Pajtimi merr kohë: Historia e tetë

Por e kemi një rast që nuk na e ka falë në New York. Është një rast që nuk është falë, dhe nuk na ka pranuar. Dhe ka qenë një veprimtar i dalluar edhe sot e mban veten shumë lart si veprimtar i çështjes kombëtare. Por as që na ka pranuar, edhe pse si ndërmjetësues e kam pasë dërguar disa herë Metë Bajraktarin që të bisedon me atë familje, sepse janë të lidhur kështu miqësisht. Ajo familje nuk e ka falë. Familja Osmani në New York, nuk kemi arritur marrëveshje. Ata kanë një vrasje këtu në New York dhe nuk është arritë fare marrëveshje me të. I kemi lënë anash për shkak se e pamë se e kotë, dhe nuk mund ta ndalnin grupin këtu edhe për 30 ditë tjera për një familje. Nuk donë me falë, nuk donë me falë! Por ishte e pa pritshme edhe për grupin se në atë kohë njëri prej anëtareve të familjes ishte shumë aktiv në Ligën Qytetare Shqiptare, ishte në kryesi dhe merrej me çështje kombëtare e me gjitha ato, dhe nuk pritej prej tij me ba një gjë të tillë. “Duhet me më dhanë kohë”. “Po, ku mundemi me të dhënë kohë na ty? Neve na kushton këtu”. Ne donim t’i dërgonim për Kosovë andej edhe s’i kemi shkuar më kurrë, edhe është mbet ashtu në heshtje.


Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.