Avni Mustafa

Prishtinë | Date: 4 prill, 2025 | Duration:

Një mëngjes, krejt papritur, i pamë katër a pesë shqiptarë në oborrin tonë… ishin miq edhe me babin tim, por ajo shoqëri u zhduk, sepse ata hynë në oborr me thika e me gjëra të tilla, duke kërkuar sendet e tyre… Nuk po them që s’kanë humbur gjëra gjatë luftës, por… edhe pse babi e mami po u thoshin, ‘Nuk kemi marrë asgjë prej jush, ju lutem, jemi miq’… ata panë një arkë me rroba dasme dhe… e kuptuan që ato rroba s’u takonin atyre, por mamit tim. Dhe e mbaj mend momentin kur ata po i nxirrnin të gjitha jashtë, i hidhnin në tokë, nuk u interesonte fare, dhe e lanë ashtu… Kurrë, kurrë nuk do ta harroj atë skenë pasi u larguan. E pashë mamanë time ulur aty, duke u munduar t’i kthente të gjitha në vend, ta rregullonte gjithçka siç ishte më parë, ishte një makth.


Alisan Skenderi (Intervistues)

Avni Mustafa u lind më 30 gusht, 1987 në Plemetinë. Ai është avokat i të drejtave të njeriut, trajner dhe ekspert për përfshirjen e komunitetit rom, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e BE-së. Që nga qershori i vitit 2017, ai shërben si Drejtor Ekzekutiv i Roma Versitas Kosovo, një organizatë udhëheqëse në mbështetjen e komunitetit. Ai ka përfunduar studimet bachelor në Menaxhment në Universitetin “Pjetër Budi” në Prishtinë.