Hamami i Madh

Ndër aspektet më atraktive të qytetit të Prishtinës për një kohë të gjatë ka qenë Hamami i Madh. Përtej funksionit sanitaro-higjienik, hamami shërbente si vendtakim për qytetarë. Mendohet se deri te ndërtimi i tij ka ardhur si pjesë e kompleksit të Xhamisë së Madhe në shekullin XV-të. Arkitektura e hamamit karakterizohet nga pesëmbëdhjetë kube, që janë burimi primar i dritës. Thuhet se e shtuna ka qenë ditë kur gratë dhe vajzat janë mbledhur për t’u larë dhe argëtuar. Aty poashtu zhvillohej ceremonia e përgatitjes së tyre për nusëri. Gjatë kohës së drekës vajzave u sillej ushqimi por ishte vështirë të identifikoheshin nga avulli i dendur që kaplonte hapësirën. Në vitet ‘60-të, hamami mbyllet dhe me të treten ritualet e banorëve të qytetit të vjetër.