Të flasësh gjuhën “myslimane” në Brooklyn: Historia e gjashtë

Kemi pasë një rast në Brooklyn aty, ai ka qenë rast i papritur për neve, sepse ne kishim shkuar në emër të popullit shqiptarë t’i kërkojmë falje. Ata janë nga ana e Alzhanicës në Mal të Zi atje, kur arritën të pajtohen njëri prej vëllezërve ngritët në këmbë dhe ia jep dorën Mark Krasniqit dhe i thotë, “Në emër timin dhe në emër të popullit mysliman e fali gjakun e vëllait.” Askush nuk flet. Djali xhaxhait të tij ngritët në këmbë edhe thotë, “Këtu tregon deri ku ka arritur armiku.” Thotë, “Ky dy fjalë shqip nuk i din,” thotë, “sepse aty ku është rritë nuk ka pasur të drejtë, edhe në shkollën ku ka shkuar i kanë thënë nuk je shqiptarë, por je mysliman.” Thotë, “Që të tregon deri ku kemi arritur”. Dhe ai ishte Shpend Haxha një figurë shumë e njohur në New York që kishte kushëri të parin atë që e falte gjakun.

I ndjeri Bajram Kelmendi u ngrit në këmbë filloi një recitim të “Lahutës së Malëcisë”, të At Gjergj Fishtës. Aty përmendej gjyshi i atij që foli, atij që tha në emër të popullit mysliman. Në “Lahutën e Malëcisë” përmendej gjyshi i tij, dhe e recitoi atë pjesën e asaj lufte të Nikshiqit, ku gjyshi i tij ka qenë një ndër prijësit në luftë kundër Malazezëve edhe u ul. Kur u ul tha, “Kjo është mjerim. Kjo është falje, në rregull. Ai aq e ka, por ky e fali, por kjo është mjerim në çfarë situatash është populli jonë, ku e ka sjellë armiku m’u shuar. Në emër të popullit mysliman, ku ekziston populli mysliman? Ku ka popull mysliman? Shqiptarët mund të ndahen në mysliman, katolik e ortodoks, shqiptarët shkojnë sipas grupit etnik dhe jo fetar. Shkojnë në formën e etnitetit si shqiptarë që janë dhe jo të asaj fetare”.

Ai ka qenë një rast kur kemi dalë prej aty të gjithë kemi qesh. Të gjithë kemi qesh, mirë që e fali në rregull, ai e fali edhe familja që u pajtua, edhe ata ishin shqiptarë, edhe ata flisnin shqip, edhe ky që e fali, por ai që e fali nuk fliste në shqip. Ai bile e tha në gjuhë serbe atë se ata i thonë në gjuhë myslimane, nuk ka gjuhë myslimane. Ka gjuhë serbe dhe ka gjuhë kroate, sepse nuk ka gjuhë malazeze nuk ka gjuhë myslimane. Ka dialekte po, por gjuhë jo. Ato janë pothuajse gjuhë sllave si ajo, si ajo. Në gjuhë myslimane? Nuk është gjuhë myslimane, është gjuhë serbe. E tha në atë formë sa që kur dolëm jashtë ishim të gjithë duke qeshur. Por ne nuk i shkuam si mysliman ne aty me na fal ai neve. Po ai ishte në të mirë dhe ajo ishte e kalueshme.


Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.