Sahat Kulla

E vendosur në qendër të qytetit të vjetër, Sahat Kulla arrin lartësinë prej njëzetë e gjashtë metra. Kulla është ndërtuar në fund të shekullit XIX në kohën e Jashar Pashës dhe gjendet jo larg xhamisë së tij. E ndërtuar për të rregulluar raportin e qytetarëve me religjionin dhe kohën, Sahat Kulla sinjalizonte vaktet e lutjeve dhe poashtu sinkronizonte punën ditore të dyqanxhinjëve. Falë saj, dyqanet hapeshin dhe mbylleshin në të njëjtën kohë. Kambana e kullës ishte punuar për Jak Moldovanin në vitin 1764, informacion ky që mund të kuptohej nga mbishkrimi në sipërfaqën e kambanës. Kambana ishte sjellur nga osmanlinjtë nga luftërat e tyre në Moldavi dhe Vllahi. Në vitin 2001, kambana dhe mekanizmi i orës është vjedhur. Ndërsa në vitin 2002, është vendosur ora digjitale. Natyrisht, ajo është larg nga forma origjinale.