E themeluar në mesin e viteve të ‘80-ta, me gjithsej 167 ulëse, Teatri i Kukullave Dodona iu përkushtua nevojave kulturore të të rinjve. Dy regjisorë të mirënjohur të teatrit, Borisllav Mrkshiq dhe Melihate Qena krijuan trupën e shkëlqyer të aktorëve të teatrit për fëmijë. Në fillim të viteve ‘90-të, të dëbuar nga Teatri Popullor Krahinor dhe Universiteti i Prishtinës, trupa e aktorëve shqiptarë dhe studentët e departamentit aktrimit kaluan me ushtrime në Teatrin e Kukullave Dodona. Gjatë kësaj dekade, Dodona punoi në dy ndërrime: në mëngjes, vuri në skenë shfaqje për fëmijë, ndërsa në mbrëmje, drama dhe komedi për të rriturit. Për shkak të buxhetit të mangët, produkcioni i shfaqjeve ishte i dobët, por publiku vazhdoi të shkonte sepse Dodona ishte një nga vendet e pakta që në atë periudhë mundësonte jetë kulturore për shqiptarët.