Tyrbja

Shtëpizë dhe mauzole, tyrbja i takon rregullit Kadırî të dervishëve, e cila është një ndër sektet më të përhapura Sufi në Kosovë. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XX dhe gjendet pranë Sahat Kullës. Modeste në dukje, përmes dritareve me grila të gjelbërt e të dekoruar mund të shihen varret e më të respektuarve të rendit dervish. Poashtu, dritarja ka një hapje të vogël që njerëzit të mendojnë dëshira dhe të kontribuojnë me të holla, duke ndihmuar kështu familjen e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e mauzolesë. Në anën e majtë të altarit janë dy dritare e dyer dhe një hapësirë e ngushtë për takime, gjithashtu një mahfil mbrapa nga ana e djathtë. Tavani i strukturës  është i drurit, nën të pushojnë katër varre, ndërsa varri i Sheikh Efendisë është i vendosur jashtë në oborrin e tyrbes.