Konaku i familjes së Koxhadishëve është lloj i shtëpive ku jetonin familjet tregtare osmane. Si e tillë, i ka të gjitha aspektet e pallateve klasike osmane, ka konturat e saj të punuara nga druri, oborrin, dhe ornamentet e punuara me delikatesë. Shtëpia daton nga shekulli XIX dhe sot shfrytëzohet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.