Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës frymëzon opinione polarizuese: është ndërtesa më e shëmtuar ose është ndër ndërtesat më unike. E përfunduar në vitin 1982, krah për krah me kampusin universitar, çdo vendim estetik në pjesën e jashtme dhe të brendshme u bë me kujdes nga arkitekti i saj Andrija Mutnjakoviq. Duke inkorporuar modulin kub dhe kupola, Mutnjakoviq kishte për qëllim të komunikonte me stilin arkitektonik dominues, i cili deri në atë pikë ishte sakral. Ndërtesa i takon lëvizjes së re të regjionalizmit, e cila dihet se referohet në elementet arkitekturore rajonale, të cilat i asimilon përbrenda stilit modernist. Biblioteka nuk është vetëm shtëpi e librave, por edhe bimëve që marrin dritë natyrore përmes nëntëdhjetë e nëntë kupolave të pleksiglasit.