Universiteti i sapo themeluar i Prishtinës nuk kishte mundësi të strehonte të gjitha departamentet universitare në kampusin e saj në qendër. Si alternativë, Fakulteti teknik u ndërtua në fundin tjetër të qytetit. E dizajnuar në vitin 1972, béton brut i ekspozuar i ndërtesës ishte qëndrim i shprehur nga ana e arkitektit të saj, Edvard Radnikar, student i Le Corbusier, gjë që kontribuoi në shtrirjen e prezencës stilistike të brutalizmit në qytet. Modifikimet e fasadës së ndërtesës kanë zënë vend në vitin 2017, poashtu edhe protestat që kundërshtonin këtë akt. Ndërtesa ka ruajtur funksionet primare, por nuk është më brutaliste në stil.