Grand Hoteli

Ku Grand Hoteli qëndron sot, në sytë e qytetarëve të vjetër të Prishtinës, aty ishte fundi i qytetit. Duke e marrë si pikënisje këtë pikëpamje, arkitekti vizionar Bashkim Fehmiu dhe kolegët e tij Dragan Kovaçeviq dhe Misha Jevremoviq e kanë riimagjinuar fundin e qytetit si një qendër të re. I ndërtuar në vitin 1978, Grand Hoteli është një nga projektet më të njohura arkitekturore deri më tani. Pamja e ndërtesës projektonte pushtet dhe progres, ndërsa çdo aspekt i brendësisë ishte dizajnuar posaçërisht për të. Duke i dhënë një pamje luksoze, hoteli u bë një pikë takimi për poseduesit e kapitalit politik dhe kulturor. Një numër i madh i artit vendor u komisionua për të veshur enterierin e Grand Hotelit, kjo e energjizoi tregun e artit të menaxhuar nga shoqatat e artit të subvencionuara nga shteti. Disa nga veprat e blera në këtë periudhë ende janë pjesë e enterierit. Sot, identiteti arkitektonik i ndërtesës mbetet i paprekur, por privatizimi i tij në vitin 2008 ka lënë gjurmë të dukshme në krahun e majtë të tij.