ME ASFALLT DREJT PROGRESIT

Në vitet 1970, asfalti ishte epitomë e përparimit. Prishtina më në fund i shtroi rrugët e saj të baltosura e aq të përçmuara. Ndërtesat e larta zëvendësuan me arrogancë shumicën e vendbanimeve të vjetra osmane dhe ia dhanë lamtumirën asaj jete përgjithmonë. Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974 e bëri Kosovën krahinë autonome, gjë që hapi rrugë për një zhvillim të shkallës së lartë të shoqëruar me estetikë të re të modernizmit socialist. Shumica e institucioneve gjetën shtëpi në ndërtesa të reja, e që të gjitha regjistronin stilet e fundit arkitekturore; betoni mbizotëronte në eksterier dhe shprehte ambiciet e klasës punëtore, ndërsa mermeri veshte enterierin e klasës politike. Ky rrugëtim është një eksplorim i fjalorëve arkitektonik dhe gjurmon fillimin e zgjerimit të Prishtinës pas Luftës së Dytë Botërore.