Fakulteti Filologjik

Ngjashëm me shkollat e arteve liberale, kur departamenti i filologjisë ishte themeluar në vitin 1960, kishte qenë pjesë e Fakultetit të filozofisë. Ato u bënë programe të ndara në vitin 1989. Edhe pse nuk dihet shumë për historinë e arkitekturës së ndërtesës, dizajni mbart ngjashmëri me Villa Savoye të Le Corbusier, një shembull i arkitekturës së hershme moderne Evropiane. Aspekti më impresiv i ndërtesës është hyrja kryesore. Mbështetja e volumit të pezulluar të katit të dytë me kolumna vertikale dhe e ndihmuar me kulmin e lehtë prej betoni, hyrja bëhet një hapësirë e mezohapur me një bahçe të integruar ku studentët mund të shoqërohen dhe relaksohen. Ndërtesa si tanësi strehon shumë departamente, nga studimi i gjuhëve deri në matematikë, edhe pse i kanë hyrjet e tyre të ndara, ato janë të lidhura përmes koridoreve, shkallëve dhe hapësirave të ndërlidhura.