TË ‘90-TAT E GJATA

Heqja e autonomisë së Kosovës më 1989 u shoqërua me përjashtimin masiv të shqiptarëve nga institucionet publike gjatë viteve 1990-1991. Kriza politike, e cila mendohej se ishte jetëshkurtër, zgjati afër një dekadë dhe kontribuoi në tjetërsimin e bashkësisë shqiptare nga qyteti i tyre. Ky përjashtim krijoi institucionet e pavarura, një ekosistem kulturor dhe politik që u artikulua si rezistencë  paqësore ndaj regjimit të Millosheviqit. Shtëpitë dhe objektet e tjera private u përdorën si shkolla, universitete, spitale, hapësira kulturore dhe mediale, të cilat zhvendosën shqiptarët nga qendra e qytetit në periferi. Ky rrugëtim është në nder të asaj jete.