Duke aspiruar të bëhet më miqësor ndaj studentëve, kampusi i Universitetit të Prishtinës përhapi shërbimet e tij gjithandej nëpër qytet. Pranë konvikteve të studentëve ishte menza që shërbente ushqim, dhe që edhe sot vazhdon të shërbejë si ushqim për reflektim. E dizajnuar nga Dragan Radulloviq në vitin 1974, ndërtesa i bindet parimeve moderniste, stil dominant në atë kohë. Më 11 mars, 1981, një pjatë u thye për të shprehur pakënaqësinë me kushtet e mjera studentore, ku më pas shumë studentë u bashkangjitën duke rrotulluar tavolinat. Ngjarja i dha krahë një demostrate masive të organizuar nga studentët. Kërkesa për ushqim dhe kushte më të mira në konvikte ishte simbolikë e kërkesës për trajtim të barabartë të shqiptarëve në Jugosllavi. E shtypur nga forca të mëdha policore, demostrata e vitit ‘81 ishte e përgjakshme dhe u shoqërua me arrestime të shumë studentëve të cilët sot janë figura kyçe politike.