Në vitin 1993 Fondacioni Soros Jugosllavia, me qendër në Beograd, hapi filialen në Prishtinë, me qëllim të ndihmojë me programe të ndryshme, përfshirë edhe përgaditjen e mësimdhënësve për të ashtuquajturin sistemin paralel të arsimimit, të krijuar nga shqiptarët në Kosovë. Organizata gjithashtu u establishua që ta lehtësojë dialogun ndërmjet intelektualëve shqiptarë dhe serbë, si dhe të mbështes publikimet mbi gjendjen në Kosovë. Fondacioni Soros ndihmonte edhe gazetën “Koha”, e cila në vitin 1990 botohej dy herë në muaj, më vonë, në mars të vitit 1997 u shndërrua në gazetën ditore “Koha Ditore”. Adresa e fondacionit ka ndryshuar shpesh, por ajo që mbeti në kujtesën e të rinjëve në fund të viteve ‘90-të është një vilë e madhe në lagjen Dardania ku mbaheshin debatet dhe klubet letrare, punëtoritë për gazetari, vizatim dhe aktrim.