Gjimnazi “Xhevdet Doda” është ndërtuar në fillim të shekullit të XX-të dhe ka shërbyer si burg në periudhën midis dy luftërave botërore. Ka akomoduar shkolla të ndryshme deri sa përfundimisht u bë shtëpi e gjimnazit “Xhevdet Doda” deri në vitin 2007. E vendosur në zemër të qytetit, gjatë viteve të ‘90-të, ishte shkolla e vetme e mesme në gjuhën shqipe që regjimi i Milloshevqit kishte lejuar të mbetet në objektin e saj. Kjo ishte një manovër propagandistike nga regjimi që pohonte se kinse shqiptarët po bënin jetë normale. Shembja e ndërtesës në vitin 2008 për ti hapur rrugë ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza, një propozim i parashtruar nga Presidenti Ibrahim Rugova, treti tërësisht historinë e pasur të asaj nërtese.