Sinan Ramić

Plementina | Date: 8 tetor, 2025 | Duration: 54 minuta

Jetoni, punoni dhe jini të drejtë e të ndershëm, ndershmëria fiton mbi gjithçka. Paratë duhen fituar me djersë, jo me gënjeshtra. Nëse dikush ju punëson, shkoni, merrni pagesën, por bëjeni punën me ndershmëri, që ai të vijë edhe herë tjetër t’ju punësojë sërish. Kam rastin e një ish-sekretareje të Ndërmarrjes Komunale, që tani jeton në Nish. Çdo vit më telefononte që të shkoja t’ia kositja oborrin në Prilluzhë. A nuk kishte të tjerë që mund ta bënin? Po, kishte. Por ajo kishte parë tek unë një njeri të ndershëm dhe vetëm mua më thërriste. Çmimi kurrë nuk ishte problem. Kur më pyeste: ‘Sa kushton?’, unë i thosha: ‘Sa të duash të më japësh.’


Nenad Andrić (Intervistuesi / Kamera)

Sinan Ramić ka lindur në Çagllavicë më 3 mars 1966. Ka punuar në një ndërmarrje komunale lokale dhe për një kohë të gjatë si punëtor me mëditje. Megjithëse në shkollën fillore kishte nota të shkëlqyera, ai e la gjimnazin për shkak të varfërisë. Ramić është muzikant dhe luan tarabukë, si dhe njihet për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj dhurimit vullnetar të gjakut, të cilin e ka bërë 120 herë.