Qyteza Pejton: Shtëpia e Hyrije Hanës

Çdo pranverë tulipanët lulëzojnë me këmbëngulje në kopshtin e Hyrije Hanës, e cila ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç kur me nënën e saj iu bashkua brigadës  “Bajram Curri” për të luftuar fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vrasjes së vëllait , ajo bëhet pjesë e Ilegalës, nëntokës politike, dhe si pasojë e kaloi rininë më shumë në burg se jashtë tij.  

Shtëpia e saj është një shtëpi modeste njëkatëshe e ndërtuar në periferinë e atëhershme të Prishtinës, e njohur si Qyteza Pejton, një emër i adaptuar nga banorët e saj bazuar në serialin e popullarizuar amerikan të viteve të ‘60-ta. Ky lloj i zonave të banimit ishte i zakonshëm në ish Jugosllavi dhe karakterizohej me dizajne atraktive të peizazheve të gjelbëruara të krijuara nga vet banorët. Edhe pse intime, ato kishin një kualitet ekspozues. Prandaj, banorët e Prishtinës pëlqenin të bënin shëtitje për të shijuar qetësinë e vendit dhe bimësinë e larmishme të zgjedhur me shije. Znj. Hana vdiq në vitin 2004, dhe shtëpia e saj është një ndër përkujtuesit e paktë e asaj që qyteza Pejton ishte dikur.