Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut

I themeluar në vitin 1989 nga një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut dhe ish të burgosurve politikë të Jugosllavisë, KMDLNJ luajti një rol kyç në dokumentimin e rasteve të abuzimit të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë regjimit të Millosheviqit. Këshilli kishte një rrjet të aktivistëve që draftonin raporte dhe prodhonin dokumentacion fotografik mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të Kosovës. Zyra ishte e vendosur në rrugën që sot njihet “Bajram Kelmendi”, në medrezenë e qytetit të vjetër, e cila është zgjeruar në institutin e studimeve islame. Sot, zyrat e tyre mund të gjenden në qendër të qytetit në këndin e luleve të sheshit “Nënë Tereza”.