Post-Pesimistët

Kur Leonard Cohen u pyet në një intervistë nëse ai ishte optimist apo pesimist, ai u përgjigj se ishte një post-pesimist. I frymëzuar nga përgjigjja e Cohen, një rrjet i të rinjëve në Kroaci, Bosnje dhe Herzegovinë, Serbi dhe Kosovë vendosën të emërojnë vetën “Post-pesimistët”. Të rinjtëve të Prishtinës, pjesëmarrja në një rrjet rajonal, ua mundësoi  të transcendojnë pesimizmin që mbretëronte në vitet e ‘90-ta. Duke adresuar çfarë mungonte në nivel vendor, “Post-pesimistët” plotësuan boshësinë kulturore dhe arsimore të lënë nga shtëpitë-shkolla. Aktiv nga viti 1995 deri në vitin 2003, “Post-pesimistët” organizuan ngjarje kulturore, koncerte dhe ekspozita, si dhe punëtori të ndryshme të fotografisë dhe gazetarisë. Aktiviteti i tyre kryesor ishte publikimi i revistës me të njëjtin emër “Post-Pesimistët”. Në fillim, zyra e tyre ishte aty ku ndodhet kafeneja “Strip Depo”, më vonë në ish rrugën “Divan Jolli” dhe pas luftës, në zonën banesore Santea.