Arkivi komunal i Prishtinës, i njohur si Shkolla e Mesme Teknike ndodhet në njërën nga lagjet më të vjetra të qytetit, të quajtur Mektepler [Shkolla]. Godina mendohet që është ndërtuar në pjesën e dytë të shekullit XIX. Struktura e saj ka tipare neoklasike, me dekore simetrike dhe të thjeshta në fasadë. Përgjatë ciklit jetësor të saj, ndërtesa ka ndërruar shumë destinime: ka shërbyer si burg gjatë sundimit osman, si shkollë ekonomike dhe e zanatit pas Luftës së Dytë Botërore, dhe si konvikt i shkollës së mesme “Ivo Lola Ribar”, sot shkolla e mesme “Sami Frashëri”, me vendndodhje poshtë saj në anën tjetër të rrugës. Gjatë luftërave jugosllave, ndërtesa shërbeu si strehimore për refugjatët serb nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina për një periudhë afër një dekade. Pas vitit 1999 është shndërruar në Shkollën e Mesme Teknike, më pas Komuna e Prishtinës në vitin 2004 ia ndërroi destinimin në arkivë komunale.