Salla e Sporteve “1 Tetori”

Të gjitha qytetet e Kosovës kanë një sallë  sporti të ndërtuar në mënyrë identike. Projektuar nga Miroslav Çoçanoviq, salla e sporteve në Prishtinë u inagurua në vitin 1976, duke i sjellur dobi qytetarëve dhe komunitetit të sportit. E ndërtuar në linjë me projektet të tjera të rëndësishme arkitekturore të viteve ‘70-të, ishte emëruar “25 Maji” në nder të Ditës së Rinisë Jugosllave, gjë që ishte edhe ditëlindja e Marshall Titos. Historia politike e kësaj hapësire është e pasur: Me revokimin e autonomisë së Kosovës përbrenda Jugosllavisë në vitin 1989, studentët shqiptar u mbyllën brenda në shenjë solidariteti me minatorët e Trepçës, duke shndërruar terrenin e sportit në terren të rezistencës. Sot, salla e sporteve është riemëruar “1 Tetori” për të përkujtuar protestat e studentëve të mbajtura me 1 tetor, 1997 që kishin si kërkesë kthimin në objekte shkollore, e drejtë kjo e cenuar nga regjimi i Millosheviqit.