Kazanxhinjtë

Në prag të Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Prishtinës ekzistonin mbi treqind dyqane zejtare. Dyqanet ishin kryesisht të ndërtuara nga tjegullat, qerpiçi dhe druri, pjesa e përparme e të cilave ishte e zbukuruar në stilin oriental dhe me qepena. Kazanxhinjtë merreshin me përpunimin e bakrit dhe plumbit, nga të cilat punonin enë të ndryshme shtëpiake për shitje. Ka pasur dy lloje të kazanxhinjëve në Prishtinë, vendasit dhe ata që vinin nga Prizreni në Prishtinë për ta ushtruar këtë zanat. Të gjitha punëtoritë e tyre ishin në skajet e qyteteve sepse puna e tyre perceptohej si jo shumë higjenike. Dyqanet e tyre kishin një oxhak, një vend për vegla dhe një hapësirë për të shitur prodhimet e tyre. Të mësuarit për t’u bërë kazanxhi me sa duket ishte shumë i vështirë;  zgjaste përafërsisht gjashtë vjet. Gjëja e parë që fillestarët mësonin për të punuar ishte tepsija. Pas kësaj, kazani, gota, paisje për një dyqan berberi, gjëra për banjë, kuti për sheqer, xhezve për kafe dhe aksesorë liturgjik. Shumica e zejeve nga kjo kohë nuk ekzistojnë më ose janë përsosur aq shumë saqë nuk konsiderohen zeje por art.