Banka Qëndrore

Në linjë me parimet Metaboliste, atë të ndërlidhjes së strukturave të mëdha, Banka Qendrore kishte për qëllim të komunikonte në mënyrë hapësinore me Grand Hotelin përmes peizazhit të gjelbër dhe një platoje të përbashkët. E dizajnuar nga Halid Muhasiloviq në vitin 1976, tiparet e shquara moderniste së bashku me ndërtesat e tjera që e rrethojnë atë përbëjnë konturat e rrugëve kryesore të qytetit të ri modern. Pjesa e jashtme e Bankës Qendrore mbeti mjaft e paprekur, përveç disa ndërhyrjeve të vogla në hyrjen kryesore të saj. Ndërtesa dikur njihej si SDK – Služba Društvenog Knjigovođstva [Shërbimi i Kontabilitetit Shoqëror].