Mosdurimi i Xhavit Kabashit: Historia e shtatë

Kemi pasë një rast që ka qenë, ku e kanë prerë në fytyrë. Edhe ai thoshte, “E me ua falë unë ju, a më hiqen këto?” Kishte disa shenja në fytyrë ku e kishin prerë. Qysh i ka ra gjatë asaj ngatërrese edhe ai. Ka qenë një rast për një kohë shumë të gjatë edhe nuk pranonte në asnjë mënyrë. Njëri prej anëtareve të grupit tonë të “Shpresës”, Xhavit Kabashi e dëgjonte, ai e kishte shok atë person. E kishte shok edhe kishte kaluar një kohë mjaft të gjatë bashkë. E dëgjonte edhe hiç nuk i ndërhynte. Dikur kur e pa që na lodhi, me u marrë me atë njeri katër orë gjithë ai grup, u çua në këmbë Xhaviti dhe i shkon Anton Çettës afër i thotë, “Profesor,” dhe ai thotë, “Urdhëro Kabash!” “Zgjatma atë dorë,” ai ia jep dorën, “hallall të qoftë! Po kush p’e pyet këtë”? Njerëzit, “Ngadalë Xhavit!” “Po kush po e pyet? More, këtë laper, katër orë ky laper, po ky nuk ka ndërgjegje. Po ky ka ikë prej Kosove, ka qenë i dënuar atje, ka ikë bashkë me mua. Kemi ardhur këtu. Ky në vend që me qenë i pari, ky na .”nxjerr telashe, ‘Kush ma heq mua?’ po shko te mjeku bëje operacion. Pse, a po ta paguajmë ne a? Paguaje vet. Nëse ke pare paguaje vet, po nuk pate rri qashtu se boll mirë je. Ke grua, ke fëmijë. Hajt mos më shurdho!” Fillojnë të gjithë me qesh aty. Tha, “Punë e madhe ajo”. Dikur ai nuk kishte nga të ia mbante dhe u çua ia dha dorën, tha, “Po pasi ta fali ky nuk po kam çka me bë”. [Kabashi] Tha, “Le që ia fali,” po tha, “thuaju atyne që ky ka punë me mua, unë i kam borxh, e jo ata të merret me mua”, i thotë. U çua edhe ai dhe ia dha dorën dhe tha, “Profesor, falë të qoftë”. Kemi pasë lloj rastesh.


Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.