Intro


Si hulumtues nën petkun e hartografëve, vendosëm të i hartëzojmë tregimet e qytetarëve të Prishtinës që mbërthejnë historinë e qytetit gjatë njëqind viteve të fundit. Me realizimin e njëzet e nëntë intervistave të historisë gojore, dhe me konsultimin e mbi njëqind intervistave nga arkivi dixhital i Iniciativës për Histori Gojore (oralhistorykosovo.org) dhe arkivave fotografike tjera publike dhe private, ne kemi siguruar histori personale të panumërta që i kushtojnë vëmendje ngjarjeve kryesore kulturore dhe politike që i kanë definuar konturat e identitetit bashkëkohor të Prishtinës.


Prishtina Ecë është një hartë interaktive shumëgjuhëshe, arkitektura e së cilës akomodon video, audio dhe tekst. Aplikacioni përbëhent prej katër rrugëtimeve tematike: Nga a la Turka në a la Franga; Me asfalt drejt progresit; Të ‘90-tat e gjata; Peisazhe të kujtesës, të cilat gjithsej përmbajnë tetëdhjetë e katër pika të interesit të mbështetura nga njëqind e dhjetë video të shkurtra që zbulojnë qytetin nga perspektiva e qytetarëve. Secili rrugëtim ofron përvoja të thelluara të zbulimit dhe mësimit që ushqejnë kurreshtjen për kulturat, historitë lokale dhe arkitekturën. Për më tepër, rrugëtimet inkurajojnë ecjen si mënyrë e të krijuarit të ndjenjës së përkatësisë dhe kulturës së një vendi.


Ne jemi të vetëdijshëm që historia e qytetit tonë është më e madhe se këto katër rrugëtime. Prandaj, në përputhje me metodologjinë tonë, ne do të vazhdojmë tutje mbledhjen e tregimeve jetësore. Për këtë dhe arsye të tjera, çdo seksion i këtij aplikacioni mirëpret kontributin e përdoruesëve të saj, në formë të memoareve, historive dhe arkivave fotografike. Ne e shohim këtë bashkëpunim me publikun e gjerë të jetë thelbësor për inicimin e linjave të reja të kërkimit dhe kurimit të rrugëtimeve tjera në vitet në vazhdim.


Së fundmi, do të dëshironim të falenderojmë qytetarët e Prishtinës të cilët u ulën me ne dhe i ndanë historitë nga jeta e tyre dhe na dhanë leje të publikojmë intervistat dhe arkivat e tyre fotografike private në aplikacionin për telefona mobil Prishtina Ecë.


Hulumtimi

Aurela Kadriu, Besarta Breznica, Dafina Tahiri, Donjetë Berisha, Ebru Süleyman, Erëmirë Krasniqi, Kaltrina Krasniqi 


Kuruar nga

Erëmirë Krasniqi dhe Kaltrina Krasniqi


Dizajni grafik

Studio Permanent—Nita Salihu Hoxha (Dizajni i aplikacionit mobil), Urtina Hoxha dhe Elvira Thaqi (Dizajni i hartës)


Zhvillimi i App

Frakton—Ndriçim Sadiku (Zhvillues në platformën android), Hektor Kastrati (Zhvillues në platformën iOS), Elvudin Basha – (Backend programer), Edilona Kamberi (Kontrolli i Kualitetit – Testimi), Edon Sekiraqa (Drejtues kryesor për teknologji), Albion Hasani (Menaxher i Projektit)


Prodhuar nga

Iniciativa për Histori Gojore

oralhistorykosovo.org


Aplikacioni telefonik Prishtina Ecë është një projekt hulumtues një vjeçar mbi Prishtinën dhe pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.


Këto intervista/video të shkurtëra u prodhuan me mbështetjen financiare të Instrumentit të Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP). Përmbajtja e tyre është në tërësi përgjegjësi e Iniciativës për Histori Gojore (OHI) dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.