Avdi Uka

Vushtrri | Date: 20 maj, 2021 | Duration: 127 minuta

‘Ukë, aktakuzën e keni shumë të rondë, ruje veten, ruje shoqninë’. Për mue u konë pasuni e madhe ‘Ruje veten, ruje shoqninë’ domethonë që na… u ardhë në 11:00 natës i biri i Sherës, komandantit të burgut që u konë, ai ka punu inspektor Nexhmedin Ajeti, a s’di qysh u thirrke. E ka pru ni letër të sarit tha, ‘Ukë’ tha, ‘duhet me hi në burg’, thashë, ‘Në burg jom, s’ka problem’. Jonë ardhë policia më kanë lidhë më kanë çu në dhomë. […]

Pesë advokatë i kom pasë, të pestit jonë konë vullnetarë, une s’kom nxonë advokat hiç, veç i kanë thonë vëllaut, ‘Hajde autorizona’. Slloveni u ardhë vet, ai um ka marrë mue. Tha, ‘Une t’kom marrë ty’ tha, ‘kom ni që i ki dhetë fmi, shkollë s’ki, kurgjo s’ki’, më ka mbrojtë.

[…] Me 14 prill, ‘90-tën, na ka lirue. Me 15 gusht, ‘90-tën e kanë mshelë kapinë [srb.: portën] e ‘Trepçës’. Tash, katër muj ditë, mue më kanë ardhë dy inspektorë të UDB-ës që ju thojshin atëhere. Te dy shiptarë, emnin shiptar, emnin shiptar. Jonë ardhë në shpi edhe kanë thonë, ‘Kqyre Uko, ti nuk bon me shku me hi në miniere, që shkon kena me të lidhë menihere’ {kryqëzon duart}. ‘Ama me shkrim une nuk i hupi 20 vjet punë’. Ka thonë, ‘Na jena policë, na nuk dhomë me shkrim. Na po të thojmë shyp, mos shko’. 

I kom marrë dy pushime, na i ka dhonë Burhani [Kavaja], pushima vjetor. Njo të atij viti që jena hi, njo të atina që jena dalë. I kena kry dy pushima, dy muj ditë, dy muj jena shku te mjeku kom marrë pushim mjekësor. I kom dorëzu ato dokumentat edhe une nuk jom hi mo në oborr të minierës, as në miniere dej mas lufte. Mas lufte jom hi, mas lufte jom hi, nja tri vjet kom punu mas lufte, masi jena shliru krejt. Po tash na e pamë aty që s’u bo as me grevë kurgjo edhe u bo Ushtria Çlirimtare, 52 minatorë të Staritërgut na u kanë vra në luftë, në luftë 52.


Anita Susuri (Intervistuesja), Korab Krasniqi (Intervistuesi), Besarta Breznica (Kamera)

Avdi Uka u lind në vitin 1943 në fshatin Tërstenë, komuna e Mitrovicës. Pas përfundimit të shkollës së mesme të ulët në vitin 1958, filloi të punojë në ndërmarrjen shtetërore “Fafos”. Në vitin 1967 u transferua në “Trepçë”, ku punoi si minator. Në “Trepçë” punoi deri në vitin 1990 kur u pushua nga puna për shkak pjesëmarrjes në Grevën e Minatorëve në vitin 1989. Pas luftës së vitit 1999, ai vazhdoi punën në “Trepçë” deri në vitin 2002. Aktualisht, z. Uka është i pensionuar dhe jeton me familjen në Vushtrri.

Avdi Uka

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoti Avdi, a mundeni me u prezantu, vitin e lindjes, vendin ku keni lind? Diçka për familjen e juj, prejardhjen?

Avdi Uka: Po, une quhna Avdi Demë Uka, i lindun me 2. 12. ‘43-sh, fshati Tërstenë, Komuna Mitrovicë, në atë kohë, kom qenë. Edhe shkollën e kena pasë në fshat, ku aty kom nisë filloren në atë kohë. Tash po i çojnë ma të ri, atëherë na kanë çu pak ma të vjetër shtatë-tetë vjeçar kur i bojshum atëhere shkojshum në fillore. E kom krye filloren, po mirë boll, po kushtet jonë konë shumë, shumë, shumë të dobëta. Shumë të dobëta. 

Babin e kom pasë, ka rrnu, diku afër niqind vjeçar u konë kur u dekë, në ‘57-tën u dekë, në ‘57-tën. Domethonë, s’ka punu kurrë kurkun, kurkun s’ka punu hiç. Veç u marrë me tokë, me gjo, me jetë të fshatit. Ka majtë në atë kohë, në atë kohë, ka majtë lopë, e dhenë, e dhi e, bullica e, bletë e. Krejt u bo, krejt jetën e ka pasë në fshat. Tokën e ka pasë, goxha shumë tokë ka pasë me to u bo idare, bukën ja ka qitë toka e vet. Mullinin për me blu millin e ka pasë të vetin, në tokë të vetën atje edhe u përmeçat [i’a ka dalë mbanë] qashtu.

Ma vonë u bomë na djeltë e tina, pesë vllazni edhe fillum kur ke puna, nuk kena mujt mu shkollu asnjo, atëhere na u punësum në “Trepçe”, une jom punësu në “Trepçe” dikun në ‘67-tën, ‘67-tën jom punësu në “Trepçe”. Pa kualifikim, ma vonë dikuri e kom marrë kualifikimin aty për aty në sipërmarrje, atëherë na e jepshin kualifikimin. Kom punu si xehëtar, tek deri në vitin ‘89-tën. Në ‘89-tën erdh puna, situata ndryshoi, sistemi ndryshoi edhe na qitën prej pune, Sërbia na qiti prej pune.

Na i majtum tetë ditë grevë, me siguri osht’ e njoftne në opinion botërorë ajo grevë. Une jom njo prej pjesëmarrësve, nuk po thom organizator, sikur do-do që po thirrën, po rrejnë, nuk o mirë me rrejt, Zoti nuk e do rrenën. Poplli s’e do rrenën, osht’ gjyna me rrejt popllin. Organizatorë ka pas e s’ka pas se organizatorë jena konë tonë, tonë jena konë organizatorë. Po mirë boll, une si Avdi Ukë me 17-tin 10-tin, ‘88-tën, jena shku për Prishtinë në komë. I patëm kërkesat tona, nuk mujtëm me mrri kurgjo hiç qëllimit, absollut s’mundëm kurgjo me bo. Atëherë me 20 shkurt ‘89-tën, hinëm në grevë tetë ditë. Nejtëm aty…  

Anita Susuri: Zoti Avdi, para se me fillu për këtë pjesën kisha pasë qef edhe pak me ju pyt diçka për familjen e juj…   

Avdi Uka: Urno… 

Anita Susuri: Për ma i ri kur jeni konë.

Avdi Uka: Urno, po?

Anita Susuri: Ju thatë që baba u konë shumë i vjetër kur ka vdekë… 

Avdi Uka: Po.

Anita Susuri: E a ka pasë shumë fëmi baba, a qysh e keni pasë kaq të vjetër babën?

Avdi Uka: Babën e kom pasë të vjetër se ai i ka pasë dy gra. Me grunë e parë, vëlla nuk ka pasë, mixhë nuk ka pasë, u konë ni bimë, ni bimë. Po ma vonë dikura me grue të parë ja ka falë Zoti ni djalë e gjashtë çika. Edhe djali kur i ka bo mot-mot [një vit] që e ka martue i ka vdekë. Edhe tash ai i ka çu durtë (qesh) prej, prej jete, po miqësia në atë kohë e ka rrokë, veç m’u martu apet. Për krye tona që e ka pasë gruen, edhe e ka marrë nonën teme, me nonë teme i ka pasë shtatë djelë e ni çikë.

Na tajshi vllaznit, njo na ka dekë shtatë vjeçar, pesë jena metë edhe tetonë kena punu në “Trepçe”, te tonë, edhe vllau i madh edhe i dyti edhe i treti edhe une, i katërti, tonë të pestit kena punu në “Trepçe”, në miniere. Dikush në fllotacion, dikush veç në “Trepçe”, në “Fafos” dikush ka punu. Ajo krejt u konë kombinat “Trepça”. A na tre jena konë në miniere të Stari Trgut. Edhe jeta u konë qishtu, jena bo idare, kena jetu mirë, nuk jonë konë rrogat e këqija në atë kohë. 

Nuk u konë jeta… jeta u konë e keqe, pse u konë e keqe thom këto, prej fshatit tem e me shku në minierë u duftë ni orë e gjysë me shku në komë, verë e dimën. Nuk ka pasë automjet, s’ka pasë autobusë, s’ka pasë rrugë edhe u duftë me udhëtu në komë. Ni orë e gjysë me shkue, ni orë e gjysë me u kthye, në tri ndërrimet, domethonë dimër-verë, shi-borë, gazep i Zotit u konë. Po mirë boll atëhere me ni rrogë kena jetue, qishtu qysh kena mujt. Kena nejt në familje të madhe, 27 antarë jena konë, ma vonë dikur jena da me vllazni edhe gjithkush e kena bo jetën e vet, me ato mundësitë e veta.

Anita Susuri: A po të kujtohet, a po të kujtohet najsen që të kallxu baba… se po i bjen që ai ka lind në vitin 1900 e, 1900 e diçka, tash s’po e di… 

Avdi Uka: Jo, 1900 jo po… 

Anita Susuri: 1800…

Avdi Uka: 1800 e diçka, po, osht’ i lindun po.

Anita Susuri: A të ka kallxu najsen prej asaj kohe a… 

Avdi Uka: Në atë kohë, në atë kohë baba jem më ka kallxue kur u hi Sërbia, i kanë thonë pleqtë ktyne heri po i thom edhe unë. Ose partizoni kur u hi, hajde, hajde ni kohë u konë pak ni rahati, ni diçka. Ma e keqja që e kanë kalue në ‘65-tën, ‘66-tën, kur u konë aksioni i pushkëve, Rankoviqi e ka bo aksionin edhe në atë kohë mas Luftës së Dytë Botnore u konë ni Sherif Asllan Tërstena që u dalë i kanë thonë ktyne heri në mal, ai u ikë u dalë në Shipni. 

Tash në krejt fshatin çka jonë konë pleq fije për fije UDB-ja, UDB-ja i kanë thonë atëhere i ka munue i ka rreh. Më thojke baba jem, “Në dimër më kanë shti në këmish e t’lina në iz të mullinit” ajo rrota sillët ujët {përshkruan me dorë}, tha, “Akulli u bojke ni pllomë. ‘Kallxo ku o Sherifi edhe kush p’e manë Sherifin?’” Domethonë kanë vujt shumë, shumë kanë vujt, shumë kanë vujt. Edhe njo po të thomë, une e kom vetë babën, se jom konë i ri une po mirë boll e kom vetë edhe i kom vetë motrat e babës, se ato kanë rrnue ma shumë se baba. 

E i kom vetë, kom thonë, “A e keni ditë ju që ku o Sherifi, e ku o filani e filani, ata ç’a janë konë të ikun?” Tha, “E kena ditë na edhe kena çu bukë nëpër bunkera, e kanë maru bunkerin nëpër male, e kena ditë edhe s’e kena qit’ në fushë”. Domethonë ka pasë besë shiptari, nuk e kanë qitë në fushë për me nxon asi. Ma vonë ai u ikë u dalë në Shipni, u rahatu ajo punë. Hypi në fuqi Rankoviqi ja u ka shtreh zullumin, ato e maj në men sikur ditën e sodit.

Anita Susuri: Ti e man në men a?

Avdi Uka: Une e maj në men. Për pushkë, aksioni i pushkëve që i kanë rreh, i kanë bo llom nëpër stacione, i kanë pru në fshat, në oborre para familjes, para familjes e ka rreh, “Qite pushkën!” Ku ka pasë me marrë pushkë, që s’ka pasë sakicë me shkurtu dru, se jo pushkë e automat e çka ta di në atë kohë çka kanë lyp, allti, po. Edhe gjithmonë zullumi u konë për neve, tuj i ngu pleqtë tuj asi, thashë që aksionin e maj edhe vet në men sepse në Luftën e Dytë Botnore, Drazh Mihajla, kush ja ka ni zonin ja ka nie, Rankoviqi, i treti erdh Sllobodan Millosheviqi, domethonë e kanë pasë të njejtin sistem. Anti shiptarë, anti kosovarë, anti krejt popullatës, krejt kanë bo zullume në shiptarë. 

Anita Susuri: A ka pasë prej atij vendit juj që kanë ikë, për shembull në kohën e Rankoviqit që i kanë detyru me ikë prej Kosovës shiptartë?

Avdi Uka: Shumë ka pasë, shumë jonë ikë, jonë dalë i kanë ndreq letrat për me shku për Turqi. Për Turqi, shumë ka që jonë dalë, janë shku në Turqi edhe sot e atë ditë janë metë as s’dinë kush ku jonë, as çka u bo me ta, ç’a u marue. Po mirë boll, tonët, tonët… edhe ato pak si fëmi e maj në men, pak si fëmi e maj në men, nuk e di cilit vit ka qenë, kur jonë shkrue për me shkue, me ikë prej Kosove, me ikë prej fshatit tonë edhe me dalë për Turqi u ardhë lajmi, u ardhë haberi, thojshin ktyne herë pleqtë haberi, u ardh që, “Nuk bon me lëviz, nalnu, mos dilni, s’bon me dalë!” 

Edhe u stopirat puna edhe jonë nalë gjinja nuk jonë dalë, se krejt kanë pasë me dalë. Une e di që fshati jem edhe baba jem i ka ndreq letrat për me dalë për Turqi në atë kohë. Po mirë boll u ardhë, kush u bo sebep nuk e di, dikush thotë Fadil Hoxha, dikush thotë ky, dikush thotë ai, nuk e di {çon duart lartë}. Ato që s’i di origjinal nuk i flasë, po çka i kom ni prej babe edhe çka jonë origjinal qishtu.

Anita Susuri: E a e dinë qato letrat që i kanë ndreq jonë konë po më doket diçka ma të veçanta ato, qato letra, a din diçka?

Avdi Uka: Po të kallxoj drejtë për letra nuk e di, nuk e di. Dikush më ka thonë që u duft me shku në Shkup për me i mush ato letra, ato kërkesa, s’po di qysh i kanë thonë në atë kohë. E kom ni që edhe në Shkup ka pasë gjinë që jonë shkue, nuk e di letrat qysh i kanë bo, ku i kanë bo, kush ju ka ndreq nuk e di, nuk e di, nuk {vendos dorën në zemër} du me fol masi nuk e di.

Anita Susuri: E a të kujtohet koha kur… ti më tregove që ju, familja juj, baba ka pasë shumë gjo e toka që ka punu, a të kujtohet ajo kohë kur kanë marrë komunistat prej njerëzve si lloj haraçi?

Avdi Uka: E maj në men se, e maj në men se në shpi tonë, në shpi të babës kishin pasë gatue partizanët. Shpija e madhe, ktyne herë i kanë thonë shpi e madhe ‘maxhak’. Ma vonë kur u hi partizan, višak [tepricë] i kanë thonë, vishakun, u ardh ju ka fshi hamaret, hamaret, koshin. Baba thojke, “I kom pasë dy koshë kallamoq m’i ka marrë kokërr më kokërr. E i kom pasë do të mshefun në dhe, i kom mshef në dhe edhe i kom çu në mulli kapak me i blu veç sa për ni ditë, dy ditë. Jo, me bo ma shumë mill veç kapak”. Edhe ato e di kur e kanë fshi e kur kanë marrë, e ma në men kur janë ardhë merre me mend janë ardhë e kanë pre zabelin. “Po marojna çka di, në filan veni, po marojna pallate, po marojna këto, këto”. Edhe ato e maj në mend për lamë kur i kanë pre lisat. Bungun tu e rujt, baba 50 vjet, niqind vjet i ka rujt edhe jonë ardhë i kanë pre fak-fak-fak {onomatope}. Ato zullumet, thashë që zullumi s’u nalë kurrë për neve, po.

Anita Susuri: Deshta me ju vet edhe, tregove në shkollë që je shku që je nisë me shtatë-tetë vjet në shkollë, qysh u konë qatherë koha, edhe atëherë nuk u konë ni kohë stabile bash, a keni pasë probleme qatherë? 

Avdi Uka: Po atëherë kur une jom konë në shkollë të thashë pare që ka qenë fukarallak për libra, për lapsa, për çanta. Bone hesap që une e di vet, une e maj në mend edhe e di që nuk kena pasë çanta për libra, po ni libër, ni fletore, ni kalem të drunit i thojshin ktynehere edhe të drunit ka edhe sot po s’i përdorin fort. E në gji i shtishum, se s’kishum çanta. Po mirë boll, msusat jonë konë tonët, shiptarë edhe mësim që kanë bo qatherë qoftë për çka matematikë, për histori kapak, për tetona, jonë konë mësimet, le të thotë kush çka don, jonë konë mësimet e forta. Ma vlerë ka pasë atëherë me i pasë katër vjet shkollë se nashta sot dymdhetë-tremdhetë, çka po muna me i përcjellë rininë edhe fëmitë tonë vallahi. Shkollat kanë qenë të mira, kanë qenë shkollat po thom, mësimi, kulltura e nxansit, tetona kanë qenë. 

E këto çka po nihen sot a për studentë, a për nxansi, atëherë nuk janë nike, nuk janë nije, mos t’i përmeni me emra të zezat çka po nihen tash, atëherë nuk janë nije. Edhe atëherë ka pasë rini, edhe atëherë jonë konë të rritun, edhe atëherë ka pasë djelë e çika, po nuk jonë konë këto të zezat që po bohen tash. Atëherë s’ke nije kërkun, s’ke nije kërkun. Une shumë here e përdori këtë fjalë, i kom 77 vjet e diçka që thashë, mirë boll në krejt Kosovën nuk pashë nxanës me syrme [syze], nxanës. Sot fëmija sa ni troh syrme ngjitun, çka këtu osht’ ni pengesë e madhe. Pse atëherë u konë natyral yshqimi, yshqimi u konë natyral, buka, qumshti, djathi, kumshti, kosi, krejt jonë konë natyral, u konë heja e shnoshë. 

Me i ra, thojshin ktyneherë, me i ra shuplakë (qesh) pëlcet tjetrën anë sikur patlixhoni. Shneta u konë në nivel, fukarallaku u konë mos vet kush, po shneta u konë e mirë {ngrit duart sikur tregon muskujt} pse heja. Edhe njo po të thom kqyre fukarallak po, po ka pasë sevda, pse ka pasë sevda, se ka pasë një, ka pasë respekt, i vjetri për të vjetrin, i riu për prindë. Qoftë për këdo, ke pasë vullnet, ma vlerë ka pasë atëherë ni, ni vegësh pasul me e zie e mu unxh 12-13 robë e 15 robë në sofër se sot me t’i qit krejt të mirat e dynjes, se nuk ka vullnet sot. Atëherë ka pasë vullnet, u konë puna e mirë, shneta u konë e mirë. 

Anita Susuri: E tash qitu deshta me ju vet për shpinë e juj, ju a jeni konë në bashkësi, a veç me babën e familjen e juj? Qysh keni jetu, qysh u konë shpia?

Avdi Uka: Na, une të thashë që me motra të babës, me halla, me babën, tajshi kur u bomë na djemtë edhe motrat, se edhe me atë grunë e parë ka pasë çika baba.

Anita Susuri: Po.

Avdi Uka: Eh. Jena konë, kena rrnue bashkë, tek deri diku ‘75-tën jena da, dej në ‘75-tën. Jena shku diku afër 30-ve, 27 antarë kem bo, se vajzat jo shkojshin te burri, u martojshin, ardhshin a dinë, po. Po mirë boll, ato nisën me shkue te burri, na nisum me u martue edhe ardhke numri (qesh) qaty dikun u sillke ka 27-28. Edhe erdh hesapi që u ndamë na vllaznia, domethonë dolëm nëpër shpia tona, pleqtë na diqën edhe qashtu puna. Kena rrnu bashkë po.

Anita Susuri: Qajo shpija që ke jetu me vllazni, me motra a u konë shpi e madhe, a keni pasë oborr të madh? Qysh u konë?

Avdi Uka: Oborr kena pasë diku nja 15 ari oborr, shpinë e kena pasë atëherë, me oxhak e me gatue e, me nejt e, nuk u konë e shtrume kështu sikur e sodit, në tokë u konë, oxhaku u konë i madh, qaty kena nejt. Dhomat i kanë pasë ata çka janë konë të martuem, e ka pasë dhomën e vet ren. Odën e kena pasë për musafirë, baba në ymër të vet as s’u hi në shpi, as s’u hi në odë, atje në sobë [srb.: dhomë] as kërkun, ai ka nejt në odë gjithë. 

Edhe tajshi na shkojshim, rrishim me babën qaty në odë, u konë oda e madhe, dikun pesë metra me pesë, e ka pasë oxhakun, e ka pasë koftorrin, varet çfarë kohe u konë, domethonë ai ka nejt aty unxhun komë kryq, ka pi duhan {afron gishtat te buzët}, tek deri në vdekje. Edhe na qaty kena nejtë, e kena bo nejë, me miqësi e me vllaznillak e me kojshillak e me krejt popullatë qaty kena nejtë edhe tajshi jonë shkepë gjithkush nëpër dhoma të veta ç’a jonë konë të martuem, ç’a jena konë pa martu kena flejtë qaty, u konë shtrumë në dy anët, qaty rashum, qaty flejshum.

Anita Susuri: E nona u konë si zojë e shpisë atëherë?

Avdi Uka: Po nona zoja e shpisë, ajo u konë ma e re se baba edhe u dekë në ‘73-tën, baba u dekë ‘57-tën, nona ‘73-tën. Me nonë kom rrnu ma shumë se me babën, me babën pak kom rrnue, e maj në mend dikun nimdhetë-dymdhetë vjet i kom pasë. Po me nonën kom rrnue shumë. Edhe mrena toke e qjelle, masi e përmene i kom dhetë fëmi edhe e kom bashkëshortën edhe kom fije për fije, nonën me ma dhonë botën ka nxenë dilli e hana me nanë unë s’e ndrroj kërkon (i dridhet zëri), as atëherë, as sot. 

Anita Susuri: Çfarë grue u konë ajo?

Avdi Uka: Nona u konë grue pos i lumi Allah që e ka falë. U konë punëtore, u konë e urtë, u konë gojëomël, ajo me idhnue najkon nuk ka ditë, gjithkujt i ka fol për të mirë, për nerë, krejt fije për fije i ka pasë krejt të mirat i ka pasë. Edhe ka heqë, shumë ka heqë me neve, me plakun ka heqë shumë, plaku u konë i rrezikshëm. Shumë punë, shumë gjo, shumë knej-anej, ka heq me to shumë, po Allahi ja ka dhonë shnetën, mirë u konë, ma së mrami u smu prej astme. E rroku astma edhe vdiq edhe ajo e ngrata shkoi, ‘73-tën shkoi për atë dynje.

Anita Susuri: Ju më tregut për vllaznit që kanë shku me punu në “Trepçe”, tash ju jeni konë ni familje që jeni marrë me bujqësi… 

Avdi Uka: Po.

Anita Susuri: Me blegtori e këto, pse ka marrë vendim me shku në “Trepçe”, a u ndiku prej rrethit? 

Avdi Uka: Se po të kallxoj, po të kallxoj, sepse na që thashë në fillim shkolla me kry s’mujtëm, çka u duftë, u duftë m’u kap në Trepçe aty. Ajo pasuni për ata anëtarët na që u bomë nuk e mlojke, nuk e mlojke. Në “Trepçe” nuk e kishum, po që thashë ni orë e gjysë në komë me shku po. Miniera e ka pasë atë të veten, atë fuqinë e vet edhe na kejt fije për fije, krejt Shala se jo veç katuni jem, po Shala krejt i madh e i vogël, ka dy e tre e katër i ka pasë në “Trepçe”. E ajo u konë qysh me thonë, magjja e Shalës e hambari i Kosovës, “Trepça”. 

Edhe me hi atëherë në “Trepçe” je konë, je konë si i garantuem je konë për jetë. Je konë si i garantum për jetë, pse, se u konë sistemi krejt tjetër. Une në “Trepçe” jom konë kur i kom pasë dhetë fëmi edhe shoqja dymdhetë libreza i kom pasë, e në krejt Jugosllavinë, ka u konë Jugosllavia me shkue ni cent kun nuk e ke dhonë. Krejt me librezë, e ke pasë të garantuem shëndetin, mjekësinë të garantuem. Rroga ka qenë kajherë e mirë, kaherë jo e mirë po për idare m’u bo po. Ai sistem mo nuk munët me mrri, se nuk kanë logjikë me mrri, sot nuk ka kush sigurim shëndetësorë, osht’ gjynah i Zotit ky popull qysh u metë. 

E dalin rrejnë, rrehin gjyks, “Une jom ky, une jom ai”, e s’o kërkushi, nuk o kërkushi se asnjo nuk e kanë interesin e popllit, tonë e kanë interesin personal, grupe, partia knej-anej, nuk e ka interesin e popllit. O gjyna i Zotit sot me t’u mytë punëtori në punë nuk ka kurrfarë sigurimi. Osht’ gjyna i Zotit 34 vjet e ni muj e gjashtë ditë i kom në vendim, me benefici, sot 50 euro në muj prej specijalisti në Prishtinë i kom ngjit stendat, i paguj kokrra në mujt, a i marr 170 euro. Ku ka në botë, s’ka kërkun në botë kështu. Nuk del, penzioni penzionin nuk e mrrin.

Anita Susuri: Edhe puna në “Trepçe” u konë shumë e fshtirë…

Avdi Uka: Për krye tonave, për krye tonave ka pasë familje që nuk e kanë pasë dikon të punësuem në “Trepçe”, u ardhë tek unë e te ai e te ai e, jo veç te unë po ku ka pasë besë. U shku e ka marrë librezën e fëmisë e të grues edhe me librezë teme të fëmive të mi, e ka çu fëminë te mjeku edhe s’e ka vet kush çka po bon a e kujna osht’, a ça osht’. Edhe e kanë ditë, edhe e kanë ditë që kjo libreza tjetërkujt o po u konë e vërtetume {bën sikur hedh vulen} e ka kqyr, ja ka dhonë barnat, “Ditën e mirë!” Sot s’ki kurgjo.

Anita Susuri: Vllaznit ma të mëdhej kur kanë fillu me punu, a jane anku për pune, a të kanë kallxu najsen? Qysh, qysh e kanë përshkru ata, se në ato vite ka qenë ma fshtirë?

Avdi Uka: Dy vllazni janë konë para meje në “Trepçe”, une i treti tani u hi i katërti, i pesti ka punu në “Betonerska” në Mitrovicë, po mirë boll. Kur u hi vllai i madh në punë në “Trepçe”, u konë puna shumë e zahmetshme, shumë e fshtirë se ka punu me kaci, me lopatë, qysh thojnë nuk e di, lopatë. E ka ngarkue vagonin edhe e ka shty me dorë me e shku me e derdhë atje për me marrë me shku në punim. Hajde, hajde, hajde… kur jom hi unë, une kur jom hi domethonë u ardhë tehnika. Jonë ardhë lladerat, kreberat domethonë mo me kaci nuk ka pasë punë, me llopatë. 

U konë puna pak ma e lehtë, pak ma e lehtë, po mirë boll kur msohesh ni vend pune, une ni muj ditë kur e marsha pushimin, në jetën tem unë nuk e kom kry pushimin për pa shku ni ditë në minierë e në “Trepçe” me pa shoqninë e mi. Kurrë në jetë s’e kom kry pushimin, se dikur neve na u rrit puna e viti, e goxha ma shumë pushim na dalke, kurrë s’e kena lonë. Edhe ni vend ku msohesh aty të doket sikur me punu në shpi tone, rreziku kuptohet, ni mijë metra me hi thellë në dhe, e dej në 3000 metra, tre killometër me shku për okolla në dhe, pos i lumi Allah na ka mbrojt. 

Për gjeneratën teme sa une kom punu në minierë, deri ‘90-tën që kom punue, nontë vetë e kanë hup jetën aty, nontë vetë. Ni Sejdi Muliqin e kena qit në kese të sheqerit, që u ra, në shakt u ra domethonë sikur kur e derdh grunin {hapë duart sikur hedh grurin} prej thesit, qashtu u bo njeri. Ka që ni ditë kena çpu gjithë ditën me hjek bllokat e me heqë rudën [srb.: xehe] për me nxjerr kufomën e tina që ka nejt nër bllok, jetë e fshtirë u konë, po thashë msohesh aty edhe të dokët që po punon në shpi tone. Perënia na ka rujt.

Anita Susuri: Ti më tregove më doket që shkollimin e mesëm s’e ke vazhdu, a po?

Avdi Uka: Ja, ja, ja, ja {tund kokën}.

Anita Susuri: E pi bjen që meniherë në qat’ kohë e ke kry filloren, ke fillu me punu, a po qashtu?

Avdi Uka: Une kom punu edhe para se me shku ushtarak. Se atëhere në miniere nuk ke mujt me hy pa e kry ushtrinë e ish-Jugosllavisë, ushtrinë. Po ke mujt me hi në tjera sipërmarrje. Une kom punu dy-tri vjet para se me shku ushtar. Diku prej 15 vjete ja kom nisë me punue, në “Fafos” që i thojnë edhe i kanë thonë atëhere, në “Fafos” une kom punu gati dy vjet para se me shku ushtar. I lyjshim do hekra, do ceva, do me bojna knej-anena, marshim, na pagujshin kapak. Ajt, ajt e tani une shkova vullnetar ushtar e erdha, në krye shtatë dite jom hi në miniere, ja kom nisë punës. Se u konë në ligj e kanë pasë që nuk guxon me të marrë pa e kry ushtrinë në atë kohë.

Pjesa e dytë

Anita Susuri: Ju më tregut që direkt shkollën e mesme nuk e keni kry po keni vazhdu, jeni hi në minierë edhe e keni pasë goxha largë minierën, domethonë ni orë e gjys keni ecë. Edhe kanë qenë vitet e ‘70-ta, ‘74 që veç pak u përmirësu pozita e Kosovës.

Avdi Uka: Po.

Anita Susuri: Domethonë, Kushtetuta… 

Avdi Uka: Po, po e ‘74-tës.

Anita Susuri: Qysh u konë qathere në minierë situata? 

Avdi Uka: Atëherë u konë shumë mirë. Udhëtim ke bo, autobusi, ja nisën mi lëshi lini [srb.: linjë] lini dikun-dikun, neise poshtë ka Mitrovica këto kanë pasë, po na atje në Shalë jo, veç kur ja nisën vit-vit-vit [onomatope]. Erdh asfallti edhe prej neve, prej fshatit tem atje, edhe tash masi erdh autobusi dalshum na me thonë ni killometër në komë, dalshum në breg, në asfallt, na u doke që s’po punojmë. Rroga ka qenë shumë e mirë, shumë e mirë ka qenë, jeta e mirë. 

Edhe me qato amandamente të Kushtetutës ‘74-tës kena pasë shumë të drejta, shumë të drejta. E ç’a s’kena pasë, nuk e kena pasë ushtrinë tonë edhe policinë të ndame edhe s’e kena pasë emrin Republikë, po me ato amandamentet e Kushtetutës na jena konë çka të dush. Tash merre me mend që shiptari u duftë m’u konë edhe president i Jugosllavisë. Edhe u konë, edhe u duftë m’u konë me Kushtetutë ‘74-tës edhe u konë. Hajde, hajde, hajde, hajde mirë u konë.

Veli Deva, kush ja ka ni zonin, kur u ardhë në “Trepçe”, ai ish konë doktor për miniere. Merre me men që në kohën e Veli Devës, me dy lista e marshum rrogën, me dy lista. Se nuk guxojke me ni listë me shti rrogën se dalke shumë, e ta dajke në dy pjesë. Ni pjesë ta dhake këtu, njo këtu, domethonë ke pasë pare sa të dush, në kohën e Veli Devës po thom, po. Ma vonë erdh Azizi e Burhani e këta drejtorat, varet krejt edhe drejtorat e lujshin atë ullogën [srb.: rolin] e vet. 

Nimojke sindikata me libra të fëmive, mu m’i ka dhonë librat e fëmive ka ni thes libra e fletore, sindikata. Domethonë, erdh puna tu u përmirësu, tu u hujdis e asi. Ja nisën me maru banesa, Veli Deva i ka maru banesat në Tunelin e Parë edhe e ka pasë dhonë fjalën që duhet okolla minierës tek deri në Shalë atje banesa me bo. Ai punëtor i “Trepçës” që do banesë me ja dhonë çelësat {afron dorën sikur jep diçka}, ai që nuk don banesë po don me marrë kredit, i thojshin me afat të gatë, 30 vjet, 40 vjet kredi, me ja dhonë kreditin, me ja bo të mujshme minatorit. Po nuk zgati aja, e shpartallun, e hiqën, e prishën, e u bo qysh u bo.

Anita Susuri: Çfarë pune ti ke bo në qat’ kohë atje në minierë? Qysh u konë puna jote?

Avdi Uka: Nuk ka punë… puna jeme u konë, nuk ka punë në minierë që s’kom punue edhe kom qit rudë [srb.: xehe] edhe kom rrxu rudë edhe kom hujdis prugë [srb.: hekurudhë] për me ecë vagonat edhe i kom grah llokomotivës për me bajt rudën. Nuk ka punë në miniere që s’kom punue. Edhe në ceva kom punue, në ceva të ujit, ujësjellës a qysh i thojnë atij se atje krejt osht’ me ujna, maqinat e kanë ujin e ajrin e krejt fije për fije. Nuk ka punë për ato vjet që s’kom… punu aty. Vendimin ma së mrami diku nja tre-katërmdhetë vjet e kom pasë të xehëtarit. U konë rroga ma e mirë, puna u konë ma e ronë, ma e rrezikshme, po mirë boll, rroga u konë shumë e mirë. Kallabllak fëmi, dhetë fëmi e gruja dymdhetë antarë prej qasaj rroge metshum gjallë. Edhe pak u dufke me lyp naj lekë ma shumë me marrë.

Anita Susuri: Cili vit p’i bjen që ke shku ti në ushtri, domethonë tregut që keni fillu punën, tani keni shku?

Avdi Uka: ‘64-tën, ‘65-tën e kom krye ushtrinë.

Anita Susuri: Ku je konë në ushtri?

Avdi Uka: Ku je konë ushtar? 

Anita Susuri: Po.

Avdi Uka: Jom konë në Paraqin ma së pari, në Paraqin. Në Çupri, në Bajna bashqe, në Kremne, në pesë vene, gjashtë vene jom konë ka pak. Më çojshin për komanda, ç’a i thojshin asaj nuk e di. A ma së pari në Paraqin, pak nja gjashtë muj.

Anita Susuri: Qysh u konë atëherë?

Avdi Uka: Kqyre thashë në fillim edhe po thom apet, atëhere nuk jonë konë këto fanatizmat mes nacive [srb.: kombeve], shiptar, a shka, a boshnjak a turk a ç’a ta di une, nuk u konë. Bile, bile, bile në atë kohë kur une jom konë na kena pasë përparësi shumë të madhe pse, mu vet oficirat um kanë thonë kur jom shku në Bajna bashqe i ka pasë shtatë stražarsko [srb.: e rojës], vend roje {lëviz dorën në rreth}, vend roje. 

Më thojke oficiri, thojke, “Kur ju kom juve në rojë, une” thojke, “flej rahat” {mbështet kokën te dora}. Kanë pasë besim të plotë në neve, se nuk ka shiptarë që s’u shkue në kontroll me nxonë flejtun, a me ja marrë pushkën (qesh) ose diçka. Kanë pasë besim edhe kena pasë përparësi kena pasë, nuk ka pasë, nuk janë konë këto inatçurat e këto fanatizmat mes veti, në kohën kur jom konë unë.

Anita Susuri: A keni pasë vizita, a keni shku në vizitë te familja? Qysh u konë?

Avdi Uka: Ni herë jom konë unë, ni muj ditë, ni muj jo plotë ni muj, niherë jom konë në pushim. Në vizita vëllau u konë niherë, ni ditë asi, dy herë, niherë ni vlla niherë, jonë ardhë në vizitë, s’ke pasë pengesë. Jena dalë në qytet jena enë, këta janë kthye prej shpie na aty.

Anita Susuri: A u konë qajo kur keni shku në ushtri hera e parë që keni udhëtu najkun nëpër Sërbi, nëpër vene tjera të Jugosllavisë? Qysh ju ka dokë udhëtimi? Me tren po më doket?

Avdi Uka: Po me tren jena shkue, me tren jena shkue. Po mirë boll, une edhe para se me shku ushtar, para se me shku ushtar, i ri jom konë, une jom konë në Beograd me tren. Jom konë edhe në Zagreb, jom konë edhe në Ljubljanë, domethonë para se me shku ushtar si i ri. 

Anita Susuri: Qysh u konë atëherë ai udhëtimi me tren, ai veni qysh u konë?

Avdi Uka: Valahi une drejt po kallxoj dikush nashta e sheh të madhe për mu u konë nifarë kënaqësie u konë. Je konë i lirë je hi në kupe aty, e ke marrë biletën, je unxh, kush me të ngucë jo, je shku je dalë. Qoftë për çka je shkue aty, une ma së shumti jom shku në vizita, vizita me i pa do nipa e do dajë e do sebepe, do vizita ushtarake jom shkue, kun ni problem nuk e kom pasë. Jom shkue, e kom kry punën teme, jom kthye, absolut nuk ka pasë problem kurrfare.

Anita Susuri: Atëherë u konë normal, po menoj, me vizitu vene tjera… 

Avdi Uka: Po, po, po, ku dush.

Anita Susuri: S’e ke pasë problem.

Avdi Uka: Jo, po qashtu, s’ke pasë kurrfarë problemi atëherë hiç. Si me flejt midis Beogradi, si midis Mitrovice, njejt u konë.

Anita Susuri: Tash deshta me ju pyt për familjen kur e ke formu, kur je martu, qysh ka ardhë deri te martesa? A ka ndodh mas ushtrisë a qysh? 

Avdi Uka: Po mas ushtrisë, në punë jom konë, vëllau, ktyneherë nuk i kena gjetë vet nuset. Vëllau e ka gjetë mikun, e ka gjetë nusen, ja ka çu msitin, kur jom ardhë në ren po thom prej vllaznive, na ka zonë. Ni fshat qatje mi neve në Bajgorë, në Shalë të Bajgorës, e fshatit Bajgorë e kom nusën. Nja gjashtë muj a shtatë muj ka nejt qashtu, tuj çu do sene me punue e knej-anej. Unë atëherë jom konë në “Trepçe” e kom pasë rrogën. Kurrë në jetë teme nuk e harroj 800 banka. Kur jom shku në Turqi, në Stamboll i kom marrë me ni rrogë teme tetë lira {prekë qafën}, sot e ki lirën 350 euro a sa osht’, tybe në disha… 

Anita Susuri: Ma shumë.

Avdi Uka: Atëherë u konë niqind banka, 800 banka e kom pasë rrogën pa kvalifikim, pa kvalifikim. Edhe jom konë, në Turqi jom konë, kom ble sene punuse. Për krye tonë që kurrë nuk kom thonë që une kom bo diçka po vëllau, pse, atëhërë kur e kena marrë rrogën, në zarf të letrës na e kanë dhonë, në zarf të letrës, bonat edhe rrogën, si jena shku në shpi ja kena dhonë vëllaut madh, të zotit shpisë, i ka nxjerrë bonat, na i ka dhonë, pak pare tima, ditën e mirë, udha e marë. Ai ka udhëheqë me to, na s’jena mërzitë për atë punë.

Anita Susuri: E familja e grusë juj mos jonë konë edhe ata minatorë?

Avdi Uka: Baballaku, baba i shoqës edhe ai u konë minator, edhe ai u konë miantor. 

Anita Susuri: Domethonë, ka pasë shumë familje që qashtu kanë kriju miqësi.

Avdi Uka: Po, krejt fije për fije. Unë thashë që Shala, Shala, 36 fshatra i ka Shala që thirrëm na atje nalt, domethonë nuk ka njeri që s’i ka pasë prej njove deri në pesë vetë në “Trepçe”. Krejt fije për fije në miniere jonë konë, edhe krejt kanë udhëtu në komë. Ka pasë të Llapit, e ka pasë të Drenicës, ka pasë kahmos. Po ata ç’a janë konë të rrethit të lagjes ata kanë flejtë në ban hausa [gjermanisht: ndërtesë banimi] janë konë ban hausa ju thojshin banesat. 

Kanë flejt aty, kur ka pasë dy ditë pushim u shku pi shpije. Na që jena konë përreth gjithë kena udhëtue, gjithkush u shku në shpi të vet. Edhe baballakun e kom pasë në “Trepçe” ka punue, ai u dekë diku ‘82-tën. Minator u konë, u dekë, smundja e kapi, shkoi. E shoqen e kom të qati fshati atje. Vëllau thash e ka gjetë mikun deri qat’ natë që e kanë pru e kanë zhdryp prej kerri, tybe që e kom pa. Kur e zhdrypën prej kerri, mu ga që kund diell nuk po shoh pos në to (qesh). S’ke këtu se e kom shumë të mirë nusën. (qesh) Fol se pak po shakatna [bëj shaka].

Anita Susuri: S’ka problem. Deshta me ju pyt tash për familjen kur keni punu, po thoni që edhe baballëku ka qenë minator, po gruja juj edhe familja a janë shqetësu kur keni shku në punë, që s’i dihet çka munët me ndodhë? 

Avdi Uka: Vallahi jo, veç familja jeme po çdo antarë, çdo familje, çdo krejt fije për fije e ka pasë frigën tek derna u shku në shpi. Mos p’i ndodh diçka, që thashë nontë raste, une jom konë në fshat ku bash i fshatit tem njo e ka hup jetën në minierë aty. Edhe në pra 12:00 të ditës lajmroi, tha, “Nji fatkeqësi…” në tranzistora, televizora s’ka pasë atëherë, as s’ka pasë rrymë në fshat temin, edhe qishtu thotë, “E hupi jetën filan fisteku”. Dhimtë gjithë, mërzi gjithë, tutë gjithë, krejt familja. A na, thashë jena mësu, na s’i jepshum dy dinarë, familja e ka pasë ngarkesë. 

Merre me mend ni rast orgjinal, baba e ka pasë odën në dytin kat {përshkruan me dorë} ni prezore [srb.: dritare] e ka pasë prej rruge ku u zhdirgjshin [zbritnin] edhe kur fryke dimrit, atëherë marrshin dimnat e fshtirë, une nuk jom konë në punë. “Kqyrne bre babë se ka po vijnë rudaxhitë” [ xehëtarët] ju thojke. Se ardhshin në komë e asaj rruge teposhtë u lshojshin 15,16,20 punëtorë. “Vallahi po babë u zhdergjën” “Ej shyqyr Zoti!” {vendos dorën në zemër}. Edhe pa e pasë kërkon në “Trepçe” vet, po për të katunit, se jo për anëtarë të familjes, qashtu ka qenë orgjinal. Gjithkush e ka pasë atë frigën mos diçka pi ndodh në punë a çka ta di unë çka. 

Anita Susuri: A je konë ti najherë në rrezik? Në rrezik të keq a je konë?

 Avdi Uka: Jom konë në rrezik niqind herë, mu ka shembë ruda [srb.: xehet] para hunve, para hunve {lëviz dorën para fytyrës}, u ra tonelata. Um ka shkelë vagoni, në grizë aty ku lëshohet ruda, ai shprazet shkohet nëpër nifarë ure derdhet vagoni, une e kom pasë komën këtu, dy gishtat i kom të thyme. Në gips e kom majtë ni muj e kusur, po më ka rujt Zoti, e ata dy gishta janë sot e atë ditë jonë të thyem. Qashtu qysh jonë hi në gips qashtu jonë metë, të komës po. 

Kena pasë lëndime kapak, jo të mëdha, dikush goxha të mëdha, ka dikush që e ka hup edhe komën, ka dikush që e ka hup edhe dorën, ka dikush që e ka hup synin. Domethonë gjithçka ka ndodh aty, gjithçka ka ndodh. E une qat’ lëndim e kom pasë qat’herë, vëllau të njejtin sistem e ka pasë, dorën {prekë gishtin} gishtin e ka thye vëllau i madh, tjerët jo. Ato si kena bo na fort problem hiç, a din ato lëndime të vogla, lëndime të leta, nuk u konë diçka nifarë rreziku.

Anita Susuri: Ju e keni pasë sigurimin, meniherë ju kanë çu në spital?

Avdi Uka: Meniherë, meniherë, meniherë, meniherë, as kërkush ni bankë me ta lyp, as me ja dhonë kujt, të kanë kqyrë krejt mjekët, krejt fije për fije krejt i ke pasë në spital. Të ka shërue, të ka lëshue, të ka dhonë pushim mjekësor, masanej pak me pushue, m’u shnoshë me knej-anej, t’u kanë pagu ditë. Tash po thojnë dej 20 ditë, 15 ditë, s’po di une tash qysh osht’. Veç përpara nëse ta jep mjeku edhe komisioni mjekësor mot-mot, dy vjet ke nejt bolovanje [srb.: pushim mjekësor] t’u ka pagu gjithë {bën sikur shkruan diçka}. S’ke pasë kurrfarë problemi, hiç absollut, varet tash smundjen çfare e ke pasë ose lëndimin çfarë e ke pasë.

Anita Susuri: Deshta me të pyt, nuk e di a të kujtohet hera e parë kur ke hi në minierë, qysh t’u ka dokë?

Avdi Uka: Vallahi po të kallxoj drejtë, m’u ka ga shumë interesant, se dy vjet kom punu në “Fafos”, në prodhim të plehit. “Trepça” e ka marrë “Fafosin”, e ka marrë nër vete edhe une veç e kom qitë kërkesën, “A bon haku udhëtimit mos mu enë në Mitrovicë, po ‘Trepça’ ma ngat aty prej meje edhe më kanë pru meniherë kom shku. Kur jom hi me 15. 8-it ‘67-tën, kqyrsha m’u gajke që jom krejt tjetër dynje. Ato korridora krejt të gurit, punishtet krejt guri, zyret, zyrja e mbikëqyrësit krejt prej guri, domethonë kqyrsha (qesh), e çuditshme. 

Po çka bon, atëherë mbikëqyrësi të ka çu me ni punëtor të moçëm, ka thonë, “Merre këto ndihmës”. Niherë të ka çu në do pune ma të lehta, nja ni javë, ni muj, shembull po marr, gjithqysh ka ndodhë aja. Tash kapak tu u rrit mujët e punës, t’u rrit pak veni punës atje edhe ke hi drejt për së drejti në prodhim atje. Nuk të çon meniherë në ata venat e rrezikshum, asi kadal-kadal tu u mësu, tu e pa aty, t’u kqyrë t’u… po shumë interesant, shumë interesant, sikur me pa najfarë filmi a diçka që s’e ke pa kurrë e del diçka kështu. Ti i ke pa niqind filma, po del ninja që s’e ke pa kurrë edhe të doket qaq interesont. Qashtu u konë ajo, shumë interesant u konë.

Anita Susuri: A të ka ndodhë najherë me t’u nalë ajo llampa, drita?

Avdi Uka: Ka ndodhë, ka ndodhë me ni afat shumë të shkurtë, ose u duftë m’u skejue dej të vjen naj shoq, naj punëtor. Ose u duftë me shku pshtetun për zidi [srb.: muri] tu e prekë me dorë, mos me dalë në pruga [srb.: hekurudhë] se me ardhë llokomotiva a diçka të blun, edhe kadal-kadal. Ka ndodhë në afate shumë të shkurta edhe osht’ puna që në miniere shumë pak ndodh, shumë pak ndodh, me konë ni person vetum. Gjithë je vet i dyti, vet i treti, vet i dyti, në m’u naltë mu llama, ty s’të nalet, me atë llamë je bo idare je shku, po. Ndodhin ato sene, kanë ndodhë. Po kur ka punu vllau, ka punu me karbit i kanë thonë, llamë e karbitit, ja ka qit’ karbitin, ujët e ka dhezë frzh {onomatope}, ajo su konë e sigurtë hiç, po qaty e ka lonë, qaty. Kur jom hi une jonë konë {afron grushtin te balli} ato me bateri, e ke vjerrë këtu në kuk, ato në ballë {prekë ballin} edhe u konë, mirë u konë, po.

Korab Krasniqi: Komunikim mrena aty, a keni pasë…

Avdi Uka: {Afrohet për të dëgjuar më mirë}

Korab Krasniqi: Komunikim a ke pasë veç me qat’ shoqin që jeni konë bashkë, a keni mujt me komuniku edhe me tjerët të veneve tjera?

Avdi Uka: Jo në qat’ horizont, në horizont, ni horizont, shembull ku kom punu në tetin horizont p’e marrë shembull, se kom punu shumë horizonte unë, ni horizont i ka pasë ma së pakti 13-14 punishte. E tash punishte i thojnë qesaj {tregon me duar dhomën ku ndodhet}, ti me ndihmësin tond ke çpue qitu, une kom shpu te dyert atje, ai tjetri ka shpu krejt tjetërkund domethonë. Edhe ti kur e ke marrë orarin e punës 40 vetë jena konë me ni vend unxhun qishtu në klupa [srb.: banka]. Mbikëqyrësi u dalë, “Ti në filan punishten, ti, ti në filan punishten”. 

Kur i bojshe ti do ditë, ni ditë, dy-tri, veç thojke, “Ti në vend tond, ti në vend tond” edhe gjithkush e ka ditë vendin e vet. Me bo m’u ndrrue diçka ose m’u hiq ajo punishte m’u çelë ni tjetër punishte, ta ka dhonë orarin vet i dyti, i treti. Se minatori e ka pasë ndihmësin, ai që e ka qitë rudën u konë tjetër, me shumicë, shumë herë ka pasë edhe ai ndihmës. Domethonë, katër vetë me ni punishte qitu jonë ardhë, une me ndihmës temin kom shpue çitu {tregon djathtas}, ti me ndihmës tondin qatje {tregon majtas} e ke marrë rudën e ke qitë. Domethonë, që gjithmonë jena konë në kontakt me shokë.  

Korab Krasniqi: A dallojnë kushtet prej horizontit në horizont, për shembull? 

Avdi Uka: A?

Korab Krasniqi: Kushtet, kushtet e punës… 

Avdi Uka: Po.

Korab Krasniqi: A dallojnë pi horizontit në horizont?

Avdi Uka: Ja-a.

Korab Krasniqi: Ajri a osht’, a dallon… 

Avdi Uka: Ajri, ajri dallon ajri, horizontet e larta ose jugu, p’e marrum shembull jugu osht’ ajri ma i nxonët, ma i mbylltë, ma i ronë. Veri osht’ ma i kfjelltë, ka hroizonte që e kanë ajrin ndryshe, ka horizonte që e kanë ndryshe, po pak dallojnë ato, dallojnë pak ajret, kapak dallojnë, dallojnë kapak.

Korab Krasniqi: E çkafit ju keni tutë ma së shumti kur keni hi poshtë? A dridhjeve të tokës, a shembjeve të dheut a çka ju ka rreziku që jeni tutë ma së shumti?

Avdi Uka: Ma së forti, ma së rreziku, ma së krejt fije për fije, tona janë, aty çka ndodhë, çka ndodhë o rrezik. Po mirë boll, ma së shumti jena tutë edhe rreziku u konë ma i madhi prej shemjes, se ti e ki qeto që p’i thom punishtë, kije punishte gati nji hekter, a din sa o ni hekter? Shumë e madhe. Edhe çka din ti ko {tregon me dy duar lartë} nalt çka o puna, deri në katër metra, pesë metra e merr rudën, ajo jet, tavani jet qishtu krejt guri, çka din ti, niherë bon lazum. 

Në punishte teme, ku une kom punue në ndrrim të parë, në ndrrim të dytë, atëherë nuk u konë i tretë ndrrim hiç kur jom hi une, veç dy ndrrime. I pari edhe i dyti. Kur jena shku tash prej ndrrimit dytë shkojshum në ndrrim të parë, kur jena shkue krejt tavani u ra poshtë në tokë, krejt tavani. Dikun deri dy metra trashësia, pesë-gjashtë muj ditë qato e kena çpue, e kena qit rudën, e kena marrë rudën prej qatina. Që me na pasë nxonë ish duftë nashta ni muj ditë deri të nxjerrin, t’u thy e t’u nxjerrë, po. A rreziku ma i madhi osht’ aty, po rreziqet jonë tona, tona jonë rreziqe. 

Tash shtatë metra, shtatë metra, shtatë shkallë ka katër metra duhet me u ngjitë përpjetë në punishte, maqinën në dorë, municionin në shpinë, shembull po boj herë maqinën, herë municionin. Mozallah ni aso t’u thye shkove teposhtë, domethonë rreziku osht’ gjithkun. Po mirë boll, që thashë njeri po msohet e ushtrohesh me punë knej-anej, po rreziku ma i madhi që nuk ke mujt me ju rujt u konë shembja. Tonave kapak ju ruhesh, bon ni kujdes a asaj s’munesh m’i bo, se nuk e din {tregon me gisht lart} ti çka ka këtu.

[Këtu ndërprehet intervista]

Anita Susuri: Zoti Avni, Avdi, deshta me ju pyt për vitet ‘80-ta, ‘81-tën kanë fillu demonstratat e studentave… 

 Avdi Uka: E di shumë mirë.

Anita Susuri: Edhe situata ka fillu me u keqësu… 

Avdi Uka: Keqësue, po.

Anita Susuri: Tash qysh u konë te ju në “Trepçe” qatherë, qato vite, qysh e ke pa ti? 

Avdi Uka: ‘81-tën, demonstratat e ‘81-tës, me 11 mars ’81-tën në Prishtinë kanë fillue. Une për veti si Avdi nuk po thom që jom dikushi, po si Avdi une kom thonë që nëse osht’, osht’ mirë. Pse osht’ mirë? Ka thanë e të thasha që i ka përgaditë tjetërkush, të thona e të thasha, unë atyne fort nuk ju besoj. Une kom pasë bisedë me disa ish-udhëheqës të atëhershit, tonët, “Jo knej-anej, jonë pregaditë prej këtij-atij”, thashë, “O zotëri absollut s’po më intereson prej kujt jonë pregaditë, mu po më intereson Kosova Republikë, kush o kundra? Une s’jom kundra saj”. 

A po kupton, me ni fjalë, Kosova Republikë, okej, une e përkrahi. Po mirë boll, qysh e dijmë tetonë qysh u bo, qysh u marue e qysh knej e qysh anej, ja nisën hajde, hajde, hajde, hajde e prunën njësinë speciale policinë, e rrasën Kosovën. Kryetari i komunës të Mitrovicës edhe drejtori i “Trepçës: Shahin Bajgora, Shahin Bajgora kryetar komune në Mitrovicë, Shyqyri Kelmendi drejtor në “Trepçe”, na punojshum ‘81-tën, vërc {onomatope} knej vërc {onomatope} anej me pru policinë, me na rujt policia aty. 

Anita Susuri: ‘81-tën?

Avdi Uka: ‘81-tën o fjala, për ‘81-tën.

Anita Susuri: Po.

Avdi Uka: Thotë, “Jo”, ata dy. “Policë këtu nuk guxon me ardhë” pos ato që u konë ni stacion i vogël, në “Trepçe” u konë, stacion i vogël për Shalë edhe për “Trepçe”. “Ai e ka pa  vet. Këtu me pru policë të huj nuk bon, se na e kena gjinjën tonë, punëtorët tonë që jonë për Mbrojtjen Popullore” a qysh jonë konë ato tybe në disha edhe na kanë vesh dyqind vetë, minatorë të veshun në uniformë të ushtrisë. Edhe jena enë nëpër “Trepçe”, domethonë mos me ndodhë diçka, mos me ardhë dikush. Rregulli-rregull, ligji-ligj, udheheqësia jonë janë marrë vesh me bo qashtu, armët i kemi pasë aty në kombinat. Çdo kombinat i ka pasë armët e veta edhe çdo person që u konë në mbrojtje e ka pasë armën e vet, edhe na veshën.

Anita Susuri: Qysh i kanë zgedhë qeta kush mu konë në mbrojtje, a veç vet, kush o ma i besushëm a?

Avdi Uka: Absollut aty, udhëheqësia e “Trepçës”, sindikata, drejtori, udhëheqësia e “Trepçës” duhet m’u konë shembull pe marrë 200 vetë, 1300 minatorë, 200 duhet m’u konë në mbrojtje. E kanë caktu filani, filani, filani edhe s’ka çu peshë kush ko, krejt jonë konë të njejtë, po mirë boll e ka rrok dikon qajo farë. Edhe na kanë vesh neve, une vet jom konë i veshun në ‘81-tën aty. U çuditsha thojsha pse po na pagujnë, për çka po na pagujnë, çka po bojmë na, kurgjo në dyja s’bojshe, po mirë boll shkojshe qaty. 

U konë roja i kombinatit edhe sot rojën e ka, e çojke ni asi të rojës edhe ni ushtar në zyre atje ku janë zyret, i thojshin portir a qysh veç rojë u konë aty, e çojshin edhe ni ushtar. E qashtu i dyfishojshin, në vend ku u konë njo i kanë bo ka dy, ku jonë konë dy i kanë bo ka tre edhe jonë sillë qaty, kurgjo hiç, absollut. Nejse kalum mirë, “Trepça” në atë kohë nuk ka lujt, në atë kohë, ‘81-tën, le të thotë kush çka thotë “Trepça” ka nejt qysh me thonë, si, si në gjumë, s’po di qysh me thonë, nashta u duftë m’u çue. Po mirë boll, “Trepça” nuk u çue edhe ka kalu ajo punë, po.

Anita Susuri: Jonë konë edhe ato parollat “Trepça punon, Beogradi ndërton”…

Avdi Uka: Po, po, po, po “Trepča radi, Beograd se izgradi” [srb.: Trepça punon, Beogradi ndërton], qashtu u konë, qajo u konë edhe qashtu u konë orgjinal. Pse, çka u çkri… fllotacioni u konë në Zveçan, u dalë prej “Trepçe” u blue, u shkue knej-anej, u çkri atje, u da dukati, çka u konë dukat u paketue krejt për Beograd u shkue. Në atë kohë krejt u shkue për Beograd. Eh, ka fjalë, ka fjalë, të thona e të thasha dej katër  mijë killa janë dalë dukat në mujt. 

400 gjithë po dej në katër mijë, tash varet qysh u dalë. Edhe krejt u shku për Beograd, e krejt plumbi e zinku, krejt fije për fije Beogradi e ka shit, ku ka deshtë, qysh ka deshtë. Eh, e ka shit qeto pare t’i ka lonë ty për rroga, për me ble diçka najfarë mjete pune diçka, tjerat i ka hongër vet, ditën e mirë. E qajo fjala orgjinal u konë qashtu që Beogradi “Trepča radi, Beograd se izgradi” [srb.: Trepça punon, Beogradi ndërton], qashtu po. 

Anita Susuri: A ju ka pengu juve qekjo, a u konë edhe qekjo diçka që ju ka shti juve me bo ma shumë me kallxu pakënaqësinë e juj. 

Avdi Uka: Po u konë, qysh s’u konë, prej atyhit mo, kqyre prej ‘81-tën aty gati e ka pasë marrë atë… {lëviz duart majtas}

Anita Susuri: Kahjen.

Avdi Uka: Kahjen tjetër, ankesat, kërkesat, dikush me të madhe, dikush me të vogël. Edhe e pruni Zoti, kur erdh puna ‘88-tën, ‘81-shi, ‘88-ta krisi gazepi u çue “Trepça” në komë, i madh e i vogël, krejt Kosova se jo veç “Trepça”, krejt Kosova për Prishtinë, në sallë “Boro Ramizi”, e në çarshi e në stadion e çka ta di une. Edhe hajde, hajde me 20 shkurt ‘89-tën tajshi hinëm në grevë qat’ ditë herën e parë, e pruni Zoti… 

Anita Susuri: E qajo që jeni nisë në komë për Prishtinë, qysh u konë qajo ditë, qysh të kujtohet qajo ditë, krejt qysh ka shku?

Avdi Uka: Ajo ditë shkoi, se qito… kqyre ato Sërbia dhe tubimet e sërbëve, u tubojshin nëpër Kosovë.

Anita Susuri: Mitingjet.

Avdi Uka: Edhe folshin çka o ma zi për shiptarë. Beogradi çojke letra, çka o ni e zezë për shiptarë. Me ju marrë e drejta e gjuhës, e drejta e shkollës, me shku arsimi shiptarë në penzion para kohe, para kohe {ngrit gishtin tregues}. Udheheqësinë e Kosovës mos me zgidhë na, po me zgidhë Beogradi, kon don ai me ta çue. Edhe aty kupi ajo edhe na shkum për Prishtinë, diskutum, une kom fol vet në sallë “Boro Ramizi”, bam-bum-bam-bum {onomatope}, s‘mujtëm me bo kurgjo, nuk e mur kush parasysh atë punë.

Anita Susuri: Ju këtu më doket kur jeni bo gati me shku keni pasë edhe fotografinë e Titos, flamurin e Jugosllavisë… 

Avdi Uka: Po, po, po…

Anita Susuri: Qysh, pse ashtu?

Avdi Uka: Titon po të kallxoj për çka, në tybe po të boj be, as s’po du mu anku, as, veç realitet, as që di pse, qysh, çka, kush e ka marrë, a po kupton? Po ka pasë fjalë edhe e kena marrë, po thom që edhe unë e kom pranu me marrë, po thom nuk u konë vendim i jemi po mirë boll, e kena marrë. Për çka e kena marrë, Tita u konë i dektë, s’ka pasë prej tij kurgjo, për çka, jonë konë punktet, punktet të policisë edhe nuk ke pasë besim që ti munesh me mrri në komë me shku në Prishtinë, që të lojnë me shkue. Gjoja se, arsyetim kqyre na p’e marrum Titën përpara {bën sikur mban diçka me dy duar}, ai u konë i dektë s’ka pasë mo prej tina kurgjo (qesh). 

Po mirë boll, e kanë marrë, gjo keq s’kanë bo (qesh), le të thotë kush çka dojnë. E kanë marrë, njerin e dektë merre ço ka të dush, të dektin, mos e merr të gjallin (qesh). Edhe 50 vjet kanë rrnu gjinja, në qat’ sistem kemi rrnue, vallahi po. E kanë marrë, nuk ka qenë ajo najfarë çka ta di une, vetum për hak të punkteve të policisë, që nëse të sulmojnë, sulmojnë shembull policia, me thonë, “Kqyre ç’a po bojnë, syretin [fotografinë] e Titos edhe po na sulmojnë këta” me ja lonë fajin atynve, jo neve që e kena marrë ato. 

Korab Krasniqi: A keni besu atëhere, më fal, a keni besu në Jugosllavi atëhere?

Avdi Uka: Absollut hiç, nuk kena besue.

Korab Krasniqi: Çka ka dashtë… 

Avdi Uka: As atëhere… a?

Korab Krasniqi: Çka ka dasht ëme thonë Jugosllavia për juve? Qysh e keni kuptu Jugosllavinë?

Avdi Uka: E kemi kuptu, une thashë që prej vdekjes Titës, prej vdekjes Titës, erdh Slloba [Sllobodan Millosheviqi] edhe Slloba e shtini gjinën e vet me bo çka o ni e zezë e Zotit për shiptarë. Thashë në vend se me shku tjetërkush në penzion të parakohshëm, minatorët shembull p’e marr, ai e ka shti arsimin me shku në pension të parakohshëm. Me i heq mos me mësu fëminë ship. Udhëheqësinë shiptare Kaqusha, Azemi, e dreqi e i biri, kush jonë konë atëherë, ç’a di unë kush jonë konë, domethonë me i shkarku ata edhe me çu kon dojnë ata vet, Sërbia. Edhe na tajshi u çum kundra tyne. 

Amandamentet e Kushtetutës së ‘74-tës, thash pare që ti krejt i ke pasë, s’e ke pasë emrin republikë, s’e ke pasë ushtrinë e ndame, po ke pasë shumë të drejta në to, ato e hoqën. I hoqën ato amandamente edhe dojke me të kthye për niqind vjet mrapa, pas, me të kthye mrapa për niqind vjet. Edhe na u çum hinëm në grevë e kërkesat kanë qenë kja, kja, kja, nonë kërkesa. Domethonë, krejt kanë qenë të njoftme edhe ma përpara se kena majt niqind herë tubime. Janë ardhë të Komitetit, atëhere e kena folë para tyne, e kena folë në sallë “Boro Ramizi”, e kena folë në “Trepçe” në sallë, absollut dy dinarë s’i dhoshin. 

Kërkesat me i kqyr me shqyrtue, kja, kja, kja osht’, i kanë fut nëpër fijoka s’i kanë çkepë kërkun. Derisa i dul timi popullatës që na të parët jena që kena thonë, “Ni kaci rudë Sërbisë nuk ja jepum, mo s’qesum pa u mush kërkesat tona”. Kombet e Bashkuara me kqyr për fatin e popullit shqiptarë, këta sot po e përmenin Kombet e Bashkuara, e pruni Zoti, para 35 vjet e kena përmen na edhe konkret 14 mujë i kom majtë burg për qat fjalë, se une e kom qitë, që Kombet e Bashkuara me kqyr për fatin e popullit shiptarë. E shumë e shumë tjera domethonë.

Anita Susuri: E qat’ ditë që jeni nisë në komë, tash rrugës qysh u konë? Më doket ju ka nalë policia?

Avdi Uka: Në shumë vene po, në shumë vene kanë nalë, kanë vetë… 

Anita Susuri: Qysh u konë qekjo… 

Avdi Uka: Edhe s’ka pasë kush që i nalë fuqinë se shumë punëtorë, shumë, au, au {onomatope} nalu aty vet aty, skejohu, s’ka pasë qare pa ta lëshu rrugën. Edhe kërk {onomatope} në sallë erdh prej tona anëve, tajshi krejt Kosova, kush ka nije, kush ka mujtë, kush… u mush salla. Unë kur jom hi aty me miliona ka pasë njerëz aty, s’ke pasë gjilponën ku e lëshon. Une e kom lyp fjalën kom dalë kom bisedue. E në burg kur na kanë gjykue e kanë qit fotografinë teme, drejt po të kallxoj, sot me pasë qat’ fotografi orgjinal qysh u konë me pasë me m’i pasë dhonë pesë mijë euro s’ta kisha dhonë. 

Anita Susuri: Po s’e ke gjetë?

Avdi Uka: Ja-a, ato e ka marrë UDB-ja. Po qajo fotografi, qajo bisedë, qajo në “Trepçe” kur u konë Stipe Shuvari, une kom bisedu me to shqip, Remzi Kolgeci ja ka përkthye kom mujtë me ja thonë sërbisht, s’kom deshtë vet me fol, në tetin horizont vet kom folë shyp, m’inati, m’inati kom folë shyp, eh. Kom mujt krejt qato fjalë që ja kom thonë shyp, me ja thonë sërbisht po s’kom deshtë me fol.

Anita Susuri: E ti aty kur hine qysh ta mur menja që gjtihë ata njerëz aty ti me folë? Ta kanë jep ata të drejtën a ke lyp ti vet me folë? 

Avdi Uka: Une kom kërku me folë pse, në “Trepçe” osht’ keq me thonë une… 

Anita Susuri: E kom fjalën te salla “1 Tetori”, kur keni shku.

Avdi Uka: Po, po, une prej minatorëve të “Trepçës” kom pasë besim të plotë edhe kush timin e duhanit kur kom bisedu une, frymë kush s’ka marrë edhe ma kanë dhonë gjithë, përparësi kom pasë, gjithë. E nuk o puna që kom folë veç në grevë e në Prishtinë, kom folë gjithë, gjithë e gjithë e gjithë e gjithë. Gjithë e gjithë e gjithë e gjithë, eh. Më kanë marrë nëpër stacione të policisë më kanë majtë ka pesë orë, gjashtë orë niqind herë, niqind herë. Më kanë thirrë më kanë thonë, “Kqyre çka po të mungon ty? Çka po don ti? A po don banesë? A po don kredit?” Që thashë 40 vjeçar, “Pse? Çka po do ti?” {vendos dorën në zemër} “Jo, as s’kom nevojë për banesë, as s’kom nevojë për kredit. U thirrë tubimi, une flas për të drejtën teme. Kom drejt me fol. Mos e thirrë tubimin unë nuk flas”.

Korab Krasniqi: A të kujtohet çka ke folë këtu në sallë? Me konë ke bisedu edhe çka ka qenë tema e diskutimit kur keni ardhë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë këtu? 

Anita Susuri: Çka ke folë?

Korab Krasniqi: Çka ke folë, a të kujtohet?

Avdi Uka: Krejt për qeto, për qeto të drejtat tona, për qeto të drejtat tona.

[Këtu ndërprehet intervista]

Avdi Uka: Une thashë në fillim që qato, qato punë, qato që i bojke Sërbia, që i bojke Sërbia, drejt për së drejtë le të thotë kush çka dojnë, le të shet kush çka don patriotizëm të rrejshum, nuk jena konë na kundër sërbëve, kundër sërbëve, na jena konë kundër politikës së Serbisë, kundër politikës së Sërbisë. Tre anëtarë të Komitetit, 200 minatorë jonë konë në sallë kur une ‘87-tën, ‘87-tën une kom kërkue, kom thonë, “E luti Komitetin Qendror…”, nuk jom konë komunist kurrë, nuk jom hi në parti kurrë. Une jom minator, Avdi Uka jom, penzioner jom, po mirë boll, une kom kërku kom thonë, “Me e marrë Sllobodan Millosheviqin me e çue te mjeku, nëse osht’ i smut me i dhonë ndihmë mjekësore. Nëse nuk osht’ i smut e po i bon këto gabime ose këto qëllime, ose këto, këto shkelje të popullit shiptarë, duhet me qitë në konop në urë të Ibrit”. 

Tre anëtarë të Komitetit janë konë unxhun aty, udhëheqësia e “Trepçës” krejt edhe jonë konë 200 e kusur minatorë aty unun kur e kom folë ket fjalë ‘97-tën [‘87], ‘98-tën [‘88]. Gjithë domethonë gjithë kena folë, gjithë kena folë tu e pa që ai po bon zullum në popull shiptarë, po na i hup të drejtat. E tash bisedat, varet çka ai ka fol atje na jena përgjegjë ko, me tubime, me shkumje në Prishtinë, krejt kanë qenë qato kërkesat që pse m’u punësue arsimi shqiptarë, m’u penzionue, pse parakohshëm me shku në penzion? Për çka? Që ti ke pasë mungesë, ai ka kqyrë me t’i çue. Pse me na e zgjidhë neve Sërbia udheheqësinë e Kosovës tu u kon me e zgedh na vet. Vet na me zgedh filani, filani, filani, ky ministër, ky këtu, ky aty. 

Domethonë, ai s’dojke ato punë. Dalshin në tubime të sërbëve, “Gratë shiptare janë lavire, gratë shiptare i marojnë ka dhetë fëmi”, mu ma ka sha gruen edhe nonën ma ka sha, “I ke maru dhetë irredentista”. Nuk e kom ditë çka osht’ irredentisti, une e kallxoj realitetin s’kom ditë, s’kom ditë çka osht’ irredentisti. Une e kom ditë të drejtën e popullit, të drejtën e shoqnisë, të drejtën teme me lyp. Personalisht për veti kurrë, se unë thashë me konë deshtë, me konë deshtë kisha marrë banesë ku kishna deshtë, veç me mshelë gojën {vendos dorën para gojës}. S’kom dashtë me marrë, pse, ç’a po më vyn mu banesa, ç’a po më vyn mu krediti. 

Ni kafshatë bukë, jom bo idare me njersë teme {fshin ballin}, me punë teme edhe du m’u kon i nershum te Zoti ma së pari edhe te shoqnia. Ai që osht’ njeri, ai që e din, ai që s’e din s’munësh m’u kon i nershum kurrë. Krejt zullumi i sërbëve, ja nisën e vrajshin ushtrinë. Azizi Zhazhën e vrajtën midis Paraqini, në qat’ kasarne [srb.: kazermë] une jom konë përpara tina. E vranë {bën sikur mbanë armë} ushtarin. Çfarë mileti osht’ ai kur e vret ushtarin e vet në uniforme. E ka marrë aty me i shërbye edhe e vret natën në gjumë, e shumë e shumë tjerë. Edhe u mush pusi nuk kishe qare pa u çue, çare nuk kishe. E qashtu u mush pusi dub dub dub dub {onomatope}.

Pjesa e Tretë

Korab Krasniqi: A të kthej edhe niherë te qai marshi i ‘88-tës, që keni ardhë në Prishtinë?

Avdi Uka: Po.

Korab Krasniqi: Qysh jeni organizu? Qysh jeni nisë me ardhë knena?

Avdi Uka: Ndrrimet, ndrrimet që thashë, majshum tubime, majshum tubime, katër ndrrime A-ja, B-ja, C-ja, D-ja e ti je konë, ti për shembull grupi yt edhe punëtorët tu e kanë qitë ni kërkesë, une jom konë në A. A-ja u thirrë, une e kom qitë edhe ni kërkesë ose dy, ato jonë tubu kërkesat. Brit [bërtit] na, që thashë kom folë, qishtu kom folë për Sllobodanin në sallë aty para Komitetit, para atyne. Fol brit, fol brit nuk u bojke kurgjo ajo punë. Ata dojshin me shkarku udhëheqësinë e Kosovës me i heq amandamentet. 

Shkun e votun, shiptari në parlament të Sërbisë pa konë deputet i Sërbisë me e heq amandamentin e Kushtetutës ‘74-tës {ngrit dy gishta lart}, 27, 28 amandamente nuk kom njohuri, s’di qysh jonë thirrë atëhere. Po mirë boll, na vetum jurista, “Çka bohet me u heq qai amandament?” Mu vet juristi më ka thonë, “Nëse qai amendment hiqet a i ki ti dy durtë, po, me t’i kputë dyjat çka bohet?” “Jes sakat për 700 vjet”. Domethonë, u mush pusi, nuk po di qysh m’u shprehë. Edhe mule tash, nuk u bo këtu kurgjo, hajde shkojna për Prishtinë. Shkum në Prishtinë, erdhën, kush u konë, kush u ardhë, kush u hi nuk e di une. 

Kena fol, kena bo, hajde knej, hajde anej, “Kena m’u marrë vesh, kthenu, mos u asini. Mos e boni të madhe këtë punë. Ka me u rregullu, çdo sen ka me ra në vend të vet” hajde buuu {onomatope}. S’munesh ti me nejt në sallë, krejt Kosova aty. U çkepëm, erdhëm ko, sen në dynje nuk u marke vesh, veç ma zi, veç ma zi, përditë ardhke ma zi. U çum në protesta, 800 herë jena dalë në protesta në Prishtinë, e në Mitrovicë, e në Vushtrri e gjthkun. 

Në krejt Kosovën në protestë, shkijet anej protestë, na shiptartë knej në protestë vërc {onomatope} knej, vërc {onomatope} anej u mush pusi, u shpërthye pusi. Çka me bo zgjidhje, veç duhet me hi në grevë. Në sipërfaqe s’na lanë, hajde hinëm na minatorët, mes veti, une kom folë me ty, ti ke folë me këto, kja ka fol me ato, buu {onomatope} mrena. Ditën e mirë, udha e marë! Del ndrrimi i parë, del i dyti, vjen i treti, vjen i katërti jonë tubu krejt, 1300 minatorë, tetë ditë e tetë netë. Po u bojke njeri sikur peshbja, po u çkrijke {fërkon dorën}.

Korab Krasniqi: Në cilin horizont ke nejt ti?

Avdi Uka: Në tetin

Korab Krasniqi: Në tetin.

Avdi Uka: Tetin horizont.

Korab Krasniqi: A ke nejt tanë kohës, për tetë ditë apo ke nejt ni kohë ke dalë?

Avdi Uka: Ja, ja, ja hiç kurrë, absollut kurrë! Osht’ poezia në libër osht’, që më kanë thirrë me tradhëti edhe me të nime çikën ma të voglën në ‘88-sh, “Hajde se osht’ ka desë”. I kom thonë në telefon {bën sikur mban dëgjusen e telefonit}, nuk ka qëllu aty, ka shkru nifarë Preteni, Xhafer Preteni, poezi ka shkru, në libër osht’ dikun, i kom thonë, “O zotri vorret e fshatit i dini, hallall çikës teme, une nuk dal”. Merre me mend ti ku jena shku na, edhe qysh kena nejt na, me çfarë këmbëngulje kena nejt, s’jena dalë prej atyhit.  

Tek deri na tradhtuen, se kërkesa ka qenë Ali Shukrija, Hysamedin Azemi, Rrahman Morina me dhonë dorëheqje, me dhonë dorëheqje, e pruni letrën, “Kanë dhonë dorëheqje”. Dulëm në sipërfaqe, kur dulëm në sipërfaqe, na disa në spital. Une kom nejt prej 28-i u kry greva deri me 6 mars kom nejt në spital i shtrimë në Mitrovicë. Krejt jom konë sikur qeta pantoll {kap me dorë pantollonat} i zi korb, i ajt, sytë, i prisht. Ryryry [onomatope] lajmi kap {bën sikur vulos}, erdh doktori tha, “Ukë”, tha, “duhet me shku në shpi”. 

Thashë, “Doktor ç’a je ka thue? Qysh me shkue në shpi une?” I rrudhi krahët, ja kish dhonë Komiteti urdhnin. Jom shku në akshom, në sabah u ardh Niva, më kanë lidhë {kryqëzon duart përpara} 14 mujë ditë në qorrk [burg]. Me Azem e me Azizi e me Burhan e qata shokët. Bile qe diçka {nxjerr dokumentin nga bluza} qitu e kom, s’di a ju ka ra najherë në sy kjo farë letre [hap dokumentin dhe ja dorëzon bashkëbiseduesëve]. Kqyre qeta jena konë 14 mujë.

Korab Krasniqi: A të kthej edhe niherë te greva, mrrijmë edhe te burgu edhe te krejt kjo, veç po du edhe njëherë te greva me të kthy.

Avdi Uka: Po.

Korab Krasniqi: Edhe po du me të kthy te kërkesat, sa jonë konë nontë deri dhetë kërkesa?

Avdi Uka: Po.

Korab Krasniqi: Kërkesat a janë bo sa jeni konë në grevë a ma herët?

Avdi Uka: Ma herët…

Korab Krasniqi: Kur ja keni nisë? Ma herët… 

Avdi Uka: Une thashë, une kom thonë niqind herë edhe po thom edhe sot, s’ka kush që më bind, gjashtë muj ditë kërkesat janë përmend përpara, gjashtë muj para se me hi në grevë. Po nuk i ka marrë kërkush parasysh, a po kupton? Kur kena hi në grevë i kena qitë kërkesat në letër, jonë konë të njoftme, s’ka minatorë që s’i ka ditë kërkesat. Domethonë për Kombet e Bashkuara e kom qit vet, në tetin horizont në letër, jonë ardhë e më kanë thonë shumë, “Kjo osht’ e ronë, e këto s’bon e dam-ram {onomatope}”. Thashë, “O nuk bon këto me heq, krejt m’i heq, pa u heq unë, kjo m’u heq s’ka! Se p’e qes une, jom shpreh. Në prehën burrave p’e qes kët’ problem të Kosovës. në prehën të burrave”.

Edhe e kom ditë, edhe që jom minator edhe që s’kom shkollë, menë kom. Pse, unë e kom ditë që në Kombe të Bashkuara na nuk jemi antarë, në Kombe të Bashkuara. Ajo me shku kërkesa shkon, po rrin qaty në kont ose në fiokë, nuk e merr kërkush parasysh se s’je antarë i saj, a po kupton? Sikur sot që po flitet, badihava shko kur s’je antarë i saj, se s’të merr parasysh, eh. Domethonë, e kom ditë, po osht’ qëllimin e ka të madhe. 

Kur erdh ai Stipe Shuvari që biseduen për to para tina, “Këto do të bojmë qishtu, këto do të bojmë qishtu, këto s’e kena ditë, këto knej, këto anej”. Rrejke për këto tha, “Nuk bon Kombet e Bashkuara” tha, “nuk ka” tha “shansë teorike” tha “këta me bo diçka për ne. Duhet na vet” tha “me i krye këto punë”. “Pse s’i ke krye o zotëri? Pse p’e bon ket’ zullum? A je qaty…”

Korab Krasniqi: A të kujtohet çka i ke thonë Stipe Shuvarit?

Avdi Uka: A?

Korab Krasniqi: A të kujtohet çka i ke thonë Stipe Shuvarit qat’ ditë?

Avdi Uka: Krejt qeto kërkesat që po i thom qishtu me gojë, qeto i kom thonë dam-dam-dam-dam {onomatope}, qeto të padrejta që na i ka bo Sërbia. Edhe po na bon, i kom thonë, “Po na boni edhe ju, edhe ti je qaty pjesëmarrës i tina”. Na patëm kërku me ardhë Sllobodani, po ai nuk e hongër me hi atje poshtë. E çoi Stipen, vet shkoj në Obiliq. Ju thojke sërbëve, ju thojke, “Nuk guxon ni fije floku me ju falit [srb.: mungu]”.  

Anita Susuri: E a kishit vepru njejtë të kish ardhë edhe Millosheviqi, a qysh ka qenë plani? Veç me ja thonë a… a keni pasë naj plan?

Avdi Uka: Me pasë ardhë Slloba në tetin horizont, ai ja ish duftë qaty me shkrue edhe me qitë zavendësin e vet me marrë vulën përjashtë e me pru me i plotësu ato nonë kërkesa, ja s’ish dalë prej atyhit, as ai, as na. Po s’e ka hongër, nuk e ka hongër. Ka pasë gjinë që kanë punu atëhere edhe ka gjinë sot që punojnë me ta, edhe sot ki gjinë që punojnë me ta, a p’e shihni ju, a i keni…. Ju jeni të ri, une kom ra 77 vjet, sa për mu le te merr kush dojnë. 

Po nuk o puna në rregull, se sot gjinja po punojnë për Sërbi edhe për Rusi, sot jonë tu punue, plani tyne osht’ t’u punue. A keni logjikë, a po shihni ç’a po bohet me neve. A njihet naj popull në botë ti t’um keshë mu unë tu t’keshë ty, pos shiptarit, pa pasë argumente të gjalla. Çka di ti kush jom unë? Çka di ti çka kom bo unë, çka di unë ç’a ke bo ti. Po thymje, veç përçaje mes veti, shkaun se përmenin hiç. 

“Ky boni qeto, ky boni qato”, qe ku i kie shkijet përtej urës së Ibrit s’i përmenin hiç. Qaty o Vuqina, 127 vetë në Studime i ka pushkatue, merre me mend plaka niqind vjet, fmija sa troha vrrrr {onomatope} në Studime {bën sikur mban pistoletë}. Vuqina t’u thonë gjinja kanë bo be në Zot kanë thonë, “I vramë 90 vetë” “Vazhdoje henez vraj”. Edhe kush nuk ta përmen s’ta bon llaf kush atë punë, e sa aty, aty, aty, a po shihni përmendore, a po shihni vorre, a po shihni familje sa janë metë po.

Korab Krasniqi: A të kthej edhe niherë te greva, se gjithë po kemi qef ma shumë me nxjerrë për qat’ pjesë se po jemi të interesum për qato. A po më kallxon qysh u konë atmosfera, qysh jeni ushqy, qysh jeni mirëmbajtë? Qysh ka qenë?

Avdi Uka: Kqyre aty, njo origjinal, na shokët, na shokët e kena pasë ni problem, e kena pa që osht’ ni problem, duhet me zgjidhë kët’ problem, duhet me bo kët’ kërkesë. Kur jena hi ni miniere, në krug [srb.: rreth], në oborr të minierës, salla u konë në të dytin kat, “A mujt?” “Qe kadale” “Maja nalt”. Maja nalt, si ti thush njerit në “Trepçe” maja nalt, ai e ka ditë që në sallë edhe jena tubu atje, i kena bo ato. U konë kërkesa mes veti na, mes veti kena thonë, “Kqyre duhet me marrë ni hap, a me hi në grevë, a me i dorëzu librezat e ish-Jugosllavisë komuniste?” 

Mu vet shoku ma i ngushtë i jemi që kom punu me vite me to, nuk po thom që kom rrëzue rudë po i kom punu qeto punë, “Pasha Zotin” tha, “me ma birue buzën se s’guxoj atë hap me marrë”. Se une thashë kur dalum u konë zyrja vogël këtu {përshkruan me duar}, u konë shallteri, e ke marrë numrin e punës, 523 e kom pasë, t’u ka shku mirditja me qat’ numër. Tash tu e marrë numrin, tu e gju librezën aty në sanak. “Jo valla s’bon”, thashë, “Jemi në grevë”. Hinëm, hajde u çkepë ajo, buuu {onomatope}, himë në grevë. 

Kërkesat po thom kanë qenë të njoftne, të njoftme kanë qenë, aja, aja, e tash ku me i majt 32-3 vjet në men, po vallahi. Thashë që dorëheqja e atyne tre anëtarëve ka qenë numër ni për na me dalë në sipërfaqe edhe në sipërfaqe me nejt m’u mush tjerat kërkesa. “Ni ton xehe nuk ja dhomë Sërbisë pa u mush kërkesat. Nuk bon arsimi shiptarëme shkue në penzion të parakohshëm. Nuk bon kush i huji me hi në minierë me na u bashkangjitë, nuk bon kjo, nuk bon kjo”. 

Jonë konë nonë kërkesa jonë konë tash drejt po të kallxoj përmendsh, i kom diku të shkrume po përmendsh ku m’i majt, se 30 e kusur vjet, po edhe ngarkesa. Edhe qato kërkesa jonë përcillë në minierë, jonë përcillë në krejt Kosovën edhe në Kishnicë, edhe Hajvali edhe gjithkun. Une kom thonë niqind herë, nëse ni të mirë, nëse ni të mirë e ka pasë, dy sene, mane në men se jeni të ri, herë çdo vakti, herë çdo vakti këta zotëritë punën e minatorëve, a e ke pa e kapërcejnë ‘81-tën, ‘68-shin, ku jena konë na? Ku jena konë na ‘81-tën? Ku jena konë ‘68-ën? Qitu jena konë. Si të vjen puna ‘88, ‘89-shin e kapërcejnë. 

Minatori njo, Ushtria Çlirimtare dy, në Kosovë këta dy duhet me u shkru me, me, me kimika të dukatit. Këto dy sene, se janë dalë çeltas, nuk janë dalë me grupe me shtatë-tetë vetë, po jena dalë krejt. “Nuk bon ni ton xehe me ja dhonë Sërbisë mo. Nuk bon Sërbia me na zgedhë udhëheqësinë, e zgidhum vet, nuk bo kja, nuk bo kja, nuk bo kja” edhe domethonë erdh puna dej qaty krisi lufta. Mas kësaj lufta, ‘81-ti, ‘88-shi, ‘98-shi edhe ma herët që me dalë ‘98-shin Ushtria Çlirimtare shkum qaty.

Anita Susuri: Qato, kur ka fillu greva qat’ ditë, a keni pasë prej udhëheqësive thirrje me dalë jashtë me lonë grevën? Qysh u prit?

Avdi Uka: Kqyre, drejtë po të kallxoj, drejtë po të kallxoj. Me 20 shkurt, 20 shkurt ‘89-tën jena hi në grevë, jonë ardhë udhëheqësia jonë, drejtori gjeneral, drejtori i minierës, drejtori aty, tonë shefat jonë ardhë, herë jonë ardhë ka dy e tre herë jonë ardhë bashkë, ditën e parë. Edhe na kanë thonë, “Pse bre burra, nuk muni, dam e, nalet prodhimi. Osht’ puna shëndeti ma fortë se prodhimi, nuk o në pytje prodhimi osht’ shëndeti. Me dalë jashtë, në sipërfaqe me dalë” “Ja {ngrit dorën}, nuk bon hiç! O zotri në dashi përkrahna, mos dashi shkoni kah doni se nuk dalum”. E kanë pa, e kanë pa edhe na kanë njoftë që na pe nuk lëshojmë, atëherë janë bashkangjitë edhe ata. 

Edhe domethonë kena pasë përkrahës, këmbëngulës jonë konë edhe ata edhe na. I kanë thirrë përjashtë, “Me deshtë ju i nxirrni” jonë ardhë jonë munu. Absollut ajo u konë nji sen koti që s’ka pasë kërkush që na bind ndryshe. Na kanë bindë që na tradhëtun ata tre që dhanë dorëheqje e prune letrën edhe kur dulëm tha asi… ai erdhë në Fushë Kosovë edhe në Beograd në televizor tha, une jom konë në spital i shtrimë, tha, “Ja u dha besën” tha, “ata që jonë çu atje poshtë, që kanë nejt në grevë” tha, “ko me i shti në burg”. Na mlodhën neve, prej 2 marsit deri me 7 mars, une jom hi me 7 mars, në spital jom konë, prej spitali më kanë qitë edhe direkt në burg 14 muj.  

Anita Susuri: Ti sa je konë aty mrena çka ke menu, a ke menu që ka me pasë sukses kjo greva? Çfarë gjendje je konë me menë, me trup po thu që je konë shumë keq, shumë ronë… 

Avdi Uka: Po.

Anita Susuri: Po me menë qysh je konë? A ke menu për të ardhmen tonde, a ke mendu për familjen? Çka ke menu?

Avdi Uka: Absollut, kqyre une thashë që i kom pasë dhetë fëmi, po e përmeni niqind here, kqyre zojë, nuk u konë në pytje aty absollut në pytje as trupi jem, as trupi familjes, u konë bindja që me heq dorë prej Sërbie. Edhe Sërbia me na liru neve, ai qëndrim ka qenë. A des unë, a më vrajnë mue, a më shtinë në burg 40 vjet ose niqind vjet absollut. A m’i vrajnë krejt fëminë, absollut s’u konë në pytje, nuk u konë në pytje hiç kurgjofi. Në pytje u konë qëllimin me ja mrri na për çka jena hi aty. Ajo ka qenë edhe qajo na ka majtë, vullneti. Guximi po, vullneti po, dija po, dija po, pse me na shkelë shkau, për çka në tokë tonë, në magje tonë, në shtrat tonin? Edhe e vendosëm qashtu. 

E kena ditë që rreziku na pret, na pret rreziku e kena ditë. Pse ni germë me shkru diku, ja me t’u gjetë në dyer të oborrit “Kosova Republikë” i hongshe dhetë vjet burg, e jo ti m’u çu me folë {bën sikur mban mikrofonin afër gojës} para kamerës. Ka pasë aty dilema, “Runu se erdh filani, erdh filani nuk o i sigurt ky”. Une çeltas kom folë, “O zotri a po flet para kamere, a e kom zvučnikun [srb.: altoparlant] në gojë, po? S’ka mo kush vjen këtu, kush hin e kush del”. Edhe u dufke me ja hiq tutën, me ja hiq tremën punëtorëve. “Erdh njoni ky o komunist mos po na lajmron edhe neve”, po si të folsh ti para kamere le të lajmron kush don, s’ki mo ti ç’a ruhesh, qeltas bam-bum-bam-bum-bam-bum {onomatope}. Fol ai, fol ai, fol ai, s’po thom që kom folë veç unë, kena folë tonë. Po mirë boll, qaty në tetin horizont jom konë qysh ka thonë ai, absollut kush s’ma ka prishë timin. 

Në Zot po të boj be, në dhetë fëmi po të boj be, njeri që vesh pantolltë edhe që shkelë tokën nuk ka që më ka thonë, “Avdi Uka fole qet fjalë”, krejt i kom folë prej kresë teme, prej dhimtës teme ose prej dashnisë teme, unë s’po di qysh m’u shpreh. Domethonë, pse me bo zullumin, çka osht’ tu bo, ç’a osht’ tu bo. Bo atë zezë, bo atë zezë, bo atë zezë, shko nëpër katune, hi nëpër shpija, rreh policia gjinjën pa dy dinarë, punë. “Kush e ka shkru këto? Kush e ka bo këto? Pse e ke bo këto?” Domethonë zullum, zullum. Për krye tona po kqyrë atje zyrtarisht me t’i heq ato amandamente, ato farë çka ta di une të shtetit ç’a i ke pasë që ti ka dhonë Tita e Bakariqi e Kardeli, Fadili [Hoxha] ai e ai, jonë munu gjinja me bo diçka, e ata me t’i hiq krejt, mos me pasë ti kurrfarë të drejte, eh. 

Anita Susuri: Kur ke hi në grevë çka ta ka marrë mendja, sa ka mujt me vazhdu greva edhe kur kanë kalu ditët, a ta ka marrë menja që ke mujt me duru ma gatë se tetë ditë?

Avdi Uka: Vallahi fshtirë u konë shumë, fshtirë u konë shumë, njo po të thom ka gjinë që jonë smu, nuk jonë dalë i kena lut, ka gjinë që i kena qitë pa vetëdije, e kanë hup vetëdijen. I kena qitë naltë e bomë nifarë si spital aty në miniere. Erdhën mjekët tu i falënderue krejt vullnetarët, i kqyrshin me barna me sene, janë ardhë edhe poshtë në horizonte, na kanë dhonë tableta, na kanë dhonë sene, jonë munu me na pashto se rrezik. Unë të thashë njeri po u çkrijke sikur bakri. 

Ma së pari njeri u ardhë prej jashti u ardhë Ministri i Shëndetësisë të Jugosllavisë, emnin ja kom ditë dej vonë po më ka dalë prej hatri emri. Na luti dam-ram {onomatope} e o kjo, o ajo, haku shëndetit. Thashë, “O zotri mos na vono, mos na maj këtu vjerrun. Nëse mujsh me na çu diçka ndihum, ose me bo diçka m’u plotësu ky kusht i parë me dhonë dorëheqje ata na dalim përjashtë, përndryshe kot. Njeri gjallë që na qet gjallë jo, të dektë mujn me na vra qysh dojnë {bën sikur mban armë}. 

Janë 400 në tetin horizont, 400 atje, ndryshe s’dalim”. U dalë përjashtë e ka thirrë sindikatën, udhëheqësinë e sindikatës, ka thonë, “Sa ma shpejt sapuna, sodë me ju çu poshtë aty”. Kur kena marrë me i la durët, u konë qeshmja ujët e jamit, {fërkon dorën} a beson po u bojke sikur peshbe, nuk e mbani mend ju peshben, sikur baltë bre po u bojke njeri. Patëm me u prishë pasha Zotin edhe jonë prishë gjinja. Tetë ditë e tetë netë vallahi në hotell “Adriatik” me nejt pasha Zotin osht’ problem, se jo në minierë aty. Po vullneti thashë vullneti. 

[Këtu ndërpritet intervista]

Anita Susuri: Kur keni… para se me dalë domethonë ju keni marrë vesh që u plotësu njona kërkesë.  

Avdi Uka: Po.

Anita Susuri: Qysh e keni prit qat’ lajm?

Avdi Uka: Shumë mirë, drejtë po të kallxoj e kena prit shumë mirë. Nuk ish që çojke peshë ajo punë a dhonë, a s’dhonë, po ish lajm i mirë për me mujt me dalë jashtë në sipërfaqe se gjinja u smunë. Tajshi mjekësia kur ardhshin mjekët me na kontrollue, me na asi thojshin, “Kur dilni përjashtë muni me hup pamjen se atje terr me ato llamat asi e kur dilni përjashtë o rrezik puna e syve”. 

Na menxi s’pritëm kur e pamë atë letër, drejt po të kallxoj menxi s’pritëm për me dalë në sipërfaqe a jo m’u çkepë. Po nejse kur dolëm përjashtë nëpër spitale u çkepëm do që ishim të smutë llom, mu më çunë në Mitrovicë spital, s’kom ditë. Edhe qashtu e prunën vendim, ato mjekësia e ka pru me i qitë ato farë {mbulon sytë} faculetat…  

Anita Susuri: Fashat.

Avdi Uka: Fashat po me i qitë në sy deri te merr pak pamjen e jashtit, pak qitu {përshkruan me dorë} në ballë që me pa kapak dritë. E qashtu erdhë puna edhe dulëm me 28-in [shkurt].

Anita Susuri: Ju në spital…

Avdi Uka: Unë në spital, 28, shkurti i ka pasë 28 ditë, me të parin me të dytin ja kanë nisë me i marrë këta Azemin e Burhanin, Azizin e ren e dam-ram {onomatope} e…  tu i marrë, tu i marrë, tu i marrë, mu më kanë marrë qysh thashë me 7 mars, se me 6 mars më ka lëshu spitali me 7-tin mars um kanë marrë. Ni natë kom nejt në shpi prej 16 dite. Tetë në spital, tetë në grevë, 16 ditë, ni natë jom shku në shpi më kanë marrë me 7 mars në sabah.

Anita Susuri: Ti hala je konë smutë a po, keq je konë?

Avdi Uka: Hala jom konë smutë, shumë smutë jom konë, po, po. Jom konë smutë.

Anita Susuri: Edhe erdhën në shpi… 

Avdi Uka: Edhe erdhën në shpi më murrën më çunë në Mitrovicë, në SUP i thojshin atëhere prej orës 11:00 ditës tek deri 11:00 natës um kanë majt në zyre t’u më vet, që po t’u terke guha, (qesh) po t’u ajke, u bo guha qekaq {tregon me duar madhësinë}. Ja di për nerë, për nerë ja di, du me përmen nuk e njoh, nuk e kom pa mo, u konë inspektor shiptar ni Selim Çitaku, Selim Çitaku ai um ka marrë në pytje. Edhe m’i ka dhonë do fjalë të burrave, fjalë të burrave më ka dhonë. 

Tha, “Ukë, aktakuzën e keni shumë të rondë, ruje veten, ruje shoqninë”. Për mue u konë pasuni e madhe “Ruje veten, ruje shoqninë” domethonë që na… u ardhë në 11:00 natës i biri i Sherës, komandantit të burgut që u konë, ai ka punu inspektor Nexhmedin Ajeti, a s’di qysh u thirrke. E ka pru ni letër të sarit tha, “Ukë” tha, “duhet me hi në burg”, thashë, “Në burg jom, s’ka problem”. Jonë ardhë policia më kanë lidhë më kanë çu në dhomë. 

40 ditë kam nejt pos me Zotin, edhe ka dy herë tri herë t’u ardhë tu’ më lidhë në derë, t’u më çue në sobë, t’u më zgidh, tu e thirrë policinë, “Hajde merrne”, t’u më lidh t’u më çu në burg. Fikall vetum. 14 muj asni i “Trepçës” që ka punu në kombinat me mu në burg nuk u konë. Dikur vonë ja nisën i prujshin, do thojshin për drogë, do thojshin për vrasje, herë njo, herë dy. Mu s’më kanë përzi me të “Trepçës” kurrë, 14 muj, në dhomë njeri të “Trepçës” nuk kom pasë. Me pas pasë naj shok prej tyne sikur m’u konë në shpi teme m’u kish dokë.

Anita Susuri: A i kanë da krejt veç e veç, a veç ty?

Avdi Uka: Jo ka pasë, masanej e kom marrë vesh, masanej që jonë konë ka dy e tre në nji dhomë, po. Po thojnë, nuk e kom vet drejt për së drejtë, kanë thonë që edhe Burhani s’ka pasë, a Azizi u konë me Ibushin a dikon, jonë knoë ka dy e tre. Une jom knoë fikall vetum prej kombinati, prej Trepçe. Zullume kanë bo në mu boll.

Anita Susuri: A ju kanë rreh, a ju kanë… 

Avdi Uka: Rreh, prej gisht të komës dej knej në butë të kresë tybe a ka ven që s’ëm kanë ra. Që bone hesap me vjerrsa të setrave unxhun në zyre kur më ka pritë në butë të kresë {prekë kokën}, kur ndryshon moti absollut s’i ngoj meterollogët, se unë e di këtu {prekë kokën} çka po bohet me mot, origjinal. Kur u shku me dhonë mbrojtjen absollut ramjet, që më kanë rrehë komve {prekë këmbët} përfundri e kresë e knej-anej, nuk u çu peshë. Më ka ardhë shumë ronë, që thashë në fillim kur ma kanë sha nonën edhe grunë, i ke bo dhetë irredentista, nacionalista, separatista, ç’a ta di unë këto fjalë tyne jonë.

Kur u shku me dhonë mbrojtjen, po shkoj në pika të shkurta, e dinë krejt ç’a janë konë aty edhe familja e tyne edhe e jemja, une i kom thonë Ismet Emrës, kryetarit të gjyqit, “A je i gatshëm me dhonë mbrojtjen?” “Une jom i gatshëm nëse më jep garancë që nuk ma rreh kryet edhe nuk ma shanë nonën edhe gruen”. Ka marrë pauzë, u dalë u konsulltu ka thonë, “Kush këtu me të prekë s’guxon, as me të sha s’guxon, veç fol”. Ni ditë e gjysë dej e kom dhonë mbrojtjen. Edhe met puna qashtu 14 muj, na lëshun…  

Anita Susuri: E këto biseda informative kur ju kanë marrë, çka ju kanë vet, çka… a ke folë ti diçka?

Avdi Uka: “Me ko ke nejt? Ku keni nejt? Me kon jeni marrë vesh? Ku i keni majtë tubimet?” Bone hesap që më kanë rreh bajagi, “Keni majt mledhje me Azem Vllasin, e me Aziz Abrashin. Azizi Abrashin e kije baxhanak”. Ai grunë prej Bajgore, i kom thonë, “Une prej juve po ni që ai e ka grunë e Bajgorës”, në Batinë nuk kom ditë. Thashë, “Ç’a di une ka e ka drejtori gjeneral gruen” “Jo, kusherina janë me gruen tonde, i keni majtë mledhjet dikun, për me u përgaditë bajagi për grevë”.

Pjesa e Katërt

Anita Susuri: Ti sa je konë mrena, a ke ditë, a ke pasë informacione çka po ndodh jashtë, çka po ndodhë me “Trepçën”? U konë edhe Millosheviqi që ka ardhë, e ka pasë ni miting… 

Avdi Uka: Në Fushë Kosovë, po…

Korab Krasniqi: Në Gazimestan.

Anita Susuri: Gazimestan. Pastaj i kanë bo edhe do greva për juve, a i keni ditë ju këto?

Avdi Uka: Po, dej dikun po. Gazetat në grevë kur jena konë, në grevë, e kena ditë se kryetari i sindikatit ky Smajl Nimani, përditë na e ka pru shtypin, në horizont gazetën. Në burg çka kanë çkrue për neve që ka çkrue dikush i kanë pre me gërshonë edhe e kanë hiq atë artikullin, për neve nuk ka ardhë kurgjo hiç, i kanë pre artikujt e kanë lonë diçka krejt tjetër, diçka palidhje që absollut s’na ka interesu, kur jena konë na atje në asi s’kena ditë kurgjo në burg. Une s’kom ditë kurgjo ç’a po bohet përjashtë e…  tre muj ditë s’kom pasë vizitë. 

Mas tre mujë dite e kanë lëshu [në] vizitë grunë e vëllaun e djalin, tjertë fëmi s’mi kanë lejue me ardhë se s’kanë pasë letërnjoftima në atë kohë. Peter Sheferin, doktor Peter Sheferin, Sheferin i Sllovenisë u ardhë advokat vullnetar, e më ka vet, “Sa fëmi i ki?” “Dhetë” “A jonë konë në vizitë?” “Jo” “Pse?” “Qishtu, qishtu”. Tha, “Po ta jepi besën” tha, “kanë me të ardhë”. Kur jonë bo dy javë ditë um ka ardhë gruja me dy djeltë e vogël. Ai u anku, ka thonë, “S’ka ligj, s’ka kushtetutë, s’ka kund në botë mos me ja lejue fëminë me shku në vizitë”. Domethonë, qishtu që ka qenë burg… 

Anita Susuri: Qysh t’u dokë ty kur u takove me ata?

Avdi Uka: Kqyre gjaku e bo krejt tjetër njerin, unë nuk jom ai Avdia që jom konë, e kur erdh gruja me djalë, me dy të voglit, kur erdh tha, djali vogël, nuk e di sa vjet i ka pasë po i vogël u konë, tha, “Ti” tha, “pse s’po vjen në shpi?” Dy komandira aty, njo shiptar, njo shka, thashë, “Kqyre sa të kryjsh shkollën vi (qesh)”. Pasha Zotin pikë loti s’kom qitë, absollut, se Zoti po ta çojke atë forcën po. Shkuen fëmija, nejse gruja me fmi. Tu ju falenderu popullit shiptar nuk i kanë lonë me hekë keq në atë kohë. Se s’ka pasë të ardhuna personale, fëmija vogël, prapë po thom tu e falenderu Zotin e popullin shiptar. 

Ka njeri që s’e kom njoft hiç që ju ka çu ndihmë fëmive edhe veshmbathje edhe miell edhe zejtin edhe pare edhe krejt. Fije për fije ju ka çue, gati gati nashta po thom i kanë pasë punët ma mirë se kur jom konë vet aty. Po veç që unë s’jom konë në mesin e tyne edhe ata s’janë konë me mue. Për idare s’i kanë lonë me heq keq, absollut po. Pesë advokatë i kom pasë, të pestit jonë konë vullnetarë, une s’kom nxonë advokat hiç, veç i kanë thonë vëllaut, “Hajde autorizona”. Slloveni u ardhë vet, ai um ka marrë mue. Tha, “Une t’kom marrë ty” tha, “kom ni që i ki dhetë fmi, shkollë s’ki, kurgjo s’ki”, më ka mbrojtë.

Anita Susuri: E qat’ ditë që ka ardhë vendimi me ju liru, a ke prit, a ke prit që kanë me ju dënu ma shumë? Çka ke mendu ti?

Avdi Uka: Mendja nuk ma ka marrë që na lëshojnë pa na dënue, se në atë kohë qashtu u veprojke. Po mirë boll jonë çue sllovenët, ja kena pa hajrin Sllovenisë, u çunë me protesta, me brimë e me piskamë e, krejt Kosova e krejt ai e krejt ai. Edhe nejse kem qysh kem na, prej greve me shti punëtorin në burg politikë, nuk ka këkrun në botë, pos te na ka ndodhë ajo punë. Po tash kur e kena dhonë mbrojtjen na, absollut une s’kom folë për veti, unë kom folë, “Pse Azizi, pse Burhani, pse Azemi? Këtu çka lyp Azemi në mesin tonë? Çka e lidhë Azemin me neve? Çka e lidh Azizin, drejtor gjeneral me ardhë këtu në burg?” 

U dalë Azizi ka thonë, “Qysh minatori ka qit’ dyqin tona, pesëqin tona rudë e keni shti në burg?” Domethonë, na krejt e kena dhonë (qesh), njoni-tjetrin e kena mbrojtë, jo veten. Absollut po, le të më denon. Nimdhetëvendime, pasha Zotin, se jena mësu na me bo be, në Zot po të boj be, nimdhetë vendime direkt në derë të sobës i kom nënshkrue, thojke, “Nuk munët me u zbutë neni 139/114, vetëm me vdekje”. Kur e kom dhonë mbrojtjen i kom thonë kryetarit të gjyqit, “Hiqe qeto me vdekje se dikush frigohet prej saj, a qeto 139 kur p’e lexoj ymrin po ma zgatë”. 

Tha, “Pse?” thashë, “Se punishten e kom pasë 139”. A qeky koka neni për vdekje qeky 139-shi, po (qesh), a nime u konë punishtja 139. U konë punishtja që u thirrë 139. Thashë, “Leje këto mirë osht’ kja, a qeto për vdekje hiqe bre burrë”. E kena pasë aktakuzën e fshtirë, kundër Sërbie, kundër Jugosllavie, kundër kësaj, kundër asaj, po kur je i drejtë Zoti të pshton, 14 mujë nuk jonë konë pak me u nda prej krejt fëmive, une ai e ai. Azizi drejtor gjeneral, ma autoritet ka pasë atëherë drejtori gjeneral si sot kryeministri i Kosovës. 27 pogone që i ka pasë në dorë të veten.  

Anita Susuri: Çka janë ato pogone?

Avdi Uka: Sipërmarrje.

Anita Susuri: Aha.

Avdi Uka: Sipërmarrje, “Trepçë”, e “Fafos”, e Kishnicë, Hajvali, krejt firmë për firmë. 27 mijë e diçka punëtorë që i ka pasë nën sundim {bën sikur vulos} e vet, po. Me e shti në burg Azizi plak, burrë i mirë, i gjymert, i guximshëm, e kapi qai farë fati që ke drejtor, kërrk {onomatope} edhe ato.  

Anita Susuri: E kur u ktheve tash ti në shpi qysh vazhdoi mo situata, e ke marrë vesh që punëtorët i kanë qitë prej pune? 

Avdi Uka: Po, jo punëtorët prej pune na kanë qitë masi jena dalë na prej burgu, se me 14 prill ‘90-tën, na ka lirue, me 15. 8. ‘90-tën e kanë mshelë kapinë [srb.: portën] e “Trepçës”. Tash, katër muj ditë, mue më kanë ardhë dy inspektorë të UDB-ës që ju thojshin atëhere. Te dy shiptarë, emnin shiptarë, emnin shiptarë. Jonë ardhë në shpi edhe kanë thonë, “Kqyre Uko, ti nuk bon me shku me hi në miniere, që shkon kena me të lidhë menihere” {kryqëzon duart}. “Ama me shkrim une nuk i hupi 20 vjet punë”. Ka thonë, “Na jena policë, na nuk dhomë me shkrim, na po të thojmë shyp mos shko”. 

I kom marrë dy pushime, na i ka dhonë Burhani, pushima vjetor. Njo të atij viti që jena hi, njo të atina që jena dalë. I kena kry dy pushima, dy muj ditë, dy muj jena shku te mjeku kom marrë pushim mjekësor. I kom dorëzu ato dokumentat edhe une nuk jom hi mo në oborr të minierës, as në miniere, dej mas lufte. Mas lufte jom hi, mas lufte jom hi, nja tri vjet kom punu mas lufte, masi jena shliru krejt. Po tash na e pamë aty që s’u bo as me grevë kurgjo edhe u bo Ushtria Çlirimtare, 52 minatorë të Staritërgut na u kanë vra në luftë, në luftë 52. 

Une jom konë i veshun, dy vjet e marrë rrogën e veteranit, ma kanë heq të “Trepçës” që e kom marrë dhetë vjet. Dymdhetë euro i marrë ma pak që jom veteran, “Pse bre burrë ma keni qitë këto?” “Valla janë konë dymdhetë euro ma shumë” tash dymdhetë jonë ma pak, duhet me shku në Prishtinë me i gjet zyret ku jonë me e heq këtë vendim, me e qitë këto. Thashë, “Valla ma para shkoj prej therra se që ngaj mas letrave të mia”. Domethonë, qishtu të shkelun absollut. 2015-tën – 2021-ta 170 euro, ni cent kush nuk u kujtu me na qitë, ni cent. Me thonë, “A jeni gjallë bre burrë? Jeni gjallë po ju qesim dhetë euro”. 

Tash kush nuk e ka marrë pushkën me thonë, “Une dal në penzion veteran”, tybe në e ka ditë najkush që e pshton kryet, as familja, as vet, as kërkush, e prunën ligj, okej. 34 vjet e ni muj e gjashtë ditë pasha sytë në vendim i kom me benefici, ma kanë nisë atë penzion, ma kanë qitë këto. Për çka p’e jepin këto për veteran, a po i jep për skamnorë, a po i jep për me i rritë, pse me ma heq ato? Tash po pritoj me e hiq këtë vendim me e marrë ato dam-ram {onomatope}, dhetë vjet e kom marrë ato. 

Po mirë boll, te dyja s’po t’i jep. Qysh mos me t’i dhonë, une 34 vjet, dy vjet ushtar, ti ushtar 30 vjet punë nuk i kie domethonë na jena tash të barabartë unë e ti, të barabartë, nuk o në rregull ajo. Jo për veti, unë për veti s’kom folë kurrë, kurrë mos të m’i jep edhe këto le të m’i nalë, absollut. E kom Zotin, i kom evladët e mi, ditën e mirë! Une s’jom ngusht për solitera, ja për lluksuz, ja ato, ja këto, ni kafshatë bukë. 

Po mirë boll, o gjyna i Zotit me ja hup t’drejtën njerit. E lypa në tubim “Trepçës” prej sindikati, prej Komunës së Mitrovicës, prej krejt, thashë, “Me marrë ni pllakë me shkru emër e mbiemër ‘U vra filan minatori, filan date në filan vendi u vra’ tak-tak-tak {onomatope} me i qitë qitu emrat jetë për gjenerata” auuuu {onomatope} {duartroket}. Pasha Zotin sa ti e baba jem, se boni kush llaf mo. Marrja e Zotit ç’a janë tu bo, gjynah i Zotit ç’a janë tu bo në këtë popull. Pasha Zotin, pasha të madhin, e çoi Zoti këtë hastallakun [trq.: sëmundjen], këtë virusin, lulë ka me metë ky, kjo ka me u harrue sikur shpuza e cigarës ç’a ka me çu Zoti.

Se nuk nin dhimtë ti për mu e unë për ty, na s’jena gjinë. Hiqu bre vlla Sërbie, mos ja bo rrafsh Sërbisë, mos ja bo rrafsh Rusit, mos ja bo rrafsh Kinës. O jaran Zoti njo, poplli shiptar dy, Amerika tre, e sot po bojna llaf unë e ti këtu. Se mos të ishin qeta tre e gjaku i derdhun tybe të ishe unxh qitu, as ti as unë. Edhe mu çue, kjo osht’ gazi alem, gazi alem. Okej plaka jem i merr niqind euro, une i marrë 170, niqind euro ajo. Ani më ka pregaditë mue, do bukë, e do çaj, e do kafe, do veshje, do mathje, do lamje, do knej-anej hallall, pesë mijë le të ja jepin, dhetë mijë le të ja jepin, okej mirë osht’ boll. 

Qysh me të krahasu ty, a ka logjikë ky parlament edhe kjo qeveri e jonja. A ka tru në krye, a ka tru në krye? Qysh me më krahasue mu me to, qysh me më krahasu mu me to? 70 vjet, 60 vjet 90 euro, 100 euro, 65 vjet e puna ku po të jetë? Sa po m’i jep për punë, sa po m’i jep për pleqni? S’po di a po marr të pleqnisë, a po marr të punës, a të kujna po marr? Kjo, kjo o gazi alem. Po flas në përgjithësi, nuk po flas për veti.  

Anita Susuri: Po, po.

Avdi Uka: Zotit shyqyr e kom djalin në Zvicër qe 30 vjet. Këtë pasuni anej e knej e këtu e ka bo ai, ai e ka ble trollin, na e kena bo pak a shumë. Me nisë unë ç’a kanë hallku e mu mërzit mu më lonë mentë. Po, po thom dijani Zotit shyqyrin, unë nuk tutna nesër me më trokit najkush me më thonë, “O jaran çka ke bo?” Po e ka pagu me njersë të vet {fshin ballin me dorë}, po nuk o në rregull. 

Anita Susuri: E në luftë ti po thu që ke dalë, je bashku në luftë, qysh e more qet vendim? Edhe ku je konë?

Avdi Uka: E mora, jom konë Brigada 141 Mehë Uka, pasha Zotin prej ditës parë deri me 7 mars që u bo me rrogë. E kom pasë uniformën edhe të TMK-së. Kur u bo regjistri mu bo me rrogë, na ç’a s’ishim të partisë, nuk ishum të krahit tyne s’ishum përkrahës tyne, “Baju shko në shpi. Apliko për vend pune”. Do shokë, “Ç’a po bon Ukë?” “Ç’a po boj, po shkoj në shpi. Pasha Zotin s’aplikoj për jetë. Une s’kom apliku kur kom dalë me pushkë”. Me pushkë teme jom dalë, jom vesh në uniformë, jom konë nën komandë. S’jom konë fallc sikur që u mush fallc plotë, plot fallca kem. Po jom konë origjinal, kon e vet në Shalë të tregon që jom konë ushtar aty-aty-aty, qitu përreth jom konë, perenia më ka rujt.

Anita Susuri: Familjen a e ke pasë këtu, a kanë dalë? 

Avdi Uka: Familjen e kom pasë këtu, qitu kanë nejt ni kohë {tregon majtas}, te vllau qitu. Se vllaun e kom pasë qitu, unë shpinë s’e kom pasë. Qet shpi e kom pasë nër mlojë para lufte. Po pa bo meremet, pa kurgjo. Te vllau qitu kanë nejt, te vorret e shehrit në Vushtrri e kom çikën kanë nejt aty. Prej aty kanë nejt në Skromne ni fshat qiko nalt osht’, te çika. Prej aty janë bajtë janë ikë në kollona, në Studime që thashë që kanë vra, në kolonë jonë konë gruja me fmi. Kur të bojn llaf qishtu-qishtu thom, “Ndërprene, mos shko anej”. 

Mi xhenaze kanë shkelë, tu u vra gjinja, tu ju marrë pare, tu i vra, ja u kanë marrë paret edhe dukatin. I thashë, “Boll mirë ta kanë bo” se thashë, “Blema ni boks cigare” “Ku me ble dyqin euro, niqin euro ni boks të cigareve” thojke. Ja ka marrë shkau, i ka thonë, “Hi nër urë ik, hiqe këto {prekë kokën} shallën e bardhë”. Me fmi kërk {onomatope} qaty jonë zatet me do familje, jonë shku në Dumnicë të Epërme, gjithë natën e lume kanë ecë, janë shku atje janë vendos, qesajde jonë sill nëpër Kosovë. Ata dy djemtë jane konë atje, përjasht jonë konë, dy djemtë, çikat tri a katër, tri jonë konë me nonë të vet, plaka jeme. Qishtu ka kanë mujt me u bajt me familje.

Anita Susuri: Ju a keni pasë rrezik atje, a qysh u konë?

Avdi Uka: Vallahi niqin herë… 

Anita Susuri: Çka ke përjetu?

Avdi Uka: Niqin herë. Tu e falenderu Zotin, Zotin njo {ngrit dy duart sikur lutet}, jom konë në katun të Ibushit, në shkollë të Ibush Jonuzit, në Skromnë, në Tërstenë, në Rashan. Asni niri nuk m’u ka vra ngat, ngat, pse, thotë dikush luftë, lufta na e kena pasë pikën me nejt në Pasomë, qaty kena nejt. Janë vra në Melenicë, Melenicë te “Trepça”, s’di sa vetë jonë vra. Kanë liftue, na i kena ni prej ktuhit, po na s’kena guxu me u bajt prej atyhit me shku atje. Na kena nejt në pikën tonë. Domethonë, na ka rujt Zoti që ku jom konë asni njeri vra s’mu ka, ku jom konë. 

Pse, qashtu fati na ka kap, s’ka pasë sulum aty, e kena kapërcy baju anej, baju knej. Çu prej kësaj pike hajde tash në tjetrën pikë, qishtu jena përcillë qitu në Shalë, bataljoni dy, brigada 41, qaty kena kalu deri u krye. Shumë jonë shkue, shumë jonë vra, civilë jonë vra, të pafajshëm, pa bo kurgjo. Kena zatetë familje tylifare mos vet kush. Qitu erdhën do {tregon djathtas}, kunatën e kom këtu, gruja jem, u konë filanja që ish konë në shkollë me to, gruja jeme, ajo e Kovaçicës, kjo e Bajgorës. Edhe i përcilli une prej Shilovicë deri në Gumnishtë, në Zot po të boj be s’e kom ditë kush osht’, nja 15-16 gra e fëmijë, e do tesha, e do çanta. 

I thom ni kojshi aty i Gumnishës ai, i thom, “Qiti kuajt, qiti këto tesha une po i bie knej lugut” se ishte rrezik, thashë, “po i qes deri në Gumnishtë”. Ka shkojmë qanej prronit tepërpjetë m’u sosën cigaret, shkrepësen dojsha me shtyp {shtrëngon grushtin} prej gazepi. Aja ma e moçmja që ish tha, “Allahile a bo me të vet diçka?” Pa e ditë kush jom unë. Tha, “A je filani?” Thashë, “Po vet”. Tha, “A e ki Qamilen grue?” Thashë, “Vallahi e kom pasë gjo për to s’di” (qesh). Tha, “Pse?” Tha, “Në shkollë jena konë bashkë”. Tha, “Po thom, po thom, në koftë gjallë Avdi Uka qeky osht’”. Aty në uniformë kom hup une krejt {prek fytyrën} pa rrue, pa…. Kur ajo çika tha, “A e pi duhanin?” Thashë, “Po qysh se pi bre. Pse çka po të rrok galja”. 

Kur e ka qelë çantën e vogël fërc {onomatope} {bën sikur hap patent të çantës}, ni “Opati”. O pasha Zotin, sot me ma lonë këtë kerr të jujin gjerman a ç’a o ky kerr {tregon djathtas}, kur ma ka dhonë atë paqetin për ma shumë s’meta. I përcilla deri atje. Keni hiq boll, ka hiq populli ma shumë se na, kena hiq edhe na. Kqyre pasha Zotin që jom msu me bo be, tri ditë e tri netë në tokë, në livadh kom flejt me shokë të mi, përjashtë kena flejt. Perenia na ka rujt, jonë shku, shumë jonë shku, dikujt ja kanë mshelë derën, derën ja ka mshelë. 800 mijë država [srb.: shteti] le të ja jepin tybe sen s’i vyn.

Ma kanë vra dhondrin e vëllaut me gjithë djalë, fakulltetin e kryem, dy metra djalë veç sa u konë martue, qatherë pak pa krisë lufta, në Zhabar qaty te Mitrovica. I kanë marrë, i nxonën, i kanë marrë, i kanë vra te dy. Sa e sa e sa miliona, miliona veta, mozomakeq për neve.

Anita Susuri: E që u shliru vendi, ku je konë kur e ke marrë vesh, qysh e ke marrë vesh që u shliru Kosova?

Avdi Uka: Kur i ka mshu NATO, 24 marsi vam-vum-vam-vum-vam-vum {onomatope} e ditëm që po bohet diçka (qesh), hajde djalë, hajde djalë. O u largun, o s’u largun, jo anej, jo knej lidhjet baju anej. Thanë, “Hajde zhdirgjnu” tha, “se shkunë”. Ishim në nji fshat qeko {tregon me gisht përballë vetës}, komandanti jemi tha, “Ukë vet i treti rri sonte këtu se na” tha, “po zhdirgjum. Nesra vijmë ju marrum” “Ani” “Mos po lëviz diçka”. Erdhën nesrit na murën u zhdirgjëm në Vushtrri, prej këtuhit teposhtë erdhëm në Vushtrri. 

Domethonë, me 17 qershor osht’ dita që u shliru Vushtrria, bajagi po. Thashë, i pari Zoti, tani NATO, se na s’kishum mujt me bo kurgjo, i çoi Zoti sebepat. Zoti punon me gjinë edhe sot punon me gjinë, ja çon menjën e hajrit dam-ram-dam-ram {onomatope}. Rrezik jena konë mos me metë asnjo, asnjo mos me metë. Në Tërstenë 66 shpi, fshati i jem prej krye deri në fund asni shpi në komë nuk u metë, krejt e kanë kall, e kanë bo shkrum. E pesë vllazni na, pesë shpia i kena pasë, të pestat edhe gurët i kanë sosë. 

Kur janë ardhë në kodër shpijat tona atje, ni kojshike tha, “A e kanë rrëzu shpinë e Raifit?” Vëllaut të madh, tha, “Po vallahi shkrum ja kanë bo”. “Pasha bukën kanë mendu që osht’ e Avdisë” (qesh). E ngrata se u konë pak me të meta {lëviz duart rreth kokës}, po s’ta ka vetë a osht’ e Avdisë a e Raifit a e Hasanit, krejt shkrum katunin e kanë bo deri në njo. E vra na u ka ni njeri i fshatit, njo na ka vra atje {tregon majtas}, njo na u ka vra këtu {tregon mbrapa}, ai luftëtar u konë në Pantinë, po ai në Vushtrri u konë me shpi moti, në Vushtrri u le u rritë, po i katunit tonë.

Pshtuem, dej diku pshtuem, deshti i lumi Allah e pshtuem mirë. Shpija më tha njo i Prekazit, tha, kom pasë kontakt me ta shkojsha, tha, “A u pshtue familja?” Thashë, “Po, me do vujtje me do” thashë, “po…” tha, “Mos bo zo” thashë, “Katuni u konë…” “Mos e përmen katunin ta ha dreqi” tha. “Pse?” Tha, “Me thonë ti ma kanë djeg shpinë, e kom derdhë njersë në ‘Trepçe’, e kom bo shpinë aty e krejt shpinë e kom pasë e sen” tha, “Kur thotë ai m’i kanë vra shtatë antarë, m’i kanë vra fëminë, ç’a thu ti?” Tha, “Mos e përmen” (qesh). Kurrë s’e boj llaf, veç kur vjen puna qishtu, po qashtu osht’ qysh thojke ai, po.

Anita Susuri: Qysh ja fillove tani masi luftës me punë, au ktheve mo në “Trepçe”, a qysh vazhdoi jeta? 

Avdi Uka: Mas lufte erdhëm këtu, në Vushtrri. Familjen e kom vendos qitu, jonë ardhë familja prej Dumnice të Epërm niherë te çika, në Vushtrri prej te çika erdhën qitu {tregon mbrapa} në odë të vëllaut, i pshtoi ni odë qitu e vëllaut. Kjo e jemja ish nër mlojë {shikon lartë}, pa bo meremet, pa ngulë ni baski, pos zidnat edhe betoni edhe u vendosëm këtu deri me 7 mars.

[Këtu ndërprehet intervista]

Avdi Uka: Do kohë kena nejt në stacion të policisë në Vushtrri, ku u konë policia e Vushtrrisë, prej atyhit shkumë në “Trepçe” ni grup, bataljoni i joni, na çun në “Trepçe”, jena konë nja 30 vetë. E rujshim sallën e kristalleve e rujshum “Trepçën”, minierën, rujshum knej, rujshum anej. Une kaniherë, kaniherë shkojsha me sindikatë të “Trepçës”, që kishim punu me vite para lufte me ta. Dam-ram-dam-ram {onoamtope}, shkum në Prishtinë te Kushneri thamë qishtu, qishtu, qishtu, folën ata shkollski, ata inzhinjerat e mi me to. 

Une veç u frysha, tha, “Fol” tha, “se moti je bo kal me folë”. Thashë, “Unë veç ni pytje du me të vet. Une” thashë, “jom minator, me shkru emrin tem s’di”. Tha, “A?” Thashë, “Çka me ju thonë fëmive?” Thashë, “600 tenka të Sërbisë në minierë, fëmija na ka thonë, ‘Babë mos i bi për ‘Trepçe’ se të shtinë në burg, po bjeri tjetërkah në shehër me ble ni killë kryp” thashë asi. Po mirë boll, tash qe gjashtë muj jeni ju, ç’a me thonë, po na thojnë fëmija, “Babë pse s’po shkon në punë? Tash u ardhë NATO osht’ aty”. Thashë, “Ç’a me ju thonë fëmive?”

Kur ja ka bo durve {ngrit dy duart lartë} pasha qeta dy {prekë sytë}, qishtu {ngrit duart lartë}. “Po ‘Trepça’ shtet, ‘Trepça’ republikë, ‘Trepça’ držav [srb.: shtet], ‘Trepça’…” i çoj durtë qeko {ngrit duart lartë}, e kish pasë tabiat ai. Tha, “Krejt cilji [srb.: qëllimi]” tha, “Në ‘Trepçe’” tha, “osht’. Rrini mirë” tha, “Shkoni bone regjistrin me dyqin vetë” tha, “keni m’i shti në ‘Trepçe’”. Po mirë boll tha, “Janë disa sërbë, a ata me i ngucë nuk bon”, “Jo more çfarë të ngucni”. Na vjen lajmi, “Bone regjistrin”. Hajde shkojmë na, kur shkojmë na, na tre vetë, na mule me kqyr kush o sërb aty. 

Haj Zot na ruj, a ki mo ku me gjetë njo. Tash po na kallxojnë gjinja, kur na kanë pa që jena shkue na, ata i kanë kap prej veneve të punës ka jonë konë e i kanë shti në kerre të KFOR-it, kerret e KFOR-it plot aty. Ku guxojmë na me kqyrë në kerrin e KFOR-it kush osht’. Ikën, në aksham i çuen për shpie kurrë mo s’erdhën, hinën tontë.

Anita Susuri: E “Trepçën” qysh e, qysh e gjete ti? E di që u konë pak rrezik në kollaps me shku. 

Avdi Uka: Në rrezik u konë pak për punë të ujit, u konë pak në rrezik për punë të minave, po mirë boll. Në turin e grupit të parë une nuk jom shkue, në grupin e parë. I kena çu dyqin vetë, ma vonë dikur mas, mas gjashtë mujve a shtatë-tetë mujve um kanë thirrë mu. Kom shkue në grupin e dytë edhe qashtu filluem. Ko puna ushtrisë që kesh kjo ra, me apliku me ç’apliku, çfarë aplikumi, çfarë asi. Shkumë aty punova tri vjet, merre me mend 150 marka e kena pasë rrogën, 70 markë u dufke m’i dhonë për bukë edhe për udhëtim, prej këtuhit me shku në “Trepçe” edhe me ardhë. Se s’ka pasë as udhëtim as kurgjo, vetë me pare u dufke.

Djali prej Zvicre më thojke, “Mos shko. Mos shko bre burrë”. “O jaran sa t’i marrë niqind killa miell, pa shku tybe ne lo”. Tri vjet kom punue. Tajshi u bo grupi na dulëm, prapë na qitën tonët, niherë na qitën shkijet, tajshi na qitën tonët. 120 vetë na çun te mjeku të paaftë për punë. Na qitën parakohshëm, e dulëm në penzion të parakohshëm e murëm pak a shumë. Edhe kur u bonën 65 vjet, vjetërsi që i bona unë aplikova për penzion të Kosovës, ma dhanë e morra. Hajt, hajt mule tajshi me apliku për veteran me hup atë të drejtë pse, pse me hup? Aplikova e bonën me rrogë, ma nali, 158 euro u konë e “Trepçës”, 170 kjo. Sot e atë ditë prej 2015 që thashë pare qaty jom metë, domethonë meta qaty, qishtu jeta.

Korab Krasniqi: A muj me të kthy veç edhe nihere mrapa prej kohës kur ke dalë prej burgit? The je konë 14 mujë në burg.

Avdi Uka: Po.

Korab Krasniqi: Gjatë kohës sa je konë në burg për familjen tonde, për grunë e fëmitë janë kujdesë njerëzit e ndryshëm, me pare, jo tesha, jo ushqim.

Avdi Uka: Po, po, thashë po.

Korab Krasniqi: Kur je dalë tani pi bjen fillimi i ‘90-tës?

Avdi Uka: Po, me 24 prill të ‘90-tën. Me ditë, 24 prill ‘90, jom dalë.

Korab Krasniqi: Çka ke bo se në qat’ kohë i kanë qitë edhe prej punë krejt? 

Avdi Uka: Une të kallxova…

Korab Krasniqi: Çka ke punu ti?

Avdi Uka: Une s’kom punu kurgjo, pse, thashë që me 24 prill, jena dalë prej burgu, dy mujë ditë e kom marrë pushimin e “Trepçës”. Dy rroga na i ka dhonë “Trepça”, dy rroga na i ka dhonë “Trepça” për pushime. Tanishi ni rrogë e kom marrë për pushim mjekësor edhe u ardhë UDB-ja më ka thonë, nuk bon me hi në oborr të minierës edhe mo une në oborr të “Trepçës” nuk jom hi.

Korab Krasniqi: Nuk ke punu kurgjo. 

Avdi Uka: Kurgjo.

Korab Krasniqi: E qysh e ke majtë familjen, qeto po du me të pyt? Qysh e ke majtë familjen?

Avdi Uka: Thashë tu e falënderu popullin, poplli më ka nimue, poplli, sebepat. Tash në qat kohë, para qasaj kohe, para qasaj kohe, sa jena konë të largum prej “Trepçe”, pa u bo ushtria, djalin e kom pasë në Zvicër, a po kupton, ‘92-tën djali u dalë në Zvicër. Edhe unë kur jom dalë prej burgu, që thashë poplli më ka nimu shumë, po mirë boll une mo nuk kom hjekë keq se djalin e kom pasë në Zvicër, në punë. Edhe djali mu m’i ka çu paret për me metë gjallë unë me familje teme, po. Djali, konkret djali i madh në Zvicër qe 30 vjet, 29 vjet i bon, 30 vje ti bon në 11-tin muj, që u shkue. Edhe u ikë prej ushtrie, prej ish-Jugosllavisë. Në Duboj u konë, u ikë u dalë në Zvicër.

Anita Susuri: Zoti Avdi nëse doni edhe diçka me shtue…

Avdi Uka: Absollut veç nëse ju intereson diçka me vet. Se kqyre vallahi motra jeme edhe njo po të thom, m’u ka mush krytë. Të kallxova në fillim pa u prekë kërkush sikur me ju pasë anëtarë të familjes. Absollut këto tybe në m’interesofshin, mos u prek gjo, absollut pse, a po don sllovenë, a po don në Kosovë, a po do gjermanë, a po do dreq, a bir, tybe kush në u metë që s’u ardhë qitu, intervistat qitu më kanë ardhë {prekë mjekrën} 800 mijë i kom dhonë. 

Po kurrë në jetën teme edhe juve qysh i kom pasë sytë, pak më keni shlirue drejt po të kallxoj, zaher t’u fol e t’u asi, se pasha Zotin… po nuk muj m’i thonë njerit, mos hajde se jom qishtu veç me pasë thikën në asht. Po shpinë tonë e kem bre, ju jeni ardhë për punë të juve. Po u ardhë ni amerikankë me ni çikë të Dubovcit përkthyse. “E kujna je bre bacë, prej kahit je?” “E Dubovcit” “E kujna je?” “E Januzit”. “Ç’a po thu bre?” Tha, “Po, e Januzit”. Nejse, baba i sajna inxhinjer në “Trepçe”, e kryem qishtu muhabetin me to, e re ajo çika, ma e re se ti [i drejtohet bashkëbisedueses]. 

Thashë, “Hajde” thashë, “me më kallxu diçka drejtë” tha, “Hë?” Thash, “Çka boni ju me këto shënime?” Tha, “Drejtën po ta kallxoj” tha, “Si me të pasë babë po të kallxoj” tha, “une mledhi kahmos, une jom e Amerikës” tha “jom dalë” tjetër shtet ish dale, ish dalë prej Amerike, tjetër shtet kish dalë, tybe në di ku tha. Tha, “Mledhi, mledhi, mledhi e pregaditi traka e gazeta e çka ta di unë” edhe tha, “I thërras këta të televizioneve” edhe tha ju thom, “A po don?” Tha, “Une i shes”. A bon qashtu, a s’bon tybe ne di. Thashë, “Ishalla ja u sheh hajrin me miliona, se tybe që jom ngusht për to” (qesh) a po kupton, po. Eh, jena munu po nuk kom mujt kurrë me kthy, nashta më ka thonë jom slloven, nashta shka u konë, ç’a e di unë kush u ardhë këtu, po s’kom mujt m’i thonë kërkujt.

Anita Susuri: Zoti Avdi deshta me ju falenderu që keni pranu, faleminderit edhe njëherë juve për tregimin e juj, për durimin, për krejt!

Avdi Uka: Faleminderës shumë, veç unë ju di për nerë juve që ju ka ra në menë që ka diku minatorë edhe penzionerë të “Trepçës”. Nera osht’ e juvja, e jemja osht’ shumë pak, po. Po përmes kësaj kisha pasë qef, ju kishna lut prej toke e në qiell ka ka shiptarë e gjak shiptari bashkonu, shiptarë bashkonu! Bashkë s’ka kush çka na bon, përçamë, ndamë, kurrë ditën tonë s’kena me pa. Faleminderit prej juve shumë veç që ju ka ra ndër mend që ka penzionerë dikund edhe ka minatorë dikund. Shumë faleminderës! {vendos dorën në gjoks}

Anita Susuri: Faleminderit juve!

Korab Krasniqi: Faleminderit edhe prej juve!

Download PDF