Elektro Kosova/ Lepa Brena

E veshur në mermer të bardhë dhe xham të zi me shkëlqim, Elektro Kosova prezantoi tipare të reja në arkitekturën e qytetit. E projektuar nga Zoran Zakiq dhe Dragan Kovaçeviq, u inagurua në vitin 1984. Duke qenë e  gjatë dhe gjithnjë e freskët si një pishë e bukur, qytetarët e Prishtinës ishin të shpejtë ta emërtonin Lepa Brena, që në përkthim do të thotë, “Pishë e Bukur”. Lepa Brena ishte një këngëtare e njohur pop-folk në Jugosllavi dhe pëfaqësonte rrymën folklorike të Shumadisë. E gjatë dhe bionde, ajo  përmbushte standardet e bukurisë të asaj kohe. Meqenëse simbolizonte kitch me nëntone nacionaliste, emërtimi i ndërtesës së Elektro Kosovës Lepa Brena nga qytetarët e Prishtinës shpërfaqte një sens të humorit dhe neveri për kohërat që po vinin.