Belul Mustafi

Prishtinë | Date: 17 janar, 2019 | Duration: 33 minuta

Ai arkitekti thotë, ‘Kjo do t’bahet restaurant’. Mahmuti thotë, ‘Kjo do t’bahet ambëltore’. Se ky i thotë ‘Ç’kita e due, ç’këtë e due’.  ‘Po unë e kom projektue restoran, ti po m’thu ambëltore’. Ai [Mahmuti] thotë, ‘Unë po të thom ambëltore, ti po më thu restoran’. A e kupton? [I drejtohet intervistueses]. Edhe ashtu vendoset, si kanë vendosë. 

Thotë, ‘Veç me nji kusht, do ta bëjë si do t’thom unë, edhe enterierin mrena’. Edhe ai enterier, qiky enterier është prej ‘78-ës. […] Atëherë pranon baba im, ‘Do ta bëj si do të thoni ju, vetëm se do t’bahet ambëltore’. Edhe hapet me 19.11.1978 ‘Elida’.

[…] Historia e emrit është, siç thashë përpara që baba jem u shoqnu me Mahmut Bakallin deri në momentin e fundit, mandej ai u bo shkaku, motivi edhe arsyeja që ne erdhëm në ‘Elidë’. Edhe Elida, çika e Mahmut Bakallit, ashtu që s’kem mujtë me ja shpërbly me diçka tjetër, baba jem ka thanë që, ‘Ja lajmë ambëltores emrin e Elidës’. Për atë ka qenë dhuratë e jashtëzakonshme, dhuratë që nuk vlerësohet…


Kaltrina Krasniqi(Intervistuesja), Aurela Kadriu(Intervistuesja)

Në vitin 2019, u ulëm me Belul Mustafin, pronarin e tanishëm të ëmbeltorës Elida. Babai i tij, Nexhati, e hapi Elidën në vitin 1978. Katërdhjetë e tri vite më vonë, Elida me enterierin e saj mirë të ruajtur, ulëset në stilin Bauhaus të shoqëruara me një shampite, na shërbejnë udhëtime në kohë.

Belul Mustafi

Kaltrina Krasniqi: Mu po më vjen keq që qekaq shumë kemi insistu…

Belul Mustafi: … Mirë që të takova, kom pasë qejf me të taku a din, se Gencin e kom rritë… Tash e kom rritë, e ka rritë nana e vet, po qashtu shumë shpesh jemi taku sa ka qenë Mahmuti dhe Zehraja gjallë. Edhe unë sot e kam nji surprizë, po që nuk do t’iu lejoj ta fotografoni atë fotografi, kom fotografi të Mahmutit. Kur u hapë lokali në të ‘78-ën, baba jem i ka pru do veshje kombëtare…

Kaltrina Krasniqi: Të Maqedonisë…

Belul Mustafi: Jo, jo veshje kombëtare, çfarë të Maqedonisë, shqiptare. 

Kaltrina Krasniqi: Shqiptare, po de po të shqiptarëve të Maqedonisë se edhe ata i kanë veshjet e veta.

Belul Mustafi: Jo, jo, veshje kombëtare shqiptare. Edhe ato kanë qenë të vëllazënum tash në atë fjalorin, me Kanun, Mahmuti me babën tem kanë kenë të vëllazënum. Kur ka qenë Elida [E bija e Mahmut Bakallit] në spital në Beograd, në të njëjtën kohë ka qenë edhe babai im në spital. Jo babai im, vëllau im, Jamini, edhe ai e ka pasë dorën e thyme e qashtu. 

E tash sa herë që ka shku baba jem me pa vëllaun tim, ama Elidën s’ka pasë, qysh me thanë, se atëherë kemi punu në Beograd ne, prej ‘68-ës deri ‘78-ën. Edhe baba jem e ka njoftë atë drejtorin kryesor, atë shefin…

Kaltrina Krasniqi: E repartit.

Belul Mustafi: Jo të repartit, po i Spitalit Ushtarak të Beogradit. Isidor Paulo (e pakupt. 1:29) Isidor Paulo me prejardhje italiane, mirëpo ka qenë kardiologu i parë në…

Kaltrina Krasniqi: Edhe ka qenë shumë i njoftun.

Belul Mustafi:… ish Jugosllavi. Edhe tash saherë që ka shku me pa vëllaun tim, e ka pa Elidën atje dikun. Ai as që e ka ditë kush ka qenë Mahmuti. Atëherë Mahmuti ka qenë këshilltari i parë politik i Titos. Edhe i thotë atij, motra ka çu gjithmonë ambëlsina, “Shife qat’ shqiptaren se gjynah prej Kosove ka ardhë Zoti e din si i ka hallet”. Asnjiherë s’ju ka paraqitë Elidës që t’mos i vije keq. 

Edhe njiherë intervenon te ky Isidor Paulo, thotë, “E kam nji shqiptare qaty poshtë, a mujmë t’i ndihmojmë ndopak, të kujdeseni diçka?” Dhe i thotë, “Po a e din kush o ajo shqiptare?” “Jo s’kam lidhje!” “Çika e Mahmut Bakallit!” “Çka u bo tash, kush o Mahmut Bakalli?” I thotë, “Kështu, kështu”. “E unë nuk e di kush o Mahmut Bakalli, po ti kqyre qato”. 

Edhe ai Isidor Paulo i thotë Mahmutit, “Kështu, kështu, nji shqiptar ka intervenu për çikën tane. I thashë, ‘A e din kush o Mahmut Bakalli?’ ‘Nuk më intereson kush o Mahmut Bakalli, ti kqyre ata’”. Edhe mandej ai i thotë, “Duhet me m’çu” i thotë, “Te ai shqiptari”. Edhe shkon ky (e pakupt. 2:36) Parkoi para lokalit se në qendër në “Sllavi”. Edhe i thotë, “Mirëdita burrë”, Mahmuti i vogël pak, e din. I thotë, “Mirëdita, po ma bllokove lokalin, ma bllokove”. Se ka qenë shumë komunikativ baba im, shumë komunikativ, njiherë ta ka dhanë dorën t’ka ba për veti. Edhe qaty shoqnohen, edhe nisi shoqnia e tyne.

Diku në ‘76-tën, Mahmuti thotë, “Belul”, ti, [gabon emrin] “Nexhat, shumë shpejt nuk do të jetë shumë komod Beogradi e Serbia për shqiptarët. Hajde se në Prishtinë ka një qendër tregtare ndërtohet edhe shife aty nji lokal”. Edhe vjen ai këtu, edhe t’i bi ma shkurt. Se arkitekti i Pallatit të Rinisë është boshnjak i Sarajevës, emnin nuk ja di. Edhe tash vijnë aty, edhe ky thotë, “A bon t’shoh naj vizatim?” Se këtu kanë punu me bagera, me sene, kushedi qysh ka qenë, nuk u pa kurgja kështu. Thotë, “Po”, thotë, “Çka është qikjo rruga kështu edhe qikjo qështu”, për këto korridoret, a din. Thotë, “Nuk jonë rrugë ato jonë korridoret e Pallatit”. Thotë, “Po qikjo qoshi qitu?” Për ç’këtë “Elidën”.  

Ai arkitekti thotë, “Kjo do t’bahet restaurant”. Mahmuti thotë, “Kjo do t’bahet ambëltore”. Se ky i thotë “Ç’kita e due, ç’këtë e due”.  “Po unë e kom projektue restoran, ti po m’thu ambëltore”. Ai [Mahmuti] thotë, “Unë po të thom ambëltore, ti po më thu restoran”. A e kupton? [I drejtohet intervistueses]. Edhe ashtu vendoset, si kanë vendosë. 

Thotë, “Veç me nji kusht, do ta bëjë si do t’thom unë, edhe enterierin mrena”. Edhe ai enterier, qiky enterier është prej ‘78-ës. Këto i kemi ba të reja [iu referohet ulëseve], i bamë mbaas luftës në Turki se këtu në Kosovë nuk i bënte kërkush, pse nuk e di, pse u dukeshin shumë të komplikume nuk e di. Në Turki i kemi ba, në Stamboll. Edhe nuk e kemi ndërru dizajnin. 

Atëherë pranon baba im, “Do ta bëj si do të thoni ju, vetëm se do t’bahet ambëltore”. Edhe hapet me 19.11.1978 “Elida”. Edhe miqësia jonë sot e kësaj dite vazhdon me familjen Bakalli.  Edhe qata fëmijë u lindën e u rritën akoma, sikur burrin tond. 

Kaltrina Krasniqi: Shumë interesant! Pse keni insistu me mbajtë enterierin e njëjtë?

Belul Mustafi: Kemi insistu se ka qenë, se mos me qenë ky enterier më duket sikur nuk është “Elida”, më duket sikur me qenë tjetër lokal. Edhe kur e kemi renovu lokalin në 2003-shin, bash atëherë rastësisht ka ndodhë arkitekti i cili e ka bo Pallatin. Edhe kjo ka qenë me letra “Elida” komplet, edhe pytë, “Çka po bon ‘Elida’?” Thotë, “Po e renovojnë lokalin”. “Thuj le të bajnë çka t’dojnë, tavolinat e karrigat mos t’i ndërrojnë se ai është imixhi i ambëltores”. Edhe qashtu mbeten këto, kohë mbas kohe. Qitash kanë hi edhe për trashëgimore, tash s’guxojmë edhe me i ndërru. 

Mirëpo, nuk na financojnë hiç, se me atë vendimin qysh shkrun, kemi të drejtë në fonde të Ministrisë për Mbrojtje për atë… Kemi të drejtë t’i shfrytëzojmë fondet për mirëmbajtjen, për rregullimin, për… Na premtun që do ta rregullojnë këtë mur këtu me fotografi të vjetra që të vijnë edhe qytetarët edhe gazetarë tjerë. 

Mirëpo para katër-pesë mujve, nuk janë përgjigjë në kërkesë. Se, ndoshta, qikjo n’dash botojeni n’dash mos e botoni [iu drejtohet intervistueseve], m’duket se dikujna i pengon që “Elida” u shpallë, ka hy në mbrojtje trashëgimore. Edhe na kanë sulmu shumë, edhe në atë kuptimin e Administratës Tatimore, kemi pagu diku tek 15-16 mijë euro gjoba vetëm për kupona fiskal që ka ardhë inspeksioni këtu vetëm i ka mbushë tiketat, i ka bo gjobat pa e ditë na hiç, edhe veç kur na vijshin 3.000 euro, 2.000 euro 2.500 euro gjoba edhe akoma jemi borxh në Administratë Tatimore. 

Mandej në 2015-tën, “Elida” u qitë në shitje, po falë nji gazetareje të Klan-it, e cila e ka emrin Arbëresha më duket Fazliu, mos t’gaboj, nuk e di. Unë sa kom shku n’shpi, mbas dy ditëve m’ka thirrë. “Mirëmrama!” Po më prezantohet si gazetare ajo, mendova se me këto intervista, unë intervista qatëherë shumë shpesh kisha dhanë. Edhe i thashë, “ (e pakupt. 7:43), tha jo, tha, “‘Elida’ del nesër n’shitje”. Thashë mos është naj lojë, “Nuk është lojë”, tha, “Po në portal e kemi dhanë që populli i Prishtinës me mbrojtë ‘Elidën’”. 

Edhe të nesërmen në mëngjes unë këtu shumë normal, vetëm në këtë tavolinën ku jem ne ulë kanë qenë nja dy gra të ulura edhe kah ora 9:00 njerëzit. I kom fotot… Ah nuk e kom telefonin e vjetër. Nuk e di, i kom fotot që i kom inçizu me telefon, edhe nja prej 800 deri 1000 njerëz janë mbledhë se rreth e rrotull u blloku “Elida”, u bllokun katër hymjet e Pallatit prej qytetarëve të Prishtinës. Fiks në ora 10:00 erdh me përmbarues, me gjeodet, me AKP, me kudi çka, edhe plus nja gjashtë policë. Policët me shlema, me jelekë mbrojtës me sene thu se po vijnë në luftë. Mirëpo mur i gjallë ka qenë prej qytetarëve prej qytetarëve i bamë, edhe janë ulë në “Monaco”. 

Prej “Monacos” mandej kanë shku nalt në drejtori, kanë mbajtë nja dy orë mbledhje edhe kur dulën u pru vendimi që nuk do të ketë vendime parciale, nuk do të ketë vendime pjesë-pjesë por çka do të ndodh gjithmonë do të ndodh për krejt Pallatin.

Domethanë kjo ish hera e dytë që qytetarët e Prishtinës e shpëtun “Elidën”. Herën e parë e kanë shpëtu në ‘91-‘93, e kom pasë mbyllun lokalin.

Kaltrina Mustafi: Çka ka ndodh në ‘91-‘93?

Belul Krasniqi: Atëherë në ‘91-shin ka qenë qe (e pakupt. 9:18) Po atëherë mblidheshin shumë ma tepër se si u dogj Shoqata e Shkrimtarëve, atje ma s’u mbajshin mbledhjet, mandej fillun këtu me u mbledhë.

Kaltrina Krasniqi: Kush vike?

Belul Mustafi: Atëherë ka qenë vetëm nji parti, LDK-ja me Ibrahim Rugovën n’krye, edhe qitu i mbajshin mbledhjet, bashkë me qita qitu [iu referohet një grupi burrash të ulur në një tavolinë afër].  Këtu i mbajshin mbledhjet, këtu i bojshin takimet edhe tash sigurisht se pushtetit serb atëherë i pengonte, donte m’ju shkatërru edhe çerdhen e fundit ku takoheshin. Ashtu që në ‘91-shin, e kom nji foto këtu, kanë ardhë dymbëdhjetë policë edhe inspeksioni dhe na kanë dhanë dy minuta kohë me dalë, dy minuta kohë. 

Qitu ka punu Fehmi Agani, në atë tavolinë aty punojke Rugova. Dy minuta kohë, edhe për dy minuta kohë kemi dalë kështu çka kom mujtë, veç e kom fikë rrymën, kem dalë, na kanë qitë prej lokalit mandej e kanë kontrollu lokalin shumë gjatë.  Kemi pasë do pare… qe qikjo, fotografia e parë…

Kaltrina Krasniqi: A muj me i fotografu?

Belul Mustafi: Jo. 

Kaltrina Krasniqi: Okej.

Belul Mustafi: Qe fotografia e Mahmutit, kom edhe tjera, po kto. Edhe qatëherë u mbyll lokali, edhe me pritë me… mandej të tregoj historinë e kësaj fotografie. U mbyll lokali edhe tre vjet nuk u hapë, ma në fund jo që e hapëm ne, se ne e pagujshim qiranë 5.200 marka muj për muj, mirëpo këtu firma serbe janë kanë, mbas qitu ka qenë “Borovo” ke sporti, ka qenë (e pakupt. 11:14), ka qenë “Voçari”, ka qenë “Vuqi” (e pakupt. 11:19), krejt firma serbe. 

Mirëpo qytetarët e Prishtinës, kur u mbyll “Elida” fillun me bojkotu Pallatin, ashtu që gjithë lokalet erdhën në bankrot. Edhe kanë ba peticionin, e kanë çu në Beograd, “Të hapet ‘Elida’ se jemi në bankrot komplet”. Edhe atëherë na prun nji vendim të ri, në ‘93-shin u hap “Elida”, mirëpo tashma me shumë pak pjesëmarrjen e LDK-së dhe Ibrahim Rugovës dhe… se kishin frikë ata se mos na bojnë dëm përsëri, vishin Xhemajl Mustafa i ndjeri, vishin komplet ato ma, po vishin me pi kafe privat jo me u ulë si ma para me sekretar e me maçinë të shkrimit kur e mbajshin mbledhjen. Edhe qashtu, “Elida” po thom, dy herë populli i Prishtinës e ka…

Kaltrina Krasniqi: E gjatë luftës mandej?

Belul Mustafi: E gjatë luftës e kemi mshelë. Unë jom kanë në Tiranë gjatë luftës edhe në mëngjes e kom marrë vesh që kanë me nisë bombardimet në mbramje. Në mëngjes e kom marrë vesh, më kanë tregu prej shtabit, tash nuk e di a bon me e qitë ç’këtë… prej shtabit të Thaqit, ka qenë qiky Milaim Zeka në Tiranë edhe ai kish ni që në mëngjes Thaqi në ora 7 kish ba bisedë me atë…

Kaltrina Krasniqi: Holbrook-un?

Belul Mustafi: Jo, jo, sekretaren e Amerikës…

Kaltrina Krasniqi: A Medline Olbright?

Belul Mustafi: Medline Olbright. Edhe ajo i kish thanë që, “Sonte në ora 8 nisin bombardimet”. Unë e kom ditë që atë ditë nisin bombardimet, kem pasë telefona fiks atëherë. Në Tiranë ka pasë veç autobusa. Thirr në telefon unë, “Lëshonja Prishtinën menihere”. Këto më thojshin, “Pse?” Po qysh pse? Se unë e disha që telefoni jonë inçizohet këtu. 

Kaltrina Krasniqi: (Qeshë)

Belul Mustafi: Telefoni jonë inçizohet këtu, pse. “Lëshonja Prishtinën!” Unë për nja nji orë, qe trupi m’çohet morrnica, për nja nji orë, dy orë kom thirrë. Se mu ata më thanë, “Çka ki në Prishtinë largoji se nuk dihet reagimi i shkijeve si do t’jetë”. Për me dalë ata prej Prishtinës, për me lëshu kufinin, u dasht me marrë letër prej stacionit të policisë këtu. Edhe këta derisa letrën, në ora 10 nisen për Tetovë. Kaçanikun e kanë mbërri për luftë e kanë kalu se policia kanë qenë në rrugë, te nji urë që është për me hi në Kaçanik atje, policia ka qenë n’rrugë, UÇK-ja nalt. E këto me kerr qaty kanë kalu, kryesorja kanë kalu ditën e fundit edhe në mbramje u dalë në mbramje që, “Fillun bombardimet”. Edhe ma, mandej shkoi qysh shkoi.

Lokali ka ndejtë i mbyllun deri me 14 qershor. Me 14 qershor unë kom ardhë në Prishtinë, i kom pru prej Dibre qeverinë e atëhershme. Bajram Kosumi ka qenë këshilltar i… jo, kryeministër. Bajram Kosumi u kanë, Mehmet Hajrizi, m’doket edhe qiky Milaim Zeka u kanë, jonë kanë nja pesë-gjashtë vetë. Mehmet Hajrizi, Bajram Kosumi, Milaim Zeka… jena ardhë me dy kerre, kerri jem edhe nji kerr i këtij Xhevat Ademit të BDI-së që është në Tetovë, sekretarit të BDI-së. Xhevat Ademi, ka qenë edhe Kastriot Rexha prej Tetove, ka qenë nji dibran edhe kerri i tina u kanë, Flamur Rama. 

Edhe, ato i kemi pru po rrezik i madh. Kur jemi ardhë në Kaçanik na ka provu KFOR-i holandez edhe nji Komandant Qorri, s’di kush ka kanë. Komandant Qorri u kanë, po ai ka kenë kryetar komune ma vonë, emrin s’ia di, Komandant Qorri. Kur kemi ardhë deri te Fushëpajtimi aty kolona ishte deri te ura e Ferizajit që shpërnguleshin serbët ama aty ka pasë policë, ka pasë ushtarë, ka pasë civilë, ka pasë traktora, ka pasë (e pakupt. 5:35) ka pasë kamiona, ka pasë kuaj me… qerre me kuaj, domethanë çka s’ka pasë aty. Ato policët e ato ushtarët krejt kanë qenë të çregullum, të shpërthekum, ka qenë shumë rrezik. 

Mirëpo këto shumë trima, këtij Bajram Kosumit, Komandant Qorri i hoçi uniformat se kishin frikë se do t’gjujnë direkt. KFOR-i nuk, nuk përgjigjeshte ma aty nëse për momentin ndodh diçka. Ato dulën mbas, e ne dulëm para, ne fytyrat e panjohuna mirëpo ata u degradun, i hoçën uniformat se s’mun hin në atë…

Kemi ardhë qitu në Kolovicë, në shtabin ku ka qenë Rrustem Mustafa – Remi me Ramë Bujën, na kanë pritë. Aty kanë mbajtë mbledhje për shtyp në ora 4 a ora 6 më duket, nuk e di. E di që na kanë dhanë për drekë groshë, kemi hangër drekë edhe prej aty ata nisen për Tetovë e unë erdha n’lokal. Unë si n’shpi teme, për Pallati, për shkallëve edhe drejt nalt. Bile ka qenë nji Jelekno prej “Vukovar, këtu jurist i Pallatit. Kur më pa mu më tha, “Çka po lypë këtu, a je normal”, e mos të shprehna ashtu banal, më shajti. “E din”, tha, “që këto dy ndërtesat qitu që jonë afër Pallatit, jonë mbushë me snajperista. Po ata t’u mendu që je serb”, tha, “e s’të kanë gjujtë”. E qatëherë m’hini tuta krejt. Eu thashë, thashë tash kur të kthehna andej po më thotë ai mu, “A je mirë?” A din, edhe ju jep me shenjë atyne që, “Qiky është”. Ajo ishte ajo friga.

Tha, “Lokalin e ki të pa prektë”. Vetëm na kishin marrë tre tonë sheqer në magacinë poshtë, s’kish lidhje ajo, me vërtetim ato serbët i thojshin trzisna inspekcija, e dini prej inspeksioni i tregut i ka konfisku, datën qikaq-qikaq. (e pakupt. 17:50) Veç ajo që ish prekë, asnji lokal nuk ka qenë i prishun, hiç asnjo. Veç që m’ka thanë mos shko se kjo “Blue Sky” nuk ka qenë atëherë edhe dyert tona dukeshin direkt prej Pallatit, “Mos shko para tyne se t’shohin që hine në ‘Elidë’ edhe kanë me të gjujtë”, tha, “prej atjehit”. Tha, “Hajde me mu deri para Pallatit edhe ik sa ma shpejt”. Edhe m’dul n’besë, deri para shkallëve të Pallatit edhe nji shprehje interesante e ka thanë ai, tha, “Tash”, se në mujsha me citu atë serbisht tha, “Shko mshihu derisa t’ikin këta, derisa t’largohen këta”. Se edhe ai ishte refugjat këtu i Vukovarit prej luftës në Kroaci.

Kaltrina Krasniqi: Në Kroaci.

Belul Mustafi: Po. Tha, “Derisa të ikin këta ti zhduku, a këta do t’ikin shpejt”. Edhe qatij ja kom pa hajrin, m’ka pshtu edhe kom shku kom fjetë dy netë te Lulzim Nixha.

Kaltrina Krasniqi: Arkitekti?

Belul Mustafi: Arkitekti. Kom flejtë te ai. Me 15.09 kishin me shku shkijet prej këtu, ja u shtynë 24 orë, e lanë me të 16-tin. Me të 16-tin…me të 15-tin kom shetitë unë, kom dalë e kom pa Hashim Thaqin te “Korzo” t’u nejtë me zëdhanësin e Qeverisë Amerikane, me flokë kaqurela që ka qenë i naltë, i zi. Zëdhanësi ka qenë, ka qenë.

Kaltrina Krasniqi: S’po më kujtohet, i Amerikës ka qenë po s’po më kujtohet emrin qysh e ka pasë, jahudi ka qenë…

Belul Mustafi: Mu po më kujtohet ama… me flokë kaqurela ka qenë njo i naltë, i dobët. E te ëmbëltorja “Korzo” kanë qenë aty përpara, edhe asnji shqiptarë tjetër s’ka qenë. Ajo shkurt ka zgjatë. Në mbramje kur po vij, edhe veç i kom pa para Pallatit kamiona me teknikë të bardhë, me satelita, me asi antena satelitore, me teknikë të bardhë, frigorifera e televizora çka kishin plaçkitë ato komplet. Mirëpo unë serbishten e foli se në Beograd kom punu dhjetë vjet, thashë, “Po m’pihet diçka, ku shkojmë, çka po dojmë, shkoj qaty (e pakupt. 20:06). Jom çu me të 17-tin në mëngjes, se zhduken serbët qaq… mrena nate… 

Vlonte korza me shqiptarë, kah dulën ton’ këta shqiptarë. Me të 17-tin kom shku në Tetovë, me 22-shin kom ardhë prapë, edhe atëherë ma kom fjetë qitu në lokal deri me 27-tin kur e kom hapë lokalin. Domethanë qikjo ka qenë ajo historia e luftës.

Kaltrina Krasniqi: Ti e paske storjen qaq të bukur të këtij dyqani… kur t’bohen, kur t’stabilizohet jeta duhna me të intervistu detalisht, se edhe shumë mirë po mban në mend.

Belul Mustafi: I kom përsëritë po edhe jonë sende që… shumë të rëndësishme. Janë etapa, se “Elida” shkon me etapa, “Elida” katërdhjetë vjet i kaloi sivjet. Është etapa deri ‘81-shin kur fillojnë demonstratat si kem punu, prej ‘81-shit është etapë e re.

Kaltrina Krasniqi: Shpjegoma qysh ka qenë dallimi mes ‘78-’81 mandej ‘81 e tutje.

Belul Mustafi: Shumë, shumë gjatë. Dallimi se u hap “Elida” me 19…

Kaltrina Krasniqi: 11 shtator…

Belul Mustafi: Me 11, me 19.11, Dita e Çlirimit të Prishtinës. 19.11.1978. Tash “Elida” ka qenë i vetmi lokal atëherë pak ma modern, pak ma, mandej qashtu… edhe menjiherë ka qenë në sulm, në atë kuptimin pozitiv, prej klientëve prej… ka qenë maksimumi, ne nuk ishim mësu me punu ashtu në tollovi të madhe. Maksimumi ka qenë i asaj çka, derisa u mësum, u përshtatshëm me atë shumë punë. Vishin mandej, deri ‘81-shin. ‘81-shin fillun me ardhë klasa politike, se s’kishin ambient ma të kandshëm, ma… jo politike shumë ma vonë, po klasa intelektuale dua t’them. Profesorët vishin, gazetarët vishin, artistët vishin.

Edhe është nji artikull, ma ka pru Veton Surroi prej Amerike. Fatkeqësisht kur u kallë Pallati, ne e kemi nji depo poshtë, derisa kom qenë student unë, e kom ba një dhomë të improvizume atje se nuk kisha banesë ku me shku, qatje kom mësu. Atje e kom përkthy Të Drejtën Ndërkombëtare Private, prej serbisht në shqip, librin e kom përkthy se s’kisha material. Edhe ashtu që, kom pasë, kur u kallë Pallati lokali jonë ka qenë në meremetim, rregullim, në renovim ka qenë. 

Krejt dosjet që i kom pasë fotot e vjetra, që i kom pasë gazetat që kanë shkru, që i kom pasë “Kosovarja”, “Poezi”, “Bota”, shumë. Ato i kom lanë në…

Kaltrina Krasniqi: Në qat’ depo…

Belul Mustafi: Kur u kall Pallati…

Kaltrina Krasniqi: U kallën krejt dokumentat a?

Belul Mustafi: Jo, nuk u kallën dokumentat, nuk u kall. Mirëpo ka pasë shumë ujë, zjarri ka mbrri deri te depoja jonë mirëpo nuk e ka kapë depon tonë. Mirëpo unë në ora 1 të natës kom pasë frikë, kom hi se i kemi pasë katër boca të mëdha, ato ato boca t’plinit, sa janë ato, të mëdhaja shumë, plot e kemi pasë këtë magacinë. Kur ka shpërthy atje se ka pasë tremdhjetë tonë gas në asi bombola të vogla për kafe që bojnë. Atë ditë ish pranu nji magacinier aty. Edhe kur kanë shpërthy ato bombolat atje lart, krejt ushtria se KFOR-i e runte, e kishte rrethu. Ato krejt shkun atje, “Çka u bo?” Ato, “Çka u bo?” Unë ner’ shirit hina mrena.

Kaltrina Krasniqi: [Qeshë]

Belul Mustafi: Ner’ shirit hina mrena, kom shku se ishte e pamundun me kalu prej tymit se tymi vinte prej atje. Kur hina shkallëve, 27 shkallë gati. Kur hina shkallëve poshtë, aty veç ma nuk mund t’merrshe frymë, ngjitesha për tokë se në tokë tymi është ma i lehtë, nja dhjetë cantin nuk kish tym. Ngjitesha për toke, merrsha frymë edhe çohesha nalt, pasi e di venin përmensh, i kom marrë katër bocat e mëdhaja i kom qitë qitu në korridor, ja u kom marrë se e kom ditë ku e majnë këto të Pallatit atë kolicën, i kom ngarku, me katër rrota kolica. Interesant se njona prej rrotave e kish gomën po ish djegë, edhe kjo ish me ato pllakat e kuqe që kanë qenë…

Kaltrina Krasniqi: Po, po, ato kështu…

Belul Mustafi: Eh, eh, eh! Edhe kur kom marrë atje me marrë va, va, va [ilustron zhurmën e karrocës] këndej, ato e kanë ni ushtarët që bon diçka, lëvizë këndej edhe m’kanë nxanë mu qitu, qitu m’kanë nxanë edhe veç ma kanë ba “Go, go, go, go, go!” A din, “Ik!” Sa kom dalë përjashta, m’kanë arrestu. Italiani ka qenë shef i zjarrfikësve…

Kaltrina Krasniqi: Të KFOR-it?

Belul Mustafi: Po… zjarrfikësve…

Kaltrina Krasniqi: Zjarrfikësve të shtetit.

Belul Mustafi: Edhe më çun në mëngjes në ora 7, më murrën në pytje, “Kah je?” Edhe tha, “Thuj”, tha, “Këtij, që e ka rreziku jetën që ka hy mrenda”. Edhe po ma përkthen ai, thashë të lutem të ma përkthejsh taman çka thom unë, mos ma ndërro, thashë thuj këtij zotnisë që, “Unë kom hy me pshtu jetën mrena, jo me rreziku”. Fizikisht e kom rreziku jetën mirëpo jetën time, idealin tim kom hy me pshtu. Thashë, “Se ai lokali, sado i shtrejtë të jetë fizik, nuk o ma i shtrejtë se jeta ime. Mirëpo qaty në atë lokal unë i kom të kalumen, i kom të tashmen, i kom edhe të ardhmen edhe e kalumja m’lidhë shumë për atë lokal, edhe ti zotni, unë kom hi me pshtu të kalumen qaty duke rreziku jetën time fizike sepse sikur të ishin kallë qato katër boca të plinit, qato bombola të gazit, ky Pallati edhe rranjët nuk do t’i kishte sot. Do ta kishin shkulë krejt”. Thashë, “Qikjo është deklarata ime”. Edhe, “E kom pshtu”, thashë, “ndërtesën”. Edhe ai veç u, (e pakupt. 26:31) edhe dola prej qaty, shpëtoi “Elida”. 

Fatkeqësisht kur kanë ba, kanë gjujtë shumë ujë edhe paketa që ka qenë nuk ka qenë në tavolinë nalt, po ka qenë në tokë edhe e ka kapë ai uji me tym që ka qenë i zi, m’i ka prishë ato. Vetëm do, do më kanë metë që kom mujtë me… qe për shembull qikjo, [tregon fotografitë] m’lusin shumë me fotografu se ju pëlqen. Qe qikjo. Shiqo tash, kjo fotografi e kom përsëritë të rejën, ajo e vjetra ka qenë e dëmtume qitu. Kjo është atë ditë që u hap lokali…

Kaltrina Krasniqi: Nal’ t’e shoh…

Belul Mustafi: Kjo atë ditë që u hap lokali…

Kaltrina Krasniqi: A muj m’e fotografu?

Belul Mustafi: (e pakupt. 27:20) Qe “Elidën” e ki, atë ditë që u hap lokali. Qita mundesh me fotografi, ç’këto jo. 

Kaltrina Krasniqi: E qita?

Belul Mustafi: Tash s’e di…

Kaltrina Krasniqi: Zgjedhi…

Belul Mustafi: Se unë du me ba kur ta hapi…

Kaltrina Krasniqi: Nuk i vjerri unë kërkah këto…

Belul Mustafi: E di se këtë du me lanë se këtë du me pasë surprizë, Mahmut Bakalli me veshje kombëtare, a e kupton. Foto ma të bukura s’ka ku shkon.

Kaltrina Krasniqi: Shumë të bukura.

Belul Mustafi: Edhe ka shumë…

Kaltrina Krasniqi: Hajde zgjedhi ti, zgjedhi ti çka po m’len.

Belul Mustafi: Po çka t’dush…

Kaltrina Krasniqi: Ama le t’shihet pak edhe lokali se për qato… qato e kemi me randësi.

Belul Mustafi: Qe qikjo shihet lokali.

Aurela Kadriu: A na tregon edhe historinë e emrit, ta kemi edhe qato…

Belul Mustafi: Historia e emrit… historia e emrit është, siç thashë përpara që baba jem u shoqnu me Mahmut Bakallin deri në momentin e fundit, mandej ai u bo shkaku, motivi edhe arsyeja që ne erdhëm në “Elidë”. Edhe Elida, çika e Mahmut Bakallit, ashtu që s’kem mujtë me ja shpërbly me diçka tjetër, baba jem ka thanë që, “Ja lajmë ambëltores emrin e Elidës”. Për atë ka qenë dhurata e jashtëzakonshme, dhuratë që nuk vlerësohet…

Aurela Kadriu: E qysh e pat’ emrin në Beograd kur jeni konë?

Belul Mustafi: Në Beograd ka qenë “Sllavi”, për arsye se “Sllavia”…

Kaltrina Krasniqi: E ambëltorja qysh e ka pasë emrin, se “Sllavia” ka qenë njejtë qendër tregtare, a po?

Belul Mustafi: Po. Jo, jo. “Sllavia” është qendra e Beogradit edhe Hotel “Sllavia”, ajo lagjja “Sllavia”.

Kaltrina Krasniqi: E ambëltorja juj qysh e ka pasë emrin?

Belul Mustafi: “Sllavi”.

Kaltrina Krasniqi: Edhe ambëltorja “Sllavia” a?

Belul Mustafi: Po. E kom fotot e “Sllavisë” po nuk i kom këtu.

Kaltrina Krasniqi: Hajt veç edhe pak ta shoh lokalin…

Belul Mustafi: A lokalin, qito jonë baba jem kur i ka bo torte Prishtinës kur ka hy në ligë të parë.

Kaltrina Krasniqi: A muj me fotografu qito?

Belul Mustafi: Po.

Kaltrina Krasniqi: Qysh e ka pasë emrin baba përnime?

Belul Mustafi: Nexhat Mustafa. E sheh si janë dëmtu…

Kaltrina Krasniqi: Po…

Aurela Kadriu: A Mustafa a Mustafi.

Belul Mustafi: Po tash është Mustafi, atëherë ka qenë Mustafa.

Kaltrina Krasniqi: Pse e keni Mustafa, Mustafi?

Belul Mustafi: E kemi pasë në Beograd njiherë Mustafoviq, mandej e bomë Mustafai mbasi shqip, mandej erdh nji ligj në Maqedoni na e boni Mustafi, edhe qashtu…

Kaltrina Krasniqi: Tash ka mbetë Mustafi…

Belul Mustafi: Ka mbetë Mustafi. Qe këto a p’e sheh, të dëmtume.

Kaltrina Krasniqi: Sa të mira….

Belul Mustafi: Qe kjo është e lokalit për jashtë, nëse e njihni këto. Kjo është Rrahmani, ka punu në galeri, ky është nji piktor, ky është ai këshilltari, ai gazetari i Evropës së Lirë, ky është Llukman Alili, Lluki.

Kaltrina Krasniqi: A muj me fotografu qito a jo?

Belul Mustafi: Mos na rrehin ato… qe edhe këtu…

Aurela Kadriu: Jashtë qetu a…

Belul Mustafi: Po terasën, terasën ne e kemi pasë njimdhjetë vjet.

Aurela Kadriu: A terasa…

Belul Mustafi: Qe ky profesori. Nuk e di si e ka emrin…

Kaltrina Krasniqi: Qysh e ka emrin more ky se ja kom harru…

Belul Mustafi: Ky eshte ai Krasniqi…

Kaltrina Krasniqi: Ai Krasniqi ai piktori…

Belul Mustafi: Ai Krasniqi ai piktori, po tash u  bo (e pakupt. 30:58)

Kaltrina Krasniqi: A po a?

Belul Mustafi: Po. Nuk i kom, të thashë unë nëntëdhjetë përqind të dokumentacionit i kom pasë në atë paketë që u prish. Qe qikjo është nji… me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës kom dhanë intervistë unë, “Dopio Espresso e Rugovës në ‘Elida’”. E di si pinte dopio espresso, e di çka o dopio espresso?

Kaltrina Krasniqi: Po, po, e di.

Belul Mustafi: Prej dy dozave nji dozë të shkurtë.

Kaltrina Krasniqi: Po, po, e di. A po a?

Belul Mustafi: Po qashtu i ka pi. Prej dy dozave, nji filxhan të shkurtë edhe i pinte katër-pesë rend.

Kaltrina Krasniqi: Mu m’kujtohet kur kom qenë fëmijë kur kalojsha knej e shihsha Ibrahim Rugovën qitu, qe qitu…

Belul Mustafi: E qikjo “Dopio Espresso e Rugovës në ‘Elida’”. E ka shumë me t’tregu, po tash momenti-momenti, se unë mbeta shumë vonë. Qato bon me i fotografu qato që i ki. Qe edhe njo me Rugovën nëse don…

Download PDF