Pjesa e Katërt
Anita Susuri: Thatë që i lirun pastaj pas këtij izolimi, po qysh vazhdoj jeta juj’?
Agim Paçarizi: Bash nga ai muji i izolimit shumë shkurt pas dhjetë dite po m’duket, dy jave, ma sollën thirrjen për me shku në shërbimin ushtarak. E drejta, unë kam qenë i interesuar që të shkoj në shërbimin ushtarak për oficer rezervë. Ashtu e kom pasë të caktune. Por, pas këtyre ngjarjeve si duket ata nuk ishin të interesun me m’dhanë mundësi me shku n’atë drejtim dhe më vijnë ftesën për me shku shpejt e shpejt ushtar ku më caktuan që të shkoj në Prilep.
Të flasësh pastaj për peripetitë, për të gjitha ato që ndodhin gjatë shërbimit ushtarak, osht’ vërtetë ni përjetim shumë i randë. Për arsye se që n’ditën e parë n’momentin kur takohem me eprorin tim, e shoh… fati im në dokumente përcjellëse që kishin dërgu, në kopërtinë e kishin shkrujtë serbisht “Bio je u zatvoru 30 dana”, që kur e përkthejmë shqip thotë, “Ka qenë në burg 30 ditë”. Unë rastësisht e lexova, e pashë. Isha përballë me eprorin. Ai ndër tjera po pytë, “Kush je? Si je? Tek je?” Andej këtej. Tha, “S’op tregon drejtë se ti ke qenë n’burg”. Meniherë filloj me atë tonin e ashpër.
Unë i qetë, e disha që duhet me kry dhe duhet me pasë kujdes për arsye se dihej si kishin fillu diferencimi e tjera. Thashë, “Jo, s’osht’ e vërtetë s’kam qenë n’burg”, qetë unë, “s’kam qenë n’burg”, thashë. “Unë i kam t’dhanat që ke qenë n’burg”, “Jo nuk kam qenë n’burg une. Kam qenë në izolim”, thashë, “jo n’burg”. Për m’i tregu që edhe… po osht’ shumë interesant edhe ni gja ta përmendi. Diferencimi që filloj meniherë pas 1, 2 prillit, sidomos kur filloj marrja e njerëzve n’rrugë me familje, me fmi. Kapja pa asni urdhër, prezentim t’urdhërit me shkrim që kemi urdhër me t’marrë po veç i kanë kap në korzo t’u shëtitë me gratë e tyre ose me burrat e tyre se ka pasë edhe femra. Para fmive në mënyrë të vrazhdë.
I futnin në izolim. Futën tmerrin te ni pjesë e madhe e popullsisë. Kur kam dalë pastaj nga izolimi, m’tregon vllau i madh i cili thotë se ni javë nuk e kemi ditë se ku jeni, “Ni javë ditë nuk kemi mujtë me marrë informim se ku jeni, s’na kanë tregu policia”. Po çka osht’ ma interesante, vllau që ishte maturant e dënojnë me dy muj me procedurë të shpejtë për kundërvajtje kinse si organizator i demostratave. Kurse mua m’çoj në izolim. M’thotë, “Kur hypsha në autobus me shku me marrë informatë dikund akush nuk guxonte m’u ulë në karrigë me mua. As të afërmit, as të fshatit”. Ishte… kuptone se çfarë diferencimi filloj t’bëhej.
Meqë e dijsha që ishte shumë situatë e ndishme delikate u mundova që sa ma i qetë të sillem. Thashë, “Unë nuk kam qenë n’burg, ju ndoshta e keni informatë por është e gabuar. Unë kam qenë në izolim dhe s’kam qenë fajtor tani jam ardhë me kry shërbimin ushtarak”. Po vazhdojmë aty s’i osht’ edhe si ushtar. Kuptohet që ishim në vëzhgim të pandërprerë të sigurimit të msheft ushtarak, sigurimit të shtetit. Mirëpo ne kishim disa lidhje aty. Gjetëm disa njerëz që mund t’bisedonim lirshëm por edhe interesoheshim për gjendjen jashtë.
Është interesante me përmend rasti kur mbahej Kongresi i Punëve të Shqipërisë. Kur Shqipëria e ngrit zërin kundër Jugosllavisë për dhunën që e përdorë ndaj studentëve dhe popullsisë të popullit të Kosovës. Kapiteni i cili m’kishte halë në sy dhe mendonte t’më çonte në burg thotë, “A ke dëgjuar çfarë kërkon Enver Hoxha yt?” Ai thotë serbisht po unë p’e tregoj shqip. Unë qëllimisht me ju kundërvu se m’dha shkas me reagu thashë, “Sikur të ishte Enver Hoxha im unë s’kisha ardhë me kry shërbimin ushtarak këtu po çka je ka thu? Çka po flet kështu?” Thashë, “Po mirë, do t’flasim ma vonë”.
Më rastis në oborr me kalu përgjegjësi i komandës aty i kazermës. Dal përpara e përshëndeti dhe i drejtohem pak me ton të rrepët që ai ishte komandant i kazermës por… Thashë, “Unë nuk di si t’ja dal në skej me kapetan Pralicën”, ishte ai, kapiten. “Pse?” Ai u habit. Ai ka qenë i vjetër dukej si njeri i arsyeshëm por mu m’dukej secili që e ka atë emrin e mbiemrin sllav i futsha me ni thes. Thashë, “Ai në vend se nëse jam në rrugë të gabuar me m’sjellë me m’thanë eja se ktu osht’ rruga, ai nga rruga po m’don me m’qit’ pa rrugë”, “Pse?” Po i them tekstualisht, “Erdhi dhe po m’thotë, ‘A dëgjove çka po kërkon Enver Hoxha yt?’ Me qenë Enver Hoxha im”, thashë, “unë pse me ardhë në shërbim në Jugosllavi këtu, isha shku në Shqipëri atje”, “Çka?” U nervozu ai.
Po hy tash në zyre i trimnun thashë, “Dil se po të thrret ai”. Desh u çmend. “Qysh guxon ti me dalë para këtij?” Se ajo për me u taku ti me eprorin tjetër duhet me marrë leje nga ma i vogli e me radhë. Thashë, “Shko se po të pret”. Afër ni orë e ka majtë gaditur t’u nejtë përpara, çka i ka thanë nuk e di. Po do të thotë isha shumë i kujdesshëm për arsye se kom mujtë me përfundu sikur shumë të tjerë që pastaj kemi dëgju që janë burgosë o’ kanë dashtë m’i helmu, o’ kanë dashtë gjithë ushtarët në kuzhinë e tjera. Mirëpo fati, fati kam kalu t’u ju falënderu asaj kujdesit.
Edhe pse nuk shkonte java pa m’kërku, “Pse çka u ba?” “Pse nejte aty? Pse e takove këtë? Pse po flisni shqip?” Plus kanë angazhu edhe oficer shqiptar se kemi pasë edhe oficer shqiptar. Për fat t’keq ata kishin qenë, njani prej tyre kishte qenë i sigurimit të shtetit ushtarak. Po për mos me zgjatë se osht’ vërtetë ka shumë çka të thuhet atje për atë periudhë. Në momentin e fundit kur më bijnë rrobat civile për me dalë nga ajo dhe kishin ardhë me m’prit mu atje te kazerma thotë ai i sigurimit m’kërkon me shku me m’taku. Me m’provoku thotë, “Kemi gabu me datë ti duhesh me nejtë edhe ni ditë nuk mundësh me shku edhe pse t’kanë ardhë me t’pritë te dera. Ti duhesh me qëndru edhe ni ditë se janë ditët…” 15 ditë m’patën dënum e nifar’ paraburgimi quhet.
Ka shumë çka të thuhet për atë periudhë por po e kalojmë atë. Unë thashë, “Kur kam qëndru qe dymbëdhjetë muaj edhe një ditë nuk ka problem”. Ai tha, “Jo, jo mirë osht’ po ta falim edhe këtë ditë por ke kujdes. Ti je paraqit si ushtar shumë i mirë por unë e di që je koka e inteligjencës shqiptare”, tha, “ti je koka e atyre, je ai që n’mesin e atyre që keni organizu demostratat në Prishtinë dhe koka inteligjencë”. Kur ma përmendi dy-tri herë buzëqesha pak. Thashë, “Po ku marr me qenë kokë, po m’jepni ni privilegj shumë t’madh”, thashë, “se…”, “Ki kujdes”, tha, “se je paraqit shumë i mirë por nëse gabon ki me pësu keq”, thashë, “Unë jam ai që jam”.
U lirova nga shërbimi ushtarak, do të thotë e kreva. Pastaj, vërtetë ka qenë problem për me u punësu për arsye se në arsim nuk lejonin. Me pranu çdo punë ishte pak e, jo e natyrës time. Po megjithatë në konsultim me shokët që bashkëpunonin dhe vepronim ma mirë me qenë i punësun dhe ki mundësi lëvizje dhe ndoshta nuk osht’ përcjellja ma në nivel e tjera. Më ndihmuan shokët, kolegët, vendasit, kolegët që kishim qenë në studime bashkë sidomos të rrethit. Me i përmend Qazim Hoxha i ndjerë tani, ishte drejtor financiar aty ku m’dërgun me punu. Ni Halië Morina drejtor i ndërmarrjes për ni sektor. Ni Shefki Morina, Mahmut Morina, Milazim Morina që ishin të sektorit juridik.
Ma mundësun në rregulloren e ndërmarrjes, e futën ni nen që ma ndrrun vendin e punës nga administrator e punë të administratës më bon kontrollor të administratës. Merre me mend, nëse shkoja me veturë timen që s’kish veturë aty shpenzimet e veturës m’i paguanin. Nëse merrja veturën e punës kishim punishte në çdo qytet të Kosovës. Në Prishtinë, në Prizren, në Ferizaj, në Gjilan, në Mitrovicë. Mu m’u dha mundësia m’i taku njerëzit që bashkëpunonim, shoktë. Kinse po punoj edhe e vazhdonim aktivitetin.
Derisa ra n’sy ni rast. E takova ni inxhinier serb me ni rast jo t’mirë me ni punëtore serbe aty me ni punishte. E paraqita si rast se po ju them, çdo gja që ishte sllave m’pengonte. Atëherë ai me lidhjet e komitetit që kishin kërkun nga drejtori që ose me ma ndrru vendin e punës ose përgjegjësi drejtori. Drejtori m’thirri, tha, “A je për me m’largu mu prej punës apo… se ne tash me vendim, e kemi vendimin je kontrollor i ndërmarrjes po qishtu osht’ puna”. Thashë, “Jo more, se ti i ndihmon edhe naj kujt tjetër unë s’prish punë”.
Rrogën ma lan njësoj mirëpo vendin e punës ma ndrrun. Në vitin 1990 pastaj kur fillon, pas shpalljes së deklaratës kushtetuese ndryshimeve që bëhen, fillon të punoj arsimi me plan programet e Kosovës, unë drejtohem drejt te shkolla në Malishevë fillimisht te gjimnazi i Malishevës që t’më pranoj me punu si profesor i historisë. Për arsye që nuk e di drejtori ishte ende ai që e kishin caktu dhunshëm aty dhe ndoshta kishte frikë. Po e arsyetoj sot për atëherë megjithëse jo sa duhet. Nuk më pranoj për me punu aty dhe mua më ofroj punë ni ish koleg i imi që e falënderoj sot për atëherë gjithmonë. Ishte drejtor i shkollës profesionale në Kievë, Haki Gashi. Drejtor aty.
Më tha, “Nëse don eja drejtor n’vend timin ose orët e historisë i ke këtu urdhno dhe fillo punën që nesër”. Kam fillu me 1990 deri n’fund të vitit 1993. Pastaj bisedova me drejtorin e ri që erdhi në gjimnazin e Malishevës Gani Bajrakun që e kisha mik e shok, kishim kry studimet bashkë. M’tha që, “N’fillim në janar ose shkurt eja fillon këtu se e ki ma afër. Sa udhëton, ma mirë eja këtu”. Në shkurt të vitit 1994 kam fillu me punu pastaj në Malishevë. E kisha ma afër shtëpisë dhe ma lehtë ishte për mu. Edhe pse nuk kishte pagë atëherë, nuk kishim pagë. Pat’ fillu herë pas here na jepshin nga 40 marka gjermane n’atë kohë. Po ato s’na dilshin as për benzinën. Po kryesorja pagë nuk kemi pasë përveç asaj që filloj me u organizu me ndihmu arsimin. Fillimisht na kanë thanë nga 40 marka gjermane.
Në Malishevë fillova në fund të shkurtit. Me 14 prill të vitit 1994 unë isha në mësim, vjen djali i vogël i motrës, i dhandrrit Avdyl Krasniqit, Kushtrim Krasniqi. Thotë, “Dajë, në mëngjes herët”, thotë, “kanë ardhë policia e kanë marrë babën dhe tre vllaznit tjerë ma t’mdhaj”, t’u qajtë. Thashë, “S’ka problem”. Ju tregoj që unë duhet me u largu me shku drejt atje me pa se si osht’ gjendja te motra. E dijsha që rrugës ka ende polic. Kom shku në shtëpi, kam marrë babën me vete qysh ishte qashtu. Kinse se nëse m’nalin policia ju thom osht’ i smutë edhe p’e çoj ose po shkojmë me marrë barna në barnatore.
E përdornim atë taktikë. Mbanim receta në veturë që kur na ndalnin, “Nuk gjeta barna në Malishevë po shkoj në Kievë”, ose e kundërta, “Në Kievë po shkoj në Prishtinë”, kur na nalte policia. Babën i thashë, “Shtriju mrapa në karrigat… “ kishe osht’ smutë e pata te mjeku po shkoj m’i marrë do hapa në Kievë. Se t’u hi në Drenas, fshati t’u hi në Drenas ishin dalë policia te ura. E nalën p’e kqyrin… kta ishin kanë t’u m’lypë normalisht po tash me m’pa kah po shkoj. “Mirë, vazhdo”.
Shkova te shpija. Kur shkova shoh çka kishin bo, çfarë thymje gjatë bastisjes. Po m’tregon motra krejt atë tmerrin që kanë përjetu. Thashë, “Ku kanë shku?” Tha, “Nuk e di, i kanë marrë edhe s’e di”. Mora veturën qashtu me babën kinse smutë e në Kievë. Në Kievë kisha koleg që janë kanë udbash ni Sami Toplanën. Shkum në odë të tina po i thom, “Gjona ndonjë zgjidhje, pytni në stacion të policisë ku i kanë çu. Kemi pritë aty derisa jemi informu që i kanë çu në Klinë niherë tani në Pejë. Fati që e kanë nalë veç Avdylin se tre djemtë i kanë lëshu. Kta kishin mendu që edhe djemtë… djemtë… personin që e kanë kërku osht’ paraqitë me emër tjetër. Kur e kanë lshu mandej kanë thanë si e lëshum, duhet me… ku me gjetë kaq shpejtë. M’i lidhë ngjarjet po flas. Ishte 14 prilli.
Kur kthehem në shtëpi i tregova motrës që, “Avdyli është në Pejtë, djemtë janë të lëshun mos u bo merak”. Shkoj në shtëpi. I thom babës e nanës, familjes, shoqes, fmi t’vegjël ishin. “Kujdes se ka mundësi vijnë për çdo rast edhe te na”. Do gjana që kisha i largova. Do çka kishim aty literaturës edhe naj cikrrim, naj armë që ishte. Në mëngjes herët të nesërmen dikund nga ora 04:30 ndoshta 05:00 herët shumë, vijnë. Trokisin n’derë. E kanë rrethu lagjen edhe shtëpijen. 40-50 polic të veshur të armatosur ta merr menja që luftë.
Nuk e di. Po të humke frika kur e din se… çka ki me ba kur je në mesin e gjithë atyne. Fillun me kontrollu gjithkah. Më tregun atë urdhërin që kanë për me kontrollu, ma dhanë ni kopje dhe ishin tre civil. Dy shqiptarë, ni serb ose malazez. Udhëheqës kryesor ni Osman Fejza. E disha i kahit osht’ e kush osht’. Ai kryesori. Ni Hasan që pastaj e kanë vra pas luftës, Hasan Rrustemi m’duket dhe ni Jovica, Jovica ai serbi. Osht’ e dhimbshme kur i kujtoj ato rastet kur shqiptarët dojshin m’i thy dhomtë t’u piskat, ai serbi dhe malazezi veç rrinte i qetë dhe shihte se çka po bahet.
Po m’pytë ai, “Ku osht’ Atomi?” Ai nipi e kishte emrin Atom, Atom e ka emrin. Unë isha i tmerrum. Atomi nuk lypet nëpër sirtar e vitrina. Atomin lype dikund… thashë, “Ti Atomin po e kërkon a? Ku p’e kërkon në sirtar Atomin? A e din që e kom nip ata? N’grusht me pasë nuk ta jap”. Ardianës, vajza ishte e dyta fmi mandej ju kish pasë tregu ktyne kish thanë, “Babi me pasë n’dorë nuk ta jep”. Në momentin kur shkojmë babën e kishin lanë në odë. Janë gjana që vërtetë ia vlen, për atë arsye po i përmendi. Se kur i kujtoj rrënqethëm. Nuk kam qef as me i përsërit. Por janë gjana që për ata që nuk e dijnë se çka kemi përjetu osht’ shumë interesante të dëgjohen këto.
Kur hymë në odë unë në odë i kam pasë prej Skënderbeut gjitha këto ftyrat e Rilindjes Kombëtare me radhë. Deri te Ibrahim Rugova ishte atëherë kryetar. Fotografi në ram. Ai po thotë tha, “Hajde tash trego shqip çka ke”, tha, “kundër shtetit tonë?” Baba rahmet i pastë shpirti, ndjesë pastë, ishte në kokërr shpinë kamën mi kamë kapelen vazhdimisht e ka pasë me tirqi. U çu edhe i tha, “A shqiptar osht’ ky pis a?” Tekstualisht ksi soji. Thashë, “Po babë shqiptar osht’ Osman”, nuk m’u kujtojke mbiemri Fejza po të fshatit ia thom, “Osman Patoku edhe ky osht’ udhëheqës i ekspeditës”. “A”, tha, “me babën, shtramno kapuçin”, tha, “veç ta di kush po të merr”.
Besoni që kur kemi dalë nga aty u ardhë ma ka ngjit për krahu tha, “Kujdes se po flet shumë randë e kta policia e dijnë shqipen”, se ishin të rrethit të Rahovecit. Nime ishin të Opterushës e kuptohet që e kanë ditë edhe shqipen. Thashë, “Le të shembet”, përdora ni shprehje popullore, “deri kur ra pikë”. E hetova meniherë që u frikësu. M’kanë marrë m’kanë çu në Rahovec. Tanë ditën nuk ka guxu me dalë prej zyres po në zyre t’vet m’ka majtë për arsye se në zyra tjera u dëgjoshin britmat e njerëzve që i rrehshin jo me kërrbaç po kishin marrë drunjë special që i rrihnin. Në koridor u enshin tre-katër polic.
Ai Hasani ai tjetri… se kur i thashë unë, ke edhe ni rast tjetër. Ardiana e vogla ishte me shoqen aty, ishin përpara. Hasani, jo ky kryesori Osmani, tha, “Veç diçka se ki me ardhë me ne. Hajde, hajde”, nifar’ toni si urdhëror. Sa kishim dalë prej dhomës. Vajza po m’duket që po e shoh… ni rast i vajzës time të dytës Ardianës kur polici civil që ishte i veshun edhe ai, Hasan Rrustemi. Thotë, “Ec vesh diçka se ki me ardhë me neve”. Para derës të dhomës. Vajza bashkë me gruan time ishin aty, ajo e vogël. I dridhej buza tha, “Babi a po shkon me shokun ton a?” Se ai ishte civil edhe të thom diçka.
Thashë, “Jo me babin se ky osht’ ma i zi se ata policët që na kanë rrethu. Edhe ky osht’ polic”. Atij i erdh inati tha, “Hajt se të tregojmë kur t’çojmë atje”. Thashë, “Drita ju doktë”. Vazhdum pastaj më çun atje. Gjatë tanë ditës përgjegjësi që ishte i ekspeditës ai Osmani, Osman Fejza nuk ka dalë nga zyrja. Kur kemi dalë pak deri në banjo kemi dalë për arsye se frikësohej se mos po më malltreton ai e në anën tjetër baba i kishte thanë ktina, “Tani po e di kush po ma merr”. E hetova që u frikësu nga ajo. Nuk kanë përdorë dhunë fizike përveç asaj që kanë pytë herë njani herë njani. “Lidhjet me Avdylin, pse? Çka keni ba? Ku keni qenë? Tek keni qenë?”
Osht’ e dhimbshme kur e mendoj si kushte mundësi që e dinin për çdo orë e minut ku ka qenë vetura ime. Sot vërtetë teknologjia osht’ dhe ka mundësi përcjelle por atëherë. Atëherë vetëm përmes njerëzve të pa paguar shqiptarëve të zi të cilët janë mashtru për ni pasaportë ose për hiç kurgjo dhe kanë bashkëpunu. Ku e dinin që në momentin kur kam dalë nga Dragobili në cilin drejtim kam shku. Ku kom kalu te Malisheva. Ku kam hy në cilën shtëpi. Vetëm që nuk kishin qenë me na dëgju edhe…
Anita Susuri: Në dhomë.
Agim Paçarizi: Në dhomë. Ajo me Avdylin ky rasti i fundit që e marrin atë dhe pastaj edhe mua kishte qenë informim nga ni i tyre kur ne jemi taku afër 100 persona në shtëpinë e dhandrrit. Sepse në vitin ‘91, ‘92, ‘93 filloj të mendohej për ni organizim ma të mirë për m’i mbrojtë të drejtat tona. Sepse politika paqësore vërtetë ishte, na orientoj dhe na krijoj mundësi miqësie me të fortët, me SHBA e të tjerët. Por secili e ka ditë, ata që e kanë ditë se kush osht’ Serbia që osht’ e pamundur që të fitohet pa luftë. Ne fillum nifar’ forme me bashkëpunu edhe me njerëz që të organizohemi për ni mundësi që me ni rast të kemi mjete për me përballu.
Ishte atëherë ai fronti, si quhet, ishte kta Jeton Kaçi e këta Mentor Kaçi, Sokol Dobruna e Kadri Osmani, Avdyli. Jemi taku 100 vet afër 100, ndoshta ma pak ose ma shumë po kemi qenë në oborr të atyne u mbush krejt vetura se brenda u dashke me hi. Kemi bisedu aty disa orë, kemi hangër drekë aty. Dikush paska qenë aty. Sigurisht që ka pasë njerëz që ka marrë shënim për secilin kond e ka ditë që kush janë tek janë ata që i ka njoftë, ata që s’i ka njoftë s’i ka njoftë. Tash neve që na kishin njoftë fillun me na marrë. E morën Avdylin. Mu erdhën më morën të nesërmen. Fillun do tjerë m’i marrë në Mirushë, aty ktu do të thotë, në Turajkë.
Ne ishim marrë vesh, siç e përmenda ma përpara, që ne t’familjeve nëse merremi, ne jemi vetëm miq. Sikur për shembull kur m’kanë pytë për Bahrinë, “Mesë e kam. Kam shku atje për me marrë sepse ka ndodhë ngjarja me tërhjekë se mesë e kam, ajo m’ka dajë. Kurfar’ lidhje s’kemi. Nëse unë kam ba diçka jom i vetëdijshëm atë që e kom bo edhe e mbështes ata. Nëse ajo ka bo diçka ajo osht’ e rritun e mbështet”. Kshtu tani edhe ktyne. Se për Avdylin tash m’pytnin. “E kemi marrë këtë, e kemi marrë atë, kemi thënë kështu, kemi thënë ashtu”. “Unë”, thashë, “Avdylin e kam dhandërr. Ai ka motrën time. Axhën e vet e ka pasë smutë”, që shpesh herë e kemi mundu.
Sot thom qysh e kemi mundu. E merrnim për shembull kishim m’u taku dikund e merrshim me veti që kur na nalnin policia, ai ishte i vjetër shumë, “Po e dërgojmë te mjeku se ka nevojë për te mjeku”. Shpesh herë e kemi marrë, sot m’dhimet për atëherë. I kom thanë që, “Unë kam shku kam shku me marrë motrën, kam shku me pa motrën, kam shku me marrë me ia kry ndonjë shërbim se s’ka pasë ai veturë me i kry ndonjë shërbim për migjën Brahim”, “Mirë mirë ne po presim. Ai po thotë kshtu, ashtu”.
“Urdhno bjerne këtu le t’më thotë mue ose çomni mue le t’më thotë ai mue çka po thuni ju. Unë e di që s’osht’ e vërtetë. Nëse doni me më akuzu mu”, thojsha, “mundeni me më akuzu vetëm që po punoj me plan programet e Republikës së Kosovës. Nuk pendohem për atë për arsye se unë jam i vetëdijshëm për punën që e bëj. Nëse doni, urdhnoni keni fakt. Kjo është e vërteta. Për tjetër gja kot më pytni”. Në fund në mramje, në mramje tha, “Shko në shtëpi por kur t’vijnë me të marrë mos rezisto po eja meniherë”, “Hiç”, thashë, “mos eja me më marrë. Veç çom fjalë, unë vi”.
Vet me veti me dalë njëherë nga këtu ma s’keni me m’pa. Se ndërkohë më kujtohen tash ngjarjet. Ni moment e thërret dikush n’telefon. Kumeditë kush paska thanë, “Po e lypin? Qysh e keni marrë?” Mu po më drejtohet tash, në telefon ende, tha, “Ku e morën vesh që t’kemi marrë na kaq shpejtë ty?” Thashë, “Po habiteni?” Thashë, “Ma merr menja që tash edhe Washington e din”. Sepse ishte ajo qendra për informimin e Kosovës, kta gazetarët nga tereni meniherë e lajmëronin lajmin që u arrestu, u burgos ky. Ata kishin shkrujtë shkrimin që me forca të mdhaja të policisë u arrestu profesori Agim Paçarizi. Si lajm ish shku.
Thashë, “Janë njoftu nuk osht’ për m’u habit”. Po në fund më lshun. Kur dola nga aty ma nuk kam dalë publikisht. Në shkollë shkojsha me vëmendje se ku shkoja dhe vështroja se mos po vijnë policia me u largu dikah. Kanë ardhë edhe niherë mas dy-tri dite me m’kërku me polic. Baba ka thanë, “Ka shku në shkollë”. Unë jom kanë në dhome t’u u bo gati. Për dritare gati me përgadit me kcy përmbi ato me dalë anena. Gruja ma ka bo me shenjë që prit. Policia kanë mendu që jam shku në shkollë, atje kanë pytë ju kanë thanë, “Jo, s’ka ardhë”. E kom çu vllaun mandej ka kqyrë. I kanë thanë, “Kanë qenë”. E kom njoftu drejtorin, “Ma nuk vi, përfundoni notat boni si të doni. Unë nuk e kam njet me shku në burg të Serbisë”.