Dizajnuar nga Shefqet Mullafazliu dhe Svetomir Popoviq në vitin 1970, ndërtesa e zyrave të Bankkos-it është organizuar në një strukturë dy krahëshe. E ndërtuar në udhëkryqin që lidh tri rrugë kryesore të qytetit, plani i fluturës i lejon këmbësorët të kenë vizurë të qartë, pavarësisht se ku qëndrojnë. Kjo qasje u mirëprit nga komuniteti arkitektonik, i cili e konsideronte këtë zgjidhje inovative për kohën. Veshur nga një mermer i gjelbër vendor, fasada ishte tipari më karakteristik i ndërtesës. Ndërtesa shërbeu si bankë deri në vitin 1999, dhe në vitet në vijim u privatizua por nuk mirëmbajt. Në vitin 2016, studioja arkitekturore Tiki Design, e kryesuar nga arkitekti Adriatik Bytyqi ndërhyri në fasadën dhe brendësinë e saj, duke akomoduar për atë që sot është një dyqan rrobash.