PUBLIKIM I RI: C19 A20

C19 A20 përmban histori dhe vizatime nga dhjetë artistë nga Kosova të brezave dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore. Libri u zhvillua brenda mureve të shtëpisë. Faza fillestare e prodhimit të këtij libri ishte realizimi i intervistave së historisë gojore me artistë. Intervistat u zhvilluan në distancë, gjë që kërkonte fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të krijuar hapësira besimi ku zhvillohet rrëfimtaria më e mirë e mundshme mes intervistuesës dhe narratorit. Intervistat janë redaktuar dhe përpunuar në tregime nga intervistuesja, duke e lënë rrëfyesin të thurë rrëfimin në vetën e parë.

Shumica e tregimeve të paraqitura në libër u inçizuan në mes së valës së parë dhe të dytë të COVID—19, gjegjësisht në mes të muajve qershor dhe shtator. Nëntë nga dhjetë intervistat u zhvilluan në kohë të ndryshme pas mbylljes që mbaroi më 1 qershor, ndërsa njëra u bë gjatë mbylljës në mes të muajit maj. Cilësia kohore e secilës dëshmi gojore në lidhje me përvojat e mbylljes ndryshon, si të tilla ato regjistrojnë nivele të ndryshme të vetëdijes dhe qëndrimeve rreth koronavirusit.

Artistët e përfshirë në këtë projekt janë: Artan Hajrullahu, Dejan Kitić, Doruntina Kastrati, Driton Selmani, Fitore Berisha, Jakup Ferri, Meriton Maloku, Mirjeta Qehaja, Renea Begolli dhe Zake Prelvukaj.

Udhëheqës të projektit: Chester Eng dhe Erëmirë Krasniqi

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

90 faqe, 20 ilustrime bardh & zi

Kopertina e butë 18,5 x 25 cm

Publikimi ka edicionin në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe

Botues: Iniciativa për Histori Gojore

© 2020

Ky publikim është mundësuar nga një grant nga Citizen Diplomacy Action Fund e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe zbatuar në partneritet me Partnerët e Amerikës.