Mbi solidaritetin ndërnjerëzor përgjatë Fushatës së Pajtimit: Historia e Njimbëdhjetë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Dy rrëfime shtesë: Ky është rrëfimi i njimbëdhjetë mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Ka shku kohë e gjatë tash po harrojnë njerëzit çka ka ndodhë, e nuk u kanë lehtë dy vjet, dy vjet nuk u kanë lehtë. Të gjitha shpenzimet i kem ba, familjet na kanë përkrahë se të gjitha shpenzimet i kem ba prej familjeve tona, secilin e ka përkrahë familja e vet. I mledhshim paret pagujshum taksi ose i qitshim benzinë, ni kerr e kem pasë në disponim vazhdimisht. Është ni veprimtar që ka punu me neve në Këshill, ai u kyçë ma vonë, por ai ka ardhë me paraqit ni rast edhe a din, na ka pa, na blejshum bukë të furra e Mikelit, buka e nxehtë e hajshum thatë na knaqke, kur erdh ai na gjet t’u hangër bukë, tha, “A bon me iu vetë diçka?” Po i thojmë, “Urdhno!” Ai ma i vjetër se na, tha, “Do djem e do çika të reja që po punojnë me i pajtu gjaqet, ku muj me i gjetë?” “I ke gjetë. Qata jem na”. “Çka jeni tu ba ju, a bukën thatë po e hani a?” “P’e hamë edhe po na kënaqë”. “Pritni,” tha, “pak”, i kish ble do qebapa e na i pruni, tha “Unë,” tha, “i kom tre vllazni jashtë, në Austri, për sa të jonë ata atje,” tha, “ju ma bukën thatë s’keni me hangër”.

Domethanë, u kanë njeri i mirë shumë, ai na ka ndihmu shumë se kerrin ma ka lanë mu në disponim, ma ka pru çelësin kopje se veç unë kom pasë leje të kerrit në atë kohë edhe e mushke me naftë e lejke para dyerve të shpisë të vet thojke, “Kur s’kom kohë unë me ardhë me juve, merre kerrin shlirë as mos vet”. Nana e vet u kanë e vjetër, hiç… a din, kur u kthejshum e lejshum kerrin veç i kallxojshum, “E lashë kerrin”, “O mos kallxoni hiç!” Thojke, “Merrni, kryni punë”. Se ai s’mujke me ardhë, ai si zdrukthëtar punojke, kur mujke vike, kur s’mujke kerrin na i jepke gjithë, qat’ kerr e kemi pasë në disponim edhe kerrin e profesorit Ismail.

Edhe ai vazhdimisht e ka marrë kerrin e vet kur ka mujtë edhe ai Selatini [Sheqiri], por në atë kohë s’kanë pasë kerre të mira kërkush, qato çka jonë kanë. Tani terreni i keq nëpër do fshatra, për shembull me shku ti përpjetë me qato kerret e atëherit, pak problem, u dufke me lanë koxha poshtë e me ecë kamë, tani edhe me i gjetë shpijat problem se ksajde në këto katunet e rrafshit s’e kishum problem. Mirëpo, thashë në qat’ fillim se tani dikur bonum pak autoritet, edhe na pajshin e e dishin që dikun dikuj ja kem mësy, ose dikush që ka pasë rast nashta edhe ai kish qef me shku na, a din na s’e dishum po e kalojshum ata edhe tash ata tregojshin njerëzit që, “Po edhe qaty ka ni rast”.

[…] Qe në Pleshinë kur kem shku, tha ajo plaka që kish me falë gjakun e djalit tha, “Unë kom menu,” tha “që ju s’po doni me ardhë te une”. Thamë, “Jo, more s’e kemi ditë na”. Tha Jo, gjithkun jini kanë veç te unë nuk vishit”. Ajo iu kish pasë thanë djemve të vet që, “Unë po du me e falë gjakun,” e ata ja kanë dhanë miratimin, si kem shku ditën e parë ajo e ka falë gjakun.