Mehmet Aliu-Hertica ishte një javë larg nga bartja në shtëpinë e re bashkë me familjen e tij, kur atë e pyetën nëse profesorët e gjimnazit “Sami Frashëri” mund të mbanin një takim aty pasi nuk kishin ku tjetër të shkonin. Meqenëse, legjislacioni i regjimit të Millosheviqit e bëri gjuhën serbe gjuhë zyrtare të Kosovës dhe i largoi të gjithë shqiptarët nga shërbimi publik në vitet 1990, shqiptarët u përjashtuan gjithashtu edhe nga shkollat. Deri në shkurt të vitit 1992, shqiptarët krijuan të ashtuquajturin sistem paralel të arsimit të organizuar kryesisht në shtëpi private. Shtëpia e re e familjes Hertica u bë gjimnazi “Sami Frashëri” ku mësimi zhvillohej në tri ndërrime. “Më nuk mund ta imagjinoja të jetoja në atë shtëpi,” tha zoti Aliu-Hertica, “edhe nëse studentët do të largoheshin një ditë.” Kjo përvojë kolektive kishte ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme nocionin e shtëpisë. Shtëpia e familjes Hertica ishte djegur nga ushtria e regjimit të Millosheviqit gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe që atëherë mbetet në hi.