Kisha Katedrale e Krishtit Shpëtimtar

Krishti Shpëtimtar është një kishë ortodokse serbe e papërfunduar në qendër të qytetit, pranë Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare. Megjithëse, në kohët bashkëkohore kishat ndërtohen rrallë në kampuset universitare, ndërtimi i Kishës filloi në vitin 1995. Në Jugosllavinë e Millosheviqit, feja dhe shteti bashkëvepronin ngushtë me njëra tjetrën. Prandaj, Komuna e Prishtinës i lëshoi një leje ndërtimi dhe i dha në pronësi tokën Kishës Ortodokse Serbe. Si konsekuencë, në vitin 2017 pas disa vitesh betejë gjyqësore, Gjykata e Apelit në Kosovë e refuzoi ankesën e Universitetit të Prishtinës lidhur me kërkesën për pronësi, duke lënë jetën e kësaj strukture pezull  për vitet në vijim.