Who We Were; Who We Are: Histori gojore të romëve të Kosovës

Who We Were; Who We Are është një tekst me linqe drejt intervistave të historisë gojore me anëtarë të komunitetit rom. Ai u botua në vitin 2004 nga një ekip hulumtuesish – Sebastian Šerifović, Adem Osmani dhe Afërdita Berisha – të udhëhequr nga Bobby Anderson. Anderson na dha me mirësi lejen që ta përfshijmë atë në arkivin tonë të gjallë. Ky projekt u sponsorizua nga Open Society Institute Roma Culture Initiative, me mbështetje logjistike nga Communication for Social Development dhe Balkan Sunflowers.

Me termin Roma, që është fjala në gjuhën rome (Romanes) për “njeri” ose “ne”, hulumtuesit synonin të përfshinin romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, si dhe një sërë nën-grupesh të ndryshme, të identifikuara nga vetë të intervistuarit si: Gurbeti, Muhadjeri, Arlija dhe Bugurdjije. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta prezantuar këtë botim [Who We Were; Who We Are] sesa me fjalët e Bobby Anderson në hyrje:

“Ky projekt është një dokument i asaj që është humbur. Ai flet për një gjuhë të mbushur me fjalë të huaja; për tradita që shpesh ndiqen mekanikisht; për një popull të shkëputur nga e kaluara e vet, që përpiqet të ruajë ato pak gjëra që i kanë mbetur dhe që i bëjnë romë. Ai flet për një popull që ka jetuar në Kosovë për qindra vjet dhe që kurrë nuk i është dhënë një vend i vërtetë aty nga të tjerët. Thuhet se versioni rom i historisë është thjesht kujtesa më e hershme e anëtarit më të vjetër të komunitetit. Dhe kur ai vdes, historinë e merr me vete.”


Anderson, Bobby- Who We Were, Who We Are- Kosovo Roma Oral Histories 2004