën, që mund ta kalosh jetën, t’i tejkalosh ato, po… dhe kështu. Kësi…

Anita Susuri: Ata nuk kanë pasur ekonomi të madhe familjare, apo si?

Danijella Simonoviq: Po, nuk kanë pasur ekonomi të madhe familjare sepse nëna ju ka vdekur e re, babai ka luftuar vet, i ka shkolluar fëmijët, nuk ka pasur mundësi as të, sepse, ndryshe është kur qifti bashkëshortor i shkollon fëmijët dhe luftojnë bashkë, ndryshe është vetëm njëri. {tregon numrin një me gishtin tregues}

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Domethënë, ai ka qenë për ta edhe baba edhe nënë dhe ashtu, i ndjeri, le ta fal Zoti, por ka luftuar. Kësi, madje, mjaft e re jam martuar nga Bresja, shumë gjëra nuk i kam ditur t’i bëj, pastaj ai më ka mësuar, a e din? Madje edhe nëse gabja, ai më lavdëron, “Po, super është ajo,” a din, “Vetëm ti vazhdo. E shkëlqyeshme!” I kënaqur plaku, mos pyet (qesh). Dhe mund t’ju them, unë kështu flas gjithkund, domethënë, që kësi, modestia e familjes ka shumë domethënje dhe kur është familja e bashkuar, e, familja kur ka marrëveshje, kur familja ka durim, përplot me dashuri – aty ka edhe përparim, mund t’ju them. Kështu që nuk kam pasur kurrfar probleme. Edhe sot e kësaj dite respektohemi, edhe sot e kësaj dite kemi mbetur një familje Simonoviq e fuqishme dhe e bashkuar, që bash mirë respektohemi. Domethënë, unë kam kunata me të cilat jemi si motra. Vëllezërit ndoshta edhe janë hidhëruar apo nuk janë, ne ato nuk i kemi shikuar kurrë, ne e kemi vazhduar jetën tonë. Fëmijët kalojnë mirë. Domethënë, unë i kam dy djem. Ai ka vajzë të xhaxhait, të cilën e respekton si motër, edhe ato vajzat e xhaxhait i respektojnë ata si vëllezër. Domethënë, është e rrallë, por mua më vjen mirë kur shkoj diku dhe kur dikush flet për neve, “Kjo është ajo, që janë ato kunatat, a të kujtohet, a din, flitet për to…” Kjo domethënë shumë. Kjo ka domethënje edhe për fëmijët sepse edhe fëmijët pastaj…

Anita Susuri: Kanë themel të fortë.

Danijella Simonoviq: Normalisht. Rrënjët e pastaj është e lehtë të kesh krahë e të fluturosh. Kur i ke rrënjët e forta, krahët janë {i hap duart}.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Po.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Me çka është marr familja e bashkëshortit tuaj apo bashkëshorti juaj?

Danijella Simonoviq: Po ka qenë familje punëtore, ata, pak kanë pasur tokë, diçka nuk kanë, vetëm për vete çka ju është nevojitur. Vjehrri i ndjerë ka punuar në “Zhitopromet1”, fëmijët shkolloheshin, kështu që a din, prej punës vet dhe familje modeste, bash familje modeste. Domethënë prej rrogës kanë jetuar dhe kështu, ashtu janë munduar, kanë luftuar [për mbijetesë] sa janë shkolluar, derisa secili ka dalur në rrugë të vet dhe ka vazhduar më tutje. Kësi, domethënë asgjë nuk kanë, ja edhe sot e kësaj dite asgjë nuk kanë shitur, asgjë, të gjithë kanë arritur t’i bëjnë shtëpitë e veta, të gjithë i kanë krijuar familjet e veta, pronën e vet, domethënë, me shpinë dhe me shat.

Anita Susuri: Po, po. Ju, pra, kur e keni përfunduar shkollën e mesme, më tutje më nuk keni shkuar?

Danijella Simonoviq: Nuk kam shkuar më tutje…

Anita Susuri: Pastaj jeni martuar.

Danijella Simonoviq: Jam martuar.

Anita Susuri: Si ka rrjedhur pastaj jeta, çfarë martese keni pasur?

Danijella Simonoviq: E, domethënë, je… jam martuar këtu në Batusë, shtëpia e familjes {tregon me gisht drejtimin} ka qenë në fillim të fshatit. Këtë e kemi blerë, këtu e kemi ndërtuar. Kësi, pasi që kemi qenë shumë veta në shtëpi, ne kemi dal, kemi jetuar me qera në Fushë Kosovë. Unë pastaj u punësova në “Zhitopromet”, në Prishtinë kam punuar. Kësi, thash, kemi banuar me qera në lagjen e Livadhit, te disa njerëz të mrekullueshëm, me të vërtetë moti ka qenë kjo, por super njerëz kanë qenë. Pas tri vitesh e kam lindur djalin. Domethënë, jo menjëherë por pas tri vitesh e kam lindur djalin. Përndryshe, martesa si martesë super na ka funksionuar. Kemi pasur marrëveshje, kemi pasur, kemi jetuar në një dhomë por kemi qenë shumë të lumtur. Shumë. Më kujtohet i kam mbledhur disa para, shkova ta blej nje tepsi, unë jam gëzuar prej Prishtinës deri në Fushë Kosovë. Nuk ka pasur grua më të lumtur se unë. Unë jam, a din, të bëhesh me shtëpi në kohën e inflacionit, viti ‘92…

Anita Susuri: Po…

Danijella Simonoviq: Atëherë ka qenë jeta e vështirë. Domethënë, kemi punuar për shumë pak para dhe domethënë është dashur shumë të lësh anash për të blerë diçka. Atë deri sa e blen, inflacioni e hante. Por të lumtur kemi qenë! Më kujtohet jeta ne në një dhomë në Fushë Kosovë, në lagjen e Livadhit kemi banuar, pastaj aty u lind edhe djali i madh… Rrallë, rrallë, unë e di, i takoja shoqet, mikeshat, të gjithave ju mungonte ndonjë gjë, a din, janë martuar, shtëpia plot, të gjithë të pakënaqur, e unë plot lumturi! Ato më shikonin, “Zot, si është kjo grua kaq e lumtur!”.

Në fakt, të gjitha, bashkësia, dashuria e krijon lumturinë, asgjë tjetër. Asgjë tjetër. Dhe domethënë funksiononte gjithçka si duhej. Unë punoja, njejtë edhe ai shkonte në punë, fëmijën e kemi pasur në çerdhe. Unë kam punuar edhe ndërrimin e parë edhe të dytë sepse një kohë kam punuar në dyqan, “Zhitopromet”, lart te Bregu i Diellit, kam udhëtuar. Ai e merrte pasdite fëmijën… Bash normale, një martesë normale. Dhe kësi, marrëveshja. Atje nuk kemi filluar ta festojmë festën deri sa se kemi blerë tokën këtu në Batusë, dhe kur jemi kthyer këtu, kur e kemi ndërtuar shtëpinë, atëherë kemi filluar ta festojmë festën. Po mendoj, ka qenë shpejt, domethënë dy vite kanë kaluar.

Anita Susuri: Sa vite ju keni punuar në “Zhitopromet”?

Danijella Simonoviq: Unë në “Zhitopromet kam punuar tetë vite, deri ‘99-tën, deri ‘99-tën. E pastaj kur ka filluar ajo situata nuk ka pasur kush të kujdeset për djalin dhe më është dashur ta lë. E pas kësaj, kësi, më kanë pranuar në ambulantë, më kanë pranuar këtu {tregon kahjen me gisht} sepse ambulantën e kam pasur afër, ajo gruaja e ka lënë, ka shkuar dhe kështu pastaj. Dhe ja, kam mbetur edhe sot e kësaj dite të punoj aty.

Anita Susuri: Në cilin vit keni filluar të punoni në ambulantë?

Danijella Simonoviq: ‘99-tën. Në fund atje diku, para Vitit të Ri ka qenë. Kësi, kur ka pasur nevoj për punëtorë për këta banorë dhe kështu. Kështu ka ndodhur, përndryshe, në “Zhitopromet” kam punuar, ku kam udhëtuar, ku kam pasur kolegë. Ndërrimi i parë dhe i dytë punohej, domethënë kam punuar edhe me shqiptarë edhe me turqi në Prishtinë, super, okej, domethënë, ka qenë kohë e inflacionit, ku ka qenë tollovi për bukë, ku unë kam lënë bukë, domethënë, nuk kanë qenë, nuk kam pyetur kush je, çka je, vetëm vjen, zonja apo zotëriu, më lusin. Punojnë njerëzit, domethënë, me të vërtetë, aq, aq fjalë të bukura kam që nuk e di, t’i, t’i, t’i tregoj, me të vërtetë. Kësi, ashtu jetohej, thjesht ashtu, jetë normale.

Anita Susuri: A ka ndikuar te ju e gjithë ajo, si të them, situata që ka ndodhur në fund të ‘80-tave, në vitet e ‘90-ta?

Danijella Simonoviq: {Pohon me kokë} Po, po. Jo vetëm te unë, tek të gjitha gratë. Ka lënë një shenjë të madhe. Të gjithë jemi plakur para kohe, të gjithë, nuk po them që jemi çmendur, porke qenë i tejngarkuar me probleme, me frikë, kështu që, unë po them (kollitet) e gjithë ajo ka kaluar tani, domethënë, ka kaluar. Tani është një kohë që po luftojmë të pozicionohemi diku {lëviz kokën majtas-djathtas} në botën normale. Por atë lëshim që e kemi pasur gjithë ato vite të gjitha te, të gjitha gratë, domethënë që ke jetuar në një frikë, në probleme, në sëmundje… Unë bashkëshortin e kam humbur sepse nuk ka pasur shërim adekuat. Unë një bebe e kam humbur sepse nuk ka pasur shërim adekuat. Për fat të keq, jo vetëm unë. Raste të tilla ka me miliona!

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Por prapë po them, falë Zotit, le ta ruan Zoti këtë që ka mbetur dhe mos dhashtë Zoti më atë që ka ndodhur, por le të vazhdoj një rrjedhë normale, jetë normale, ku, ku ne banorët jemi urë për këta fëmijët tonë.

Anita Susuri: Ashtu është.

Danijella Simonoviq: Dhe ja unë tani, këtu po bisedoj me juve, ku për shembull jam ulur unë, nuk po them në pleqëri, kurrë nuk është vonë.

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Domethënë, atë lëshim që e kam pasur prej luftës deri para diku tri vitesh, unë tani dua ta zëvendësoj. Ja pak të edukohemi. A din, na nevojitet, që nesër të mund të jem në shoqëri me nipërit e mi, me nuset dhe me djemtë, dhe me fëmijët e vëllaut, të mos mbes budallaqe në bukurinë e të sotmes jeton dhe ja Evropa dhe e gjithë bota është në këto hapësira, të paktën të di çfarë të bëj më tutje. Dhe ta them të drejtën, më pëlqen çdo gjë që është e bukur. Kur i kemi ato mundësi, organizime të ndryshme… Unë prapë po them, falemnderit edhe atyre organizatave që ekzistojnë, kush i ka shpikur ato organizatat, ato rrjetet, të grave dhe të gjitha të tjerat. Domethënë, si do të mësojnë gratë diçka, për diçka më mirë nëse nuk shoqërohen. Si do ta ndaj unë kohën, të shkoj diku pa arsye? Si do të shkoj në Prishtinë nëse dikush nuk ma siguron udhën? Domethënë, unë prapë, e gjithë kjo ëhstë e bukur dhe me të vërtetë unë po them ka shumë rëndësi për neve gratë të cilat tani jemi, domethënë, këtu kemi mbetur dhe kemi mbijetuar dhe të gjitha këto. Të vazhdojmë më tutje, dhe t’i jepim shembull fëmijëve tonë të jenë optimist, të duan, të shkojnë të punojnë, të, të mos shikojnë kombësi, por të…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: T’i zgjedhin miqtë sipas shpirtit…

Anita Susuri: Ashtu është.

Danijella Simonoviq: Dhe kësi… Përndryshe, nuk kemi pasur ndonjë problem të madh. Fëmijët e mi tani merren me bujqësi. Përndryshe e punojnë edhe tokën e shqiptarëve edhe të serbëve dhe madje do ta lavdëroj një njeri, ja. Domethënë, më ka ardhur shumë mirë. Është i fshatit afër Hencë {tregon me gisht mbrapa}, shqiptar, që e kemi punuar tokën e tij pesë hektarë me qera. I punojmë edhe të serbëve, i punojmë 30 hektarë, nuk e punojmë tokën tonë, por me qera.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Fëmijët e mi punojnë. Bashkëshorti i ndjerë ka punuar, prandaj tani fëmijët e mi e kanë vazhduar. E tash, për shkak se ky vend këtu ka ujëra nëntokësore dhe vërshime dhe me vet ndërtimin e autostradës lumi e ka humbur kahjen…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Dhe tani, domethënë, sa herë bjen shi, kjo pjesa këndej {tregon me dorë} është e vërshuar. Domethënë, shkaktar është faktori njeri, ajo për shembull nuk është diçka Zot më fal…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Dëshirë e Zotit domethënë, faktori njeri, por, edhe kjo duhet të zgjidhet. E domethënë ne tani i kemi marr pesë hektarë tokë me qera pej atij shqiptarit nga Henca, ku e kemi mbjellur grurin dhe e ka kapur vërshimi. Dhe e vërshon uji. Mirëpo, në rregull ti duhet ta përgadisësh pagesën. 500 euro, 100 euro për një hektar. Dhe ne i kemi bërë gati paratë dhe e kemi ftuar njeriun. Domethënë, unë duhet ta respektoj këtë {tregon me dorë kah vetja} (qesh). Dhe ai erdhi, aty po qëndrojmë para shtëpisë {tregon me gisht prapa saj} me fëmijët dhe unë po them, “Merri 500 euro”, a din, “për qeranë. Të falemnderit shumë.” Ai i merr paratë kështu, i merr, “Falemnderit, Danijella”, dhe tani i ndan 50 euro, i’a jep djalit të vogël, e ato 450 mi kthen mua. {zgjat një letër para vetes} (qesh)

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Tha, “Për atë që e ka marr Zoti, unë nuk mund të kërkoj para”, tha.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: E, unë po ju them juve, serbët tonë nuk e kanë bërë këtë. Fatkeqësisht domethënë, jo, dua të them, tani domethënë nuk mund t’i vlersosh njerëzit në bazë të kombësisë, fejës, besimit, por i vlerson njerëzit ashtu si janë. Ja, më besoni, domethënë ju kam treguar të vërtetën. Pastaj, njejtë më ka ndodhur, që më ka ardh shumë mirë, po dalim nga Bresja, fëmijët e mi me traktor, shkojnë në drejtim të Hencës, po shkojnë në drejtim të Fushë Kosovës, në drejtim të Vragolisë, po shkojnë, duke rrezikuar. Domethënë, kjo është rrezik. Duhet ta rrezikosh jetën. Unë po them, ju lumtë disave, por e tillë është koha, duhet të fitosh për të mbijetuar. Dhe jemi ndalur në Vragoli, të blejmë diçka në dyqan, e djalit ju është prishur diçka në makinë e ju kanë bërë duart prej vajit, është ëprlyer o Zot i madh, shumë i përbaltur ka qenë! Dhe po afrohet nje zotëri, po del prej një veture të shtrenjtë, “Mirëdita” “Mirëdita”, “Si jeni, mjeshtër?” dhe i’a zgjat dorën djalit tim {e zgjat dorën}, e ky kështu do të, thotë, e duart i kishte të ndotura. Tha, “Jo, duart tuaja janë shumë të pastërta. Unë…” tha, “mua më vjen mirë që fëmija po punon sepse unë e kam kaluar botën, nuk kam parë”, tha. Dhe, a din, përshëndetet me të dhe thotë, “Unë duar më të pastërta nuk kam parë deri më tani”.

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Domethënë, dikush që punon prej njerës vetë dhe kështu. Ja, po mundohemi, a din, që ta mbizotërosh frikën, të shkosh diku, të fitosh diçka, por, ja {ngushton supet} e gjithë kjo është jetë. Unë prapë po them, tani është pak më ndryshe e ndoshta edhe mundet.

Anita Susuri: Ju keni thënë që i keni dy djem…

Danijella Simonoviq: Po.

Anita Susuri: Vajzë nuk keni?

Danijella Simonoviq: Jo, vetëm dy djem i kam. I kam…

Anita Susuri: Ata jetojnë këtu me juve apo?

Danijella Simonoviq: Po. E kam djalin e madh i cili është i martuar, i kam domethënë tre nipa, dhe djali i vogël i cili tani e ka përfunduar shkollën.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: E.

Anita Susuri: Kur u martua djali i madh a e keni bërë atëherë dasmën…

Danijella Simonoviq: Po, po, po, po, po…

Anita Susuri: Me tradita?

Danijella Simonoviq: Me të gjitha traditat dhe zakonet. Madje ndoshta mund t’ju ndihmojnë diçka edhe këto fotografitë? Hm?

Anita Susuri: Mundet, do t’i marrim edhe ato.

Danijella Simonoviq: E.

Anita Susuri: Çfarë tradita atëherë…

Danijella Simonoviq: Domethënë…

Anita Susuri: Pasi nuk e keni pasur dasmën tuaj, siç më keni traguar, atëherë me siguri djali i’a keni bërë…

Danijella Simonoviq: Unë nuk e përfundova.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Unë e kam pasur dasmën atje {tregon kahjen me gisht} ku jam martuar.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Por kemi ndryshuar temë. Domethënë pas…

Anita Susuri: Pas…

Danijella Simonoviq: Pajtimit, ka qenë java e parë, kanë kaluar disa muaj, e kemi pritur motin e ngrohtë dhe dasma është bërë.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Por atëherë bëhej në shtëpi, në tendë, domethënë, njejtë me zakone, mundem tani ta tregoj atë zakonin me nusen time, domethënë, është e njejta traditë…

Anita Susuri: Po, mirë.

Danijella Simonoviq: që ka qenë e njejtë edhe tek unë.

Anita Susuri: Mundet.

Danijella Simonoviq: Vetëm se atëherë ka qenë domethënë në shtëpi është bërë dasma në tendë.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Domethënë, ne kemi pasur muzikë të thjeshtë, a e din atë, si e quanin, harmonika… Muzika e atëhershme që është përdorur, domethënë, harmonika, ajo {përshkruan me duar instrumentin oval}.

Anita Susuri: Orkestri i tambureve?

Danijella Simonoviq: E, po, po! Dhe ata aty prej rrethit, ajo ka qenë muzikë lokale a din, por dasma fshatare, si të them, domethënë tenda. Vetë atmosfera fshatare (qesh) pak më ndryshe, më ndryshe ka qenë. E, sa i përket djalit tim, po, njejtë u martua edhe ai, njejtë, njejtë ka qenë. Nuk e kemi marr vajzën me parapërgaditje. Njejtë ashtu, kanë dal, janë argëtuar, thjesht kanë marr vendim të martohen, pa e ditur prindërit e saj. Por, prindërit e saj janë njerëz të mirë të cilët e kanë pranuar pajtimin, ku ne kemi shkuar, domethënë familja jonë, njejtë ashtu si kam treguar, sa i përket pajtimit. Domethënë, kemi shkuar te miqtë, kësi, e kemi dërguar pogaçen, derrin e dekoruar, domethënë, pije, raki të kumbullës, patjetër kumbulla dërgohet në shenjë pajtimi {tregon me dorë si pihet} të pihet, të kryqëzohet, dhe kështu.

Ata kanë ardhur javën e parë këtu tek ne. Domethënë, vëllezërit, motrat, vajza e tezes, të dajës. Pastaj, më vonë, kanë kaluar diku dy orë e kanë ardhur edhe prindërit e saj. Njejtë i’a ka sjellë nëna shportën me lule, poashtu gjilpërën, çantën, domethënë çantëzën {bën sikur mban çantë në dorë}, dikush çantë, dikush çantëz, ombrellë, papuçe, çka tjetër, a din, këto i sjell. Domethënë prapë ai shërbim, gosti, shoqërim, pije, bisedë, njohje prapë domethënë, “Ej, kush është kjo, a e ke motër?”, domethënë, djemtë pyesin. Aty, aty edhe të rinjtë njoftohen. Dhe kësi, dasmën e kemi bërë pas disa muajsh. Dasmën e kemi bërë super. Kësi, zakonet i kemi përfunduar të gjitha në shtëpi. Domethënë në mëngjes kur është caktuar dasma, domethënë e kemi pasur terminin në kafene por e kemi pasur edhe në shtëpi. Të rinjtë e mi, djalin tim dhe nusen unë ja, kam dashur me karrocë por nuk kam gjetur…

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Pastaj e kemi marr limuzinën dikush nga Lipjani t’i vozis. Kësi, vetë zakoni fillon nga e enjtja, dasma. Domethënë, kur i dërgohet dollia mikut, domethënë ta thërrasësh, pogaçja, vera, patjetër, vera e cila dekorohet, ëmbëlsohet pak vera e kuqe pastaj dekorohet, domethënë shishja, pogaçja, sheqeri në kubëza, bombonet, që vendosen në një pëlhurë, kësi lulet që lidhen me fije të bardhë e të kuqe…

Anita Susuri: Po, ajo ruzmarina.

Danijella Simonoviq: Po, ruzmarina, po, me atë {tregon me dorë lart në pjesën e majtë të bluzës} dekorohen dasmorët.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: E kjo, që dekorohet pogaçja…

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Kur thirren të enjten. Domethënë atëherë shkojmë me pesë pogaçe. Shkojmë e dërgojmë një te kunati, një te kumbara i vjetër, njërën tek miku, tek i zoti i shtëpisë, kumbari. Kumbari, kunati, kumbari i vjetër, i zoti i shtëpisë dhe kunati, domethënë pesë pogaçe dërgohen. Pesë shishe verë. Domethënë, shkon nga gjysmë ore qëndron, domethënë “Urdhëroni”, domethënë po bëhet dasma. Por pogaçja e parë i dërgohet kumbarës së vjetër, që kumbari i vjetër ta jep bekimin, që dasma të filloj.

Anita Susuri: Kumbara i vjetër?

Danijella Simonoviq: Po. Domethënë, fillon prej kumbarës së vjetër. Tani si kumbarë i vjetër merret kryesisht daja.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Dikur ka qenë, familjet, ashtu edhe janë mbajtur marrëdhënjet, familjet, fqinjtë. Domethënë, dikush prej familjes, që është më në zë të mirë, familja tjetër i merr si kumbarë të vjetër, edhe ata janë kumbarë. Por tani koha pak ka ndryshuar, prandaj merret daja, kush ka dajë. Kush nuk ka dajë, atëherë, daja i dhëndërrit, atëherë e merr ndonjë shok të mirë, mik, apo këdo, që t’i bëhet kumbar i vjetër. Domethënë, prej të enjtes dasma kinse fillon, domethënë me ato pogaçet, me ato ftesat. Shtamba2. Ajo është si bukrija e cila lidhet me shami me atë shaminë e grave, zbukurohet me monedha, margaritarë…

Anita Susuri: Çka është bukrija?

Danijella Simonoviq: Është shtambë. Ne e thërrasim shtambë. E kam, nuk e di ku është. Ku dekorohet dhe dërgohet {lëviz dorën skur mban diçka}, të ftohen fshatarët dhe vendasit…

Anita Susuri: Aha, po, po, po, e di.

Danijella Simonoviq: Dhe shkon nëpër fshat dhe e mban atë shtambën, a din atë shtambën, i cili është i tëri i deko…

Anita Susuri: Si shportë? Saktë.

Danijella Simonoviq: Po ashtu. Si domethënë, i dekoruar, plot me dhurata…

Anita Susuri: E ka edhe mbajtësen dhe…

Danijella Simonoviq: Po, përplot me verë, për shembull edhe dhuratat, dhe tani shkon e thërret kushëririn, fqinjin, “Urdhëroni, dasmën e kam të djelën, ejani”. Dhe ai nuk ta kthen zbrazët atë, por e vendos peshqirin, pëlhurën. Peshqirët që vijnë prej aty me ato dekorohen dasmorët. Domethënë, blihen ende plotësohet, por është zakon që me ato që dekorohet ajo shtamba, ashtu e thërrasim ne shtamba, domethënë ato ju vendosen dasmorëve, veturat që do të vozisin atë ditë. Të enjten domethënë, kur dërgohen ato pogaçet, dollitë, dekorohet porta.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Po. Janë domethënë lulat, gjatë gjithë vitit mbillen, lule të ndryshme domethënë që sa më shumë ta dekorosh ti atë. Tani blihen domethënë ato dekorimet, plotësohen ato, por prapë fshati është fshat, domethënë, çdo zonjë shtëpie ka dëshirë të dekoroj domethënë kur i martohet fëmija, nëna e cila e ka pritur [ditën e martesës], nëna… Kjo është domethënë, vepër e cila, njëherë në jetë ndodh ajo ndjenjë. Dhe domethënë aty është edhe borziloku i cili është me domethënje për ato zakonet tona serbe. Borziloku, ato lulet e ndryshme, domethënë, bëhen ato lidhëset, pastaj lidhen, dhe këndohet a din. “O, dashuri, moj vashë, o dashuri moj vashë…” domethënë këto janë këngë tradicionale, sa i përket dasmës.

Atëherë ajo, përfundon porta. Shkojnë për robat e nuses të enjten, bëhet gati rinia. Aty e dërgon kunatën, njejtë dikë që duhet ta respektosh. Domethënë, zakonisht nëse ke kunatë apo vajzë. Unë e kam dërguar kunatën dhe dhëndërrin tim, dhe djalin tim të vogël. Dhëndërri e ka dërguar dollinë, e djali vogël me hallen ka shkuar t’i merr robat. Pastaj e dekorojmë veturën, prapë këndojmë “O dashuri moj vashë”, këtë zakonisht gratë e xhaxhalarëve dhe hallat këndojnë. I përcjellim atje {tregon kahjen me dorë} ku shkohet për ato robat, domethënë në shtëpinë e nusës. Mikesha njejtë ashtu i pret me këngë, e dokoron veturën, i pranon mysafirtë, domethënë, e merr dollinë e vet që e kanë sjell, e ka dërguar miku. Pastaj i paketon robat e vajzës, përgaditjen, domethënë, dikush ende bën tentene, batanije, domethënë çdo gjë që duhet, kësi, ajo përgaditja paketohet mirë, kjo përgaditet me ditë, pastaj ftohen fqinjtë për të parë çfarë i ka përgaditur nëna bijës, çka ka thurur me grep, çka ka blerë. Ndonjë vajzë ka qenë punëtore, ndonjëra nuk ka qenë (qesh).

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Ndonjëra është shkolluar, varet. Dhe kështu. Dhe ata disa orë qëndrojnë atje, prapë me këngë kur i nxjerrin ato roba, prapë me këngë i përcjellin, “Oj dashuri moj vashë”. Pastaj vijnë te kjo familja që po e bëjnë dasmën, bëjnë muzikë me këngë priten, gjithçka pritet me atë këngën, domethënë sado që zgjat dasma këndohet ajo kënga “Oj dashuri moj vashë”. Nxiret ajo paja e cila futet në dhomën e nuses dhe ashtu vendoset nëpër shtrat, dhe kjo e pasqyron nusen. Domethënë ajo është fuqia e nuses, si të them, ajo i ka përgaditur ato, domethënë ajo është e fuqishme. Familja e saj e ka pasur mundësinë dhe i ka dërgar si duhet. Dhe kështu kjo, pastaj të premten prapë përgaditja për dasmë. Domethënë madje ka edhe zakone kur theret kingji apo derri, edhe atëherë këndohet.

Domethën ëpr gjithçka këndohet, çkado që bëhet, për të filluar, këndohet. Pastaj gratë punëtore të xhaxhallarëve, hallat, prapë përgadisin pite, kësi, domethënë, kur e kemi bërë dasmën për djalin tim, unë kam dashur në shtëpi dhe mëngjesin e kam shtruar në shtëpi. Atëherë aty njëfarë {tregon me dorë kah oborri} tende të vogël e kemi vendosur në rrugë sepse oborrin e kemi të vogël, pastaj kumbara. Së pari ka mbërritur kumbara i vjetër, domethënë, ai e shtyp borinë në hyrje të fshatit {tregon me dorë para vetes}, jep shenjë që dasma, a din, që dasma ka filluar.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Po më vjen të qaj, sa bukur ka qenë. Kësi, dhe kështu ai mbërrin, njejtë këng, kënga këndohet, aty janë gratë që i thërrasim bačica, mešalja, ato a din… Janë gratë që e përgatisin ushqimin atë ditë. Ajo që është mešalja ajo e zien drekën, kësi, përgatit pogaçe, pite, ajo që nevojitet, e kjo që është bačica ajo e zien drekën për dasmorë.

Anita Susuri: Si, bači…?

Danijella Simonoviq: Bačica.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Bačica dhe mešalja.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Kjo, edhe për ato do të flas. Kësi… Dhe kështu arrin kumbara i vjetër. Domethënë, ai prej {tregon kahjen me gisht} hyn në fshat dhe i bjen borisë. Domethënë, tani me bori i lajmëron të gjithë që dasma ka filluar. Këndej muzika fillon por muzika këndohet kur vjen deri te shtëpia, është zakon që vajzat t’i dekorojnë muzikantët.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Pastaj kapen në valle vajzat, domethënë dhe vallëzojnë. Janë peshqirët zakonisht. Dhe domethënë ajo e merr peshqirin, tani renditen vajzat dhe vallëzojnë me të, një valle, dhe tani secila vajzë e dekoron muzikantin. Dhe bukur (qesh) me të vërtetë bukur. E, aty mbërrin domethënë, para se të mbërrij kumbara i vjetër, vallja e parë është, kësi, që të dekorohet muzika. E, pastaj nisen bačica dhe mešalja. Bačica me garuzhdë, mešalja me sitë. Dhe domethënë, ata vallzojnë në valle. Një valle, pastaj tjetrën. Domethënë që ta bëjnë me dije që çdo gjë është gati. Domethënë tani (lëviz dorën e djathtë me një letër në dorë sikur vallëzon) ka ardhur koha të vallëzojnë…

Anita Susuri: Po, po.

Danijella Simonoviq: Domethënë çdo gjë është gati dhe dasma fillon! (qesh) Arrin kumbara i vjetër, domethënë ai i bjen borisë prej aty ti, ti, ti, ti [onomatope] u kry, e përgatitur, shkojmë në dasmë. Mbërrin ai, prapë këndohet domethënë aty pritet kumbara i vjetër. Ata dalin, i nxjerin dhuratat, flamurin e bart {tregon me dorë sikur e mban flamurin}, flamurtari… Flamuri domethënë patjetër, menjëherë vendoset në shtëpi, flamurtari i ri e merr domethënë, nëse dikush nuk ka djalë e merr dikë prej familjes, patjetër një flamurtar i ri i cili e vendos flamurin në shtëpi. Arrin kumbara. Poashtu hyn në oborr, i bjen borisë. Njejtë domethënë sjellin dhurata, torte, derr, gjithçka varet. Arrin kunati, domethënë ata pesë që janë më të rëndësishmit. I zoti i dasmës, i zoti i dasmës është gjithashtu i rëndësishëm sepse e organizon dasmën, kur fillohet, ku fillohet, çka bëhet {lëviz dorën në rreth} dhe të tjera.

Domethënë këta janë pesë që janë shumë të rëndësishëm për dasmë. Domethënë pa kumbarën e vjetër nuk mund të filloj dasma. Pa kumbarën nuk ka dasmë. Pa të zotin e shtëpisë, kush do ta organizoj dasmën. Ti si nënë e baba atë ditë vetëm do të gëzoheni. Domethënë nuk brengoseni për asgjë. Gjithë rolin i’a leni (lëviz dorën në rreth) domethënë të zotit të dasmës. Dhe kështu kjo. Pastaj i vendosim të gjitha ato. Pastaj vallëzohet, kapemi në valle, të gjithë vallëzojnë, familjarët bëjnë biseda. Kësi, mëngjesine kemi vendosur aty që të ushqehen dasmorët. E ka qenë domethënë i caktuar kurorëzimi. Qifti shkon për tu kurorëzuar, unë nuk kam shkuar. Zakoni ëhstë që vjehrra të mos shkoj në kurorëzim, të mos e shikoj djalin si po kurorëzohet.

Anita Susuri: Në komunë apo as në kishë?

Danijella Simonoviq: As në kishë, as në komunë.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Vjehrra e pret qiftin e ri në shtëpi, e vjehrri shkon me fëmijët.

Anita Susuri: E pse jo vjehrra?

Danijella Simonoviq: Nuk e di. Nuk më kanë lejuar të shkoj, të betohem.

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Unë me të vërtetë kam pasur dëshirë të shkoj, “Në asnjë mënyrë! Në asnjë mënyrë! Qëndro në shtëpi”. Mirë, ‘ajt, qëndrova në shtëpi, e kam pritur nusen në shtëpi. Dhe kështu, kurorëzimi i komunës ka qenë në sallë, e [kurorëzimi] kishtar ka qenë këtu në kishën tonë, sepse të tilla i kemi tani mundësitë pas luftës. Përndryshe kurorëzimet tona komunale gjithmonë kanë qenë në Fushë Kosovë. Domethënë, të gjitha qiftet e reja janë të vendeve përreth, komuna ka qenë ë Fushë Kosovës, atje. E tani janë rrethanat e tilla, kështu që zyrtari vjen në vendin e caktuar dhe i kurorëzon të rinjtë. E sa i përket fesë, kisha është aty. Domethënë, ose Graçanica, ose kjo kisha jonë.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Dhe kështu, derisa dasmorët hanë mëngjes, aty janë vajzat të cilat i dekorojnë dasmorët. Rozëmarinë, a din, me ato shirtitat e bardhë dhe të kuq. Tani ka edhe lule të bardha. Zakonisht mysafirtë kryesor i kanë lulet e veçanta.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Ata janë kunati, kumbara, kumbara i vjetër, domethënë, këta që janë pak më të rëndësishëm, po mendoj, të gjithë janë të rëndësishëm, respekt për secilin mysafir. Por domethënë, këta që janë pak {tregon me dorë shenjën që janë të rëndësishëm}, ata i kanë lulet e mëdha të bukura, e dasmorët e thjeshtë i kanë lulet tjera. Dhe kësi, dhe kështu domethënë, dekorohen dasmorët, vajzat kur përfundojnë me dekorimin e dasmorëve, domethënë, askush nuk do ta marr lulen pa vendosur para.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Nuk blihet lulja, por është zakon të vendosen para.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: E, vajzat prej atyre parave blejnë diçka për veti. Kinse ari, kinse, a din, t’ju mbetet si kujtim prej asaj dasmës. Pastaj dekorohen edhe veturat. Janë ata peshqirët që të kam treguar prej atyre… Pastaj vjehrra patjetër blen më shumë, a din tash, secili e ka veturën e vet kështu që… dhe pastaj e dekoron secilën veturë, Por, për shembull dhurata e veçantë shkon për veturën e kumbarës së vjetër, shkon këmisha, është turp që kumbara i vjetër të vozis vetëm me peshqir. Vetura e kumbarës, vetura e kunatit, domethënë për të gjitha këto veturat shkon një dhuratë më e madhe, e këndej shkon peshqiri. Prapë këndohet, dasmorët nisen në kurorëzim, këndohet domethënë, njejtë edhe dasmorët përcillen me këngë.

Kanë shkuar, kanë shëtitur, kanë shkuar për Graçanicë, Fushë Kosovë… E kur kalohet, edhe këtë ta them, domethënë, vështirë është edhe zakoni të ruhet (qesh). Kësi, flamurin, flamuri është, kumbara i vjetër e mban atë flamurin, flamuri, është si lumturi të ketë qifti i ri, kinse, flamuri i cili dhurohet. Vendoset këmisha, vendoset peshqiri, çorapet domethënë dhe patjetër flamuri. Molla vendoset në flamur. Familjarët e mi kanë shkuar domethënë, Batusë, Lepinë, Graçanicë, kjo është enklava serbe. E kur kanë shkuar nëpër Bresje, pasi që është fshati im Bresje, andej të kalojnë dasmorët, është dashur ta fshehin flamurin, për arsye sigurie. Po mendoj, kështu duhet të bëjmë…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Fatkeqësisht, por kështu bëjnë tani të gjithë.

Anita Susuri: Normalisht, po.

Danijella Simonoviq: Pastaj nisen veturat, ti tani dëgjon prej andej {tregon drejtimin me dorë} i bjen borisë dhe dasma po mbërrin. Ne në shtëpi prapë përgaditemi për pritjen e nuses u kurorëzua nusja dhe pastaj përgaditemi veçanërisht për nusen. Arrijnë në kishën tonë ku është, kurorëzimi domethënë fetar, kurorëzimi në kishë zgjat diku 45 minuta. Kësi, nusja deri sa martohet në kishë, domethënë vet ajo tradita e kurorëzimit dhe të gjitha. E kur nusja e përfundon këtë, kur del nga kisha, ajo e gjuan atë buqetën, nuk i mban më ato lule, nuk është më vajzë e re, por tani domethënë është e kurorëzuar ndonjë vajzës i’a gjuan atje {bën lëvizjen me dorë sikur po e hedh buqetën}, cila e kap ajo martohet.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Pastaj, zakon është të valëzohet para kishës. Vallzon qifti i ri, aty në oborrin e kishës, vallzon rinia, vallëzojnë të gjithë dasmorët, a din, gëzohet populli. Pastaj e dëgjon borinë, po vijnë dasmorët në shtëpi. E tani, kësi, vera përgaditet, vera e dekoruar, të cilën i zoti i shtëpisë e nxjerr në portë. E tani arrin kumbara i vjetër. Nusja nuk hyn në oborr derisa nuk përfundon ai zakon. Të gjithë presin te porta. I zoti i shtëpisë e lut Zotin, “Amin, amin”. Kumbara e lut Zotin, “Amin, amin”. Kumbara i vjetër e lut Zotin, “Amin, amin”. Domethënë ajo, si kur kryqëohemi {i mban tre gishta} a din…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Treshja e Shenjtë, kinse ata të tre janë më të rëndësishmit… Edhe atë si Zoti, a din… Këndohet. Pastaj hapet ajo vera, pihet, kumbara me kumbarin e vjetër, kumbari i vjetër me kumbarin, përzihet ajo, dhe hyjnë dasmorët në oborr. Nusja arrin, del prej veturës. E tani, zakonisht shikojnë që nusja mos të shkel në tokë, por në njëfarë ëmbëlsire, ku nusja e shkel atë ëmbëlsirën (qesh), e tejkalon, domethënë, sikur e shkel dhe e tejkalon. Hyn nusja në oborr, i’a jepin një fëmijë ta ngrit. Fëmijë i vogël djalë, i cili normalisht duhet të jetë i pagëzuar. Dhe ajo e ngrit tri herë, dhe dhëndërri tri herë, ajo dhuron, ai quhet nakonjče. Fëmija quhet nakonjče. Dhe ajo i dhuron diçka atij fëmijës. Ndonjë veshje apo diçka. E ngreh ashtu kinse {i ngreh duart lart} tri herë kah dielli kthehet, ngritet…

Anita Susuri: Që të lind djalë?

Danijella Simonoviq: Po, që të ketë djalë, kinse të ketë lindje të vet, ta ndjellë menjëherë atë. Pastaj e dhuron atë fëmijë, fëmijën i’a kthen nënës. Kësi, pastaj ja vendos pogaçen në kokë dhe e thejnë atë bukën e ëmbël. Domethënë, mešalja e sjell pogaçen e ëmbël. Domethënë nusja kur e përfundon me fëmijën me nakonjče, ajo i’a kthen nënës. E tani, mešalja e nxjerr pogaçen e ëmbël e cila i ngritet nuses në kokë {ngrit duart dhe mban një letër mbi kokë}.

Dhe ku e mbërthejnë {lëviz duart majtas-djathtas}, përnjëherë të gjithë e copëtojnë ashtu, pse, si…. Me siguri që, që të luftojnë djemtë për nuset tjera apo nuk e di me të vërtetë. Por e ka edhe ajo bukë të njejtën domethënje. Patjetër e ëmbël, jo e gjelbtë, pogaçja e ëmbël… Dhe pastaj i ndahet të gjithëve ashtu {lëviz dorën në rreth} kinse hanë vendasit, të gjithë që e shikojnë dasmën, mblidhet populli që ta shikoj dasmën. E vjehrra e pret nusen në shtëpi. Unë aty jam ulur, po e pres nusen, e kam përgaditur arin që t’ja dhuroj. Dhe tani ajo domethënë atje e ka përfunduar, atë pogaçën e kanë thyer. E tani e nxjerrin, e sjellin popgaçen dhe ja vendosin nën krahun djathtë {e vendos dorën nën krahun e majtë} dhe vera e dekoruar. E këndej buka {e vendos dorën nën krahun e djathtë} dhe rakinë. Dhe ajo hyn në shtëpi, por së pari ja jepin yndyrën, yndyrën e derrit.

Anita Susuri: Aha.

Danijella Simonoviq: Që ajo {ngreh të dy duart në ajër} a din, ta lyej derën, kinse shtëpia të jetë e pasur, të mos jetë e varfër, domethënë shtëpia të jetë e yndyrshme. Dhe domethënë me duart plot ajo po hyn në shtëpi. Dhe hyn kështu në shtëpi {vendos duart sikur mban diçka nën to} përmes derës. Zakonisht diku dhëndërri e fut, e diku ku është nusja më e rëndë nuk mundet e mund të rëzohet njeriu (qesh).

Anita Susuri: (qesh) Po, po, po.

Danijella Simonoviq: Kësi, dhe kështu ajo hyn në shtëpi, e fut brenda. E tani domethënë, e marrin atë bukën, ajo që gatuan e nxjerr bukën. Unë ulem aty po e pres nusen, unë nuk qohem para nuses {lëviz dorën majtas-djathtas}, duhet ajo të vij tek unë {tregon me dorë kah vetja}. Kinse ajo ëhstë më e re ajo duhet te vjehrra (buzëqesh). E jo vjehrra te nusja.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Domethënë aty është lakra, sarma në sobë, dhe tani nusja afrohet për ta përzier ushqimin, kinse a di të jetë punëtore, ta ndez pak zjarrin, që vatra të mos shuhet, a po më kupton?

Anita Susuri: Mhm, mhm.

Danijella Simonoviq: Të mbushet me, me zjarr, kinse ta vazhdoj ajo vatrën.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: A po më kupton?

Anita Susuri: Po, po, po.

Danijella Simonoviq: Unë e kam ndezur, e ajo po e ndez. Po vazhdon të gatuaj, kinse ka për kë të gatuaj, a di vet vetes t’ia ndjellë familjen e vet.

Anita Susuri: Kinse të shkoj brez pas brezi.

Danijella Simonoviq: Ashtu është. E, ashtu, tani ajo domethënë kthehet dhe e kërkon vjehrren. Unë jam ulur aty në divan, a din, aty në fotele jam ulur. E, tani ajo kthehet dhe vjen tek unë në prehër. Domethënë, nuk ulet në, por ti e pret në prehërin e saj, domethënë, ajo e braktisi nënën e saj (qesh dhe qan) dhe vjen tek ti kinse të pranon si nënën e vet. E mua më ka ardhur shumë mirë sepse unë nuk kam pasur vajza. Dhe a din nëse është fëmija i huaj, por ti prapë e vendos në prehër sikur të jetë i joti. Dhe ashtu pak kinse luan me të dhe e i dhuron nuses. Unë i’a kam blerë një zingjir të bukur. Atë ja kam bërë dhuratë. Domethënë unë i’a vendos të gjitha ato. E tani ajo qohet, falënderohet dhe tani unë nuk mund ta shërbej me asgjë, por i’a vendos një kubëz sheqeri në të djathtën, në këmbën e djathtë, a din, kinse ajo ta merr atë kubëz sheqeri ta haj.

Patsaj e kam marr pjatën me mjaltë dhe e kam shërbyer kinse që ëmbëlsinë dhe pasurinë ta shpërndaj me neve, që, që të gëzohet, që ta ketë bukur këtu. E ky akt sa i përket vjehrres përfundon. E ti tani qohesh, del jashtë, tani të gjithë të presin, kunetët, familja, ta kanë bërë gati kovën me ujë, kinse të të lyejnë, të t’përlyejnë. Dikush t’i vendos qepët rreth qafës…

Anita Susuri: Ou.

Danijella Simonoviq: Dikush specat, dikush a din…

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Kinse ti nuk je i rëndësishëm më, është dikush më i rëndësishëm se ti (buzëqesh). Kështu që domethënë, unë dhe bashkëshorti im dalim aty te dera. Nusja na jep batanije, na bën dhuratë, batanijet që na i ka sjellë si dhuratë a din, na i vendos rreth qafës. Dalim, dhe kësi, aty na lagin, na ndyjnë, gjithçka na kanë bërë familjarët, të betohem. Në fund e kanë marr karrocën, dhe na kanë vozitur me karrocë.

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: A din, nuk kanë ditur më çfarë të bëjnë. Del nusja – aty pastaj fillon të vallëzoj, domethënë, fillojmë të vallëzojmë, kënga domethënë luhet vallja, nusja fillon ta vallëzoj vallen, poashtu edhe djali. Aty mjaft vallëzohet, a din, mjaft këndohet, mjaft vallëzohet domethënë, vallëzohet ashtu goxha, kinse a din ka ardhur nusja në shtëpi, ajo tradita. Kjo zgjat diku gjysmë ore, një orë. E pas kësaj domethënë, kemi rezervuar sallën [në restaurant]. Domethënë, komplet zakonet në shtëpi, në fakt kjo edhe mbahet mend, mos të ishin zakonet as dasma nuk do të mbahej në mend. E pastaj ne, vjehrri dhe vjehrra ndërrohen, të përgaditesh për sallë.

Domethënë, në shtëpi e kemi ruajtur fenë tonë, zakonet dhe traditën. E në sallë kemi shkuar si zotëri. Domethënë, jemi të kufizuar në këtë, që ata të mësojnë diçka e nesër t’ia përcjellin fëmijëve të tyre. Ja kështu, ajo tradita dhe feja i ruan ato zakonet tona, që të dinë nesër çfarë të bëjnë ata me fëmijët e tyre. Si do t’ja bëjnë, si do t’i mësojnë ata? Domethënë, nuk mund ta mësosh pa e ndjerë në lëkurën tënde. Domethënë, së pari e ke parë që është diçka e bukur, që je në qendër të vëmendjes, të gjithë të shikojnë ty, domethënë nusen dhe kështu. Janë momentet, momentet kur… diçka që ndodh një herë në jetë me të vërtetë.

Anita Susuri: Në cilin vit ka qenë kjo?

Danijella Simonoviq: Dasma e djalit?

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: 2013.

Anita Susuri: Mhm. Domethënë, nuk është shumë…

Danijella Simonoviq: Jo, jo nuk ka qenë moti, afër është.

Anita Susuri: Nuk ka shumë vite.

Danijella Simonoviq: Nuk ka.

Anita Susuri: Kur e keni humbur bashkëshortin tuaj?

Danijella Simonoviq: 2014. Pas një viti. Nusen e kam pasur shtatëzënë. Ai i shkreti ka qenë i sëmurë. Nuk i kemi pasur aq kushtet e mira, për ata mjekët dhe kështu… gabim. E gjithë jeta është e gabuar për neve, këtu, a din. Ja lëshim i mjekëve, gabim i njerëzve jo adekuat, gabim… çfarë t’ju them. E tmerrshme…

Anita Susuri: E keni pasur të vështirë?

Danijella Simonoviq: Si jo. Po edhe sot e kësaj dite. Edhe për fëmijët, fëmijët kanë mbetur pa prind. Po e shihni ku po jetojmë? Keni ardhur deri në Batusë.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Ky është fundi këtu. Prapa janë domethënë, të gjitha fshatrat e shqiptarëve. Tokat, livadhet, lumi, gjithkush që mund të vij, të kaloj, të, duhet kjo të ruhet. Jo të ruhet prej armikut, por edhe prej mikut. Neve para dy muajve kanë tentuar të na e vjedhin traktorin në oborr. E tmerrshme… {kap kokën me duar} e tmerrshme. Po ndryshe sikur të ishte i zoti i shtëpisë, frikësohet, a din, aty është, shëtitet nëpër oborr. Kështu fëmijët dhe unë e vetme, edhe ja falë Zotit mbijetuam dhe u ruajtëm, me të vërtetë.

Anita Susuri: Si jeni tani, si po jetoni tani? Tash po punoni në ambullantë…

Danijella Simonoviq: Po.

Anita Susuri: Ma keni thënë këtë. Gjithashtu jeni antare e një organizatës.

Danijella Simonoviq: Po, organizata joqeveritare “Ruka ruci”. Jam kyçur në të gjitha organizatat e mundshme. Falë Nenës [shoqja e të intervistuares], me të vërtetë, Nena është grua e mrekullueshme. Ajo ashtu më propozon dhe kam kohë të lirë dhe kam dëshirë, domethënë më pëlqen edhe të flas, të njoftohem. Kam dëshirë edhe ja, diçka t’i ndihmoj dikujt, kush e di për çka është mirë.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Gjithçka tjetër është… (psherëtimë) Jeta është e vështirë tani, më besoni. Jeta është e vështirë vetëm se, falë Zotit, paradite e ke një mendim, pasdite një tjetër. Të hapet një rrugë, pastaj ndryshe, optimizmi. Afër e kam vendin e punës, nuk udhëtoj, prandaj edhe kam qëndruar në atë vend pune, t’ju them të drejtën. Domethënë, nuk ke pasur harxhime rreth udhëtimit, nuk kam pasur, domethënë ja, aty e kam afër. Në gjithë fatkeqësinë time, ja ky është fati i mirë, e vet jeta gjithë këto vite, e vështirë që, që, që më e vështirë s’mund të jetë. Më besoni.

Jo vetëm që i’a kam shkurtuar fëmijërinë fëmijëve, vetes i’a kam shkurtuar vullnetin, të drejtën për një jetë normale, të drejtën për të parë diçka të bukur në jetë, të, të dish çka është e bukur, të shpresosh për diçka. Kjo vetëm, “Falë Zotit jemi gjallë. Falë Zotit kemi për të ngrënë. Falë Zotit mirë është për nesër, kemi blerë dru, do ta kalojmë dimrin”. Nuk është kjo jetë. Është e trishtë me të vërtetë. Ja i kam tre nipë…, domethënë tre nipa, dy nipa dhe një mbesë. Unë nuk i kam dërguar kurrë as ta shohin kopshtin zoologjik, as në kinema, as diku ku ak lojëra për fëmijë, as, nuk kemi mundësi, fatkeqësisht, ja më besoni. M…

Anita Susuri: Jeni të kufizuar?

Danijella Simonoviq: Shumë jemi të kufizuar. Domethënë, e para që… liria e lëvizjes është e rrezikshme. Domethënë, tani janë mundësitë më të mira se që kanë qenë. Nuk mund të themi, të gjithë ne të gënjejmë…

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Së pari, nuk ke as trafik urban {numëron në gishta}, nëse nuk e ke veturën tënde, si do të shkosh diku? Domethënë je i kufizuar, për gjithçka je i kufizuar. Kësi, shumë, ja domethënë edhe po të doja të shkollohesha më tutje, ja edhe për djalin e vogël njejtë. Tani e ka përfunduar shkollën e mesme… Dhe dëshiron të gjej kinse punë, si do të punoj? Ku do të shkoj të punoj? Domethënë je i kufizuar. Ose lirinë e lëvizjes e ke të kufizuar apo komplet je i kufizuar. Domethënë, te dy janë probleme të mëdha për neve këtu. Unë po çuditem si kemi qëndruar gjithë këto vite. Unë jam, domethënë, djali im i vogël, e vështirë ka qenë jeta ime këtu. I vështirë, nuk jeni ju të parat me kamera.

Anita Susuri: Mhm.

Danijella Simonoviq: Në vitin 2004, Milloshi ynë, djali im i vogël ka qenë njëri prej astmatikëve më të vështirë, i cili mbijetonte me pompë. Nuk kemi pasur rrymë në fshat. Nuk e di a ke, a keni dëgjuar. Njëqind ditë nuk kemi pasur rrymë në vitin 2004. Unë ashtu kam jetuar këtu me fëmijët tre muaj. E kam mbajtur astmatikun këtu, i cili e ka pasur jetën në rrezik, por nuk kam pasur ku të shkoj. Të shkosh të qëndrosh nëpër spitale, si të qëndrosh nëpër spitale? Vjen këtu, rrezikon, o Zot, o Zot, a din, gjithçka kemi përjetuar. Por falë Zotit dhe ja mbijetuam, e tejkaluam edhe këtë, por shëndet nuk ka asnjëri prej neve. Domethënë… vështirë është, me të vërtetë është vështirë, unë… Më vjen keq për këta të rinjtë, ne kemi tejkaluar atë që e kemi tejkaluar. Mundemi edhe pak mundemi, por fëmijët për Zotin… të vazhdoj më tutje kështu kjo jetë, vështirë është.

Anita Susuri: Gjithashtu edhe lufta ka qenë mjaft e vështirë për të gjithë.

Danijella Simonoviq: Po.

Anita Susuri: Si e keni ju, si keni kaluar gjatë luftës ju?

Danijella Simonoviq: O çfarë t’ju them, unë kam punuar gjatë gjithë kohës sa kanë qenë bombardimet…

Anita Susuri: Keni qenë këtu?

Danijella Simonoviq: Po, kam qenë këtu, kam punuar në ambullantë në Fushë Kosovë. Ju kemi ndihmuar të gjithëve, nuk i kemi ndarë atëherë, të gjithë që kanë kërkuar ndihmë, që kanë dashur të vijnë, kanë ardhur dhe ju kemi ofruar ndihmë. Shumë vështirë, unë pastaj domethënë, me KFOR kam udhëtuar, me UMNIK, mos i dhashtë Zoti askujt. Mos i dhashtë Zoti askujt. Prapë po kthehem, domethënë, unë kam mbetur shtatzënë në vitin 2000. E kam lindur atë vit këtë djalin më të vogël. Vet Zoti na ka shpëtuar. A din sa gra kanë lindur në ambullantë? Falë Zotit të gjithë fëmijët kanë qenë gjallë e shëndosh. Ndoshta Zoti ka hapur rrugë e i ka shpëtuar shpirtrat mëkatar. Po të mos ishte KFOR-i nuk do të mund të mbijetonim.

Anita Susuri: Po.

Danijella Simonoviq: Çka është, është. Pa ata, jo, jo në asnjë mënyrë. Unë kam shkuar për të lindur, mua KFOR-i më ka dërguar në Mitrovicë. Kur kam lindur më ka vozitur KFOR-i. KFOR-i na ka ruajtur aty, me vite ka qenë në fabrikë KFOR-i, përndryshe po të mos ishte KFOR-i… po mendoj atëherë nuk do të kishim, ne nuk kemi pasur përparim gjithë këto vite, e për të mbijetuar në asnjë mënyrë, në asnjë mënyrë, kurrsesi. Dhe po ju them vendin e punës e kam ruajtur sepse e kam aty para shtëpisë, përndryshe jo, nuk do të mundej kurrsesi.

Anita Susuri: Por edhe pas luftës ju e keni vazhduar jetën këtu.

Danijella Simonoviq: Po, po, po.

Anita Susuri: Si e keni marr atë vendim, a ka qenë e vështirë për juve?

Danijella Simonoviq: A e din unë e kam lëshuar Batusën diku tre muaj. Kam shkuar në Serbi. Kam dëgjuar që kanë mbetur ende njerëzit këtu. Unë e kam marr djalin dhe jam kthyer. Bashkëshorti më ka mbetur, unë kam qenë me djalin e madh. Dhe jam kthyer. Dhe vendosa bindshëm të qëndroj. Thash, askujt asgjë nuk i kemi bërë, vetëm nëse, vetëm nëse dikush gabon, si të do Zoti, e jona ashtu do të jetë. Ja më besoni, këto kanë qenë fjalët tona. Kemi jetuar në mënyrë modeste. E kemi pasur vetëm këtë kasolle. Shtëpinë pastaj e kemi ndërtuar në vitin 2004. Si ka thënë Zoti ashtu le të bëhet. Të shkoj atje, të shoh, sapo kam dëgjuar, domethënë, që nuk ka mbetur populli këtu të cilët kanë rrezikuar, e pastaj KFOR-i kur erdhi, pastaj ka qenë ndryshe. Domethënë ata, me të vërtetë na kanë ruajtur.

Por unë e kam pasur pak më sigurt sepse i kemi pasur aty para shtëpisë {tregon me gisht pas vetes}. Pastaj e kam pasur mjaft sigurt. Dhe këtu, kanë qenë edhe kunata ime edhe kunetët, domethënë të gjithë kemi qëndruar këtu sa ka qenë KFOR-i. Kjo edhe më ka kthyer. Domethënë, me siguri nuk do të kthehesha, a din, sikur të dëgjoja që i gjithë fshati është shpërngulur. E vërtetë që tre, djali ka pësuar këtu tek ne, e kanë vrarë në pragun e shtëpisë. Gjithçka ka ndodhur, uu {lëviz dorën} ato janë tregime e tregime, por nuk do të flasim për këtë. Ka familje që janë dëmtuar, kjo është dhimbja e tyre, tregimi i tyre familjar edhe tragjedia dhe të gjitha. Prapë po them, falë Zotit familjen e kam gjallë e shëndosh. Ajo që kemi anuar, jemi lënë anash dhe të prapambetur, është diçka tjetër, por kokën e kemi ruajtur.

Por vet puna dhe jeta gjithë këto vite dhe krijimi i familjes prej asgjëje, edhe lopën na e kanë vjedhur, edhe një mijë herë kemi qenë… domethënë kalojnë ka oborri, ta marrin, e largojnë, nuk e din as kush është, as çka është, edhe karrocën edhe… Më së keqi ka qenë kur ma kanë marr lopën, kur jetonim prej lopës, kjo ka qenë më e vështira, në vitin 2004. Domethënë, nuk kemi pasur burime të të ardhurave, asgjë, atëherë jo. Prej asaj lopës kemi jetuar, e kam ushqyer familjen. Ata kanë zgjedhur, kanë ardhur natën, i morrën edhe viçat, të gjitha na i morën. Por ja, pastaj prapë kemi blerë dhi kemi luftuar prapë e, mos pyet, tmerr, tmerr, tmerr të gjitha këto vitet. Prapë po them, tani është pak më mirë. Ndoshta, po them, njerëzit janë më të mençur… erdhën, të cilët e tregojnë diturinë e vet, shembullin dhe të gjitha. Dhe po shpresoj që këta fëmijët do ta vazhdojnë më lehtë ta, ta, ta vazhdojnë rrugën…

Anita Susuri: Shpresoj.

Danijella Simonoviq: Nëse mbesin këtu. Përndryshe, mjaft po shesin, populli po shkon…

Anita Susuri: Nëse keni edhe diçka për fund, nëse diçka keni harruar, dëshironi edhe diçka të thoni?

Danijella Simonoviq: Po nuk e di çka (qesh).

Anita Susuri: (qesh)

Danijella Simonoviq: Kam mjaft për të thënë, por shkurt nuk di ta, ta qartësoj dhe kështu. Më vjen mirë që ekzistoni kështu të ri, me perspektivë, që keni dëshirë t’i dini traditat tona dhe t’i rregulloni dokumentet lidhur me besimet, zakonet, traditat. Kjo diku edhe do të ruhet dhe do të…

Anita Susuri: Po, ashtu.

Danijella Simonoviq: Po. Dhe më vjen shumë mirë që keni qenë mysafirë sot te unë.

Anita Susuri: Ju falemnderit shumë!

Danijella Simonoviq: Me kënaqësi, gjithmonë.


1 Fabrikë për përpunimin e miellit dhe të bukës me seli në Bosnje e Hercegovinë.

2 Enë balte për pije, e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë

Download PDF