Në lagjen e njëjtë me Teatrin Dodona u hap Qendra Kulturore dhe Galeria Dodona. Hapësira kulturore dhe ekspozuese u vë në dispozicion për artistët vizuel dhe ishte aktive gjatë viteve 1997 – 1999. Galeria Dodona u bë një pikë takimi për artistët e të gjitha gjeneratave dhe arteve të mediumeve të ndryshme. Bota e artit që gravitonte drejt Galerisë së Arteve të Prishtinës në Boro dhe Ramiz në vitet ‘80-të gjeti shtëpi në Galerinë Dodona. Po ashtu, ishte një vend për studentët e formësuar dhe të diplomuar në departamentet e artit të cilët nuk mund të shfaqnin më punën e tyre në Galerinë e Prishtinës. Hapësira kulturore u mbështet nga Fondacioni SOROS dhe u drejtua nga Alisa Maliqi, arkitekte e re në atë kohë. Në jetën e saj të shkurtër, Galeria Dodona prodhoi tridhjetë ekspozita dhe organizoi një mori ngjarjesh kulturore.