Sunčica Antić

Beograd | Date: 29 korrik 2016 | Duration: 162 minuta

Erdha këtu në Serbi. Në Serbi jeta ishte e vështirë pa shtëpi, pa punë, me një fëmijë të vogël dy vjeç e gjysmë […] Nuk kisha dokumente që dëshmonin vdekjen e burrit tim, tashmë ju tregova këtë. Pasi që ata nuk ma dhanë asnjë dokument kur i tërhoqëm trupat, nuk munda të marrë çertifikatë të vdekjes. […] Dhe shkova në Kosovë dhe e mora atë. […] U befasova për të mirë kur shkova atje. Sapo mora dokumentet për burrin tim të ndjerë dhe me mua ishte një punonjëse e Fondit për të Drejtën Humanitare nga Prishtina, një grua mjaftë e mirë, Sabina, përderisa ne prisnim në koridor, një grua m’u afrua, nuk më kujtohej, siç duket kishte kaluar shumë kohë, kolege e nënës sime, shqipëtare. Ajo më njohu dhe më tha, ‘Më duhet të përshëndetem me vajzën e kolegës sime.’ Folëm, biseduam dhe mua mezi më kujtohej ajo dhe unë u ndjeva shumë mirë që ndodhi, kjo ishte diçka e mirë dhe më la shumë mbresa.


Nataša Govedarica (Intervistuesja) Boris Šebez (Kamera)

Sunčica Antić u lind në vitin 1971 në Kamenicë, Kosovë. Ajo studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Ajo kishte në pronësi të saj një dyqan ku shiste tekstil. Në vitin 1999, pas zhdukjes dhe vrasjes së burrit, ajo së bashku me djalin e saj u largua në Beograd.

Sunčica Antić

Pjesa e parë

Nataša Govedarica: Së pari ju kisha lutur që të prezantoheni me emër dhe mbiemër dhe na thoni se kur dhe ku jeni lindur dhe diçka në lidhje me prejardhjen e familjes suaj.

Sunčica Antić: Unë jam Sunčica Antić, kam lindur në Kosovë. Në Kamenicë kam jetuar deri në vitin 1999. Prindërit kanë lindur atje, atje kanë jetuar dhe kështu. Përndryshe kam lindur në Gjilan kurse në vitin 1999 kam jetuar në Kamenicë. Për shkak të ngjarjeve të luftës më është dashur të nisem sikurse edhe shumë familje tjera, të lëshoj vendin e lindjes por kjo është pjesë e jetës së shumë famljeve të cilat kanë kaluar nëpër atë gjë. Kosova, atje kam lind, atje është shpirti im përherë. Atje kanë ndodhë shumë gjëra nga fëmijëria ime dhe nga rinia. Atje kanë ndodhë edhe disa gjëra të këqija. Çfarë të bëhet, kjo është jeta. Kam lind në një familje modeste. Kam pasur edhe shoqe të shkollës dhe fqinjë me të cilat jam shoqëruar, i kam ndarë disa sekrete të vajzërisë, disa tregime të mija, jetën tonë e… kjo ka qenë pikërisht bashkëjetesa të cilën e kemi jetuar, pa marrë parasysh kombësinë dhe kemi qenë vërtet të lidhura dhe nuk e di se si do të më kuptoni por unë kam, të paktën unë, unë kam qenë e sinqertë me tërë shpirtin tim. E tani se si më kanë parë ato mua kjo është diçka tjetër.

Nataša Govedarica: Pra, ju jeni duke e përshkruar jetën tuaj në Kamenicë?

Sunčica Antić: Po, në Kamenicë.

Nataša Govedarica: Fëmijëria e hershme…cilat janë kujtime e para të cilat do t’mund t’i ndani me ne?

Sunčica Antić: Fëmijëria ka qenë e lumtur. Ditë pa brenga të fëmijërisë sikurse tek çdo fëmijë, loja, pranë prindërve, shoqërimi me fëmijë, kohë pa brenga. Fëmijërinë me të vërtet e kam pasur të bukur për dallim nga shumë fëmijë të cilët nuk e kanë pasur këtë mundësi. Fëmijëria ime me të vërtet ka qenë e bukur dhe kam pasur… kujtimet më të mira i kam nga fëmijëria.

Nataša Govedarica: Cilat vite kanë qenë kur jeni rritur ju?

Sunčica Antić: Kam lindur në vitin ’71 të largët.

Nataša Govedarica: Jo edhe aq i largët.

Sunčica Antić: Mirëpo deri në vitet nëntëdhjetë kujtime e mia kanë qenë shumë të bukura, ditët e vajzërisë, ditët e shkollës, shoqërimet, daljet. Kjo e tëra ka qenë e bukur, kjo është pjesë më e bukur e jetës dhe kujtimeve.

Nataša Govedarica: Unë asnjëherë nuk kam qenë në Kamenicë dhe nuk e di sa është e madhe. A e keni vijuar shkollën tuaj fillore në Kamenicë, ku keni shkuar më pas në shkollë?

Sunčica Antić: Në Kamenicë kam shkuar edhe në shkollë fillore edhe të mesme. Kamenica është vend i vogël, vend modest, të gjithë janë njohur. Fqinjtë, miqtë, kusherinjtë të gjithë jemi shoqëruar mes vete. Një jetë normale, për mua ajo periudhë është shumë e bukur, shumë e bukur. Unë me admirim e kujtoj atë pjesë të jetës sime. Si fëmijë shoqërimin me fëmijët e fqinjëve, qershiat e para, frutat e parë. Këto i kemi ndarë dhe i jemi gëzuar me të vërtetë edhe pranverës edhe pemëve dhe kohës më të mirë, më të bukur për të dalë edhe shetitur me shoqe, për të biseduar dhe për t’i zbuluar njëra tjetrës ndonjë sekret, kemi biseduar për çdo gjë dhe për probleme edhe për shpresa edhe për dëshira se çfarë dhe si do të bëjmë në jetë. Kemi biseduar për modë, për dashuritë e para.

Nataša Govedarica: A ju kujtohet se cilat kanë qenë dëshirat tuaja nga kjo periudhë, çfarë keni shpresuar që mund të bëheni, çfarë dëshirash keni patur?

Sunčica Antić: Dëshirat kanë qenë ashtu shumë modeste. Të jemi shëndosh e mirë, të kemi punë dhe familje dhe kjo është e tëra. Nuk kam pasur ndonjë ambicie të madhe, por modeste. Atëherë në atë periudhë ashtu kam menduar. Që të përfundoj shkollën, të punoj dhe të martohem mirë, të jetoj mirë. Kjo është ëndërr e çdo vajze që të ketë familje të mirë dhe martesë të mirë, martëse në harmoni dhe të ketë shumë fëmijë dhe jetë normale. Që t’i mundësoj vetës dhe familjes jetë normale.

Nataša Govedarica: Çfarë nxënëse keni qenë?

Sunčica Antić: Po kam qenë shumë e mirë dhe e shkëlqyeshme, varet kur por në parim kam qenë nxënëse solide.

Nataša Govedarica: Dhe pas shkollës fillore a keni arritur që të shkolloheni më tutje? Çfarë keni zgjedhur?

Sunčica Antić: Po pas shkollës fillore kam vijuar Shkollën e Lartë Pedagjogjike në Gjilan, por për shkak të situatës politike atje e kam lënë. Në atë periudhë kohore në të ‘90-tat kanë ndodhur disa trazira. Kam qenë e vendosur në Konviktin e Nxënësve. Nuk ka qenë e sigurt për ne nxënësit atje, të paktën prindërit e mi kanë menduar që nuk është e sigurt për mua. Pasi që në atë konvikt të nxënësve në një pjesë të ndërtesës kemi qenë ne nxënësit, ndërkaq në pjesën tjetër kanë qenë refugjatët nga Kroacia dhe ka pasur sulme ndaj refugjatëve dhe kështu kanë ndodhë disa incidente. Prindërit e mi kanë konsideruar që kjo nuk është e sigurt për mua dhe kështu e kam lënë shkollën, më pas jam punësuar, kam filluar të punoj dhe kjo ka mbaruar me kaq. Më vonë kur e tëra është qetësuar unë nuk kam pasur ndoshta aq vullnet as mundësi, më pas jam martuar dhe kam krijuar familje, kështu që motra ime e ka vazhduar dhe ka mbaruar shkollën në atë konvikt, ende ka mbetur në atë konvikt dhe e ka përfunduar, kurse unë kam përfunduar me kaq.

Nataša Govedarica: A ka qenë kjo motra juaj më e madhe?

Sunčica Antić: Jo, më e vogël.

Nataša Govedarica: Vetëm ju dyja jeni apo keni pasur edhe…

Sunčica Antić: Vetëm unë dhe motra.

Nataša Govedarica: Më tregoni a bëhet fjalë për fillimet e viteve ‘90…

Sunčica Antić: Po, po.

Nataša Govedarica: Nuk jam e sigurt nëse kam kuptuar se cila ka qenë natyra e incidentit, kush ka marrë pjesë në të? Është e qartë që situata ndryshon.

Sunčica Antić: Po e dini çfarë? Pra, pasi janë vendosur refugjatët nga Kroacia, shqiptarëve nuk u ka konvenuar që të vendosen refugjatët siç duket. Nuk i kanë parë më sy të mirë, nuk i kanë pranuar dhe më pas ka pasur shpesh sulme në ta, është gjuajtur ndonjë koktej molotovi apo është thyer ndonjë xham apo lotsjellës dhe tërë kohën ka pasur ndonjë problem dhe prindërit e mi nuk kanë menduar që është e sigurt për mua pasi jam grua. Më kanë thënë që të kthehem në shtëpi, të punoj dhe unë kam filluar të punoj dhe kjo ka mbetur me kaq.

Nataša Govedarica: Ku jeni punësuar?

Sunčica Antić: Po kam punuar, e kam pasur një dyqan në shtëpinë time, shitoren dhe kështu e kam hapur. Në fillim kam punuar, Kombinati i Tekstilit Gjilan e ka pas firmën e vetë, kurse unë e kam pasur shitoren e tepihave, perdeve, trikotazhit, mallrave nga tekstili.

Nataša Govedarica: A ka qenë kjo ndonjë traditë familjare? A kanë punuar prindërit tuaj më herët apo ju e keni filluar kështu?

Sunčica Antić: Ka punuar nëna ime në atë periudhë para meje. Përndryshe ajo me profesion ka qenë mësuese. Një kohë ka punuar si mësuese, me vite, mirëpo pasi janë mbyllur klasët pasi nuk ka patur fëmijë ajo ka mbetur pa punë. Pas kësaj ka punuar në një fabrikë. Kjo ka qenë fabrika RIK Karaçevë, fabrika e pllakave të qeramikës. Ajo ka punuar si referente për punë dhe marrëdhënie të punës dhe kur fabrika ka bankrotuar ajo ka mbetur pa punë dhe kështu ka shitur mallra të ndryshme, dhe kjo është mbyllur dhe më pas ka punuar në atë shitorën e tekstilit dhe më pas e kemi hapur shitorën tonë private, familjare.

Nataša Govedarica: Si ju ka shkuar puna? Ju keni filluar shumë herët, keni qenë e re.

Sunčica Antić: Në parim ka qenë bukur, fitimi ka qenë i mirë. Kemi punuar tërë ditën, kemi punuar deri në terr. Ajo ka qenë në shtëpinë familjare. Kemi punuar të gjithë dhe i kemi ndihumar njëri tjetrit kështu që shitorja ka punuar mirë. Ne kemi qenë të kënaqur. Mua më ka konvenuar, punën e kam pasur në shtëpi dhe kam mundur të përfundoj obligime tjera edhe rreth fëmijës edhe çdo gjë tjetër dhe kam pasur edhe përkrahjen e plotë të prindërve të mi dhe të bashkëshortit, kështu që çdo gjë ka qenë siç duhet.

Nataša Govedarica: E keni kaluar detajin mbi pjesën e dytë të realizimit të ëndrrës vajzërore. Si e keni njohur bashkëshortin tuaj, si është dukur kjo në vendin tuaj në atë kohë? A jeni njohur nga vendi i njëjtë?

Sunčica Antić: Ne jemi nga vendi i njëjtë dhe të gjithë jemi njohur dhe jemi shoqëruar dhe të gjithë kemi qenë në korzo së bashku, kemi shetitur, por kjo ka qenë thjeshtë shoqërim. Kemi pasur marrëdhënie miqësore dhe një vitë të ri kemi filluar të lidhemi dhe kështu ka filluar. Nuk kemi qenë shumë gjatë të dashur pasi që jemi njohur me vite dhe jemi shoqëruar dhe kjo ka qenë kështu. Kështu që pas një lidhje të shkurtër kemi vendosur që të martohemi, jemi martuar këtu ne Kamenicë, në kishën e Shën Nikollës. Më vonë pas një, dy vitesh na ka ardhë djali Stefani. Këtu e kemi pagëzuar djalin Stefanin në kishën e Shën Nikollës. Kështu që kemi jetuar normalisht këtu, kemi punuar. Bashkëshorti ka punuar në industrinë e baterive në Gjilan por tërë kohën më ka ndihmuar në shitore, ka shkuar për mall, ka punuar dhe të tëra. Mendoj që ai ka punuar më tepër se sa unë pasi që unë më vonë kam pasur obligime rreth fëmijës dhe rreth shtëpisë. Ka punuar edhe në punë edhe në shitore. Një familje normale modeste.

Nataša Govedarica: Në cilin vitë ka lind djali juaj?

Sunčica Antić: Djali ka lindur në vitin ’97. Ai ka lindur në Gjilan.

Nataša Govedarica: Sa larg keni jetuar ju? A jeni ndarë nga familja juaj, nga prindërit tuaj apo si ka qenë kjo?

Sunčica Antić: Kur jam martuar për ndoshta një vitë, një vitë e gjysmë kam jetuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortit atje. Ajo nuk është larg, ndoshta një kilometër. Kjo është dhjetë minuta nga njëra pikë në tjetrën. Këtu kemi qenë afër mirëpo më vonë kur e kemi hapur shitorën private kjo ka marrë shumë më tepër kohë, shumë më tepër punë dhe mund, dhe për shkak të asaj që kam pasur foshnje më është dashur dikush të kujdeset për të, kështu që nëna ime është kujdesur për fëmijën dhe më pas kemi shkuar të jetojmë tek të mijtë. Pasi unë nuk kam vëllezër, prindërit e mi kanë qenë vetëm, motra është martuar kështu që ata na kanë ndihmuar edhe rreth fëmijës edhe rreth shitores edhe rreth çdo gjëje, për çdo gjë që ka pasur nevojë na janë gjetur. Kështu që kemi punuar dhe kemi jetuar tek ta normal, bukur ka qenë edhe ajo periudhë e jetës më ka mbetur në mendje si e bukur. Bukur jam martuar, bukur kam jetuar. Bashkëshorti më ka vlerësuar, respektuar, dashur, ka qenë dashuri e dyanshme, mirëkuptim i dyanshëm deri më 1999, por çfarë të bëhet ngjarjet e luftës kanë bërë çfarë kanë bërë dhe jeta ime ndryshohet me 31.07. si një kullë prej letrave në një ditë të vetme e tërë jeta ime shkatërrohet dhe humb dhe ndryshon dhe kurrë më nuk mund të jetë siç ka qenë dikur me disa momente të bukura të cilat i kujtoj me dëshirë dhe të cilat asnjëherë nuk do t’i harroj, por çfarë të bëjmë, kjo është e tëra jetë.

Nataša Govedarica: Cilat janë ato momente në të cilat keni menduar tani kur keni thënë, “Momente të cilat nuk mund t’i harroj?”

Sunčica Antić: Nuk mund t’i harroj të gjitha momentet e bukura për shembull. Jetën time, tërë familjen time aty, të gjithë kanë qenë gjallë, shëndoshë, dashuria në mes të bashkëshortit dhe meje, dashuria me të afërmit, me fqinjët. Kjo e tëra ka qenë unë mendoj ideale, dhe tani e tëra shkatërrohet në një ditë si kulla prej letre. Unë mbetem vetë me fëmijën, nëna më vdes, burri më zhduket, mbetem pa punë, mbetem pa shitore, mbetem pa veturë, sulmohet shtëpia, katastrofë. Pra brenda një dite ndryshojnë gjërat për 360 shkallë. E tërë ajo që ka qenë dikur edhe e bukur edhe e mirë edhe normale në jetë, pasi çdo familje duhet të jetë normale, të ndërtoj marrëdhënien e vetë në dashuri dhe ndershmëri, në mirëkuptim, dhe mua kjo e tëra më është shkatërruar në një ditë. Kështu që ka edhe momente të rënda të cilat fatkeqesisht i kujtoj për gjëra dhe ngjarje të këqija, dhe ka momente të bukura të cilat i kam mbajtë në zemër dhe të cilat do t’i kem në zemër tërë jetën. Çfarë të bësh, kjo e tëra është jetë. Çfarë ka ndodhë nuk mund të ndryshohet kurse do të shohim tani e tutje se si do të jetë.

Nataša Govedarica: Çfarë ka ndodhë saktësisht në atë 31 korrik? Po flasim për vitin 1999?

Sunčica Antić: Për vitin 1999. Atë 31 korrik unë kam qenë në Vranjë me nënën time. Nëna ime ka qenë në spital, nëntë ditë, ka pasur sulm. Unë të gjithë nëntë ditët kam qëndruar me nënën në spital, kurse bashkëshorti dhe babai im kanë ardhë në vizita. Babai ka qëndruar natën kurse unë gjatë ditës me të. Gruaja i ka patur 51 vjet, ka qenë shumë e re, mirëpo të gjitha ato ngjarje, bambardimet, sulmet, e tëra ka ndikuar në shëndetin e saj dhe ajo nuk ka mundur më, kjo ka qenë më e fortë se ajo. Është e ndjeshme, zemra nuk i ka qëndruar dhe ka pasur sulm. Kështu që këto nëntë ditë kam qëndruar me të, mirëpo ditën e nëntë ajo vdes. Kur kemi shkuar bashkëshorti dhe unë në mëngjes në spital, babai im ka qenë atje me të dhe ai më ka thënë që nëna ka vdekur. Asgjë, unë dhe bashkëshorti dhe djali nisemi për Kamenicë për të informuar familjen dhe për të marrë çdo gjë që na duhet për të marrë nanën nga spitali.

Nisemi për në shtëpi, mirëpo rruga ka qenë e ngarkuar dhe ne jemi kthyer në shtëpi përmes rrugës dytësore. Bashkëshorti e ka çantën me gjësende dhe mua dhe fëmijën [në veturë] dhe gruaja a axhës ka qenë me neve pasi ka ardhë ta vizitoj nënën dhe axha ka qëndruar me babain tim, që të shohim dokumentet që sa më parë të nxjerrin trupin që më vonë të mos ketë komplikime. Kur jam kthyer në shtëpi, kemi arritur, bashkëshorti menjëherë ka marrë çfarë është dashur, ka marrë paratë, neve na ka lënë në shtëpi, i kemi lajmëruar të afërmve çfarë ka ndodhur. Të afërmit natyrisht kanë ardhë të shohin çfarë do bëjmë, si do ia bëjmë.

Pra bashkëshorti i ka marrë paratë, rrobat, çfarë është dashur të merr që ta nxjerrë trupin në Vranje. E ka thirrur dajën tim dhe janë nisur. Janë nisur, e kanë ndezur veturën, janë nisur. Unë e kujtoj atë pamje tërë jetën, janë larguar nga oborri duke ecur prapa me veturë, janë nisur dhe pas tyre ka shkuar kolona e KFOR-it, natyrisht, kjo ka qenë rruga kryesore. Pasi kemi jetuar në qendër të Kamenicës. Ata kanë shkuar kurse ne kemi mbetur të përgatisim, sipas zakonit për funerale çfarë duhet krejt për funeral. Mirëpo pas një ore kemi dëgjuar që ka ndodhë një rrëmujë në fshatin Koretin poshtë. Unë menjëherë e kam ndier disi që atyre ju ka ndodhë diçka, nuk e dija se çfarë ka ndodhë. Asgjë.

Mirëpo babai dhe xhaxhai i kanë pritur që të sjellin rrobat dhe paratë për harxhime të funeralit dhe ata nuk kanë ardhë për shumë orë dhe natyrisht që ai e ka marrë veturën, e ka paguar dikë dhe çfarë është dashur dhe ka ardhë. Menjëherë e kemi ditur që diçka nuk është në rregull me ta. Dhe kemi dëgjuar që kanë qenë disa rrëmuja, demonstrata poshtë në Koretin. Ky vend është tre kilometra larg vendit tim. Edhe pse burri im ka kaluar aty çdo ditë pasi ka punuar, në periudhën e fundit ka punuar. Pasi ka punuar në Industrinë e Baterive në Gjilan në linjën e prodhimit në vendin Toponica dhe Koretin në kufi, aty ka qenë. Çdo ditë ka shkuar në punë.

Pra ata nuk kanë ardhë. Menjëherë e kemi lajmëruar KFOR-in për zhdukjen e tyre. Na kanë thënë ejani për një orë. Pas një ore ne prapë kemi shkuar, asgjë. Asgjë nuk kanë ndërmarrë dhe më pas unë e kam ndier në thellësi të shpirtit që me siguri diçka ka ndodhë, që… ata do të lajmëroheshin me telefon ose ndonjë porosi. Pas një deri dy ore veçse ka filluar kaosi në rrugë, bërtima, goditje me gurë në shtëpi, ulurimat nga anash. E kemi ditur saktë që diçka ju ka ndodhë. Unë kam supozuar që janë kidnapuar, por nuk kam besuar që do të ndodhë ajo me e keqja. Kam menduar që ekziston diçka njerëzore në njeri dhe që do të gjinden gjuha e përbashkët pasi kemi jetuar me vite edhe me serbët edhe me shqiptarët, normal. Asnjëherë, asnjëherë të paktën familja ime nuk ka patur asnjë problem. Pasi ne çdo herë kemi qenë në marrëdhënie të mira me ta, jo të mira por solide pasi nëna ime është më origjinë nga Shipanica e Poshtme. Ky është një vend me gjashtë shtëpi serbe. Unë jam rritur pothuajse, tërë fëmijërinë time tek gjyshja kur kam shkuar unë e kam kaluar me shoqet shqiptare. Më shumë jam shoqërur me to dhe kam pasur më shumë shoqe shqiptare se sa që kam patur shoqe me origjinë serbe. Por çdo gjë është e mundur, ndodhë diçka që njeriu as nuk mundet ta imagjinoj.

Prapë shkojmë, çdo një orë dhe më pas ata nuk dëshirojnë të na dëgjojnë, nuk duan as të flasin me ne. Një përkthyes ka qenë shqiptar, ka qenë shumë arrogant dhe i pacipë dhe është sjellë ndaj meje sikur ndaj ndonjë, nuk di si të them, të çmendure e cila ka shkuar ta pyes diçka, dhe jo si një grua e cila ka pasur problem të cilin ka ardhë të paraqes, rasin e zhdukjes në familje. Dhe vetëm ka bërë me dorë dhe asgjë. Nuk ka dashur të flas, nuk ka dashur të flas ndërkaq as me një njeri i cili ka qenë nga vendi im Momčilo Trajković. Atë atëherë e kanë emëruar si koordinator pasi kanë qenë të prishura marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe pasi që ai ka jetuar aty, ka punuar dhe i ka njohur njerëzit, ai ka qenë si koordinator për bisedime dhe ai me të vërtet ka ardhë çdo një orë me mua. Mirëpo kot e kanë emëruar për koordinator kur atë fare nuk e dëgjojnë. Bile as nuk na kanë lejuar të futemi në ndërtesën e policisë por na kanë mbajtë përpara. Derisa mua nuk më ka rënë të fiktë aty para dhe na kanë futur brenda dhe më kanë dhënë një gotë ujë.

Dhe aty ka qenë një ushtar rus, njëfarë Aleksandri dhe unë i kam treguar tregimin tim. Ai mua më fliste për filmin e Emir Kusturicës se si është i impresionuar me atë film, se si, nuk e di çfarë, me fjalë tjera as që me ka dëgjuar pasi kur i kam thënë me siguri janë në Koretin, nuk ka ku tjetër, pasi atje është duke ndodhë gjithçka, që të na lejoj të shkojmë atje, të shkoj policia, të shohim se çfarë ka ndodhur, të shoh se si ka ndodhur. Ai më tha, “Ne nuk vozisim civilë”. Së pari ka thënë nuk e di ku është Koretini. I thashë, “Si nuk e dini? Më jepni hartën unë do të ju tregoj se ku është.” Unë i thashë, “Në këmbë është tre kilometra, njerëzit çdo ditë ecin.” “Jo, ne nuk i vozisim civilët, nuk mund të bëjmë ne asgjë për këtë dhe ejani pas një ore”. Në çdo një orë, nuk ka asnjë informacion të ri, por rrugëve kanë filluar trazirat, çmenduritë, ka qenë katastrofë.

Nënën time e varrosim ditën tjetër. Nuk kemi asnjë informacion për bashkëshortin Negovanin dhe për dajën Novicën. E dijmë që janë në Koretin, e dijmë, nuk ka ku tjetër, atje janë por ku, ku janë, çfarë është me ta të gjithë heshtin. Unë i kam telefonuar miqtë e mi të cilët i kam njohur edhe serbët edhe shqiptarët të cilët kanë pasur ndonjë ndikim dhe kështu njerëz të thjeshtë me të cilët kam kontaktuar, pasi që të gjithë më kanë njohur dhe unë i kam njohur ata edhe pse ata më kanë njohur mua më shumë pasi që kanë blerë çfarë u është dashur. Me çdo gjë që kam mundur unë i kam ndihmuar edhe kur kanë pasur para edhe kur nuk kanë pasur të gjithë kanë paguar, por kur nuk kanë pasur para kanë marrë gjëra borxh dhe kjo është normale, jemi njerëz. Nuk ekzistojmë vetëm për një ditë. Duhet të mbijetohet tërë jeta.

Kështu unë i kam thirrur disa miq, babai im i ka thirrur. Disa njerëz më kanë thënë menjëherë, “A di çfarë Sunčica nuk mund të të ndihmojmë asgjë. Ata janë njerëz të rrezikshëm, nuk mundemi. Na falë!” më kanë thënë në mënyrën më të ndershme. “Mos kërko ndihmë prej nesh ne nuk mund të të ndihmojmë”. Asgjë, falemnderit edhe për këtë, më kanë thënë sinqerisht që ta di se ku jam. Më pas edhe babai im e ka thirrur njëfarë drejtori të tij me të cilin ka punuar. Pasi babai ka punuar në gjimnaz si sekretar. Kemi informacion që janë në Koretin por a janë gjallë apo vdekur, ku janë dhe çfarë është me ta nuk e dijmë. E kam thirrur një shoqë të nënës, ajo më ka thënë që do të mundohet të më ndihmoj. “Mos u brengos do të pyes.” Në rregull.

Është nisur kortezhi, kemi shkuar në përcjellje të KFOR-it për të varrosur nënën time. Pra dalim nga oborri. E ndjera shkon para me veturë, ne nga pas. Këtë imazh të atij momenti unë pas shtatëmbëdhjetë vitesh, ja unë tani i shoh të gjitha fytyrat e tyre dhe se sa kam qenë e prekur dhe e humbur, por saktësisht i shoh të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë të pranishëm, të gjitha fqinjet e mia, shoqet, fëmijët e tyre, nuset e tyre, tezet e tyre, motrat e tyre, burrat e tyre, të gjithë kanë qëndruar pranë rrugës dhe kanë duartrokit. Ka qenë duartrokitje e madhe ndoshta dhe njëmijë njerëz dhe në vend që të më ngushëllojnë, siç është rendi, ose të paktën unë kam menduar ashtu duke e ditur që deri dje kam qenë në marrëdhënie solide, me ato, fëmijët e tyre, familja, të gjithë të afërmit kanë duartrokitur saqë unë nuk kam mundur të besoj sjelljen e tyre.

Përndryshe ka pasur edhe njerëz normal të cilët kanë qëndruar një minut, i ka dhënë respektin të ndjerës siç edhe është rendi. Njëjtë ka qenë me vetura që kanë qëndruar siç është rendi. Çdokush është njeri, person për vete dhe personalitet në vete. Secili është sjellë siç ka menduar që duhet të sillet. Unë kam parë njerëz të cilët janë sjellë normal, por sjellja e fqinjëve të parë më ka prekur shumë. Unë këtë tërë jetën time nuk do t’mund ta zhduki nga kujtimet e mia, këtë sjellje jonjerëzore. E kemi varrosur nënën në varreza, saktë nuk kam pasur as kohë që të jem pranë nënës sime në momentet e fundit pasi që çdo një orë kam shkuar në KFOR që të, si, kam thirrur njerëzit të cilët i njoh. Asgjë nuk kam mundur të marrë vesh.

Derisa kemi qenë në varrim në shtëpi kanë qenë tezja dhe burri i tezës që kanë ardhë. Ata jetojnë në Beograd por kanë ardhë në varrim atje “posht”.[1] Kanë qenë në shtëpi. Ka ardhë një djalë i fqinjëve dhe ka thënë që të dorëzohen armët dhe të lirohet shtëpia, kurse ne ende kemi qenë në varreza. Kur jemi kthyer në shtëpi ata na kanë thënë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne as nuk kemi armë as nuk kemi ku të shkojmë, dhe as që dijmë ku të shkojmë dhe çfarë të bëjmë pasi na janë zhdukur dy anëtarë të familjes.

Unë përsëri e thërras atë shoqen e nënës. “Ja tani do të shoh, do të thërras atë, do të thërras këtë” dhe krejt në mënyrë të mirë, bukur dhe me kulturë më thotë, kurse të gjithë e kanë ditur se çfarë ka ndodhë dhe si ka ndodhë. Pasi sipas asaj sjellje është parë që diçka ka ndodhë por unë nuk kam dashur, nuk kam mundur apo nuk kam dashur që të dijë që kjo është kështu në shpirtin tim. Nuk e di, ka pasë gjithçka. Ajo mua më thotë në mëyrë të mirë, mos u brengos. Unë e kam pyetur a janë gjallë, ku janë. Vetëm të jenë gjallë, kam menduar në vete, dhe çfarë, si mund të vijmë në kontakt, a kërkojnë para, çfarë kërkojnë, çfarë kanë bërë, çfarë kanë bërë. Asgjë nuk kanë bërë asnjëherë. Me të gjithë kanë qenë mirë, askujt nuk i kanë pasur borxh. Formalisht cili është faji i tyre unë nuk e di ta shpjegoj. pasi që ata janë sjellë ashtu ndaj tyre. Vetëm pasi që kanë qenë serb, por unë nuk shoh asnjë krim në këtë. Edhe ajo shoqja e nënës sime më ka thënë mos u brengos mirë janë, gjallë janë, kanë për të ngrënë edhe pirë. Pra ajo mua më ka thënë në mënyrë të mirë dhe kulturuar. Do të thotë që kanë qenë të vdekur. Më ka thënë në mënyrë të mirë por unë nuk kam mundur të besoj…vazhdojmë më tutje kërkimin dhe babai pyet një kolegë të tij, dikur kanë punuar së bashku, ka punuar në SDK. Dikur edhe babai im ka punuar atje.

Një shqiptar, i qoftë falemnderit deri në qiell, po të mos ishte ai sikur të mos na kishte ndihmuar ai vështirë që do t’i kishim gjetur a do t’i kishim gjetur edhe tani dhe çfarë do të kishte ndodhur. Ai e ka thënë. E ka marrë veturën nga kunati im, veturën tonë pasi ka thënë kam dëgjuar që diçka është duke ndodhë pasi kur janë futur ata në grumbullin e njerëzve, bashkëshorti dhe daja im, pra ata janë nxjerrë nga vetura nga grumbulli i njerëzve, apo ndoshta edhe janë ndalur rastësisht, e kanë njohur dikë duke menduar që njerëzit dëshirojnë të shprehin ngushëllime apo diçka. Të gjithë i kanë njohur, ndoshta ata normal janë ndaluar, e kanë ndalë veturën dhe kanë dalë për të biseduar me ta. Kjo asnjëherë nuk është vërtetuar, nuk e di si ka qenë këtë vetëm ata dhe shpirtat e tyre e dijnë. Ai e ka marrë veturën nga kunati im dhe pas dhjetë minutash është kthyer dhe i ka thënë babait tim, “Në vendin e caktuar janë dy kufoma. Nuk e di a janë ata apo jo.” Thotë, “Vetëm kam dëgjuar që janë dy kufoma aty”.

Kemi shkuar në KFOR për të lajmëruar përsëri. Ata e kanë dhënë veturën e ambulancës mirëpo babai im nuk më ka thënë që janë dy kufoma por vetëm më ka thënë, që do të shkojë atje me dajën tim më të madh për të parë se çfarë ka ngjarë. Unë kam mbetur në shtëpi me fëmijë dhe me gjyshin. Këtu kanë qenë ende njerëzit pasi që kanë ardhë për varrimin e nënës dhe ka pasur njerëz. Pra nuk kam qenë vetëm. Kanë shkuar në KFOR dhe me atë veturë të ambulancës dhe pas dhjetë minutave ka kaluar vetura e ambulancës dhe menjëherë e kam ditur që janë të vdekur, ka kaluar pranë shtëpisë dhe ka shkuar. Atëherë paksa më ka rënë të fiktë, nuk kam mundur të besoj se çfarë ka ndodhur. Kur kanë shkuar atje mbi vendin ku ndodhet Koretini, ku është rruga përmes së cilës i kanë dërguar në pyll për t’i vrarë, pak kohë u është dashur që të kthehen. I kanë parë disa rrota të veturës që kanë kaluar, përsëri gjurmët janë zhdukur që do të thotë që ata në këmbë i kanë dërguar në pyllin e afërt.

Atje, unë nuk kam qenë, këtë ma ka thënë babai, kur kanë arritur pas dy ditësh e kanë gjetur një trup. E ka patur një plagë nga arma e zjarrit në ballë, në bark dhe ka qenë në fazë të dekompozimit. Ai ka qenë daja im. Në momentin e parë nuk kanë mundur as ta njohim pasi që kanë qenë vapë, kanë kaluar dy ditë, plaga nga plumbi por ndoshta as shpirti i tyre nuk ka dashur të besoj që është ai. E kanë parë që është ai, por ku është tani Negovani. Ndoshta pesëdhjetë metra në shkurrën tjetër, kurse daja ka patur shami të vendosur në kokë, duar të lidhura. Na shkurrën tjetër e kanë gjetur bashkëshortin tim Negovanin edhe ai i ka patur sytë e mbyllur, duart e lidhura dhe siç është rrëzuar anash në gjunjë disa varrë nga plumbat edhe trupi i tij ka qenë në fazën e dekompozimit, por më pak pasi që ka qenë nën hije. Ka qenë një pyll i vogël kurse në anën tjetër ka qenë vend i hapur dhe diell.

Ju thashë që veturat e ambulancës i kanë sjellë trupat. Janë vendosur në ndërtesën e komunës, në ndërtesën e postës. Kam harruar të them që çdo një orë kur kam shkuar atje, kur kam dashur të bie në kontakt më këdo që ka qenë aty prej pjesëtarëve të KFOR-it, ata neve as nuk na kanë mbrojtur siç duhet. Pasi që shkatërrimi ynë, i familjes sime mendoj që ka filluar pas hyrjes së KFOR-it. Pasi që deri me ardhjen e KFOR-it, gjatë gjithë kohës së bombardimeve, bombat kanë rënë dhe jemi fshehur edhe ne edhe shqiptarët dhe prapë në fund dhe jemi shoqëruar dhe kanë ardhë tek unë në shitore, kanë blerë, kemi dashur që të shpëtojmë nga bombardimet të gjithë. Por pas hyrjes së KFOR-it kur është bërë ferr për mua personalisht, për familjen time dhe më vonë familjet të cilat kanë përjetuar fatin e ngjashëm sikurse edhe familja ime. Pasi atëherë kur ka hyrë KFOR-i kanë hyrë ata me ato mjetet e tyre ushtarake në kolonë. Natyrisht janë pritur si çlirimtarë. I kanë pritur me lule kurse në përcjellje të tyre ka shkuar edhe grupi e të rinjëve nga UÇK-ja dhe kanë ardhur tek shtëpia jonë pasi ajo është në qendër dhe aty janë parkuar. Bashkëshorti im i ndjerë në shenjë mirëseardhje e ka nxjerrë një komplet birra nga shtëpia dhe disa kuti cigare, të gjithëve ju ka ofruar, kemi biseduar normalisht. Ata kanë ardhë si një mision paqësor këtu duhet të jetojmë normalisht dhe kjo është e tëra.

Por janë bërë disa lëshime. Unë mendoj që është shumë, shumë viktima ka pasur dhe KFOR-i fare nuk ka provuar që të ofroj mbrojtje ose ndihmë. Tani ndoshta as ata nuk e njohin terrenin, nuk i njohin njerëzit, ndoshta edhe ata frikësohen për jetën e tyre. Këtë nuk e di ta them por vetë familja ime, kjo shumë ka ndikuar në të. Ata me të vërtetë as nuk kanë ndihmuar, as nuk na kanë mbrojtur. Kur kam shkuar të bisedoj me ta pasi ka qenë KFOR-i amerikan, KFOR-i rus, KFOR-i francez dhe pjesëtarët e UÇK-së, të gjithë kanë qenë aty. Unë i kam thënë atyre, “Njerëz të mos krijojmë urrejtje. Deri dje kemi jetuar dhe mbijetuar. Nuk po jetojmë për një ditë të vetme. Jeta është para nesh, pse po krijojmë urrejtje?” Ata mua më kanë shikuar si ndonjë të çmendur e cila ju është drejtuar dhe me kanë thënë të iki. “Çfarë jete? kurrë më, më kurrë!” Dhe vetëm kanë qeshur, ju është dukur e çuditshme. Nuk e di pse ju është dukur kjo e çuditshme kur ju kam thënë, “Kemi jetuar dhe duhet të jetojmë dhe çfarë…” Ashtu edhe iu ka dalë, që duhet të jetojnë me ata që i pëlqejnë dhe ata që nuk i pëlqejnë. As ata nuk kanë kah as ne nuk kemi kah. Kush është lindur këtu, nga do të shkojë, por edhe në cilëndo shtet tjetër do t’i duhet të jetojë me tjerët. Nëse jemi demokrat do të thotë, jeta është për të gjithë njerëzit. A është kështu, duhet të jetojmë të gjithë. Të gjithë kemi të drejtë për jetë. Secili njeri duhet të jetoj dhe të gjindet secili siç mundet. Dikush më mirë diksh me keq, siç di dhe mundet por të drejtë për jetë ka secili.

Kufomat janë vendosur në ndërtesën e postës. Përsëri shkon daja, daja i madh dhe dhëndrri dhe babai për të marrë trupat pasi që kanë qenë atje, atje janë fotografuar. Çfarë procedure ka qenë nuk e di. Edhe atëherë të gjithë kanë qenë edhe KFOR-i amerikan edhe francez edhe rus edhe pjesëtarëst e UÇK-së, i marrim trupat. Asnjë letër, asnjë dokument nuk kemi marrë, as emër as mbiemër. Kam harruar tu tregoj që kur i kanë gjetur trupat, nga xhepi i bashkëshortit tim është nxjerrë kuleta, kurse në kuletën e tij kanë qenë letërnjoftimi i tij edhe i imi. Pasi që kemi udhëtuar, kurse unë ia kam dhënë atij gjatë kalimit. Letërnjoftimi i tij edhe i imi, edhe ka pasur të holla, sa, unë nuk e di. Ai çdo herë ka pasur pasi edhe i ka mbajtur të hyrat e shitores edhe të gjitha. Dhe babai i ka gjetë edhe i ka marrë ato dy letërnjoftimet, të tijen edhe timen dhe atë kuletën për kujtim, mirëpo këndej shumë më prapa në xhepin e majtë kanë mbetur 500 euro. Nuk i kanë gjetur ato pasi kur i kanë kontrolluar, i kanë marrë prej tyre nuk janë kujtuar që mund të ketë edhe në xhepin e pasëm. Ai ato i ka lënë në vend të posaçëm pasi ato para janë dashur për varrimin e nënës. Ato kanë qenë para të parapara për këtë qëllim.

I sjellim trupat në shtëpi, shohim se si do t’i varrosim. Gjatë tërë natës ka pasur të shtëna nga të gjitha anët, të shtëna, të shtëna, të shtëna, katastrofë. Kjo është, qielli dhe toka janë bashkuar se sa është gjuajtur nga armët e zjarrit. Disi ata, me 2 gusht 1999 i kemi gjetur, me 3 gusht i varrosim në varrezat lokale në Kamenicë në përcjellje të KFOR-it. I varrosim ata, mirëpo për mua, për familjen time, fëmiun tim këtu nuk përfundojnë mundimet. Përsëri vjen deri tek tragjedia e re pasi në tërë këtë dhimbje të cilën e kam përjetuar, do të thotë vdjekjen e nënës dhe burrit dhe dajës pasi edhe daja. Ai ka qenë vllau më i vogël i nënës. Ka qenë 40 vjeç, pa i mbushë 40 vjet. Bashkëshorti pa i mbushë 33. Dy jetë të reja kanë shkuar në mënyrë të tillë, të egër. Këtë nuk ia dëshiroj as armikut më të madh, askujt nuk do të mund t’ia dëshiroja, askujt në këtë rruzull tokësor, bile as armikut më të madh i cili më ka shkaktuar aq shumë të këqija. Unë askënd nuk e urrej. Kush e urren dikë ai ka problem me vetëvetën, me shpirtin e vetë dhe me karakterin e vetë, kurse unë nuk urrej. Ka dikush që duhet të mirret me këtë, ka gjykata, është në fund Zoti ai lartë dhe le të gjykoj secilin sipas meritave. Por çfarë të bëhet, dy jetë të reja janë zhdukur dhe nëna në moshën pesëdhjetë e një vjeçare. Ajo ka qenë grua relativisht e re. Daja i ka lënë dy fëmijë të mitur dhe gruan, bashkëshorti im mua dhe fëmiun dy vjeç e gjysmë. Pra veçse kemi filluar, në fillim të jetës kemi qenë që, veçse e kemi krijuar familjen të jetojmë normal, të lindim, të krijojmë. Aty jeta jonë, pra jeta e tyre por edhe e imja është kthyer për 360 shkallë dhe do të thotë shkatërrim, gjithnjë keq e më keq.

Tani ka qenë çështja e mbijetesës pasi pas varrimit të tyre kanë ndodhur sulme gjithnjë e më të mëdha ndaj shtëpisë sime dhe familjes sime. Përse ka qenë kjo kështu unë nuk e di të ju tregoj. Nuk mundem as pas aq shumë kohësh ta di dhe çfarë kërcënimi dhe rreziku paraqes unë për ta. Unë një grua 27 vjeçe me fëmijën dy vjeç dhe babai im dhe gjyshi i vjetër i cili asnjëherë s’ka bërë asgjë. Nuk janë as njerëz agresiv, janë njerëz modest, të qetë, por ja që kështu është. Çdo ditë kanë hedhur ata koktejë të molotovit, gurë, kanë shtënë në shtëpi. Unë nuk mundem, pasi ka qenë shtëpia në të cilën kemi jetuar, në të cilën e kemi patur shitoren, aty kemi jetuar, mirëpo prapa është shtëpia e gjyshit dhe unë është dashur edhe tek shtëpia e gjyshit dhe në kopsht diçka të marrë, por në rrugë kurrsesi. Për fat kemi pasur shitore dhe kemi pasur ushqim kështu që kemi pasur për të mbijetuar.

Ditën ia bënim disi, por nata ka qenë nëse do të mbijetohet dhe si do të gdhihemi. Ju tregova gjatë tërë kohës të shtëna, hudhje bombash, granata dore, djegje ato koktejet e molotovit, të shtëna, e bëjnë me vrima atë shtëpinë, por në rregull është përjetuar e tërë kjo. Nëse dal në oborr më shohin fëmijët dhe ata vetëm kështu ma bëjnë. Fëmiu është i frikësuar në shtëpi, por çfarë të bëjmë. Kështu ka qenë një kohë, mirëpo me 9 gusht veçse jemi mësuar me këtë. Nuk kemi pasur, ju them ishim mësuar, kjo ka qenë e përditshme, nuk kemi pasur kah. Është siç është, s’ka si. Me 9 gusht rreth orës dhjetë në mbrëmje, unë e vendosi fëmiun në gjumë kur në një moment shtëpinë tonë e ka goditur mina e tromblonit saqë të gjitha dyert dhe dritaret kanë dalë nga vendi. Nuk e kam ditur se ku jam e kam parë vetëm fëmijën duke klithur i tmerruar, mirëpo për fat të mirë kemi pasur perde dhe xhamat nuk na kanë prerë por xhamat janë mbledhë në to. Kemi pasur fat, tani unë nuk merrem vesh në atë se si ajo minë e tromblonit e ka goditur ballkonin e katit të tretë dhe është kthyer në trotoar. Për fat nuk e ka goditur kulmin. Po të kishte goditur kulmin çdo gjë do të ishte djegur.

Në atë moment unë e kam rrëmbyer fëmijën, kam dal në rrugë. Nuk kam pasur më ku, një milion herë kanë shtënë dhe vetëm kam thënë, “Ja ku jam.” Dhe asgjë më shumë. Fëmija duke qarë kurse nga ndërtesa pranë në anën tjetër të rrugës të gjithë banorët e ndërtesave dhe shtëpive siç duket në momentin e goditjes të gjithë kanë dalë jashtë për të parë së çfarë ka ndodhë, si ka ndodhë. Kur kam thënë, “Ja ku jam.” Atëherë të gjithë në një moment janë kthyer brenda. A janë turpëruar apo çfarë nuk e di. Të gjithë banorët janë kthyer brenda kurse KFOR-i gjerman ka qenë dhjetë metra pranë shkollës. Ata as nuk kanë reaguar, as nuk më ka pyetur nëse më duhet diçka, jo, jo, jo. Më pas sikur nuk ka ndodhë asgjë. Unë jam futur në shtëpinë tjetër të gjyshit pasi kjo nuk ka qenë më e jetueshme dhe kjo natë ka përfunduar kështu dhe nëser në mëngjes të gjithë serbët që kanë jetuar në ato ndërtesa i kanë lëshuar vatrat e tyre. Vetëm ne kemi mbetur ende aty.

Pas kësaj, ditën tjetër unë në shtëpi te gjyshi në një moment e dëgjoj një goditje atje në kopshtin tim dhe të fqinjit diçka ka shpërthyer. Unë nuk e dija dhe për një moment mblidhet grumbulli i njerëzve dhe niset drejt shtëpisë sime dhe futet në oborrin tim, për të më shkulur. Unë nuk e dija për çfarë bëhej fjalë. Dhe vjen një amerikan pjesëtar i KFOR-it, zezak dhe ai ka shikuar diçka. Ka ardhur përkthyesi shqiptar dhe ai mua më thotë çfarë ka qenë kjo. Kinse unë e kam hedhur bombën në një vajzë. Më kanë akuzuar që unë e kam hedhur atë granatë dore dhe nje vajzë shqiptare kalimtare e rastit është lënduar në dorë. “Njerëz, unë bombë në jetën time përpos në televizion nuk kam parë.” Ai, “Jo, ti e ke bërë, ti e ke bërë…” dhe kështu më ka humbur takti. Uh sa i pacipë ka qenë. Në atë moment në anën tjetër të rrugës shoh ka qenë një bankë dhe një fqinjë shqiptar, më kujtohet, ka punuar në bankë, Jugo Bankë, ndoshta e ka vërejtur ai pasi që të gjithë ata kanë qenë të gatshëm të futen në oborr dhe të më shqyejnë, të më linçojnë. Unë asnjë lidhje nuk kam pas më atë gjë. Unë e kam parë që ai iu tha, “Ktheni njerëzit pas.” Ndoshta e ka parë që dikush tjetër e ka hedhur dhe në atë moment unë jam grindur me atë përkthyesin. Së pari i thashë, “Nuk është mirë kjo që bënë, nuk përkthen ashtu siç duhet. Unë kuptoj edhe anglisht, kuptoj edhe shqip. Unë jam rritur në mes të shqiptarëve,” dhe ai vetëm është ngritur dhe ka shkuar.

Dhe kjo ka qenë e tëra pas kësaj, është dashur ta lëshojmë shtëpinë, unë dhe fëmiu im. Në shtëpi kanë mbetur babai dhe gjyshi. Unë dhe fëmiu im e kemi lëshuar shtëpinë mirëpo tani rradhën e ka babai im. Më pas atë e raportojnë që është terrorist, që është ashtu, çfarë nuk i kanë ngjitur, që ka armë, që kështu, që ashtu. Ka ardhë KFOR-i dhe e ka arrestuar dhe e ka mbajtur 24 orë në Shtëpinë e Kulturës dhe pranoje, pranoje. “Njerëz as që kam bërë diçka, as që kam armë. Ja urdhëroni kontrolloni shtëpinë dhe nëse gjeni diçka më gjykoni nëse jo nuk mundem unë, çfarë të them?” Ata dhe e bënë këtë 24 orë, kanë bërë kaos në shtëpi, llamperia e tëra ka qenë e shkulur, shkallët, parketi, lartë ku kanë qenë persienet ajo kutia, kanë kërkuar në bunar, kanë kërkuar në kulm, ku nuk kanë kërkuar. Babai im ka qëndruar 24 orë gaditur dhe kanë kërkuar dhe asgjë nuk kanë gjetur dhe në fund e kanë liruar, dikush ia ka mveshur që ky ka bërë ashtu.

Gjithashtu mbeta pa ju treguar që njeriu që ka qenë me mua Momčilo Trajković, të cilin e kanë emëruar për koordinator, edhe atij ia kanë mveshur përdhunimet, gjithëfarë. Unë këtë nuk e kam parë vetëm e kam dëgjuar pasi që kam shkuar në Serbi pastaj. Thonë që atë të lidhur me zingjir e kanë çuar nëpër tërë qytetin dhe të gjithë kanë pështyrë në të dhe i kanë thënë fjalë të këqija e çdo gjë. Ai njeri ka qenë dy vite e gjysmë, nuk e di saktë ka qenë në bazën Bonstillit i pafajshëm, për t’u vërtetuar më vonë që ai fare nuk ka qenë fajtor. Por kështu e kanë paraqitur si ndonjë kriminel dhe është dashur të vuaj i pafajshëm. Mbeta kur shtinë, kur kanë bastisur. Çdo gjë ata kanë nxjerrë mirëpo asgjë nuk kanë gjetur dhe pasi nuk kanë gjetur me këtë ka mbaruar. Unë jetoj në Serbi, normal babai jeton atje. Ka pasur sulme por ai më as nuk ka dashur të më tregoj. Pasi nuk ka dashur që të shqetësohem.

Pas një viti unë shkoj, pasi jam vendosur në Serbi, shkoj që të marrë disa gjëra të cilat i kisha. Kur i kemi ngarkuar gjërat, kur kam ardhur këtu në shtëpinë time, kemi zbritur kolltëkun kur ja diçka ka në të. Çfarë është tani, nga njëra anë, nga ana tjetër, diçka sharronte, e kthejmë poshtë kurse ata kanë vendosur laps kimik me atë mikrofonin. Kanë menduar se kush e di çfarë do të flas. Kush e di se si na kanë akuzuar ata ne, çfarë karakteristika na kanë dhënë, kanë menduar se kush e di çfarë flitet për politikë. Çfarë flet një grua me fëmijë dhe e kam gjetur këtë laps me mikrofon. Mua me vjen keq që nuk e kam ruajtur por atëherë në atë moment kam qenë e inatosur dhe e kam hedhur, por është dashur që ta ruaj.

Vij këtu në Serbi. Në Serbi jeta e vështirë pa shtëpi, pa punë, me fëmijë të vogël dy vjeç. Ku do shkojmë, si do t’ia bëjmë, çfarë do bëjmë? Vështirë është të jetohet edhe me të ardhura e lëre më me çantë në dorë dhe me të gjitha vështirësitë të cilat i kam bartur në shpirt. Kemi qenë një kohë të vendosur tek xhaxhai derisa nuk jemi gjindur. Babai asnjëherë nuk e ka lëshuar shtëpinë e vetë ka mbetur atje. Dhe kështu është kjo. Në 2004 përsëri ngjarjet. 2004 shtëpia ime digjet poshtë, mirë, lokali veçse ka qenë i shkatërruar kur më është zhdukë bashkëshorti pasi që ata kanë hedhur gurë, thyer xhamat, ka qenë katastrofë. Pastaj këndej xhamat të cilat me këtë minën e tromblonit, babai të gjitha këto dhe dyert, të gjithë shtëpinë e ka renovuar pasi është dashur të krijoj kushte për jetesë. 2004, me 17 mars shtëpia ime është djegur përsëri, përsëri është bërë cak. Dera e hyrjes është djegë me benzinë dhe janë bërë prush kurse janë ngritur edhe lartë në kat dhe kanë lënë letra dhe benzinë dhe kanë djegur dhe i kanë shkeluar disa lodra të fëmijëve, disa fotografi. Babai në momentin e fundit e ka vënë gjyshin në veturë dhe ka dal nga shtëpia. Për fat të mirë kanë mbijetuar.

Shtëpia e gjyshit ka qenë njëjtë. Një shtëpi pothuajse është djegur por unë nuk e di kjo shtëpia në të cilën kemi jetuar vetëm lartë në kat edhe përkundër aq shumë letrave dhe benzinës së hedhur dhe llamperia anash shkallëve, vetëm tepihu është djegur, kjo nuk ka dashur të digjet. Kështu që ka mbetur një pjesë e shtëpisë, nuk është shkatërruar. Ka qenë nga tymi por ka mundur të digjet e tëra. Kështu që familja ime në këtë periudhë ka kaluar shumë vështirë, një periudhë më e vështirë e jetës sime e cila më ka shënuar mua dhe familjen time për tërë jetën e cila me ka zhvendosur nga themelet edhe mua dhe fëmiun tim, ku nuk kemi familje normale krejt është diçka ndryshe. Ku janë familjet normale, kur janë prindërit gjallë, kur janë fëmijët e gjallë kjo është diçka më e mirë dhe më e bukur. Ja fëmija im jeton me atë hendikep që të jetoj më një prind, me atë që babai e ka humb jetë në mënyrë aq të egër pa qenë fajtor fare, por çfarë të behët. E ka pasur atë fatkeqësi që të përfundoj jetën ashtu edhe ai edhe daja, jetë të reja, që të shkatërrohen familjet, të krijohet urrejtja në mes njerëzve, luftërat janë bërë dhe askush nuk ka fituar asgjë.

Të gjithë kemi humbur edhe serbët edhe shqiptarët. Në luftë çdo herë pësojnë njerëzit e ndershëm dhe të mirë, njerëzit e thjeshtë, kurse ata të tjerët disi mbijetojnë dhe kalojnë më mirë, dhe asnjëherë askujt lufta nuk i ka sjellë të mira. Ka viktima, familje të shkatërruara, pronë të shkatërruar dhe ai që thërret për luftë është krimi më i madh. Dhashtë zoti që askush asnjëherë të mos përjetoj luftë. Kjo është diçka më e rëndë në jetë. Ky krim asnjëherë nuk është sqaruar, ndoshta dikur, do të mirret vesh ajo e vërtetë, do të del çdo gjë në dritë. Të gjithë e dijnë këtë, e gjitha dihet, shumë kanë qenë të pranishëm dhe tani më ata nuk janë, asgjë nuk mund të ndryshojmë, duhet të jetohet edhe më tutje. Ja unë prapë shkojë “poshtë”, e vizitoj shtëpinë time, shkoj gjatë kohës së pushimeve, qëndroj atje. Disa fqinjë nuk lajmërohen, me disa flas normal, korrekt pa marrë parasysh që janë shqiptarë që është, tani kjo është çështje karakteri se si secili është edukuar dhe si e sheh botën.

Nuk kam pasur asnjë dokument për vdjekjen e bashkëshortit, veçse e tregova këtë pjesë. Pasi që nuk më kanë dhënë asnjë dokument kur i kemi marrë kufomat nuk kam mundur çertifikatën e vdekjes ta nxjerri normal, mirëpo krejt rastësisht kam rënë në kontakt me punonjësit e Të Drejtës Humanitare dhe ata më kanë ndihmuar dhe ata me njerëzit nga Prishtina të cilët punojnë në këtë organizatë. Kështu që ata më kanë ndihmuar dhe unë kam shkuar në Kosovë dhe e kam nxjerrë. Me këtë kam mundur t’i fitoj edhe disa të drejta sociale për vete dhe femiun. Dhe kjo pjesë e jetës për mua është më e veshtira. Kjo është një plagë e gjallë për tërë jetën. E kam tani edhe një befasi. Kur shkova atje u befasova për të mirë. Pikërisht kur e kam nxjerrë këtë dokumentacion për bashkëshotin e ndjerë ka qenë me mua edhe një punonjëse e së Drejtës Humanitare nga Prishtina, një grua shumë e këndshme Sabina, dhe derisa kemi pritur në korridor më është afruar një grua, mua nuk më kujtohet ajo, pasi kanë kaluar shumë vite, kolege e nënës sime ka qenë mësuese me nënën time, shqiptare. Ajo më ka njohur dhe ka thënë më duhet të përshëndetem me vajzën e koleges sime. Kemi biseduar, kemi folur dhe mezi më është kujtuar dhe vërtet më ka ardhë mirë që, ky është një gjest i mirë por për mua ka pasur shumë rëndësi.

[1]  Poshtë i është thënë Kosovës nga ana e Serbëve, pasi që qendra është konsideruar Beogradi, Serbia.

 

Pjesa e dytë

Unë jetën time e kam vazhduar këtu në Serbi më fëmiun tim. Kemi ardhë me çantë në dorë dhe me fëmijën dy vjeç e gjysmë, pa punë.

Nataša Govedarica: Keni ardhur në Beograd?

Sunčica Antić: Në Beograd. Kemi jetuar një vjet e gjysmë tek xhaxhai im, unë dhe fëmiu im. Ka ardhë me ne edhe motra ime. Ajo ka qenë në muajin e nëntë të shtatëzanisë kështu që kemi jetuar një kohë, një vjet te xhaxhai. Motra ime ka lindë këtu, këtu ka qenë me bebe njëmbëdhjetë muaj. Pastaj është dashur të kthehet “poshtë” në Kosovë për shkak të punës. Unë nuk kam punë dhe jetoj nga pensioni i familjes të cilën bashkëshorti im e ka arritur përmes punës në firmën e tij. Jetojmë jetë modeste unë dhe djali im. Ai tani është djalë i madh. E ka përfunduar shkollën e mesme, ka filluar fakultetin. I kemi raportet e hapura unë dhe ai, flasim për çdo gjë. Shpesh më pyet edhe për babain e vetë. Ai e ka një kujtesë por pak i kujtohet. Vetëm e njeh babain ashtu nga fotografia, ai i ka patur dy, dy vjet e gjysmë, ashtu nga tregimet. I kujtohet ndonjëherë vetëm si detaj i kalon nëpër kujtesen e tij dhe më pyet, “Si ka qenë nënë atje e tëra?”

Çdo verë shkojmë “poshtë”, e kalojmë kohën atje. Rrijmë me babain tim, ai asnjëherë nuk e ka lëshuar shtëpinë. Gjyshi, dhe ai derisa ka qenë gjallë. Atëherë ka shpëtuar me 2004 ka qenë për një qime floku. Menjëherë pasi që kanë dalë nuk ka pasur as pesëdhjetë metra turma është futur në oborr dhe ka krijuar rrëmujë dhe gjyshi do të kishte pësuar por fati që babai ka punuar aty në shkollë kurse shkolla është menjëherë pranë shtëpisë sonë dhe kur e ka parë që këto ngjarje janë duke u afruar pranë shtëpisë sonë, ai e ka ndezur veturën e ka nxjerrë gjyshin të zbathur dhe kanë shkuar një kilometër nga shtëpia jonë. Ky vend është Berivojce ku është e martuar motra ime.

Atje ndërkaq kanë qenë protestuesit kanë bërë kaos nëpër tërë Kamenicën dhe ka ardhë edhe në Berivojce kështu që edhe motrës sime shtëpia dhe kunetëve dhe vjehrrit dyqanet që i kanë pasë [janë sulmuar]. Kjo ka qenë e shkatërruar katastrofë kurse ata kanë qenë prapa shtëpisë. Atëherë me 2014 përsëri ka qenë shtatzënë. Kjo është hera e dytë në shtatëzani i ndodhin gjëra të tilla të rënda me beben e dytë. Kishte shkatërrime, katastrofë ka qenë. Ata kanë qenë në një pjesë të shtëpisë prapa dhe derisa nuk ka ardhë KFOR-i, kështu që falemnderit prej Zotit që kanë shpëtuar jetën e tyre. Kjo në të ka lënë pasoja që pastaj që beben është dashur, që është dashur të lindë para kohe e kështu. Por falemnderit prej Zotit kjo ka përfunduar mirë. Gjyshit disa herë i kanë rënë shuplakë të fortit por kanë mundur edhe ta vrasin, por falemnderit prej zotit që ka mbetur gjallë dhe çfarë ka qenë ka qenë.

Gjyshi ka vdekur, babai jeton “poshtë”. Unë çdo verë shkoj atje. Ndonjëherë kontaktoj me ndonjë shoqe time shqiptare. Varet kjo nga edukimi nga pikëpamjet mbi botën nga të gjitha. Disa as nuk më lajmërohen, disa që kanë duartrokitur tani ndoshta e shohin ndryshe pasi asnjëherë nuk dihet se çfarë bartë koha. Edhe ato kanë pasur ndonjë tragjedi. Bashkëshorti i asaj fqinjës ka pësuar në punë, kjo është diçka tjetër dhe tani e sheh se si, çfarë do të thotë kur të humbësh dikë. Me to nuk kontaktoj. Nuk më lajmërohen as ato mua as unë atyre, kurse me disa flas mirë, shumë normal, siç kemi qenë çdoherë në marrëdhënie të mira sikurse asgjë të mos kishte ndodhur, pasi unë me to nuk kam pasur asgjë të keqe as ato me mua.

Në 2014 më ka rënduar se ku janë dhe çfarë janë dhe ku është ai vend ku janë vrarë të mijtë. Unë kam shkuar në atë vend, kam shikuar. Tani atje është një pronë private. Është bërë një sallë pasi është edhe pylli aty, por a është ai mulli apo çfarë unë vetëm kam kaluar andej. Normal sallë, shtëpitë anash, kështu është, çfarë të bëhet. Nuk mund të ndryshohet asgjë vetëm duhet siç duket mësimi nga kjo që lufta askujt nuk i ka sjellë të mira, që njerëzit njëherë të mbledhin mend. Këtë e kam thënë edhe atëherë kur kam shkuar ta lajmëroj rastin kur më është zhdukur bashkëshorti, që njerëzit duhet të mbesim njerëz. Pasi kur një kokë e krisur të bëjë diçka nuk munden një mijë të zgjuara të ndreqin këtë asnjëherë, as për një kohë, as për një jetë. Më së vështiri është kur të humben jetët e njerëze. Kjo nuk mundet të, kurse çdo gjë tjetër, prona, e tërë kjo ndoshta do të kompenzohet. Dikush do ta kompenzoj, dikush do të vazhdoj të jetoj në mjerim, varet se kush si gjindet. Por prapë këto janë disa gjëra pa vlerë. Do të fitohen por jeta e njeriut është diçka më e bukur e dhënë nga Zoti dhe duhet jeta e çdokujt që të respektohet, çfarëdo qoftë. Kështu që tregimi i jetës sime me 31 kthehet në rrjedhë të keqe dhe tani unë jam duke provuar. Nga 31 korriku 1999. Këto ngjarje më kanë prekur për tërë jetën, mua dhe fëmiun tim. Tani unë po provoj të gjejë një jetë normale, të ndërtoj me fëmiun tim. Jetojmë jetë shumë modeste, fëmiu është duke u shkolluar.

Nataša Govedarica: Çfarë ju gëzon, Sunčica?

Sunčica Antić: Po, sinçerisht më gëzon suksesi i fëmiut tim. Para së gjithash që është shëndoshë dhe mirë dhe që ka arritur të mbetet psiqikisht i shëndoshë dhe i aftë që të zhvillojë vetën dhe personalitetin e tij ashtu siç duhet. Pasi që pas të gjithave që ai i ka kaluar në atë periudhë, falemnderit Zotit ai është pjekur. Unë krenohem me të si çdo nënë me të birin, por suksesi i tij më gëzon më së shumti. Është nxënës i shkëlqyeshëm, fëmijë shembull. Tani ka diplomuar, e ka regjistruar fakultetin, i ka fituar disa çmime në garat kompjuterike kështu që mua më së shumti më gëzon suksesi i fëmiut tim. Ai është tërë jeta ime dhe për mua nuk ekziston asgjë tjetër përpos fëmiut tim, suksesit të tij, jetës së tij pasi ai veçse duhet të jetojë. Në rregull të gjithë ne duhet të jetojmë por jeta e tij është në radhë të parë.

Në jemi, unë të paktën kam pasur edhe fat, e kam pasur fëmijërën e lumtur. Me prindërit jam rritur mirë, keim pasur me bollëk, çdo gjë, pjesë shumë e bukur e jetës. Kurse ai e ka pasur atë fatkeqësi që ka kaluar pak kohë me babain e vetë. Çfarë ka kaluar ai dy vjet e gjysmë. A i kujtohet apo jo? Pas kësaj ka jetuar në kushte të vështira. E shoh unë që babai i mungon. Ai asnjëherë nuk hapet por unë e shoh që i mungon babai. Të gjitha prapavijat e tij në kompjuter janë të ndonjë burri me fëmijë, terheq balonën, tërheq patinat, nganë biçikletën, babai dhe fëmija, shkojnë në muzg apo kalojnë pranë ylberit. Pra babai atij i mungon shumë. Prapavijat e tij në kompjuter janë vetëm ato fotografi dhe asnjë tjetër. Do të thotë që në thellësi të shpirtit të tij ekziston ajo zbrazëtirë e cila e ka shënuar për tërë jetën. Ajo dashuri e babait atij i mungon shumë edhe pse unë mundohem sado që mundem të paktën si nënë, të paktën dashurinë e nënës. Atë dashuri unë nuk mund t’ia ofroj.

Unë e di se çfarë do të thotë dashuria e nënës edhe e babait. Unë ju tregova që e kam pasur fatin që të rritem me prindër në familje normale. Kurse familja jonë është e shpërndarë. Jetojmë unë dhe ai vetë, mirremi vesh së çfarë do bëjmë, si do ia bëjmë, bëjmë plane. Shpresoj që do të jetë njeri i suksesshëm. Para së gjithash të jetë shëndoshë e mirë, që të ketë familjen e vetë normale, që të gjithë të jenë shëndoshë e mirë, dhe le të mundohet pasi që çdo mundim paguhet. Nëse njeriu mundohet duhet që të arrijë diçka në jetë, të punoj ndershëm. Asnjëherë nuk e mësoj të urrej dikë, askënd, që me të gjithë të ketë marrëdhënie miqësore. Kështu edhe ai, komunikon me të gjithë. Asnjë problem nuk ka pasur as në shkollë as kështu. Një fëmijë normal solid. Është rritur vetëm me nënën, normal këtë problem e bartë në shpirt shihet që i mungon babai. Kjo është e tëra, dhe kjo tjetra që unë mund t’i ofroj, sado që mundem. Sikurse babi i tij të ishte gjallë çdo gjë do të ishte më ndryshe. Do të kishte kush të punonte edhe të fitonte, kushtet shumë më të mira t’i kishte për jetë, por kështu çfarë mundem unë. Një dallëndyshe nuk e sjellë pranverën por unë mundohem që së paku me dashurinë e nënës t’i tejkaloi ai ato momentet e vështira të cilat i ka përjetuar me dy vjet e gjysmë. Në këtë periudhë kam menduar vetëm se si ai do ta kuptoj këtë më vonë, a do të tejkaloj këtë në ditët e pubertetit. Po çfarë është duke ndodhë në shpirtin e tij unë nuk e di. Unë vetëm e shoh kështu dhe e vërej që i mungon babai. Pro nuk mundemi ne asgjë të ndryshojmë.

Nataša Govedarica: A shkon ai me ju në Kosovë? Çfarë është qëndrimi i tij ndaj kësaj?

Sunčica Antić: Shkon. E dini çfarë, ne gjatë tërë kohës, edhe përkundër [problemeve më lartë] kemi shkuar. Edhe kur e kemi lëshuar, pas dhjetë pesëmbëdhjetë ditësh kur e kemi varrosur bashkëshortin [atje], ne kemi ardhur këtu. Pas kësaj, unë kam shkuar ndoshta për një muaj kam shkuar për gjëra. Ai ka shkuar kur ka qenë Dita e të Vdekurve, pra edhe ai ka shkuar çdo vitë. Kur ka qenë më i vogël ka pasur më tepër kohë të lirë, kur ka qenë në çerdhe më duket që kemi shkuar katër, pesë herë në vitë. Kemi shkuar tek varri i Negovanit edhe kështu, atij i pëlqen të shkoj në Kosovë. I pëlqen ndoshta pasi atje ka lindur. Atje ku lindë njeriu atje e ka më së miri çfarëdo që të jenë kushtet ajo është më e bukura. Kështu që shkojmë, çdo vitë shkojmë, të tërë verën e kalojmë atje, është bukur.

I kam disa ditë kur unë për vete jam, kur arrij t’i kujtoj disa ngjarje, por mundohem që të mbizotëroj ajo e mira në mua dhe më kujtohet, nuk do të mendoj për ato gjëra. Ata që kanë bërë le të mendojnë, le të pyesin ndërgjegjën e vetë. Nuk është e lehtë të shkatërrohet jeta e askujt, nuk është e lehtë. E tani se si mendojnë ata unë me të vërtet nuk e di. Unë vetëm e di që nuk e urrej askënd. Ai person i cili është sjellë aq keq ndaj meje dhe ata njerëz të cilët kanë bërë të këqija dhe të cilët e kanë shkatërruar jetën bashkëshortin dhe dajës tim, ata le të pyesin vetën dhe ndërgjegjën e tyre kurse unë nuk jam këtu për të gjykuar askënd. Ekzistojnë gjykatat nëse do të punojnë dhe a do të punojnë ndoshta një herë do të fillojmë të punojnë që të zgjidhet kjo. Sidoqoftë, jetët e tyre nuk mund t’i kthejmë, por duhet që të mirret vesh e vërteta, por do të mirret. Asnjëherë asnjë sekret nuk ka mbetur i fshehur kurse këtë e dijnë e tërë komuna e Kamenicës. 74 fshatra i ka komuna e Kamenicës dhe të gjithë e dijnë këtë, të gjithë e kanë parë, të gjithë kanë dëgjuar, shumë kanë qenë të pranishëm dhe ata të pranishmit të cilët kanë qenë edhe ata le të pyesin ndërgjegjën e tyre. Pasi që fshehja e krimit është diçka shumë e vështirë, unë mendoj. Secili le të bëjë siç di dhe mundet dhe siç mendon që duhet.

Unë e vazhdoj jetën time ashtu siç edhe do të duhesha. Shkoj “poshtë”, qëndroj, i takoj disa miq të mi, shokë të shkollës, edhe serbë edhe shqiptarë. Të cilët janë njerëz normal, i kanë botëkuptimet normale, botëkuptimet e gjëra, kulturë, unë me ta flas normal, por kush ka ndonjë botëkuptim tjetër ai nuk dëshiron të thotë as mirëdita. Nuk e di, do të shohim, koha do të tregoj se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, çfarë do të ndodhë do të shohim. Jeta ime e ka pasur atë fatkeqësi që të kaloj ashtu dhe unë nuk jam e vetmja. Kjo më ngushëllon. Shumë familje edhe nga njëra edhe nga ana tjetër kanë kaluar keq. Disa ndoshta kanë kaluar edhe më keq, disa nuk kanë, por më vjen keq për jetët e reja të cilët e kanë humbur jetën, sidomos civilët. Pasi që tjetër është kur dikush është ushtar dhe e merr armën, lufton. Ose do të vras dikush dikë ose do të shpëtoj. Por civili çfarë mundet, asgjë. Kur të gjindet në kohë të gabuar, në vend të gabuar, unë të paktën mendoj ashtu që janë gjetur në kohë të gabuar në vend të gabuar, që e kanë patur atë fatkeqësi që të ndeshen me disa njerëz të këqinj. Që të humbim jetën në mënyrë të tillë tragjike këtë nuk e kanë merituar por kjo është kështu, e vërteta është e tillë. Çfarë mund të them?

Ndoshta njerëzit do të mbledhin mend dhe më nuk do të thërrasin për luftë. Që të munden së paku disa gjenerata të kalojnë pa luftë, që të mund të jetojnë normal, që fëmijët të kenë prindër, të shkollohen, të kemi kushte më të mira për jetë, por politikanët e bëjnë punën e tyre, në njerëzit e thjeshtë pësojmë dhe kështu që lufta askujt nuk i ka sjellë të mira ndoshta vetëm profiterëve të luftës, ndoshta atyre ju ka sjellë të mira. Neve njerëzve të thjeshtë asgjë. Nuk e di çfarë të ju them në këtë moment.

Nataša Govedarica: Nëse kjo është e tëra që keni dashur nuk keni asnjë obligim të…

Sunčica Antić: Po unë këtë në linjat më të shkurtëra pikërisht çfarë më është kujtuar në këtë moment, atë e kam thënë. Ndoshta ka edhe shumë gjëra të bukura të cilat do të mund t’iu tregoja por tani kanë mbizotëruar emocionet dhe kujtimet edhe të bukura edhe të rënda dhe e tërë kjo në mua ka lënë

Download PDF