Mehmet Kraja

Prishtinë | Date: 4 nëntor, 2014 | Duration: 130 min.

Di vetëm një gja, që një kushërini ynë plak ka qenë, e maj n’mend shumë mirë – Selimi. Ai mendonte që dielli dilte nga një vrimë n’Maranaj – Maranaj janë male mi Shkodrën – edhe përfundon dhe futet në një vrimë tjetër pas Rrumnise, edhe kjo është bota, s’ka tjetër, kaq është bota. Nëse ishte mbyllur rruga për Shkodër, kurrë s’kishte dalë prej katunit, s’kishte shku kurrë kërrkun n’jetë t’vetë. Këta njerëz kishin në mendjet e tyre, kishin Shkodrën dhe asgja ma shumë se kaq. Me shumë vështirësi u integrun, shumë vonë fillunë të integroheshin në ato hapësirat ku realisht, politikisht i nxorri historia që të jetojnë. Është një vend ku ka lëvizë kufini dhe kufini ka qenë një mallkim dhe njëhkohësisht ka qenë një legjendë… për te janë thurrë edhe legjenda, ka qenë një mit.


Jeta Rexha (intervistuesja), Kaltrina krasniqi (Intervistuesja/Kamerë)

Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: dhjetë romane, pesë përmbledhje me tregime, dhjetë drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë.

Mehmet Kraja

Fëmijëria

[Pjesë e prerë nga video-intervista: intervistuesja e pyet të intervistuarin për fëmijërinë e tij.]

Mehmet Kraja: Unë kam lindë… fëmininë e kam kalu deri në moshën 15 vjeçare në Krajë, dhe janë fshatra afër liqenit t’Shkodrës. Ka qenë një fëmini pothuajse e ngjashme me fëmininë e njerëzve gjeneratës sime, fëmini e vështirë me shumë dëshira dhe me pak mundësi. Vendi ku jam rritë unë ka qenë një vend pak specifik, është nji zonë kufitare dhe pranë liqenit t’Shkodrës. Ka një shpërpjesëtim brenda. Është hapsinë shumë e bukur, shumë e kandshme por jetohet shumë vështirë. Ky shpërpjesëtim i brendshëm ndoshta m’ka ndjekë tanë jetën sepse vazhdimisht e kam pasë këtë kundërshti brenda në mes asaj që është ideale dhe asaj që… edhe pamundësisë t’njeriut për ta arritë ate. Është nji gja që me kohë, ajo bahet pjesë e karakterit t’njeriut.

Megjithatë, nga ajo periudhë maj n’mend gjana interesante, disa gjana janë… kufizohen me realizmin magjik do ta quajsha unë sepse jam letrar dhe andej m’shkon mendja. Janë gjana që marrin dimenzion gati fantastik domethanë. Njerëzit aty kanë jetu në nji botë relativisht… jashtëzakonisht t’mbyllur. Ne kemi pasë përballë Shkodrën të cilën nuk kemi shku kurrë edhe t’cilën e kemi shiku gjithmonë nga ato naltësitë tona, dhe t’cilën njerëzit tanë e kanë andrru, por s’kanë pas t’drejtë ta shijojnë. Ajo pastaj, me kohë merr… ai kufi që i ka nda zonat tona me Shqipërinë diku fillon merr përmasa mitike dhe ndonjëherë, merr përmasa t’çuditshme të një fantagozmërie.

Di vetëm një gja që në kushërini ynë plak ka qenë, e maj n’mend shumë mirë – Selimi. Ai mendonte që dielli dilte nga një vrimë n’Maranaj. Maranaj janë male mi Shkodrën edhe përfundon dhe futet në një vrimë tjetër pas Rrumnise, edhe kjo është bota, s’ka tjetër, kaq është bota. Nëse ishte mbyllur rruga për Shkodër, kurrë s’kishte dalë prej katunit, s’kishte shku kurrë kërrkun n’jetë t’vetë. Këta njerëz kishin në mendjet e tyre, kishin Shkodrën dhe asgja ma shumë se kaq. Në shumë vështirësi u integrun’, shumë vonë fillun të integroheshin në ato hapësirat kur realisht, politikisht i nxorri historia që të jetojnë. Është një vend ku ka lëvizë kufini dhe kufini ka qenë një mallkim dhe njëhkohësisht ka qenë një legjendë… për të janë thurrë edhe legjenda, ka qenë një mit.

Unë e maj n’mend diverzantët që kalonin andej kufinin, kalonin në të dyja… veçmas ata që vinin nga Shqipnia, kërsitshin rrugën natën kur kërsitke automatiku, ishte fëminija e hershme kur marrëdhaniet shumë t’vështira me Shqipninë e kur të dyja palët janë diverzante kundër njani-tjetrit. Kaniher’ m’duket sikur kjo ka ndodhë para një mijë vjetësh, por realisht nuk është, nuk janë një mijë vjet janë pak më shumë se… mund të jetë 50 vjet, por jo më shumë se 50-60 vjet. Domethanë, këto janë ndodhi reale të cilat unë i mbaj n’mend nga fëminija.

Pra, është nji fëmini e tillë domethanë… që pastaj ai vend ka jetu në nji, shpesh në nji, është shpërba në nji tragjedi që shkaktojnë idetë e mëdha. Idetë e mëdha kur përthyhen në vende t’vogla të shkaktojnë tragjedi. Komunizmi, fashizmi… pra kur vijnë në vendet e vogla shkaktojnë edhe rrëmujë t’madhe, shkaktojnë telashe t’madhe.

Nji mësues në kurs ishte, në mledhje socialiste… bante mledhjet e katundit, ai fliste herë pas here nëpër mledhje dhe kishte frikë mos t’gabojë dikun. Edhe kur… për ta qetësu disi situatën edhe për t’kriju favore për veten, hypte me të dyja kambët mbi karrigë e thërriste me zo t’naltë “Rrnoftë komunizmi!” ose “Rrnoftë socializmi!” Do t’thotë kjo ishte situata kur e shihte mos ka gabu në noj gja, për me mujtë me i përforcu pozitata e veta.

Këto janë situatat i kam kalu deri në kohën e gjimnazit. Në gjimnaz pastaj kam shku në Ulqin. Për me shku në Ulqin banin, zakonisht i kalonim n’filim, ose duhej me shku përmes liqenit në anije për t’dalë në Novi Pazar, pastaj me tren me dalë n’Tivar e pastaj me autobus, ishte nji rrugë gjithë ditën zgjaste. Veçmas dimrit kur ishte borë ose kalonim përtej maleve dhe shkonim n’Ulqin, kishim nja katër orë e gjysë n’kamë dhe pastaj duhej me shku edhe me autobus pak edhe kështu mrrinim n’Ulqin.

N’Ulqin, kam kalu katër vjet të rinisë së hershme. Kryesisht janë vitet sikur të gjithë të rinjtë, quhen vitet e andrrave, vitet e ëndërrimit janë ato. Për herë t’parë përballet njeri me nji ndjesi t’çuditshme, nji pafundësi siç është deti. Deti është nji metaforë shumë e çuditshme, me t’cilën kur e sheh për herë t’parë të le të stepun dhe nuk ke fjalë ta spjegosh edhe dukesh shumë i vogël përballë tij, domethanë këtë ndjenjë e kisha. Pastaj, fillon e mëson historitë e ndryshme për atë vend dhe ato histori janë… ndonjëherë të duket sikur i sheh ato që i lexon nëpër libra – ato kalorës, ato beteja, ato lufta mesjetare. Sikur, po i mbylle pak sytë ato shfaqen njëherazi sepse është kalaja edhe Ulqini n’atë kohë ka pas pak banorë, ka qenë një qytezë me pak banorë.

Kjo është ana idealiste, ku unë po e idealizoj Ulqinin, në anën tjetër ka pasë një problem shumë serioz në Ulqin. Ka qenë një problem politik, Ulqini ishte një qytet shqiptar por që fliste dhe msonte serbisht. Ne ishim nga fshatrat dhe vinim aty të bënim shkollë shqip. U hap gjimnazi, gjimnazi nuk kishte asnjë nxanës nga Ulqini në shqip, të gjithë ishin në serbisht, serbo-kroatisht që i thonin atëherë. E kjo ishte situatë shumë e randë, deri ka fundi i gjimnazit për ato katër vjet, nuk pat asnjë nxanës që erdh në paralelet shqipe. Pastaj, u hapën… filluan pak më ndryshe… u kriju’ një klimë pak ma ndryshe. Ishte një klimë e randë politike, kjo është dikur në  ’67-’71. Fryma që filloi n’Kosovë pra me u ndi edhe atje. Fryma filloi n’Kosovë me lëvizjet e ’68-tës, që në ’66-tën.

Më kujtohet në ’68-tën mos gabofsha, ka qenë mas demonstratave n’Prishtinë u dëgju jehona e tyne me organizim t’vogël. Por, e di një gja që kryetari i komunës kishte qenë drejtor i gjimnazit, paraprakisht mbajti një mbledhje në t’cilën ai tha decidivisht që flamuri i shqiptarëve do t’ngritet në institucione paralelelisht flamurit jugosllav, të Malit të Zi etj. Domethanë, ne e përkthym kështu, se ishim shumë t’ri, që kto nguteshin ta vendosnin para se ne t’kishim nevojë ta nxerrnim me dhunë ose me njëfarë… na e morrën argumentin, thjesht na e morrën nga dora dhe na nxorrën jashtë.

Kjo ishte një pëpjekje për të kriju nji identitet dhe realisht t’fillojë pak një klimë tjetër, pak ma ndryshe të funksionojë Ulqini. Edhe krejt ajo pjesë e shqiptarëve të Malit të Zi kem pas trysni të ndryshme. Ka qenë shumë vështirë në gjimnaz. Gjimnazi ka qenë me punu n’shqip, gjuhën, msimin e ka pas shqipen dhe shumicën e landëve e kemi pas serbisht, mungesë kuadri, trysni, vazhdimisht presione, pandërpre shkollën. Na vinin profesorat të ndryshëm jo vetëm emigrantë nga Shqipëria, jo të tjerë që ishin shumë të papërshtatshëm, pra gjithnji kishim nji trysni nuk vinte drejtpërdrejtë pushteti, u legalizu. Por, vinte nga lëvizjet të cilat ishin më klandestine, pranë sistemit edhe vetë brenda vetë shtetit. Kjo ka zgjatë deri në 1971. Në ’71 kam ardhë n’Prishtinë, këtë Prishtinën që po e shihni {bën me kokë nga dritarja}. Bile kjo ktu {tregon me gisht} kjo ish-shkolla e naltë e Pedagogjike që shihet këtu, ka qenë edhe atëhere, kjo rrugë ka qenë në baltë. Kjo lagje ka qenë në ndërtim e sipër, ky Aktashi i sipërm e kujtoj shumë mirë. Ka pas një teatër e maj n’mend shumë mirë. Restorant Unioni që ka qenë aty, midis Teatrit dhe Unionit kalonte një përrockë e qelbur.

Prishtina ka marrë strukturë urbane… këta që e majnë n’mend, që janë ma t’vjetër se une dhe që janë prishtinali i dijnë shumë mirë. Me kryetarin e Komunës Nazmi Mustafa, plakun i thonë, ashtu e kanë qujtë se u kanë i tillë. Ai plaku, këtë strukturë urbane që e ka, ashtu siç e ka, këto rrugë kryesore që i ka, i ka marrë kur i bjen në ’73 në ’74 mund t’jetë… po aty midis ’71-’74 gjatë kohës kur isha student, domethanë ka marrë këtë formë, këtë strukturë. Atëhere ka qenë periudha e autonomisë së plotë të Kosovës, ka qenë edhe periudha e ndërtimit të institucioneve, ku di une… Radio Prishtina, Pallati i Shtypit.. ku di une këto ndërtesat e fakulltetit edhe janë ba… Të gjitha strukrurat e institucioneve që i kemi na sot, edhe ato shtetnore edhe të tjerat edhe institucionet kulturore edhe administrative kryesisht janë ndërtu në qat kohë domethanë në periudhën e autonomisë. E pastaj ashtu ka vazhdu ajo… deri në ditët e sotme.

 

Download PDF