Policia e Greenwich, Connecticut: Historia e Pestë

Një rast tjetër është thirrë policia në Greenwich Connecticut, është thirrë policia dhe është kërkuar arrestimi i Anton Çettës, çka në realitet policia ka vepruar në atë formë sepse nuk e ka ditur se çfarë është problemi edhe personat. Që unë kam qenë aty, personi që ka qenë aty u tregon policisë arsyen se pse kanë shkuar, dhe ata thonë, “Si?” Thotë, “Po, për shkak të këtij njeri që jeton në Greenwich është një familje në Kosovë e cila është e mbyllur dhe nuk guxon të dali jashtë, nuk guxon t’i çon fëmijët në shkollë, nuk guxon të bëj asgjë”. Dhe ata thonë, “Çka është kjo?” Dhe i kërkojnë atij i cili kishte kërkuar që të arrestonin Anton Çettën. Thonë, “Pse na ke thirrur këta qenkan të paqes, jo asaj qe ti ke thënë që këta kanë ardhur me të kërcënuar.” Personi që i ka shoqëruar thotë, “Jo, more, ky nuk ka ardhur me kërcënuar, se ky është një profesor i Univerzitetit, kurse tjetri është avokat shumë i njohur në Kosovë”. Ka qenë Bajram Kelmendi me të. Thotë, “Nuk kanë ardhur me kërcënuar, por kanë ardhur për këtë arsye”. Edhe largohen prej aty dhe me atë njeri nuk kemi pasur ndonjë marrëveshje. Ai është nga familja Lekaj, të komunës së Deqanit aty edhe ka filluar pajtimi i gjaqeve, aty ka qenë hasmëria, si Have Shala me grupin e saj e kanë filluar.


Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.