Kishim shumë prej atyre festave, si të thuash, e festonim Erdelezin dhe atë për shumë ditë, shkonim te njëri-tjetri. Nuk ishte vetëm të shkoje për të ngrënë e për të pirë, por qëndrimi ynë së bashku kishte rëndësi… Festonim edhe Vasi, edhe ajo zgjaste 2-3 ditë… Babai im i ndjerë e këndonte bukën, dhe pastaj mblidheshim të gjithë bashkë, e gjithë familja, dhe kishim shumë shpenzime… Babai e këndonte bukën dhe këndonte për secilin që vinte, për çdo burrë apo fëmijë, nga çdo familje, për të gjithë… Dhe të gjithë, sepse atëherë njerëzit e ndienin ndikimin e këngës… Pastaj, të themi, kishte dasma dhe kishte festa të ndryshme.
Ramadan Avdi u lind në Lipjan në vitin 1958. Duke ardhur nga një familje farkëtarësh, ai filloi ta mësonte zanatin që fëmijë, duke e zgjeruar më vonë në punim metalesh, saldim dhe riparime automobilistike. Gjatë dekadave, ai dhe familja e tij u bënë të njohur në zonë për punëtorinë e tyre, ku kanë punuar së bashku disa breza. Ai kreu gjimnazin dhe universitetin, duke vazhduar njëkohësisht t’i kontribuonte zanatit familjar. Tani i dalë në pension, ai mbetet i lidhur me Lipjanin, ku fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij vazhdojnë zanatin me të cilin ai u rrit.