Mëhalla pranë qytetit të vjetër njihej si Varosh, në të ndodhet kisha e Shën Nikollës, e vetmja kishë ortodokse që ende vepron në qytet. Është ndërtuar në vitin 1830, fillimisht pa kube dhe kambanore, në themelet e një Manastiri të vjetër serb. Ikonostasi mendohet të jetë punuar nga një mjeshtër i Dibrës së Maqedonisë Veriore. Kisha tradicionalisht i ka shërbyer kongregacionit ortodoks serbë nga Prishtina. Është ndërtesë drejtkëndëshe e ndërtuar nga gurë të përpunuar, ka një enterier të përforcuar me shtylla dhe një aksi të altarit. Hyrja kryesore e kishës gjendet nga ana perëndimore, ajo është e dekoruar me trëndafila dhe forma gjeometrike, ndërsa kubeja i është shtuar strukturës në vitin 1990. Sulmet ndaj kishës në vitin 2004, i shkaktuan dëme serioze duke e zhveshur atë në tulla dhe gurë. Më pas dritaret, dyert dhe kulmi i janë rindërtuar në tërësi, gjë që mundësoi rifillimin e mbajtjes së meshës në vitin 2010. Kisha është e hapur për vizitorë çdo pasdite.