Kthehen tek dërguesi: Memorialet e Luftës së Dytë Botërore dhe qytetet në kartolina

Pjesa e parë


E fillojmë eksplorimin e kolekcionit të kartolinave, Kthehen tek Dërguesi: Njëqind vjet Kartolina nga Kosova, duke shikuar kartolinat e memorialeve të Luftës së Dytë Botërore, të cilat ishin, dhe janë të pasura me shënjues të identifikuesve kombëtarë, të hapësirës dhe kohës, aq sa dhe të tjerat, memorialet e reja dhe të vjetra.

Në vitin 1970 ishin mbi 400 memoriale për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë. Pas luftës, filluan të shfaqen pa plan, duke filluar nga pllakat përkujtimore deri te varrezat, fontanat komemorative, ndërtesat dhe bustet. Në vitet e hershme të 1960, një lloj i ri i monumenteve, të planifikuara nga liderët regjional Jugosllav, të dizejnuara nga artistë të njohur të cilët promovonin një estetikë abstrakte dhe moderne. Këtu fokusohemi në tri prej tyre të cilat kanë një rëndësi më të madhe simbolike: së pari si memoriale të luftës çlirimtare 1941-1945, në të cilën, ndryshe nga koha “kur populli i Kosovës ka luftuar ndarazi […], serbët, malazezët dhe shqipëtarët dhe turqit për herë të parë luftuan së bashku, falë klasës punëtore dhe avant-gardës, Partia Komuniste e Jugosllavisë” (Kosovo/Kosova, 1974, p. 479); e dyta, si prurje arkitektonike dhe shënjues estetik i qyteteve kryesore të Kosovës.

Vala e ngjarjeve politike që shpiu Kosovën tek krizat e 1990-tës deri tek lufta e 1998-99, nuk ishte miqësore me memorialet e Luftës së Dytë Botërore: ato u shkatërruan apo u bënë të padukshëm nga neglizhenca, si simbole të ideologjisë së Jugosllavisë Socialiste të një bashkimi supra-nacional, të cilat nuk qëndronin më – në fakt, ishin demonizuar nga grupe të caktuara. Kartolinat nën posedimin tonë kanë vlerën e burimeve arkivore: ato kthejnë në domenin publik monumente të cilat janë shkatërruar apo janë bërë të pariparueshme, rrënojat e pushtetit poshtë-lartë, planet zhvillimore moderne të Kosovës Socialiste, duke i prezantuar ato në një kontekst i cili më nuk ekziston.

I vështrojmë këto memoriale pa nostalgji. Distancën e tyre prej soc-realizmit, si punë moderne që shpesh janë konsideruar si të arritura të larta artistike që duhet ruajtur, kjo nuk i bën ato më pak ideologjike, apo të shkoqitura nga konteksti i tyre politik. Lokacioni i tyre, struktura fizike, koha e ndërtimit, kush i ka ndërtuar dhe pse, përdorimi i tyre, në përgjithësi, gjithçka që ka ndodhur prej që kanë “lindur” deri sa ato të “vdesin”, përfshi këtu edhe kujtesën që është e lidhur me të, si e tillë është me vlerë.

Dhe çfarë na mundësojnë këto kartolina janë gjurmët: të reprezentimeve të mundshme dhe të ndryshme të hapësirave fizike apo simbolike të organizuara rreth memorialeve; të atyre që kanë prodhuar kartolinat; dhe mbi të kaluarën e kontekstit politik dhe shoqëror, të cilin mund t’a kuptojmë përmes fragmenteve enigmatike tekstuale të shkruara në pjesën e pasme të kartolinave nga njerëz për të cilët nuk dijmë shumë, por sidoqoftë tekste të cilat vijnë tek ne nga një e kaluar për të cilën kemi kujtesë.